Femijeria ime filloi qekur une rebelisht hiqja kepucet qe me veshte mami fshehurazi tek veranda e shtepise qe te luaja kembezbathur.
Vera ka qene stina ime e preferuar, sepse luaja jashte, sidomos kur shkoja tek tezja qe luaja me cunat e tezes (mbase prandaj i kuptoj me mire cunat se jam rritur me dy te tille). Ishim tre, dhe ishim pak a shume e njejta moshe. Ata me kane bere nje stervitje te madhe psikologjike, dhe prandaj tani jam me serbese.
Kacavirreshim neper peme, sidomos kur shkonim tek gjyshi. Ai e kishte shtepine mbas kalaje, dhe ne nje oborr te madh kishte rritur peme te medha dhe nga me te ndryshmet, por molla ishte e preferuara e jona sepse kacavirreshim me lehte aty. Pastaj, pa i thene gje njeriu shkonim tek lagjia afer se kishte nje arre (sa e rralle ishte per mendjen e femijes!) dhe mblidhnim arra te pabera dhe na beheshin duart ziiii fare. Aq zi, saqe kur shkonim ne shkolle diten e pare, i kishim si duar gabelsh.
Luaja aq shume jashte saqe gjuri me behej tere te cara, por per cudi s'me bente pershtypje. Madje, dy pellembe permbi toke, shkoja te merrja shishen e rakise dhe pak pambuk qe ta pastroja sa me shpejt dhe te dilja te luaja perseri jashte. Ehh, femijet e sotem do te ngrinin tere lagjen ne kembe nga te qarat per te njejtat te cara qe kisha marre une, jane mesuar shume keq sot.
Kur u rrita qe kuptoja me shume, kisha gjyshin nga ana e babit e paralizuar, per plot shtate vite. Ai gjithmone me therriste mua gjate dites, dhe i pelqente kafeja qe i beja une. Dikush e ngrinte nga shtrati per te ndenjur ulur, ndersa une shpesh rrija e ruaja mos te binte, teksa pinte kafene e castit, pinte duhanin, apo kur me kerkonte shishen e rakise dhe pak djathe - pinte shume pak raki dhe pak djathe si per 'lezet.' Dhe mendoj qe femijeria ime mbaroi me vdekjen e tij.