Femijet, pse duhet te jemi gjithmone te sinqerte me ta

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shiko fotografinë 1728283Studimi është kryer në bazë të ekzaminimit të një grupi studentësh dhe prindërish. Grupit të studentëve u është kërkuar të rimendojnë për gënjeshtrat që u janë treguar gjatë fëmijërisë. Përfundimi? 88 për qind kujtonte më shumë se një. Paralajmërime e këshilla pa fund, shumë pak të vërteta e një pjesë e madhe të rreme. Jeta e fëmijëve gjatë viteve të para të jetës është e mbushur me krijesa imagjinare, pajisje të çuditshme shtëpiake apo personazhe të krijuara për momentin nga prindërit.

Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, San Diego dhe të Torontos, ky është realiteti i ndërtuar nga gënjeshtrat e prindërve, të cilët gënjejnë më shumë se fëmijët. Efektet e këtyre absurditeteve mbi psikologjinë e fëmijës nuk mund të anashkalohen, madje për psikologen amerikane Gail Heyman, autore e studimit të publikuar nga “Journal of Moral Education”, kur fëmijët kuptojnë mekanizmin, e humbin besimin te nëna dhe babai.

“Në fakt, kjo gjë ka edhe avantazhet e saj. Të kuptojnë se prindërit e tyre gënjejnë, ndihmon në zhvillimin e skepticizmit, përbërësi kryesor i shpirtit kritik”, - shpjegon bashkautori Diem Luu. Studimi është kryer në bazë të ekzaminimit të një grupi studentësh dhe prindërish. Grupit të studentëve u është kërkuar të rimendojnë për gënjeshtrat që u janë treguar gjatë fëmijërisë. Përfundimi? 88 për qind kujtonte më shumë se një. “Fëmijët i ruanin në mendje gënjeshtrat, pastaj kur i zbulonin, prindërit e kishin më të vështirë t’i bënin t’i besonin”, - shpjegon drejtori i Institutit për Studimet mbi Fëmijët, i Universitetit të Torontos.

79 për qind e të rinjve të intervistuar ka pohuar se i kanë dëgjuar prindërit të thonë që, “nuk është mirë të gënjesh”. Vetëm 21 për qind është shprehur se ka pasur me prindërit një dialog të sinqertë, ku shpjegohej se të pakën një gjysmë e vërtete është thënë. “Kur i dëgjon të thonë se të gënjesh nuk është mirë dhe më pas të zbulosh që prindërit janë të parët që e bëjnë, mund të krijojë konfuzion. Ja përse, para se të thoni një gënjeshtër, duhet të mendoni mirë alternativat”, - thotë ai.

Nga prindërit e intervistuar, 78% pranoi se u kishte thënë gënjeshtra fëmijëve, pjesa më e madhe e të cilëve e kanë bërë për egoizëm. T’i thuash një fëmije që nëse vazhdon ta hapë frigoriferin ai do të shpërthejë, është më e thjeshtë sesa t’i shpjegosh se si funksionon ajo pajisje elektroshtëpiake. Sipas studiuesve, në këto raste gënjeshtra nuk thuhet për të shmangur një dhimbje apo për të mos e shqetësuar fëmijën, por për t’i arritur më shpejt gjërat. “Gjithsesi, nëse nuk është e rrezikshme t’u thoni fëmijëve që babagjyshi i Vitit të Ri ekziston, mund të jetë me rrezik t’i gënjeni për të ndryshuar një sjellje”, - thotë studiuesja. “Do të ishte e tmerrshme t’i thoshit një fëmije që shkarravinat e tij janë të shëmtuara, por ndonjëherë prindërit gënjejnë për të mos i mërzitur ata, pra ‘për të mirën e tyre’”, -thekson ajo.

Studimi ka treguar se më gënjeshtarë nga ky këndvështrim janë aziatikët. “Për ta edukimi është parësor dhe për të arritur një qëllim janë të gatshëm të gënjejnë shpesh. Gënjeshtrat e të rriturve tregohen sa për të kaluar radhën, për t’iu bashkuar mendimit të një fëmije ose për të fshehur realitetin e hidhur. Zgjidhja më e mirë është gjithmonë sinqeriteti. Ambienti shtëpiak dhe mënyrat e trajtimit të fëmijës duhet të jenë gjithmonë larg hipokrizisë e mashtrimit, larg njerëzve që tregojnë gënjeshtra, edhe kur ata i bëjnë këto vetëm për qëllime humori.

Duhet t’i nxisni fëmijët tuaj për veprime të sjellshme, duke u lënë të kuptojnë që me durimin dhe respektin në krahë do të respektohet më shumë. ثshtë shumë e rëndësishme që një fëmijë të ndihet i sigurt dhe të mendojë që prindërit e tij gjithmonë kërkojnë më të mirën për të dhe se me ndihmën e tyre do të përparojë gjithnjë e më shumë. Prindërit duhet të angazhohen të gjejnë fjalët dhe shpjegimet e duhura. Fëmijët kanë një aftësi të madhe për t’u përshtatur me situata të ndryshme, që ndonjëherë për të rriturit janë të çuditshme dhe të pazakonta. ثshtë e gabuar të nënvlerësohet kjo forcë e tyre”, - thotë një psikoterapeut, ekspert për psikologjinë e fëmijëve.

Një proverb afrikan thotë kështu: “Për të rritur një fëmijë nevojitet një fshat i tërë dhe guximi në momentin e duhur”./ Shqiperia

Po ju, kujtoni ndonje genjeshter te thene nga prindrit, si pergjigje te kurioziteteve tipike te femijeve " nga vij une?", "ekziston plaku vitit ri?"
 
Pe: Femijet, pse duhet te jemi gjithmone te sinqerte me ta

Dhe un e vlersoj shum ti thuhet cdo HER e verteta femijeve, tja spjegosh mir e mir do e kuptoj dhe do mesohet ti dalloj ngjyrat e jetes sepse ka till se i ngatrrojn ce nga vegjelimi:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top