• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Feja ndihmon për vetëkontroll

Arfenilla

Themelues i Forumit

Mendimet për fenë u japin njerëzve më shumë vetëkontroll më vonë në punët e tjera, sipas rezultateve të hulumtimeve të kryera së fundi nga universiteti Queen’s,
“Pas deshifrimit të fjalive që përmbanin fjalë me orientim fetar, pjesëmarrësit në studimet tona kanë pasur më shumë vetëkontroll”, ka thënë Kevin Rounding, student i psikologjisë dhe udhëheqës i studimit.

Pjesëmarrësve të studimit u janë dhënë fjali me pesë fjalë për t’i zbërthyer. Disa kanë përmbajtur terma fetare e disa jo. Pasi i kanë zbërthyer fjalitë, pjesëmarrësve u është kërkuar që të kryejnë disa detyra që kanë të bëjnë me vetëkontrollin, duke përfshirë parehatinë e vazhdueshme, kënaqësinë e vonuar, durimin e skajshëm dhe shmangien nga reagimet impulsive. Pjesëmarrësit të cilët kanë pasur fjali me terme religjioze kanë pasur më shumë vetëkontroll në kryerjen e detyrave. “Zbulimi ynë më interesant është se konceptet fetare ishin në gjendje të rifreskonin vetëkontrollin edhe pasi ishte shpenzuar nga një detyrë krejt tjetër”, ka thënë Rounding,

“Me fjalë tjera, edhe atëherë kur ne do të parashikonim që njerëzit nuk do të jenë të aftë për vetëkontroll, pas kryerjes së temave religjioze ata e kanë mposhtur logjikën dhe ishin në gjendje të zotëronin vetëkontrollin”. “Deri tani kam besuar që feja ishte punë besimi: njerëzit kishin pak dobi “praktike” nga religjioni”, ka shpjeguar Rounding. “Ky hulumtim ka sugjeruar se feja mund të shërbejë shumë për funksionimin e shoqërisë. Njerëzit mund t’i drejtohen religjionit jo vetëm prej frikës nga vdekja dhe mendimet për jetën pas vdekjes, por po ashtu edhe për qëllime praktike”.koha net...
 
Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Feja ndihmon për vetëkontroll

Pytje po ata kamikazet sa vetekontroll kane??

Une psh kam shume autokontroll dhe nuk cedoj kurre ne debat....por sjam fetare .
Nuk mendoni se kjo me se shumti ka te bej me llogjiken e shendosh sesa fene ne vetvete?
 
C3nI

Anëtar i Nderuar

Pikerisht shkrimi yt tregon te kunderten ne ate qe pretendon .
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Kjo është shume e vertete.
Ama nuk hedh poshte faktin qe dhe jo fetaret kane vetkontroll (si rasti i Monique psh.)

Ama qe te fal një qetesi ose te zbut inatin, nervat kur falesh, apo kur ben lutje kjo është suuuper e vertete.
 
Nese vetekontroll do te thote te mposht llogjiken atehere per mua ky nuk është vetekontroll por nenshtrim.
Dhe kete e them une qe nuk vuaj nga moskontrolli i vetes!
 
C3nI

Anëtar i Nderuar
Pikerisht shkrimi yt tregon te kunderten ne ate qe pretendon .
Qe është?
Ti kundershton temen duke ngritur dyshimin nga një pjese e caktuar e njerezeve dhe ben kesi anlogji pytjesh duke pretenduar se ke te drejte pse ske besimin e caktuar . Dhe qe kinse pa besimin e caktuar mund te jesh e vetekontrolluar .
Besimi te ndal nga vrasja , nga genjeshtra, nga vjedhja , nga seksi i diteve te sotit i cili behet pa asnje kontrate sic është kontrata e marteses😊, hopa ndezen hormonet ra kontrolli i vajzave dhe cunave😏 ,pastaj besimi te mbron nga mashtrimet , nga dembelia , pertacia , nga ofendimet e te tjereve etj .
Nese nuk je besimtare dhe i ke keto qe i shkrujta dhe shume vepra te tjera dmth je e vetekontrolluar!Perndryshe nese nuk i ke hmm keq o puna 😉
 
Kjo sipas mendimit tend i nderuar ,
Mua me mbron vetja nga cdo tundim i mesiperm , jo besimi :)
e sa per ato kontratat qe flet zotrote , kur ti abuzon me besimin e merr 7 gra , cpune ke ti se cbej une apo kushdo qofte?!
Me pak fjale o Cen mbaje per vete besimin , se predikuesin sdi ta besh.... :)
 
Krimet me makabre ne historine e njerezimit, masakrat me cnjerezore , lufterat me gjakatare, gjenocidet me shfarosese jane bere ne emer te fese dhe per fene nga adeptet e cilesdo fe qofshin.
Nese nuk je dakord futi një fishkellime se te rifreskoj une memorien historike te krimeve ne bote.

