Festohet Kurban Bajrami

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar

Festohet Kurban Bajrami

6916.jpg


Besimtarët muslimanë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni po festojnë sot Kurban Bajramin.

E hënë, 08 Dhjetor 2008 10:13


Në Kosovë ceremomia kryesore e faljes së Kurban Bajramit u mbajt në Prishtinë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ftoi besimtarët të reflektojnë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë e mbi të gjitha devotshmërisë e cila është edhe simbolika e prerjes së Kurbanit. Edhe liderët e institucioneve të Kosovës kanë uruar besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.



Myslimanet ne Shqiperi po festojne Kurban Bajramin

Qindra besimtare moren pjese mengjesin e sotem ne ritin e faljes se Kurban Bajramit ne xhamine e Et'hem Beut ne sheshin "Skenderbej" ne Tirane.

Ne qender te ketij riti eshte pastrimi i shpirtit dhe sakrifica njerezore per me shume miresi dhe harmoni mes njeri-tjetrit dhe pasterti.

Perfaqesues te institucioneve te larta te shtetit dhe politikes pritet te kryejne sot gjate dites vizita urimi ne seline e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ne zonen prane selise se Komunitetit Mysliman do te ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09.00-13.00. Policia e kryeqytetit ka marre masa per mbarevajtjen e festes.

Festa e Kurban Bajramit ka si qellim te saj frymezimin e dashurise, te triumfit te se mires ndaj se keqes, vetepastrimin e shpirtit dhe mbetet nje simbol i sakrifices. Sipas perfaqesuesve te ketij besimi fetar, prerja e kurbaneve eshte nje prej treguesve te afrimit tek e verteta.

Vlere dhe urtesi tjeter e Kurban Bajramit eshte nxitja per dhurim dhe ndihme ndaj atyre qe jane ne varferi e ne gjendje te rende ekonomike, si dhe forcimi i raporteve miqesore dhe familjare mes besimtareve. Po keshtu, Kurbani ka edhe vleren e falenderimit te Zotit per furnizim nga dhuntite e tij.


Liderët shqiptarë ne Maqedoni dërguan mesazhe urimi për Kurban Bajramin

Partitë politike në Maqedoni urojnë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në mesazhin urues thekson se në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim "në këtë ditë feste e gëzimi, ju ftoj që në zemrat dhe shpirtin tuaj të shëndritë besimi i sinqertë, që me veprat e juaja mirëbërëse, humane e solidare, që në sjelljet tuaja të dominojnë respekti, toleranca dhe mirëkuptimi".

"Njëherit më lejoni t'ua uroj këtë festë të gjithë vëllezërve dhe motrave në Kosovë Shqipëri, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe gjithë mërgimtarëve kudo që ndodhen.

Duke shprehur bindjen se gjatë këtyre ditëve do të shpaloset edhe më shumë mirësia, lumturia dhe dashuria njerëzore, edhe një herë urime Festa e Fitër Bajramit!", thuhet në mesazhin e kryetarit të BDI-së.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në emër të partisë së tij uron gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

"Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t'iu uroj besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit. Kremtimi i kësaj dite të rëndësishme të jetë ditë feste dhe gëzimi i shtëpive tuaja, njëkohësisht ditë sakrifice dhe shembull sesi duhet të jetojmë gjithnjë duke e ndarë gëzimin dhe mirëqenien edhe me ata që kanë nevojë. Ju dëshiroj të gjithëve paqë, mirëqenie gëzim dhe dashuri në shtëpitë tuaja", theksohet në mesazhin e kryetarit të PDSH-së.

Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) uroi gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

"Në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar si dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve të konfesionit islam u'a urojmë festën e madhe të Kurban Bajramit.Shpresojmë që ky Bajram të jetë Bajrami i fundit ku ne si shqiptarë sakrifikojmë më të shtrenjtën dhe vetëflijohemi për realizimin e aspiratave tona kombëtare dhe lirinë. Shpresojmë që kjo festë e sakrificës të jetë festa e fundit e cila do të na gjejë neve si shqiptarë të copëtuar dhe të ndarë në trojet tona", thuhet në mesazhin e BDSH-së. (INA)

Topi: Te forcojme vlerat e unitetit e vellazerimit

Presidenti shqiptar Bamir Topi, ka uruar permes nje mesazhi te gjithe besimtaret myslimane me rastin e festes se Kurban Bajramit.

Duke e vleresuar kete si nje dite te shenuar te kalendarit Islam, Presidenti Topi shkruan: Uroj qe kjo dite e sakrifices dhe e ngadhenjimit te devotshmerise ndaj egoizmit t'ju kete gjetur me te bindur ne ndjenjat e solidaritetit njerezor, me te devotshem, me te perkushtuar per te punuar per te ardhmen e familjeve tuaja dhe te atdheut tone".

Numri nje i shtetit shqiptar ka bere me pas edhe nje apel lidhur me evidentimin dhe forcimin e vlerave humane. "Le te forcojme vlerat me humane te unitetit, tolerances, forces, vellazerimit dhe bashkejeteses, cilesi te cmuara te popullit tone".

Ai ka uruar qe paqja, begatia dhe prosperiteti te ndricojne te gjithe shqiptaret. /evropa e lire/top-channel/ina/
 
Titulli: Festohet Kurban Bajrami

Ju uroj perzemersisht te gjithve besimtareve musliman Festen e Kurban Bajramit inshalla Gezimi dhe hare mbreteron ne mesin tuaj ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top