Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fallxhorja e plaçkit: I dashuri të tradhton, duhet t’i bëjmë magji të kthehet tek ty

fallxhore.jpg

“I dashuri yt të tradhton me një tjetër, por unë mund të ndihmoj që ai të kthehet tek ty”. Me këto fjalë një 49-vjeçare e shtirur si fallxhore i ka mbushur mendjen një adoleshenteje në Tiranë që t’i marrë nga veshët vëthët e floririt dhe të mos ia kthejë më.

E reja ka diktuar vjedhjen dhe lajmëroje menjëherë policinë e cila çoi në pranga 49-vjeçare Nanije Muhaxhiri, banuese në Fushë Krujë.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se adoleshentja u takua me fallxhoren në Shkozë. Gruaja e cila deklaronte se shihte fatin ndodhej nën shoqërinë e dy grave të tjera kur i tha adoleshentes se i dashuri i saj e tradhtonte ndërsa do të ndikonte që ai të kthehej tek ajo duke i bërë magji nëpërmjet vëthëve të vajzës e cila i ka hequr nga veshët.

Mësohet se fallxhorja ka vijuar të flasë pa pushim ndërsa vëthët ua ka dhënë dy grave të tjera të cilat i fshehën ato. Vetëm kur ka mbërritur në shtëpi adoleshentja ka diktuar se i mungonin vëthët të cilat ia vodhi nëpërmjet mashtrimit fallxhorja, ndaj dhe kërkoi menjëherë ndihmën e policisë.

Burime nga policia thanë se 49-vjeçarja u arrestua dhe dyshohet se ajo ka mashtruar edhe femra të tjera duke u marrë bizhuteritë dhe para.

NOA
 
Re: Fallxhorja e plaçkit: I dashuri të tradhton, duhet t’i bëjmë magji të kthehet tek

Kam degjuar dhe une nje histori qe ka ndodhur ketej nga anet e mia. Se di si mund te besohet ne nje fallxhore ?
Cthone fallxhore ? Do prishesh para, nderkohe qe ato do i prishes se i ke te nevojshme. Secili eshte fallxhor i vetvetes ;)
 
Pe: Fallxhorja e plaçkit: I dashuri të tradhton, duhet t’i bëjmë magji të kthehet tek

Kshu i ka ndodh dhe dikujt qe njof une. Ajo eshte shitese tek nje butik dhe fallxhorja kur kishte vajt i kishte thene me jep kaq lek, ti mbeshtjellim me i rrecke qe kishte aty qe ta ndihmoj djalin te gjej pune (a dicka e tille). Kte rrecken me leket nuk duhet ta hapesh mbas nje fare kohe. Kjo e ka hap rrecken e mbeshtjelle mbasi fallxhorja iku nga butiku dhe leket s'ishin me aty. Se si ja ka marr para syve nje zot e merr vesh.
 
Pe: Fallxhorja e plaçkit: I dashuri të tradhton, duhet t’i bëjmë magji të kthehet tek

Marrezira keta gjera...Mire keta fallxhoret se e kane bere biznes ose menyre jetese,po kur gjejne keta torollake normal qe do i ece...Si mund ti besosh fjaleve te tilla??
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back