Feith emëroi ekipin përgatitor komunal për Graçanicën

redi-

Anëtar i Respektuar
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, i ka emëruar 16 anëtarë të Ekipit Përgatitor Komunal për komunën e re të Graçanicës. Ky ekip ka mandat të përgatisë të gjitha resurset, objektet dhe strukturat administrative që kërkohen për themelimin dhe funksionimin e komunës së re të Graçanicës, në të ardhmen.
Anëtarëve të emëruar të ekipit do t'u bashkohen edhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, "komunës amë" dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare. Z. Feith ka thënë se themelimi i Ekipit Përgatitor Komunal për Graçanicën "tregon se decentralizimi në Kosovë po ecë përpara". "Krijimi i komunave të reja është pjesë e një procesi të reformave më të gjera që është në vazhdim e sipër i cili shtrihet në të gjitha komunat dhe ndikon te të gjitha komunitetet. Reforma e pushtetit lokal është vlerë evropiane dhe përvoja e të gjitha shteteve tregon se ajo e sjellë vendim-marrjen më afër popullit dhe i përmirëson shërbimet publike", ka thënë Feith. Muajin e kaluar ishte themeluar Ekipi Përgatitir Komunal për Kllokotin-Vërbovcin, i cili e ka filluar punën për themelimin e komunës së re. Ekipet përgatitore komunale për komunat tjera të reja dhe për një komunë të zgjeruar do të emërohen nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top