Familja i jep fund kërkimit për eshtrat e Remzi Hoxhës

v-v-b.jpg

Pas 25 vitesh/ Familja i jep fund kërkimit për eshtrat e Remzi Hoxhës: Do e mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës sonë.​

TIRANË– Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij.

Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhës, ata thonë se kanë vendosur të mbyllin kapitullin e vrasjes së RemziHoxhës. Familja Hoxha po ashtu ka njoftuar se në vitin 2021 do të bëjnë varrin dhe memorialin e Remzi Hoxhës.

“Pas 25 vite vuajtje, maltretime dhe tortura psikike e emocionale, familja jonë ka vendosur t’i japi fund kërkimit të pafund të eshtrave të tija dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës tonë”, thuhet në njoftimin e familjes Hoxha.

zscf.jpg

Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”. Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli. Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj. Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar. Ish-punonjësi i SHIK-ut Budjon Meçe u dënua bashkë me Ilir Kumbaron por në momentin e fundit në gjyq mbërriti një “raport mjekësor” sipas të cilit Budjon Mece ishte “në gjendje koma në një spital privat” në Tiranë. Vendimi për të nuk u aktivizua, ndërkohë që Hoxha tha sot se nuk është më gjallë.

(A.K.dosja.al)
 
Une e mirekuptoj shume konceptin e forces madhore.
Forca madhore detyron nje shtet te eleminoje, asgjesoje, fshehe, mbuloje fakte dhe personazhe qe cenojne interesat e shtetit.
Dhe deri ketu jemi dakord.
Per arsye te forces madhore edhe shtete si Usa, Gjermania, Franca, Rusia, Anglia etj, etj kane eleminuar cilindo qe cenon interesat fhe sigurine kombetare.
Por.....ne rastin e Remzi Hoxhes nuk behet fjale per eleminim fizik per shkak te interesave kombetare por per eleminim fizik dhe zhdukje personi per interesa te ngushta personale te perfaqesuesve te shtetit qe eshte komplet tjeter gje.
 
Edhe sikur boten te kishte permbysur nuk do te kishte bere kaq zhurme. Ka me qindra shqiptare qe kane humbur jeten edhe skane as nje gur varri qe ti qajne nenat.

Djali i Remziut po te kete B Y T H le te shkoje ne Londer dhe te heqe qafe Sefgjinin, te mos na recitoje poema, etj.
 
Dmth ti po thua qe nje çeshtje shteterore i biri i Remziut ta ktheje ne çeshtje personale?
Qe ai u zhduk me urdher nga shteti per kete besoj nuk ka dyshim.
Sefgjini e vrau per arsye personale apo e vrau si perfaqesues i shtetit shqiptar?
Nejse, eshte shume interesant kendveshtrimi yt duke pasur parasysh qe je i djathte dhe me llogjiken djathtiste asnjehere nje çeshtje shteterore nuk duhet dhe nuk mund te shnderrohet ne çeshtje personale.

Ndjese per citimin por nese deshiron mund te kunderdebatosh?
 
Edhe sikur boten te kishte permbysur nuk do te kishte bere kaq zhurme. Ka me qindra shqiptare qe kane humbur jeten edhe skane as nje gur varri qe ti qajne nenat.

Djali i Remziut po te kete B Y T H le te shkoje ne Londer dhe te heqe qafe Sefgjinin, te mos na recitoje poema, etj.
????????????????????????????????????????????????????????????
darius mor?!
 
Edhe sikur boten te kishte permbysur nuk do te kishte bere kaq zhurme. Ka me qindra shqiptare qe kane humbur jeten edhe skane as nje gur varri qe ti qajne nenat.

Djali i Remziut po te kete B Y T H le te shkoje ne Londer dhe te heqe qafe Sefgjinin, te mos na recitoje poema, etj.

Darius nuk kalohet ne vetegjygjesi kur ka institucione shteterore. Cpune ka djali te shkoje te vrase Sefgjinin? Ku jane pergjegjesit e vrasjes se tij pse sjane mbas hekurave?

Pse nuk eshte zbuluar rasti? Ti e di shume mire qe kur duan ngjarjet zbardhen brenda 24 oreve.

Puna eshte qe rasti fshihet mbulohet.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top