Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

Një 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë pesë tableta fostoksinë, pasi nuk donte të jetonte në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në banesën ku jetonte vetëm prej pak muajsh adoleshentja, në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

amtj0m.jpg
Pallati ku banonte adoleshentja

Vajza është dërguar me urgjencë në Spitalin Toksikologjik, por pas disa orësh ka ndërruar jetë. Viktima është Evgjeni D., 18 vjeçe, lindur në Itali, ku edhe ishte arsimuar. Ndërsa së fundi familja e saj kishte vendosur që të rikthehej për të jetuar në Shqipëri për shkak të kushteve të vështira ekonomike që po kalonin atje, duke qenë se prindërit e vajzës kishin mbetur pa punë. Adoleshentja e ka kundërshtuar këtë vendim të familjes duke u shprehur se nuk ishte dakord për kthimin në Shqipëri, pasi kërkonte të vazhdonte studimet e larta atje, meqenëse edhe arsimin që nga fillorja e kishte përfunduar në Itali. Megjithatë, vendimi i familjes së saj ka qenë i prerë dhe ata janë rikthyer në apartamentin ku kishin jetuar që para lindjes së saj, në rrugën “Irfan Tomini”. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se nisur nga deklarimet e familjarëve të vajzës, kanë mësuar se ata kishin vetëm pak muaj që kishin mbërritur në Tiranë. Por e bija, që nga dita e parë kur kishte ardhur, më shumë qëndronte e mbyllur në dhomën e saj. Kohët e fundit ajo kishte pasur probleme depresive të shkaktuara nga stresi dhe gjendja e rënduar emocionale. Mbrëmjen e së premtes, e ëma e saj, Arta, pasi kishte trokitur disa herë në derën e dhomës së të bijës dhe ajo nuk ia kishte hapur, ka kërkuar ndihmën e bashkëshortit. Pasi kanë hyrë me forcë brenda në dhomë, kanë gjetur të bijën pa ndjenja dhe kur kanë parë që nuk po përmendej menjëherë e kanë nisur me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”. Mjekët toksikologë kanë bërë të pamundurën që ta mbanin në jetë, por sasia e madhe e helmit që kishte pirë 18-vjeçarja e ka dhënë efektin dhe ajo ka vdekur në spital. Viktima ishte vajzë e vetme, kishte edhe një vëlla më të vogël se veten, ndërsa këtë vit do të fillonte studimet e larta.

ETLEVA DELIA
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

tani un e kuptoj qe ti do qe te gjithe te jen ne 1 mendje me ty por nqs se e ke degjuar qe kohet e fundit po rikthehen ne shqiperi me qindra familje ne shqiperi sidomos nga greqia . po te jap shembull konkret xhaxhai im ka 18 vjet qe jeton ne familjen ne greqi . edhe tani eshte rikthyer ne shqiperi perfundimisht . ka 2 femije . 1 vajze 19 vjece dhe 1 djale 15 . arsyet qe eshte rikthyer kuptohet qe jan ekonomike . qeraja e shtepise 600 euro + drita uje ushqipe etj etj . tani ata nuk kishin ne pune ne greqi . me perpara punonin te 2 burre e grua dhe e perballonin jetesen pa problem. tani qe nuk ka pune se perballojne dot .ndenjen 2 - 3 muaj me shpresen se mos gjenin ndonji pune tjt por hic . edhe u detyruan te ktheheshin . tani simbas teje femijet ti linte ne greqi ky per 1 jete me te mire ? te hanin gjethe pemesh atje ? edhe ata te 2 shum te veshtire e kan pershtatjen me shqiperine por do mesohen . njeriu mesohet dhe pershtatet, edhe femijet e xhajes tim e kundershtuan kthimin ne shqiperi per kto arsyet qe thua ti . por ju shpjegua qart si ishte puna e kuptuan dhe ska asnji problem po mesohen me jetesen ne shqiperi . ska arsye vetvrasje ktu . prandaj te thash qe kjo vajza qe eshte vetvrare sdo ket qene mire nga gjendja psikologjike qe ka arrit deri aty .
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

ama duhet te dish dallimin mes marreveshjes dhe detyrimit, ne moshe 18-vjec/e konsiderohesh si i/e rritur....
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

ama duhet te dish dallimin mes marreveshjes dhe detyrimit, ne moshe 18-vjec/e konsiderohesh si i/e rritur....

