Femijeria...

xhebrail

Mangup me Licenc
Te gjithe ne sa here takojme ndonje shok i kthehemi kujtimeve te femijeris...


Tregoni ndonje send per femijerin tuaj?

P.s Une do te shkruaj me vone./..
 
Te kujtojme femijerine....:D

Tek kjo tema mund te shkruajme kujtime te femijerise tone...Lojrat,fimat,kenget,vjerrshat...

Qengji (Qingji) i Vogel

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Hahahahaha LOL

Shume gjera me kujtoi kjo video :D

eh femijeria...! Po te isha edhe nje here femi, te mos kem ne koke derte sikur tani lol

Me kujtohet kur isha i vogel, kisha floket e gjata deri ne gjyse te shpines, te gjithe me thirrnin "Djali tarzanit" LOL

Kam qene sherr lol
 
nje kenge qe e kujtoj me qejf gjithmone:

qingji vogel rri mendushem.be be ba
pse me rri ashtu trishtushem be be ba
eja eja bashk ne are.tring tring tring
un mbledh lule ti ah bar..tring tring tring!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
Yyyyyyy kam shume kujtime nga femijeria, edhe pse memorien se kam shume te mire, shume gjera te femijerise kam te ngulitura te mendje akoma dhe sot.

Nje gje qe me erdhi nder mend tani, kur mami dhe babi donin te na vinin ne gjume me zor( mua dhe motren) ne dreke dhe ne prisnm sa ti zinte gjumi ata dhe fiu nga krevati.. Luanim sa luanim pastaj kur vinte ora e zgjimit, shkonim me vrap ne shpi, uleshim te shkallet, i benim floket corap dhe benim sikur sa ishim zgjuar...:D
 
Ja dhe nje kenge tjeter...

Bubrrec
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Cdohere qe kujtoj femijrine kujtoj dhe babadimrin njekohesisht :D sa e bukur ajo endrra te besosh se egziston ai dhe te kujton per cdo Vit te Ri :)..Mami dhe babi im na kishin mesur qe te jemi te sjellshme, t'i degjonim ata dhe me te vjetrit, te rrinim urte dhe si shperblim babadimri do na sjellte pako per Vit te Ri. Nje muaj perpara fundvitit une me motren i shkruanim leter se ca donim te na sjellte ehehheheh e benim letren e gjate sa qe me vone kur e kemi kuptuar dhe tani qe jemi rritur cdohre ju themi prinderve ju paskemi harxhuar si goxha shume LOL Edhe momentin qe kinse babadimri e linte pakot te dera babi im cdohere mire e mendonte qe mos ta dallonim se ishte ai qe i vendoste tek pragu :D Si kujtim nga kjo moshte dhe nga ky gezim femijror kam dhe nje kasete qe babi im e ka incizuar deri sa me motren time i kemi hap pakot hahaha gjithe ai gezim LOL :D Cdohre qesh tani kur e degjoj ate kasete ehhhhhhhh se cme kthyet dhe ju tani ne ate kohe.......
 
Uhuuuuu kam shum:D:D

Kujtoj gjithmon kur dal nga shpia kur i vidhja rrusht komshiut se i kom perball:D:D
 
Kur kujtoj femijerine e kjo me ndodh shpesh,perjetoj shume momente te bukura e te paharrueshme qe per mua jane nje thesar. Kujtoj kur merrnim buke me gjalp dhe me reçel dhe dilnim te luanim tek shkallet ose ne oborr.Kur luanim ngriva shkriva dhe ziheshim se na leviznin dhe qerpiket...Kur afer nje perroj benim si te medhenjte dhe me ca shkopinje ndertonim nje kopsht per te mbjelle fruta perime...Ne fakt hiqnim barishtet e ndryshme qe ishin perreth me gjithe rrenje dhe i rimbillnim tek kopshti jone.Kur luanim hapadollapa dhe nuk dilnim kurre...Top e lufta betoheshim qe nuk na ka prekur topi dhe afroheshin per te na pare ne e kishim bluzen me njolle topi...:D Kur benim Miss pallati ose miss lagjja dhe te gjitha e merrnin nga nje çmim...Kur luaja mene pene...etj etj... Kur iknin dritat dhe ne shtepi luhej kam nje kungulleshe.Ose gjithmone me te shtepise luanim qytet shtet e babai im vinte ndihmonte mua si me te voglen...Etj etj.
 
