Fiton Barcelona, sepse vazhdon të jetë skuadra më e fortë që ekziston. Fiton Barcelona, sepse çon drejt golit të tre sulmuesit e saj dhe ndërton të paktën dhjetë raste të pastra. Fiton Barcelona, sepse kundër kësaj skuadre, nëse luan ballazi, kthehesh në dhomat e zhveshjes me dinjitet, por detyrimisht i mundur. Në “Uembli”, “marsianët” e Pep Guardiolës kanë mposhtur 3-1 Mançester Junajtid, duke ngritur trofeun e katërt të Champions League në historinë e tyre dhe duke arritur Ajaksin dhe Bajernin e Mynihut në “pemën e artë