Fier: Margëlliç, zjarri përfshin dhjetra hektarë me shkurre dhe ullishta

CoLd FiRe™

|Pirat|
FIER: MARGثLLIا, ZJARRI PثRFSHIN DHJETRA HEKTARث ME SHKURRE DHE ULLISHTA

FIER, 18 Gusht /ATSH -Rr.Isufaj / . - Një zjarr i fuqishëm që ka rënë mesditën e së hënës në kodrat e fshatit Margëlliç të rrethit të Fierit, ka përfshirë dhjetra hektarë me shkurre dhe blloqe me ullinj.
Megjithëse në vëndngjarje kanë mbrritur menjëherë efektivat e FSHMZ dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe 4 mjete zjarrfikëse, zjarri ende vazhdon të përparojë. Terreni i vështirë dhe forca e erës ka favorizuar shumë përhapjen e flakëve, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve për shuarjen e tyre. Aktualisht, janë dy zjarrfikëse nga qyteti i Fierit, nje nga Patosi dhe nje zjarrfikëse e "Kompanisë Albpetrol" sha.
Ende nuk ka një përllogaritje të saktë të sipërfaqes së shkurreve dhe ullishtave të djegur nga flakët, pasi gjithë përpjekjet janë përqëndruar për izolimin e vatrave të zjarrit dhe shuarjen e tyre.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se policia ka filluar hetimin e ngjarjes për identifikimin dhe kapjen e autorit të vënies së zjarrit./v.t/a.ke/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top