Fakulteti i dytë, afatet deri në datën 15 shtator

arber b_fier

Anëtar i ri
Kërkesat për të vazhduar një fakultet të dytë do të pranohen deri në mesin e muajit shtator. Vetëm 14 ditë kohë në dispozicion për të paraqitur kërkesën u ka mbetur të gjithë të interesuarve për një fakultet të dytë. Për të marrë një diplomë të dytë fillimisht bëhet një kërkesë me shkrim, që dorëzohet në sekretarinë e fakultetit ku dëshiron të ndjekësh studimet. Pas udhëzimit të sekretarisë vazhdohet me procedurat e mëtejshme. Burime zyrtare nga Universiteti i Tiranës bëjnë të ditur se afatet për të vazhduar një fakultet të dytë janë përcaktuar deri në mesin e muajit shtator. Për vitin e ri akademik qeveria ka vënë në dispozicion 500 kuota pranimi për programin e dytë të studimit. Kreu i Universitetit të Tiranës sqaron se kuotat janë përcaktuar në varësi të kapaciteteve të fakulteteve. Aktualisht, këto kuota po shqyrtohen nga specialistët e Ministrisë së Arsimit dhe pritet që së shpejti të merret dhe vendimi për shpërndarjen e tyre në fakultetet që e ofrojnë këtë të drejtë studimi. Të drejtën për të ndjekur një program të dytë studimi e kanë të gjithë individët që kanë përfunduar një program studimi. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve. Nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer. Në statutet e institucioneve të arsimit të lartë përcaktohen kriteret që duhet të plotësohen për t’u pranuar në një program të dytë studimi. Kështu, për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të parë, ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë në rregulloret mësimore përkatëse kritere specifike për pranimin e studentëve në çdo program studimi të ciklit të dytë, që lidhen me drejtimin e formimit të tyre në ciklin e parë dhe kualitetin e përgatitjes individuale të studentëve, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Këto kritere specifike bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.
Kreditet
Të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite akademike. Kur një programi studimi të ciklit të parë i vlerësohen të pranueshme jo më pak se 120 kredite, struktura akademike përgjegjëse përcakton disiplinat në të cilat studenti duhet të bëjë plotësimet e krediteve të mangëta (debiteve të formimit). Në çdo rast, numri maksimal i krediteve të mangëta për t’u plotësuar nuk duhet t’i kalojë 60 kreditet. Mund të njihen si kredite të realizuara për një program studimi të ciklit të dytë, kredite të fituara në programet “Master” i nivelit të parë, por jo më shumë se 12-15 kredite. Nuk njihen si kredite të realizuara për një program studimi të ciklit të dytë kredite të fituara në çfarëdo program studimi të ciklit të parë. Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të dytë, japin informacionet e nevojshme për plotësimin e njohurive formuese (debiteve të formimit). Ato përcaktojnë edhe procedurat për kryerjen e këtyre plotësimeve para pranimit në programin e studimit të ciklit të dytë, duke organizuar për këtë qëllim dhe shërbime të nevojshme të tutoratit (kujdestarisë) për studentët. Institucionet publike të Arsimit të Lartë mund të përcaktojnë, përveç titullit apo titujve të diplomave të nivelit të parë që duhet të zotërohen së paku nga studentët si kusht për pranimin e tyre në një program studimi të caktuar të ciklit të dytë, edhe kritere të tjera specifike, që bëhen publike. Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë parashikohet realizimi i një teze diplome, si pjesë përbërëse e tij.
Dokumentet
اdo i interesuar për të vazhduar një program të dytë studimi fillimisht duhet të paraqesë në sekretarinë e dekanatit përkatës kërkesën me shkrim. Përveç depozitimit të kërkesës, personi i interesuar duhet të ketë në dosjen e tij personale, fotokopjen e noterizuar të diplomës universitare dhe listës së notave. Po kështu kandidatët që synojnë të marrin një diplomë të dytë, duhet të paraqesin planin dhe programin mësimor të diplomave të realizuara, i cili tërhiqet në departamentin e degës, ku ata kanë kryer studimet në degën e parë. Këto janë dokumentet kryesore që nevojiten për të vazhduar studimet në degë të dytë. Me shumë rëndësi për të vazhduar këto studime është edhe CV-ja (Curriculume Vitae) e kandidatëve. Në vazhdimin e studimeve të dyta prioritet do të kenë kandidatët, të cilët kanë një CV të pasur nga ana profesionale. Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në sekretaritë e fakulteteve përkatëse, deri më datë 15 shtator. Ndërsa miratimi i kuotave për degë të dytë, sikurse tarifat e shkollimit, do të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave në muajin shtator. Vitin e kaluar qeveria miratoi 250 kuota pranimi për degë të dytë. Fakulteti i Mjekësisë dhe ai Juridiku kishin një vit më parë edhe tarifat më të larta të shkollimit.