ni gjo qe kujtoj me dashni osht kjo konga ktu:
Volevo Un Gatto Nero
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


+ m'kujtohet edhe kur shkojsha te dajt e per mi ik ktyne t'shpis u fshehsha n'kolib t'qenit, eh sa muhabete kemi bo na dy bashk be lol...mandej normal m'kujtohen qysh u knoqsha n'shkoll, qysh vrapojsha pej shkolles n'shpi per me shiku filmat vizatimor e shum shum gjona tjera po ma mir mos me ja nis me menu per kto sene tash se m'kap malli keq..
 
Last edited by a moderator:
Une kur isha i vogel veq ma lyejshin buken me sheqer :ciaoo:edhe ma lidhnin nje kanaqe me nje litar :motor:dhe nja dy thupra bythes :motor: dhe tere diten knaqesha tu lujt me pluhur :kercim::kercim:tash femija krejt lodrat dhe nuk rehatohen :ciaoo:
 
Me kujtohet ne femijeri, se tere diten luaja jasht, kur vija ne shtepi, krejt berdhok, dhe e perlyer, nena me shante... dhe njeher shkoja ne shkolle me vellan e vogel, une ne klas te dyte, ai e para.... kisha qejf ta tallja ose ti beja ndonje kiks... dhe i thash, xheki mbylli syt, me kap mua per dore dhe te drejtoj une... ai i ngrati me besoj, si gjithmon, dhe i mbylli syt, mirepo kishte ra shume shi, dhe aty ku jetoja une, gropa sa te dush, dhe ishte mbush njera me uje... i them, te largohemi pak menjeane se vjen nje vetur, mire thot, ai si hap syt fare.... vetem kur u fut ne grop, e lye krejt balt, ja fillova te qesh.... e ktheva ne shtepi, se svinte ne shkolle... kur e pa nena, u hidhrua, une e lash edhe ika, ati ia kishte fut nja dy shpulla... perher e kujtoj kete, dhe qeshim, edhe shume tjera i kam be.... po femij, keto mbahen mend...
 
Iriqi vogel u semur
me kolle rruf temeprature
mamaja me karroc e morri
na e çoj tek doktorri
do bej gjilper
doktorri thot
iriqi qan e qan me lot
e morri vesh nje pyll i ter
sduron iriqi nje gjilper
vjen infermierja
goxha blete
i ngul gjilperen
shpejt e shpejt
e hajt me shendet
e mos te shikoj me me lot ne faqe
si ca femije qe tundin lagjen
pale na thone qe jane dhe trima
me klithma dhe ulerima...
 
Te gjithe ne sa here takojme ndonje shok i kthehemi kujtimeve te femijeris...


Tregoni ndonje send per femijerin tuaj?

P.s Une do te shkruaj me vone./..

Kur kam qene bebe nuk kam kuptuar asgje dhe tani smbaj mend kujtime te asaj periudhe dhe kjo ka qene e bukur (sic me eshte treguar) por ka qene edhe jo shume e bukur sipas mendimit tim sepse une vete e kam jetuar por nuk e di qe e kam jetuar vetem duke e pare ne foto e shoh nuk e perjetoj

Femijeria ohh zot ka qene kaq pakokecarje dhe pa siklete,ka qene e mrekullueshme edhe pse shpesh nuk kisha kukull plastike te luaja por vetem nje kukull lecke qe sa me gezonte aq edhe me trishtonte kur shikoja ndonje shoqe mburravece qe ma perplaste kukullen e saj plastike para syve

Adoleshenca,endrrat,shpresat,dashurickat,frika dhe ndrojtja ohh sa gje fantastike,....veshja,minifundi i pare,shikimet e para,puthja e pare,xhelozite e para dhe me ne fund zhgenjimi i pare....mmmmm emocione te paperseritshme.

