Festa e Pavarësisë festohet pa dallime politike në Shkodër

alfonci

Veri investigatio
Në qytetin më të madh verior, Festa e Pavarësisë është kremtuar me madhështi dhe në të kanë marrë pjesë jo vetëm autoritetet vendore, deputetë dhe përfaqësues të besimeve fetare, por edhe të gjitha forcat politike. Ngritja e flamurit është bërë në sheshin e Prefekturës së Shkodrës, ku ka përshëndetur prefekti i Shkodrës Maxhid Cungu, që ka revokuar këtë ditë të shënuar. Pastaj ai i ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit të marrin pjesë në festimet dhe vazhdimin e kësaj feste në vendet evokuese të kësaj dite dhe vizita e parë është bërë pikërisht në institucionin e tij. Kanë përshëndetur gjithashtu edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka si dhe kreu i qarkut, Gjovalin Kolombi. Por këtë ditë, kësaj radhe të bashkuar, e ka përshëndetur edhe koordinatori i PS-së për qarkun, Namik Kopliku. Fjalë të mëdha jo vetëm për “28 Nëntorin” por edhe për Pavarësinë e Kosovës ka thënë edhe konsulli italian në Shkodër, Stefano Margiuçi, që ka deklaruar se “tanimë nuk jemi vetëm miq, por edhe aleatë” dhe se “Shkodra është në zhvillim e sipër dhe rrugë të mbarë edhe pse ka akoma shumë punë për të bërë në gjendjen ekonomike”.
Pastaj kremtimi i 28 Nëntorit ka kaluar nëpërmjet vizitave dhe vendosjes së kurorave në shtatoren e patriotit, Luigj Gurakuqi dhe në monumentin e ndërtuar për “2 prillin”. Gjithashtu janë vendosur kurora edhe në Varrezat e Rrmajës dhe është bërë një vizitë në një ekspozitë pikture në galerinë e Shkodrës. Por të pranishmit kanë bërë edhe nderime dhe kanë vendosur kurora edhe në “Varret e Dëshmorëve” duke kujtuar shërbimin e lartë të tyre për atdheun dhe kombin.“28 Nëntori” është festuar edhe në shumë shkolla dhe qendra të ndryshme të kulturës në Shkodër dhe qyteti ishte zbukuruar më së miri me flamujt kuq e zi. Për datën “29 Nëntor” pritet që nga forcat e majta të vendosen kurora në “Varret e Dëshmorëve” dhe ky do të jetë i vetmi dallim në ditët e festave të mëdha të nëntorit.

SOT
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top