Meqenese temat pothuajse jane konsumuar te gjitha, mendova te hap nje teme qe lidhet me realitetin e kenges ne Shqiperi. Jo me larg se disa dite, u zhvillua festivali i Kenges ne RTSH. Ish percaktuar bukur diku, si nje lengate dashurie e cila u kurorezua me Rona Nishliun. Mbaj mend dikur, kam qene e vogel sigurisht, kenaqesine qe ndjenim nga ai festival, dhe qe te nesermen fillonim e kendonim kenget e kenduara. Ndersa sot me duket sikur eshte venitur komplet ai rrezellim qe ka patur. Festivali i kenges magjike dhe Top Festi jane shume here me te deshiruara nga publiku? Pse valle ndodh kjo gje? Po sa i perket fitueses mendoni se duhej ajo t'na perfaqesonte ne Eurovizion? Thua valle ajo gjini eshte e pelqyer per nje kompeticion te tille?? Ja dhe kenga fituese:
Last edited by a moderator: