Fëmijët që keqtrajohen dhe ngacmohen janë në rrezik më të madh që ta lëndojnë veten

Fëmijët që keqtrajohen dhe ngacmohen janë në rrezik më të madh që ta lëndojnë veten
Sipas një studimi të ri, fëmijët të cilët janë keqtrajtuar ose ngacmuar kanë tri herë më shumë gjasa se të tjerët që ta lëndojnë vetvetën deri në moshën 12 vjeqare.

Sipas një studimi të ri, fëmijët të cilët janë keqtrajtuar ose ngacmuar kanë tri herë më shumë gjasa se të tjerët që ta lëndojnë vetvetën deri në moshën 12 vjeqare.
Një ekip i hulumtuesve nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i botoi këto të dhëna që mund të ndihmojnë në identifikimin e atyre fëmijëve që janë në rrezik më të madh për këtë lloj të sjelljes.
Shembuj të sjelljeve të vetë-lëndimit përfshijnë prerjen e duarve,nxjerrjen e flokëve,lëndimin e kokës,tentime për vetëvrasje etj, konstatoi ky studim.
Hulumtuesit gjithashtu ekzaminuan grupe të binjakëve të lindur në mes 1994 dhe 1995 në Angli dhe Uells. Gjashtë muaj para ditëlindjes së tyre të 12-të, rreziku i binjakëve për vet-lëndim u vlerësua. Ky informacion ishte në dispozicion për 2,141 pjesëmarrës.
Hetuesit gjetën se 237 nga fëmijët ishin viktima të keqtrajtimeve. Prej këtyre fëmijëve, 8 për qind kishin bërë vet-lëndim. Në rastin e kundërt, prej 1.904 fëmijë të cilët nuk kishin qenë të ngacmuar apo keqtrajtuar,vetëm 2 për qind kishin bërë vet-lëndim.
Në mesin e fëmijëve të keqtrajtuar, autorët e studimit vënë në dukje disa faktorë që më tej ndikojnë në rritjen e rrezikut për vet-lëndim,duke përfshirë:
-Një histori në familje për sjellje të vet-lëndimit
-Keqtrajtimi
-Probleme emocionale dhe të sjelljeve etj.
Hulumtuesit gjithashtu vunë në dukje se vajzat kishin më shumë të ngjarë të vetë-lëndohen se sa djemtë.
Autorja e studimit Helen Fisher, prej Institutit të Psikiatrisë në Londër, konkludoi se shkollat dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të ndërhyjnë më shumë për të mbrojtur fëmijët që keqtrajtohen, duke punuar për të "zvogëluar keqtrajtimin dhe duke prezantuar rrezikun për vet-lëndim." Ata shtuan se sistemet duhet të jenë në vend për të ndihmuar fëmijët të përballen me shqetësime emocionale dhe ngacmimet prej keqtrajtimeve./mesazhi/S.Abazi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top