Fier, ekzekutohet djali 21 vjeç i tregtarit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


-Gjendet në Seman kufoma e Andi Priftit, djalit të biznesmenit Ligor Prifti nga lagjja Sheq e Fierit. Policia: Dyshojmë për vrasje. U ekzekutua me pistoletë në vend tjetër dhe u transportua aty për të humbur gjurmë

Nikoleta Kovaçi

-I biri i një tregtari në Fier u gjet dje pasdite i ekzekutuar me plumb. Policia e Fierit është njoftuar nga kalimtarë të rastit për praninë e një kufome në afërsi të Semanit në komunën Topojë të rrethit të Fierit, në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”. Pikërisht në vendin ku banorët e zonës mbushin ujë të pijshëm policia ka gjetur kufomën e 21-vjeçarit, Andi Prifti.

Vendngjarja e sajuar

Sinjali i parë për policinë ishte nga dëshmitarë të rastit që telefonuan se një kufomë e ****it mashkull është gjetur në Komunën e Semanit dhe pas kësaj kanë nisur hetimet për vrasje. Policia zbardhi identitetin e kufomës që rezultoi djali i një biznesmeni nga Fieri. Nga verifikimet e personave të zhdukur u zbulua dhe identiteti i kufomës që sipas policisë, është shtetasi Andi Prifti, 21 vjeç, djali i një biznesmeni nga lagja ‘Sheq i vogël’ në Fier. Sipas policisë, vrasja dyshohet të jetë kryer me pistoletë dhe se i riu mund të jetë vrarë në një tjetër vend e më pas për të humbur gjurmët është hedhur pranë vendit të njohur si “Kulla e Ujit”, 16 kilometër larg Fierit. Policia ka marrë në pyetje disa familjarë të viktimës dhe personat që gjetën trupin për të hedhur dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Mister shkaku

Andi Prifti është djali i vetëm i sipërmarrësit, Ligor Prifti që ka dy njësi tregtimi me shumicë. I riu banonte në “Sheq të Vogël”, një lagje periferike e qytetit të Fierit. Mësohet se i ati i viktimës tregtonte artikuj ndërtimi me shumicë. Familja Prifti, sipas banorëve të lagjes, njihet si familje e respektuar dhe që nuk kanë probleme apo konflikte. Ndërkaq, i riu ishte njeri i qetë dhe pa asnjë lloj precedenti penal.

Ja pistat ku po thellohet policia

Policia është gjetur përpara një problemi me shumë të panjohura. Pasi janë administruar ato pak dëshmi të mbledhura në vendngjarje dhe në familjen e Ligor Priftit, oficerët e policisë kanë përpiluar një listë të shokëve me të cilët djali shoqërohej kohët e fundit. Megjithëse Ligor Prifti ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte apo përplasje me asnjë person, policia po thellohet në dy tri ngjarje që lidhen me tregtarin, të cilat mund të çojnë tek ndonjë motiv i mundshëm. Policia po mundohet të grumbullojë informacion mbi lëvizjet e fundit që ka kryer Andi Prifti dhe personat e fundit që ka takuar. Një burim i policisë tha se Prifti mund të jetë viktimë e ndonjë shantazhi për gjobëvënie, por akoma është e paqartë përse rrëmbyesit janë detyruar ta ekzekutojnë./Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top