nuk eshte marveshje . thjeshte ashtu duhet vepruar dhe ashtu do veprohet kaq
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

nuk eshte marveshje . thjeshte ashtu duhet vepruar dhe ashtu do veprohet kaq

po ty te detyronin prinderit e tu per dicka , nuk kundershton ? c'do beje?
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

po ty te detyronin prinderit e tu per dicka , nuk kundershton ?

ne raste te njejte me vajzen ne fjale normal qe do kundershtoja por nqs se kushtet dhe rrethanat do ishin per kthim ne shqiperi do pranoja dhe do rikthehesha dhe do mundohesha te pershtatesha me jeten ne shqiperi . nuk do vrisja veten kjo eshte e sigurt :D
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

E dini si i thone nje shprehjeje: kur e ke kemben jashte gremines, eshte e lehte te japesh keshilla.

Edhe une vete me 16 vjec jam larguar nga vendlindja, kam qare me muaj te tere, se gjith shoqerine, familjen, njerezit me te dashur i kisha andej dhe duheshte te filloj nga 0, eshte teper teper veshtire ne ate moshe te fillosh te mesosh nje gjuhe te re, te krijosh nje shoqeri te re, te ambientohesh ne nje vend te ri ku zemra nuk te gjen rehat... por te vetevritem as qe me ka shkuar ne mendje...

Kush e di se cfare shkak te madh te kete pasur kjo goca perseri vetvrasjen nuk duheshte ta shohe si rrugedalje...
Me teper me vjen keq tani per prinderit e saj, se do u ngele peng gjith jetes se tyre...
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

ne raste te njejte me vajzen ne fjale normal qe do kundershtoja por nqs se kushtet dhe rrethanat do ishin per kthim ne shqiperi do pranoja dhe do rikthehesha dhe do mundohesha te pershtatesha me jeten ne shqiperi . nuk do vrisja veten kjo eshte e sigurt :D

te studjosh mendjen ne pergjithesi eshte e lidhur me situata te tilla, dhe rastet e tilla e vetmja rruge shpetimi eshte afersia/mirekuptimi dhe kujdesi i prinderve familjes ne rradhe te pare qe ne k'to raste eshte i domosdoshem apo i detyrueshem, pastaj shoqerise publikut etj etj .....

Kshuqe nuk eshte per tu justifikuar as ne te kunderten....... prinderit kane pare interesat e tyre ne k'te rast, dhe le te jetojne me k'te brenge tani ,
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

te studjosh mendjen ne pergjithesi eshte e lidhur me situata te tilla, dhe rastet e tilla e vetmja rruge shpetimi eshte afersia dhe kujdesi i prinderve familjes ne rradhe te pare, pastaj shoqerise publikut etj etj .....

Kshuqe nuk eshte per tu justifikuar as ne te kunderten....... prinderit kane pare interesat e tyre ne k'te rast, dhe le te jetojne me k'te brenge tani ,

tani un se di c'lloj prinderish kane qene keta po ne pergjithsesi prinderit mendojne ne fillim per te ardhmen e femijeve pastaj per veten e tyre prandaj nuk ke pse i gjykon per kete gje . se per mendimin tim skan asnji lloj faji . normal qe do jetojne me kete brenge kur ka femije kapricoz si puna ksaj vajzes dhe kur ka femije si puna jote me keto lloj mendimesh :pp
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

te studjosh mendjen ne pergjithesi eshte e lidhur me situata te tilla, dhe rastet e tilla e vetmja rruge shpetimi eshte afersia/mirekuptimi dhe kujdesi i prinderve familjes ne rradhe te pare qe ne k'to raste eshte i domosdoshem apo i detyrueshem, pastaj shoqerise publikut etj etj .....