Mosha e pjekurise e arsyes dhe llogjikes....papapa sa lodhje ...e mesuar nga te njejtat fjale,e shoqeria po me ato batutat e pergjithmonshme edhe kjo dicka e bukur....ashtu si dhe shikimi drejt te ardhmes,dridhjet e shkolles dhe e nje prespektive ne pune e ne jete....casti kur ai vjen perballe teje dhe te propzon martese ....emmmmm perseri emocione dhe endrra te reja te pafundme krijohen ne mendjen tende.

Keto jane kujtime perciptas, etapa te moshave te mia....Por kujtimet e femijerise nuk kane te mbaruar....nostalgjia eshte e madhe.....Lojrat e perbashkta me djem e vajza te lagjes.....Topa luftash, me litar...shkolla dhe ikjet qe benim nga klasa per te kaluar nje dite pushim te gjithe bashke....bojkotimi i ores se mesimi..marshimet qe benim, buken qe ndanim bashke....EH KOhe te arta ajo femijeri e pafajshme.

 
kam shume nostalgji per femijerine time . ka qene nga periudhat me te bukura ne jeten time . E kam shijuar shume ne cdo aspekt . Sikur ta rijetoja prape sdo i nderroja asgje . as lojrat po as dhe shoqerine pa fund. :)
 
kitra123 :haha: :haha:

Me kujtohet kur isha me prind ne nje Minimarket tashti kur nuk me blejshin diqka qka dojsha une u ulesha ne ate vende LOL LOL qajsha deri sa ma blejshin :D kete metod e kam pas te mir :p
 
Mua tani mu kujtua nje kenge tjeter :

Erdhi lepurushi tek mullari,hengri ai 9 fije bari.
Pastaj seç na erdhi dhe nje tjeter fije hengri ai 3 me teper..
O sa fije fije bari hengri lepuri tek mullari kush e gjen kush e gjen,e gjen kenga jon refren...
 
Mua me kujtohet kjo per momentin nga femijeria ime.Kur isha 6 vjece lindi motra ime.Pasi qe une isha vajza e vetme ne familjen time u bera xheloze ndaj motres sime.Mendoja se ajo ma ka rrembyer gjithe dashurine e prinderve.Me nuk isha ne qender te vemendjes.Nje
dite nuk deshiroja ta perkund motren time dhe deshiroja te ikja sa me larg saj dhe per kete arsye kerceva prej ballkonit.Cudi se si shpetova pa asnje lendim dhe ashu e zemeruar shkova te gjyshja ime.Mirepo tani qe jam ritur kam kuptuar se prinderit te gjithe femijet i duan njesoj dhe falenderoj ZOTIN qe e kam nje moter te cilen e dua shume.
 
Me kujtohet nje kenge qe na kendonin...
Deshte lepuroshi te bej nje mrekulli,
te vishet me tesha por sikur njeri,
veshi pantollonat, kepus e jelek,
ne Zvicer porositi, sahat me qystek,
Mirepo te ngatit si shkoj puna hiq,
sepse veshet e gjata sja nxen ne kapuc
 
Lepurosh me kater kemb,
mos me hyn ne tershan,
kam nji pushk pi teneqe,
do ti djeg ato musteqe....
 
Ajo qe kujtoj me shpesh eshte se kam qene nje grindavece,qaramane e perkedhelur qe doja gjithmone te plotesohej teka ime ,ncncnc sa kalama i prape kam qene:D
 
Ka loz ndonjeri CINGLA ? Se me duket vetem lagja jone luante me CINGLA...:D
 
Femijeria ime filloi qekur une rebelisht hiqja kepucet qe me veshte mami fshehurazi tek veranda e shtepise qe te luaja kembezbathur.
Vera ka qene stina ime e preferuar, sepse luaja jashte, sidomos kur shkoja tek tezja qe luaja me cunat e tezes (mbase prandaj i kuptoj me mire cunat se jam rritur me dy te tille). Ishim tre, dhe ishim pak a shume e njejta moshe. Ata me kane bere nje stervitje te madhe psikologjike, dhe prandaj tani jam me serbese. :p

Kacavirreshim neper peme, sidomos kur shkonim tek gjyshi. Ai e kishte shtepine mbas kalaje, dhe ne nje oborr te madh kishte rritur peme te medha dhe nga me te ndryshmet, por molla ishte e preferuara e jona sepse kacavirreshim me lehte aty. Pastaj, pa i thene gje njeriu shkonim tek lagjia afer se kishte nje arre (sa e rralle ishte per mendjen e femijes!) dhe mblidhnim arra te pabera dhe na beheshin duart ziiii fare. Aq zi, saqe kur shkonim ne shkolle diten e pare, i kishim si duar gabelsh.