PS-Jo me larg se para dy javesh ketu ne fv anetare te nderuar te fv u munduan te justifikonin një perdhunim....e kupton???
Nuk e denuan si fenomen por u munduan ta justifikonin....dhe jane dhe ishin besimtare....
Ah Cen mor Cen......durimadhi 😋
 
Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Nese do nisesha nga vetja duke qene se jam rritur me një besim te caktuar ,do thosha po.
Por nese do nisesha te analizoja gjithe cka po ndodh nga te quajturit besimtar,nuk ka llogjike te them po.
 
Besimi i duhur , i marre qe ne moshe te vogel dhe i kuruar nga njerez me dije sigurisht vetem me te mire te ben.
Sepse ne dime qe feja predikon dashuri, paqe , e plot nocione qe kesaj bote sot i mungojne.
Problemi fillon kur keto predikime i bejne njerez injorant dhe fanatik , qe vetem me fene nuk kane lidhje , por mendojne se dine te predikojne apo kane mesuar udhezimet e fese.
dhe fakt është qe shume kane devijuar nga besimi normal , duke nxjerre lloj lloj makrabitetesh , te justifikuara me fene!
një fetar i mire , sheh besimin e tij , veten dhe nuk gjykon askend. Ne fund te fundit gjithkush ka një jete , dhe se jeton si do x apo y
Ti jeto tenden ,une timen....Zoti ne fund do gjykoj e ty e mua.... :)
 
C3nI

Anëtar i Nderuar
Kjo sipas mendimit tend i nderuar ,
Mua me mbron vetja nga cdo tundim i mesiperm , jo besimi :)
e sa per ato kontratat qe flet zotrote , kur ti abuzon me besimin e merr 7 gra , cpune ke ti se cbej une apo kushdo qofte?!
Me pak fjale o Cen mbaje per vete besimin , se predikuesin sdi ta besh.... :)
Ashtu është dashur te thuash ne fillim mua me mbron vetja pa ngritur pytje qe kane lind nga dyshimi yt🙂
Dhe ne kete menyre mund te besoj qe ashtu është , por kontestimi i marteses se larte cekur hyne ne ceshtjet me te rendesishme te vetekonteollimit tek një besimtar ☺ E ne kete pike po bien qe besa edhe Hoxhollaret me diplome !
Dhe ne fund jo qe nuk di ta beje , por pranimi i asaj qe predikoj une lypset edhe licenca tjera te specializuara qe ti nuk i kupton ato gjera 😉
 
Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Besimi i duhur , i marre qe ne moshe te vogel dhe i kuruar nga njerez me dije sigurisht vetem me te mire te ben.
Sepse ne dime qe feja predikon dashuri, paqe , e plot nocione qe kesaj bote sot i mungojne.
Problemi fillon kur keto predikime i bejne njerez injorant dhe fanatik , qe vetem me fene nuk kane lidhje , por mendojne se dine te predikojne apo kane mesuar udhezimet e fese.
dhe fakt është qe shume kane devijuar nga besimi normal , duke nxjerre lloj lloj makrabitetesh , te justifikuara me fene!
një fetar i mire , sheh besimin e tij , veten dhe nuk gjykon askend. Ne fund te fundit gjithkush ka një jete , dhe se jeton si do x apo y
Ti jeto tenden ,une timen....Zoti ne fund do gjykoj e ty e mua.... :)
një analize e shkurter shume e shendoshe.
Feja nuk predikohet ,ajo thjeshte besohet dhe jetohet me cdo porosi te Zotit te pranuar nga ne.
 
Monique

Staf në FV.AL
Ashtu është dashur te thuash ne fillim mua me mbron vetja pa ngritur pytje qe kane lind nga dyshimi yt🙂
Dhe ne kete menyre mund te besoj qe ashtu është , por kontestimi i marteses se larte cekur hyne ne ceshtjet me te rendesishme te vetekonteollimit tek një besimtar ☺ E ne kete pike po bien qe besa edhe Hoxhollaret me diplome !
Dhe ne fund jo qe nuk di ta beje , por pranimi i asaj qe predikoj une lypset edhe licenca tjera te specializuara qe ti nuk i kupton ato gjera 😉
Jo ne një pike ke te drejte , vetem hipokrizine se kuptoj une ...sorry :)
Une jam kjo qe sheh..me te mirat e mia dhe te keqijat , ama asgje nuk ia mvesh askujt, por vetes!
Kurse ti fene e perdor si justifikim per te justifikuar veprimet e tua.
Behu fetar i mire Cen.....

