“I dashuri yt të tradhton me një tjetër, por unë mund të ndihmoj që ai të kthehet tek ty”. Me këto fjalë një 49-vjeçare e shtirur si fallxhore i ka mbushur mendjen një adoleshenteje në Tiranë që t’i marrë nga veshët vëthët e floririt dhe të mos ia kthejë më.
E reja ka diktuar vjedhjen dhe lajmëroje menjëherë policinë e cila çoi në pranga 49-vjeçare Nanije Muhaxhiri, banuese në Fushë Krujë.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se adoleshentja u takua me fallxhoren në Shkozë. Gruaja e cila deklaronte se shihte fatin ndodhej nën shoqërinë e dy grave të tjera kur i tha adoleshentes se i dashuri i saj e tradhtonte ndërsa do të ndikonte që ai të kthehej tek ajo duke i bërë magji nëpërmjet vëthëve të vajzës e cila i ka hequr nga veshët.
Mësohet se fallxhorja ka vijuar të flasë pa pushim ndërsa vëthët ua ka dhënë dy grave të tjera të cilat i fshehën ato. Vetëm kur ka mbërritur në shtëpi adoleshentja ka diktuar se i mungonin vëthët të cilat ia vodhi nëpërmjet mashtrimit fallxhorja, ndaj dhe kërkoi menjëherë ndihmën e policisë.
Burime nga policia thanë se 49-vjeçarja u arrestua dhe dyshohet se ajo ka mashtruar edhe femra të tjera duke u marrë bizhuteritë dhe para.
NOA