Femrat dhe meshkujt më me ndikim të vitit 2009

Ketrushe

Pianistia
Femrat dhe meshkujt më me ndikim të vitit 2009


Përktheu: Bruna Merko
Lista e emrave më të famshëm

اdo vit “MSN lifestyle”, përpilon një listë për njerëzit më me ndikim të vitit. Femrat që janë përzgjedhur për vitin 2009 i takojnë fushave të ndryshme të veprimtarisë jetësore, por që të gjitha ndajnë një gjë të përbashkët: të gjitha kanë bërë diçka që ka inspiruar dhe kurajuar pjesën tjetër të femrave në mbarë globin dhe kanë ndikuar në mënyrën se si jetojmë.



Në këtë listë kryeson gjyqtarja e Gjykatës Supreme Sonia Sotomayer, e para latine dhe e treta femër që shërben në këtë post. E rritur në lagjen e Bronksit, një studente e shkëlqyer, fitoi bursën nga Princeton dhe u vlerësua me shumë medalje për studenten më të mirë nga kritika e universitetit të “Yale”.






Ka bërë një bujë të madhe në të gjithë titujt e vitit 2009, me deklaratën e saj, që do të tërhiqet nga televizioni në 2011. Adhuruesit, stacionet televizive dhe qyteti i اikagos janë duke bërë pyetjen se çfarë do të bëjnë ata në mungesë të Oprah Winfrey.





E rizgjedhur por tashmë në postin e kryeministres së shtetit Angela Merkel, si e katërta lidere e ekonomisë botërore, ajo ka kredituar guiden gjermane nga recesioni dhe është femra e dytë që ulet në karrigen e G-8.



Hillary Rodham Clinton

Zonja e parë e shtetit një ndër më të popullarizuarat, që ka pasur Amerika. Senatore e shtetit të Nju Jorkut pranë presidencës ë SHBA-ve, është bërë e famshme mbase për shkak të përkushtimit aq të madh ndaj vendit pikërisht në postin që tani gëzon.



Angelina Jolie

Në vitin 2009, Jolie ishte renditur në top-10 e aktoreve më të mira. Gjithashtu është cilësuar si aktorja më e paguar në botë. Ndërsa është nominuar edhe në mesin e aktoreve më të mira për çmimin Oscar për rolin e saj në filmin “The changeling”.
Ja dhe lista e meshkujve më të famshëm të vitit.



Barack Obama

Ka arritur majat e popullaritetit me zgjedhjen Presidenti i parë me ngjyrë i Amerikës dhe së fundi me marrjen e çmimit Nobel për paqe për kontributin e tij të fuqishëm që ka dhënë në fushën e diplomacisë për marrëdhëniet paqësore ndërkombëtare.



Jack Dorsey, Evan Williams and Biz Stone

Janë treshja më e suksesshme në fushën e teknologjisë botërore. Ata kanë themeluar opsionin e quajtur mikroblog, një shërbim që lejon përdoruesit të dërgojnë dhe pranojnë mesazhe më me shumë se 140 karaktere.



Michael Jackson

Një ndër gjenitë e muzikës dhe njeriu më i përfolur i të gjitha kohërave Majkëll Xhekson, ishte në prag të mbajtjes së 50 koncerteve gjatë viti 2009 kur papritmas ndërroi jetë në moshën 50 vjeçare, 45 vite pas debutimit si vokalist i grupit Xheksons 5. I njohur si mbreti i pop muzikës ka ndikuar në muzikën dhe artistët e tjerë pasues.





I cilësuar si aktori më i mençur dhe më i respektuar, producent dhe regjisor i Hollivudit, Kluni është gjithashtu edhe një aktivist i jetës politiko-sociale, i cili ka shfrytëzuar famën e tij për t’u shprehur kundër luftërave dhe pikërisht kundër luftës në Irak dhe përfundimit të gjenocidit në Darfur.



Dalai Lama

Zyrtarisht lideri më shpirtëror dhe politik i popullit tibetian, Dalai Lama është bërë i njohur edhe për përkushtimin dhe pasionin e tij në lidhje me harmoninë dhe mirëkuptimin e religjioneve në botë.

G.Bota Sot
 
Titulli: Femrat dhe meshkujt më me ndikim të vitit 2009

Ate Angelinen kot e kane vene. Ajo maksimumi ndikon ne ndonje ngrefje.
 
Titulli: Femrat dhe meshkujt më me ndikim të vitit 2009

"Kluni është gjithashtu edhe një aktivist i jetës politiko-sociale, i cili ka shfrytëzuar famën e tij për t’u shprehur kundër luftërave dhe pikërisht kundër luftës në Irak dhe përfundimit të gjenocidit në Darfur."

+ kundershtues shume i fuqishem i pavarsise se Kosoves. :(

Xholi, mbase eshte pjese e kesaj liste per kontributin e larte qe ka dhene per te luftuar varferine.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top