Ata besimtar qe njoh une (dhe një nder edhe Soli) , si kam degjuar kurre te gjykojne dike per menyren si jeton apo zgjedhjet qe ben...
Gjithkush ka mendjen e tij....nuk imponohet asgje , apo edhe ty ta imponuan fene ?
 
Ti thua si gjykoj te tjeret e vete kete e bene me mua 🙄
Une nuk te gjykoj ty , ti mund te jesh ndoshta me e mire se Soulmind tek Zoti per shembull
. Por une pyetjet e tua , dyshimet , krahasimet qe bene ne tema po te kontestoj .
Une kur flas per maedheniet jashtemartesore flas per ceshtjen dhe jo per akteret e ceshtjes . Seshte është puna ime ajo .
Une e kam zgjedhe fene duke lexuar , kur me me ka fol dikush ne fillim kur isha si ti dhe shume te tjere per fe se kam kundershtu , kame thene nuk kam njohuri dhe ja ku jam besoj falenderimi i takon Zotit .
Nese ne nuk e kundershtojme një fenomen te perhapur ne shoqeri dmth ne menyre inderekte e pranojme ate .
 
Une ste gjykoj se ku e pe gjykimin ,vetem ti e di
Thjesht po te keshilloj si njeri, vetem kaq!
 
C3nI

Anëtar i Nderuar
Une ste gjykoj se ku e pe gjykimin ,vetem ti e di
Thjesht po te keshilloj si njeri, vetem kaq!
Te thuash behu fetar i mire nuk është gjykim ?
Meqense sjam fetar i mire kerkesa jote erdhi qe te behem i mire 😜
Edhe une vetem keshilla percjell ne kete forum , nse ka mundur te me kuptoj dikush qe sa jam i regjistruar ketu !
Keshillues ne formen dhe mundesin e te mundeshmes .
Te uroj dite te bukur e nderuar ☺
 
Daisy

Anëtar i Respektuar

Kush te ka kerku keshilla o Cen? Me thuaj te ja jap dhe une nja dy keshilla :p
 
Monique

Staf në FV.AL
Te thuash behu fetar i mire nuk është gjykim ?
Meqense sjam fetar i mire kerkesa jote erdhi qe te behem i mire 😜
Edhe une vetem keshilla percjell ne kete forum , nse ka mundur te me kuptoj dikush qe sa jam i regjistruar ketu !
Keshillues ne formen dhe mundesin e te mundeshmes .
Te uroj dite te bukur e nderuar ☺
Ti asnjehere ske keshilluar , ke gjykuar e paragjykuar sikur te jesh Zoti o burre...
Nejse

me te mira e ti!
 
Provo ti thuash te kunderten e asaj qe thote një fetar, dhe te tregoj une sa vetekontroll kane
Shyqyr qe jemi ne virtualitet, se do kisha perfundu tek Jeta pas vdekjes me kohe lol
Nuk mundem dhe as nuk dua te paragjykoj postimet e tua te meparshme ne fv por ky me duket një postim qe pasqyron teresisht te verteten reale te gjerave.
 
Monique

Staf në FV.AL
Provo ti thuash te kunderten e asaj qe thote një fetar, dhe te tregoj une sa vetekontroll kane
Shyqyr qe jemi ne virtualitet, se do kisha perfundu tek Jeta pas vdekjes me kohe lol
Po e kam bere une dhe ketu kam kuptuar ndryshimin midis dy kategorive
Atyre qe pranojne mendimin ndryshe ,por sigurisht mbrojne te tyren dhe jane mese te justifikuar
dhe jane ata qe jo qe nuk pranojne, por fillojne hedhin balte pa te ditur kush je e çfarë ben.
 
Frank

Kansas City Shuffle.
Prezent! Keni 5 min kohe t'iu flas per zotin tone te madherishem Jehova?
 
Daisy

Anëtar i Respektuar
Po e kam bere une dhe ketu kam kuptuar ndryshimin midis dy kategorive
Atyre qe pranojne mendimin ndryshe ,por sigurisht mbrojne te tyren dhe jane mese te justifikuar
dhe jane ata qe jo qe nuk pranojne, por fillojne hedhin balte pa te ditur kush je e çfarë ben.
Mua me thane njehere “ti do djegur ne turre te druve” vetem pse thashë një mendim timin ndryshe
Dhe ai qe ma tha mbahej si besimtari me calm qe kisha lexuar....
Mu desh te shof ne Google çfarë vdekje do me priste lol
 
Frank

Kansas City Shuffle.
Sot rrini e qete se do fitoni llotarine prej 1 milion paund!
 
Top