اfarë përmban programi për një diplomë të dytë
Programet e studimit të ciklit të dytë duhet të hartohen në mënyrë të tillë që: Të shmangin përsëritjen e njohurive formuese të programeve të studimit të ciklit të parë, duke ofruar disiplina të një karakteri më të avancuar e specializues; Kurrikulat e tyre duhet t’i korrespondojnë një formimi bazë të gjerë dhe fleksibël, duke ju dhënë peshë programeve ndërdisiplinore, me qëllim mundësimin e pranimit në këto programe studimi si të studentëve të diplomuar në programin respektiv të studimit të ciklit të parë, ashtu dhe të atyre të diplomuar në programe të afërta studimi të ciklit të parë; të reflektojnë bashkëpunimin me tregun e punës dhe profesioneve në nivel kombëtar dhe lokal. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë listën e programeve të studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në një program studimi të ciklit të dytë, si më poshtë: Programin apo programet e studimit të ciklit të parë që lejojnë regjistrimin në programin e studimit të ciklit të dytë pa plotësime shtesë (pa debite formimi). Programin apo programet e studimit të ciklit të parë që lejojnë regjistrimin në programin e studimit të ciklit të dytë me plotësim të njohurive formuese (me debite formimi), si për shembull: programe studimi të afërta të të njëjtit institucion apo programe të njëjta e të afërta të institucioneve të tjera të Arsimit të Lartë. Në çdo program studimi të ciklit të dytë, së paku një program studimi i ciklit të parë kalon pa debite formimi. Vlerësimi i programeve të studimit të ciklit të parë kryhet nga një grup profesorësh të njësisë kryesore, ku do të zhvillohet programi i studimit i ciklit të dytë (strukturë përgjegjëse), të caktuar nga dekani.

Dokumentet
Kërkesë me shkrim
Fotokopje të noterizuar të diplomës universitare
Fotokopje të noterizuar të listës së notave
Jetëshkrimi (CV)
Plani dhe programi mësimor i diplomave të realizuara
Pranimi i dokumenteve do të bëhet në fakultetet përkatëse deri më 15 shtator 2008

Hapja
Për hapjen dhe organizimin e programeve të studimit të ciklit të dytë, njësitë duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
Personel akademik me kualifikimin, kompetencat kurrikulare dhe në numrin e nevojshëm, për zhvillimin e disiplinave të ndryshme të programit të studimit.
Infrastrukturën e nevojshme dhe të përshtatshme mësimore, laboratorike, kompjuterike, publikime, etj., për aktivitetet e parashikuara në programin e studimit.
Mundësi për realizimin e tezës së diplomës.

Programet
Programet e studimit të ciklit të dytë, nëpërmjet aktiviteteve formuese, teorike dhe praktike, duhet të garantojnë:
Specializim të njohurive të studentëve, krahasuar me programet e studimit të ciklit të parë.
Përgatitje të avancuar të tyre për formimin e kompetencave dhe aftësive, që ju korrespondojë niveleve të kualifikuara të punësimit dhe të profesionalizmit.
Trajnim për kërkim të pavarur nëpërmjet njohjes së metodave, instrumenteve teknikave të kërkimit.
Programet e studimit të ciklit të dytë mund të jenë edhe ndërdisiplinore ose/dhe të përbashkëta.


G. Albania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top