Luaja aq shume jashte saqe gjuri me behej tere te cara, por per cudi s'me bente pershtypje. Madje, dy pellembe permbi toke, shkoja te merrja shishen e rakise dhe pak pambuk qe ta pastroja sa me shpejt dhe te dilja te luaja perseri jashte. Ehh, femijet e sotem do te ngrinin tere lagjen ne kembe nga te qarat per te njejtat te cara qe kisha marre une, jane mesuar shume keq sot.

Kur u rrita qe kuptoja me shume, kisha gjyshin nga ana e babit e paralizuar, per plot shtate vite. Ai gjithmone me therriste mua gjate dites, dhe i pelqente kafeja qe i beja une. Dikush e ngrinte nga shtrati per te ndenjur ulur, ndersa une shpesh rrija e ruaja mos te binte, teksa pinte kafene e castit, pinte duhanin, apo kur me kerkonte shishen e rakise dhe pak djathe - pinte shume pak raki dhe pak djathe si per 'lezet.' Dhe mendoj qe femijeria ime mbaroi me vdekjen e tij.
 
Ka loz ndonjeri CINGLA ? Se me duket vetem lagja jone luante me CINGLA...:D

LOL, kam qene kalama aq i keq saqe kam bere vellain te hante ato te zezat qe dilnin nga cinglat duke i thene qe ishin carace.
 
Kujtime femijerie..

Kthehuni pak ne kohe dhe na tregoni copeza kujtimesh nga femijeria juaj, ndonje me te bukurin, qe ju bejne te buzeqeshni kur i sillni nder mend:)
 
Titulli: Kujtime femijerie..

Qeni im bobi sa her u ulja ne oborr vinte me kapte floket ,e kujtoj shpesh .Si dhe kohen kur beja plazhin ne porto fantastike .
 
Titulli: Kujtime femijerie..

yyyyyyyy sa shume memories..mbaj mend kur kam qene nja 7 vjece un parukiere e madhe i kam pas prere floket kusherires me gersheret e hardhive..po kshu keq fare gati se se kisha lene qeros..Edhe sot e kesaj dite ma kujton ajo kete pune se qe atehere si ka rit me floket e ma ngjesh mua fajin :p
 
Titulli: Kujtime femijerie..

Me kujtohet kur isha i vogel dhe babai me hynte me rripin e pantallonave kur beja ndonje gabim LOL
Kur isha i vogel kam qene shume po shume fare i prape dhe kam kujtime te shumta,nje nga me te bukurit kur shkoja ne fshat te gjyshja,asnjehere nuk me pelqente ta beja cicin ne tualet si gjithe bota po te kish verdalle ndonje nga ato enet e bakrit,nuk ishte faji im gjithmone me ka pelqyer muzika LOL
Njehere kur shkonim me pushimet e veres rastisi qe te udhetonim se bashku me drejtorin e policise te Korces per ne Vlore dhe i kishim kabinat ngjitur,ne kethim gjyshja plake na kish vene edhe disa zogj pulash te gjalle qe ti merrnim me vehte,ne pritjen masakruese te nderimt te trenave ne Rrogozhine [qe shkonte edhe 2-3 ore me raste] nuk kisha c''te beja dhe thashe te liroja pulat,nuk kishte gje me te bukur se sa te shihje nje njeri me autoritet [per kohen] qe te vraponte per te kapur pulat qe lirova une LOL LOL
 
Titulli: Kujtime femijerie..

LOL shume te bukura historit tuaja .
Mua s'po me kujtohet asnje deri tani...do shkruaj kur tme kujtohen :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top