Titulli: Feja nuk eshte zgjidhja,por vete problemi ..
Unë nuk besoj fare që një libër në shkollë, me ca njohuri të përcipta, do të largojë njerëzit nga rruga e ekstremizmit.
Mentori deklaron se nuk beson që një libër në shkollë mund të largoj njerëzit nga ekstremizmi, sigurisht nëse një libër mund të largoj njerëzit nga analfabetizmi mund edhe të largoj nga tendenca për të qenë ekstremist në të ardhmen. Nëse është e lejueshme të mësosh se 2+2 është barabartë me 4, atëherë ndoshta edhe mund të mësohet edhe për besimin fetar, nëse mëson se nuk mund të i biesh Atlantikut me not, atëherë edhe mund të mësosh se feja është paqe apo jo Mentor dhe ju Mentor të tjerë?
Nëse disa njerëz bëhen terrositë, kjo nuk ndodh sepse ata nuk kanë njohuri mbi fenë. As sepse janë tërësisht të varfër dhe pa shpresë. Sepse xhihadistë në Siri ka edhe fshatarë Librazhdi me 200 metra tokë, edhe qytetarë Londre dhe Romë. Unë jam ateist dhe mendoj se kjo ndodh pasi problemi është vetë feja
Mirë është nisur ky perceptim. Një terrorist nuk është një person i varfër nga gjendja materiale, i tillë është një person i varfër nga gjendja mendore, i cili ka perceptuar gjëra negative dhe nuk ka marrë mësimet e duhura. Si mund të jetë problem feja në mësimet në shkolla për një shqiptar, kur nuk është problem për një austriak, gjerman, grek e gjetiu?
Feja është sot argumenti mbi të cilin ngrihen luftrat më të përgjakshme në botë. Ndaj mendoj se gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që shkollën të mos e ngatërrojmë me këtë punë. Ekstremizmit shteti t’i tregojë forcën e ligjit, duke mbyllur xhamitë-punishte ku Kurani lexohet si t’u teket kriminelëve sharlatanë që bëjnë thirrje për gjak.
I tillë ishte dhe Breiviku, por ja që shteti të cilit i takon ky nuk e mbylli në qeli, të e verboj ose të e vrasë. I dha libra me qellim të e rikthej anëtar të dobishëm të shoqërisë. Madje një njeriu që për bindjet ekstreme krishtere vrau me dhjetëra të pafajshëm. Ky është gabimi i Mentorit, që krijon perceptim vetëm mbi idenë se dhuna është zhvendosur te një pikë e caktuar, e jo në përgjithësi nga njerëz që perceptojnë gabim idenë mbi religjionin. Breiviku ndoshta duhet të ushqehej me idenë se Zoti na ka urdhëruar në paqe midis njerëzve.
Sa më larg fenë nga shteti, sa më larg nga politika, sa më larg nga shkolla, sa më larg nga kutitë e votimit. Këtë duhet të bëjmë sot e në të ardhmen.
E ardhmja duhet më patjetër të jetë ndryshe, konventat ndërkombëtare i lejojnë prindit që të përcaktohet për të ardhmen fetare të fëmijës së tij, është kusht që të integrohemi në Evropën tende e timen, ndryshe nuk mundemi. O jemi Evropian me tamam, ose jemi Evropian gjysmak e që lëngojmë nga ideja që Islami na ka faj që nuk përparojmë. Ti je ateist ndoshta, dhe me këtë ke të drejtë që fëmija juaj të mos lexoj asnjë fe, por ama fëmija i një besimtari ka të drejtë të ushqehet shpirtërisht me idetë fetare që përkojnë me përcaktimin e prindit të tij. Le të kuptohemi, nuk na vrasin mendimet e mira dhe ndjenjat pozitive për njerëzit, qofshin edhe ata "terrorist".