Faktorët në shfaqjen e sëmundjeve reumatizmale

*deliza*

VIP
V.I.P
Faktorët në shfaqjen e sëmundjeve reumatizmale

Reumatizma e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur.

Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë janë barishtet.

Në farmacitë bimore, ekzistojnë bimë të perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierje e bimëve që tregtohet është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis që, ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të.

Disa këshilla si ta kurojmë reumatizmin


1. Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore

2. Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë

3. Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta

4. Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites

5. Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile

6. Përdorni ujë mineral

7. Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A

8. Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera për përmbajtje paracetamoli.

Tirana Observer​
 
10 "spiunet" e reumatizmes

Flitet shpesh per reumatizmen. Ndonje dhimbje kockash kemi te gjithe. Per te kuptuar se kemi te bejme me semundjen e vertete reumatizmale, profesore te universitetit te Pavias japin dhjete shenjat per te njohur se kemi te bejme vertete me kete semundje. "Me shume se sa rregulla, behet fjale per dhjete "kembana alarmi", per te cilet duhet ti drejtohemi mjekut te familjes, i cili do te vendose nese duhet te bejme nje vizite tek mjeku reumatolog", thote nje profesor. Eshte e rendesishme qe te kapen sa me shpejte semundjet reumatizmale.
thumbnail.php

Ja dhjete shqetesimet qe kerkojne vemendje:
1. Dhimbje apo fryrje te kyceve te duarve apo pulseve qe zgjat me shume se tre jave.
2. Ngerci i kyceve qe zgjat me shume se nje ore ne mengjes, pas zgjimit.
3. Fryrje e papritur, i shoqeruar me pak dhimbje apo skuqje lokale i nje apo me shume kyceve ne mungese te traumes.
4. Tek te rinjte: dhimbje te tipit shiatik deri ne gju, qe rritet gjate nates, dhe qe vihet re gjate aktivitetit fizik.
5. Zbardhja e gishtave te dores kur ekspozohen gjate te ftohtit, apo emocioneve.
6. Ndjenja e tharjes ne syte, e shoqeruar me ndenjen e tharjes se gojes apo dhimbje te kyceve dhe muskulore.
7. Skuqje te fytyres, hundes, faqeve ose rreth syve, qe perkeqesohet ne ekspozimin ndaj diellit, e shoqeruar dhe me dhimbje te kyceve.
8. Tek personat mbi 50 vjec: dhimbje e papritur ne shpatulla, me veshtiresi per tu cuar nga kolltuku, vecanerisht nese shoqerohet me dhimbje koke
9. Tek femrat ne periudhen e menopauzes, apo tek pacientet qe perdorin cortison: dhimbje e papritur e kurrizit vecanerisht pas nje sforcimi.
10. Tek personat e ndjeshem ndaj psoriasis: shfaqja e dhimbjeve te kyceve apo shtylles kurrizore.
•infoalb•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top