Kshuqe nuk eshte per tu justifikuar as ne te kunderten....... prinderit kane pare interesat e tyre ne k'te rast, dhe le te jetojne me k'te brenge tani ,

Cdo koment deri tashi e ke then sic duhet,pervec budallallikut qe te kam bere me shkronja te medha.
Mendon se interesi i prinderve esht te largoj femijen nga vendlindja,te largoj femijen nga shoqeria,vendi ku esht rritur etj etj?
اdo prinde mendon per te miren e femijes Zana1 dhe jo per interesat vetjake sic je shprehur.Mos harro se e kishin vajz te vetme dhe e kan rritur me sakrifica dhe mundje,pasi jeta ne emigrim nuk esht e leht,sidomos kur ke dhe femije qe duan kushtet e pershtatshme.
Prinderit jan kthyher vetem per 1 motiv.Papunesia dhe kushti ekonomik i beri te kthehen ne shqiperi,jo brrockullen qe sapo the ti,Ndaj flisni dhe llogjikoni si te ishte femija juaj dhe mendoni qe ata 2 prinder kan sakrifikuar gjithcka ne jete,per te mos i munguar asgje 2 femijve,dhe fatkeqsisht 1 per momentin.
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

cdo koment deri tashi e ke then sic duhet,pervec budallallikut qe te kam bere me shkronja te medha.
Mendon se interesi i prinderve esht te largoj femijen nga vendlindja,te largoj femijen nga shoqeria,vendi ku esht rritur etj etj?
çdo prinde mendon per te miren e femijes zana1 dhe jo per interesat vetjake sic je shprehur.mos harro se e kishin vajz te vetme dhe e kan rritur me sakrifica dhe mundje,pasi jeta ne emigrim nuk esht e leht,sidomos kur ke dhe femije qe duan kushtet e pershtatshme.
Prinderit jan kthyher vetem per 1 motiv.papunesia dhe kushti ekonomik i beri te kthehen ne shqiperi,jo brrockullen qe sapo the ti,ndaj flisni dhe llogjikoni si te ishte femija juaj dhe mendoni qe ata 2 prinder kan sakrifikuar gjithcka ne jete,per te mos i munguar asgje 2 femijve,dhe fatkeqsisht 1 per momentin.

asgje ska thene sic duhet . Perderisa ka fajsuar prinderit e vajzes . Dhe perderisa ti e kundershton fort kete gje ske si i jep te drejte per te tjerat .
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

Cdo koment deri tashi e ke then sic duhet,pervec budallallikut qe te kam bere me shkronja te medha.
Mendon se interesi i prinderve esht te largoj femijen nga vendlindja,te largoj femijen nga shoqeria,vendi ku esht rritur etj etj?
اdo prinde mendon per te miren e femijes Zana1 dhe jo per interesat vetjake sic je shprehur.Mos harro se e kishin vajz te vetme dhe e kan rritur me sakrifica dhe mundje,pasi jeta ne emigrim nuk esht e leht,sidomos kur ke dhe femije qe duan kushtet e pershtatshme.
Prinderit jan kthyher vetem per 1 motiv.Papunesia dhe kushti ekonomik i beri te kthehen ne shqiperi,jo brrockullen qe sapo the ti,Ndaj flisni dhe llogjikoni si te ishte femija juaj dhe mendoni qe ata 2 prinder kan sakrifikuar gjithcka ne jete,per te mos i munguar asgje 2 femijve,dhe fatkeqsisht 1 per momentin.

une ashtu sic po e llogjikoj po flas dhe jam mese e bindur qe halli i k'tyre ka qene sjellja e saj ne pergjithesi......pasi se kuptoj c'te mire do i sillte pikerisht Shqiperia vajzes se tyre, e lindur dhe e rritur ne Italy pas 18 vjetesh duke pare gjendjen e Shqiperise qe ne pergjithesi eshte katastrofe.... perjashtoje jeten sociale se ate e ri-nderton kudo ......ama gjuha ne pergjithesi, shkolla, puna etj etj qe ne moshen e k'saj kane shume rendesi....

dhe Shqiperia ne rastin tend do i plotesonte kushtet e pershtatshme ? me mire se aty ku eshte rritur dhe lindur, te largohesh per diku me mire eshte e kuptueshme....qe te pakten te ploteson nevojat standerte haet,
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

Nuk eshte dasht prinderit me vepru ashtu, siq kane ber. Gabimi eshte i tyre: e kane mundu teper...

