Fëmija vret veten se nuk kishte fëmijë

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Një vajzë, 16 vjeçe, e cila ishte martuar para dy vjetësh i ka dhënë fund jetës, pasi kishte humbur shpresat se do të kishte fëmijë me burrin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Cfir të Mallakastrës. Viktima quhet Juliana Zenelaj, e cila edhe pse ende fëmijë, ishte e martuar prej dy vjetësh. Policia e Ballshit tha se vajza ka gjetur vdekjen nga plagët e dy plumbave që kishte marrë nga një armë zjarri, pistoletë. Kjo armë ishte e vjehrrit të saj, i cili është punonjës i Policisë Pyjore të Mallakastrës. Pasi ka këqyrur viktimën dhe ka marrë dëshmitë e familjarëve, ka dalë në përfundimin se 16-vjeçarja Juliana Zenelaj është vetëvrarë me armë zjarri.

Banorët e fshatit Cfir, rreth 30 kilometra larg nga Ballshi, tregojnë se prej disa muajsh vajza kishte shfaqur shenja depresioni. Ajo kishte humbur shëndetin dhe gëzimin e dikurshëm, për shkak të sëmundjes së bashkëshortit të saj. Ai vuante nga sëmundja e diabetit dhe përdorte në mënyrë të vazhdueshme insulinë. Sëmundja e të shoqit kishte bërë që 16-vjeçarja të humbiste shpresën për të pasur një fëmijë, dhe kjo e ka bërë të bjerë në dëshpërim të thellë. "Ajo shpeshherë thoshte se ishte e pafat. Kjo jo vetëm për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit, por edhe të martesës së saj qysh në moshë të mitur", tha një oficer i Policisë Gjyqësore, i cili ka pyetur të afërm të viktimës. Konfirmohet se Juliana Zenelaj kishte lindur në fshatin Gjinoqarë dhe pa mbushur 14 vjeç, prindërit e kishin martuar, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Sipas bashkëfshatarëve dhe të afërmve të familjes Zenelaj, mes Julianës dhe familjes së bashkëshortit të saj nuk ka pasur asnjëherë mosmarrëveshje. E vetmja brengë e saj mësohet të ketë qenë shëndeti i burrit. Julianës ia kishin mbajtur të fshehtë sëmundjen e bashkëshortit. Përkeqësimi i tij, rreth një vit më parë, bëri që vogëlushja të merrte vesh të vërtetën. Ajo ra më tepër në dëshpërim, kur shpresat për një fëmijë humbën.

Policia thotë se për shkak të sëmundjes, bashkëshorti i 16-vjeçares nuk mund të kishte fëmijë. Ditën e hënë, ndërsa familjarët e tjerë kanë qenë duke punuar në ara, bashkëshorti i 16-vjeçares ishte në gjumë, ajo ka hyrë në dhomën e vjehrrit dhe vjehrrës, ka marrë prej xhaketës së vjehrrit pistoletën dhe me të në dorë i është drejtuar një mjedisi tjetër të shtëpisë. Mësohet gjithashtu se armën e zjarrit, pistoletë të modelit 54, dhe me kalibër 7.62 mm, vajza e ka shkrehur dy herë në gojë. Krismat kanë bërë që familjarët të alarmoheshin dhe t‘i afroheshin vendit nga ato erdhën.

Familjarët kanë qenë të parët që janë përballur me viktimën e shtrirë në dysheme dhe të mbuluar nga gjaku. Ata kanë lajmëruar policinë dhe e kanë pasur të pamundur transportimin e 16-vjeçares drejt spitalit, pasi ajo kishte gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia që ka mbërritur rreth 1 orë me vonesë në vendin e ngjarjes, për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugës automobilistike e ka gjetur trupin e 16-vjeçares të ngritur nga vendi ku ajo i dha fund jetës.

Megjithatë policia ka siguruar të gjitha provat e nevojshme, të cilat flasin për një vetëvrasje. Pistoleta, që ishte automatike, sipas policisë, ka qenë me leje dhe i përkiste vjehrrit të saj Kujtim Zenelaj. Ky i fundit, kishte dy vjet që punonte si polic pyjor.

Gazeta Shqip
 
Vetem marrezija dhe injoranca qe s'kane fund...as qe kane per te patur ndonjehere...
 
Injoranca fillon nga prinderit e goces vazhdon tek prinderit e djalit tek djali tek goca dhe me ne fund per mua ka fajin me te madh eshte MENTALITETI i poshter qe con njerzit deri ne keto hapa 16 vjec kalama ti jape fund jetes me kete menyre.......
 
po kush nuk paska faj ktu mar vlla po kto jan per tu hyp dru te tanve me radh... si martohet vajza 14 vjece mar... Me krijohet neveri kur e imagjinoj nje gje te tille.

*me fal per shprehjen...
 
Injoranca fillon nga prinderit e goces vazhdon tek prinderit e djalit tek djali tek goca dhe me ne fund per mua ka fajin me te madh eshte MENTALITETI i poshter qe con njerzit deri ne keto hapa 16 vjec kalama ti jape fund jetes me kete menyre.......

Pikerisht! S'kuptoj si lejohen akoma martesa ne moshe minorene, turp kush e degjon! E pretendojme te quhemi shtet evropian ne! Pervec prinderve qe kane martuar vajzen "qe ne djep", shume ndikim do kete pasur ambienti ku ajo jetonte. Perderisa ajo ka arritur ne nje akt kaq esktrem, nenkuptohet qe ia kane nxire jeten duke ia vene ne dukje e duke e bere te ndihet ne faj e ta vuaje tmerresisht!
 
Bota ka patur gjithnje vend dhe hapesire per budallenje dhe injorance por kjo nuk perfaqeson doemosdoshmerisht nje komb apo shoqeri.
 
e tmerrshme...:eek:hh:
 
marrezia dhe injoranca thoni ju por nuk eshte hera e pare qe po ndodhe kjo gje dhe sherbimet sociale nuk duan tia dine fare
a duhet te kete njerez pergjegjes per keto qe ndodhi apo vrau veten kapitull i mbyllure
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top