Tani e kane humb vajzen dhe le te krenohen me vendimin e tyre, kot.
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

Jetesa...me cka do te jetonin ata ne Itali, nese nuk punonin?

A duhet te vetevritemi (te ia marrim jeten vehtes)? Ti qe je besimtare e madhe do e beje nje gje te tille?

Femija (edhepse 18 vjec) nuk i dijne dhe nuk duan ti dijne aspektet tjera te jetes, por vetem interesin dhe nevojat e tyre...e si do te iu plotesohen ato nuk qajne koken.

E besoj se nuk eshte lehte nderrimi i ambientit, por edhe nuk jetohet pa para...
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

Sigurisht se nese njeriu e do punën, do e gjej kudo...

Njeriu me vetvrasje mendon se aty i ndalohen te keqijat e jetes, por pikerisht aty fillon denimi, sepse njeriu behet katil i shpirtit te vet dhe Zoti per ate e denon. Zoti krijon dhe Zoti ka drejt tua marr shpirtat njerzeve, // askush tjeter. Jo edhe une kam perjetu ngushticë te llojit tjeter, por asnjeher sme ka shku mendja tek vetvrasja, sepse e di qe Zoti me sprovon dhe pastaj me çliron, porse njerezit nguten dhe bejn keq vetevetes apo te tjereve.

Femiu 18 vjeqar, eshte plotesisht mosherritur. Nga aty, prinderit normal qe duhet ta keshillojnë, porse jo te detyrojnë. Nese degjon, mir. Nese nuk degjon, ateher fajtor eshte vet. Dhuna ska qene asnjeher zgjidhje.

Padyshim qe nuk jetohet pa para, porse njeriu nese e do punen, do e gjen kudo. Mjafton te mendoj njeriu, ku dhe si te veprojë, me te vertet do te gjej punën pastaj...
 
Titulli: Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja

Jeta Esht Shum e veshtir,sado ndonjeher njeriu nuk gjen zgjidhje vetem tek vetvrasja.
P.s edhe mu do mkapi stresi i provimeve e tja fus vetes. :D Mund tdal edhe emri nlajme lool
 
sado e veshtire te duket cdo pengese ne jete, sado e pakalueshme , sado e lodhur te ndihesh, sado pa sens te te duket vete jeta.....vdekja nmuk zgjidh asgje.
Mendo vetem nje fakt ....Jeta eshte i vetmi aset qe kemi ne frymoret dhe duhet ta vleresojme dhe jo te thyhemi ne cdo pengese qe hasim.
Mendo pozitivisht dhe jepi kurajo vetes .......mendo se nje dite fati do te te buzeqeshi e ty!
 
Keni Shum te drejt,por fati mka braktisur nuk shpresoj me per asgje. Thjesht jam msu me monotonin e smben asgje pershtypje
 
Disa njerez jane me te dobet se te tjeret ... dhe mesiguri problemi do jet me i madh se kaq.... gjithsesi varet si e ka perjetu
mesa shoh meqe kam jetu dhe ne konvikt dhe do jetoj prap shumica e gocave ka probleme me lidhjet ca sdegjon ,zihen, shahen ,bertasin ,qajn, ca presin damaret, ca duan te hidhen nga kati i gjasht etj etj ... sepse kan frik te perballen me familjaret dhe shoqerin shqiptare pas gjerave qe u ndodhin se per fat te keq pak i kuptojn.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top