Fakte interesante rreth puthjes

Gjithkush duhet të dijë të puthë. Por çështja është: I dini ju vërtet të gjitha faktet dhe detajet interesante rreth puthjes? ثshtë e mirë, apo e keqe mënyra se si ju këmbeni puthjen? اfarë ndryshimi ka të puthurit në kultura dhe popuj të ndryshëm? Si puthin japonezët, francezët dhe të tjerët? اfarë të rejash të tjera mund të mësoni? Më poshtëë ju do të lexoni fakte nga më të çuditshmet për puthjen.

1- Një akt puthjeje vë në veprim 29 muskuj të fytyrës. Me fjalë të tjera, puthja mund të përdoret si një ushtrim efektiv për parandalimin e rrudhave në fytyrë.
2- Të dashurit këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale, proteinat dhe të tjera përbërje. Bazuar në studimet e fundit, këmbimi i këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave që e bëjnë më efikas bashkëveprimin e substancave mbrojtëse të organizmit kundrejt sëmundjeve të ndryshme.
3- Si rregull, 66 për qind e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjetër kënaqet duke parë se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjatë këmbimit të puthjes.
4- Sipas statistikave amerikane rezulton se çdo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra përpara se të martohet.
5- Një puthje e shpejtë romantike mund të djegë 2-3 kalori, ndërsa një puthje franceze (me gojë hapur dhe kontakt të gjuhës) mund të djegë më shumë se 5 kalori.
6- Ndjeshmëria e buzëve është 200 herë më lartë se ndjeshmëria e mollëzave të gishtërinjve.
7- Mendohet se burrat që i puthin gratë për t'i përshëndetur para se të dalin nga shtëpia, kur nisen për në punë çdo ditë, kanë avantazh në lidhje me të tjerët që s'e kanë këtë zakon, ata që thjesht mbyllin kanatin e derës e dalin. Thuhet se ata që përshëndeten me puthje jetojnë 5 vjet më shumë mesatarisht. Ndërsa burrat e tjerë kanë thënë se janë më të prirur për aksidente rrugore.
8- Një puthje pasionante për 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve të pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve në gjak dhe redukton një minutë nga jeta e personit.
9- Puthja franceze është quajtur "bashkimi i shpirtrave" në Francë. Nuk janë vetëm buzët që kryejnë këtë puthje, por është gjuha shumë aktive. Një puthje pasionante franceze është edhe ajo kur ndërveprojnë vetëm gjuhët.
10- Në ndryshim nga ajo që besohet në përgjithësi për puthjen e eskimezëve, ata nuk bashkojnë thjesht majat e hundëve, për të krijuar puthjen specifike të tyre, që bota njeh. Ata i hapin pak buzët përpara se të bashkojnë majat e hundëve. Dhe në këtë moment të shkurtër mbushen me frymë. Gjatë momentit kur bashkojnë majat e hundëve (që është në fakt puthja e tyre), ata lëshojnë ajrin që sapo thithën, në drejtim të njëri-tjetrit. Dhe arrihet kështu një shkëmbim i frymës, që vijon edhe gjatë kohës kur hundët tyre prekin faqet e njëri-tjetrit, pasi janë në përfundim të puthjes eskimeze. Një puthje eskimeze zgjat një deri në dy minuta.
11- Puthja në publik është zakonisht e papëlqyeshme në Japoni, në Tajvan, në Kinë dhe në Kore. Një puthje tipike japoneze nuk mund të jepet në publik. Përkundrazi puthja faqe të tjerëve konsiderohet si akt i njerëzve me moral të humbur dhe nuk miratohet, ajo quhet një zakon i shthurur i përëndimorëve. Ndërsa për adoleshentët e ish Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve '70, puthja në publik ishte një gjë e zakonshme dhe nënkuptonte takimin e parë, domethënë ata adoleshentë që putheshin kësisoj, sapo kishin vendosur një lidhje. Ndërsa japonezët e sotëm, edhe kur japim një puthje të shpejtë në publik, kujdesen të mbajnë një distancë të qartë dhe nuk puthen në buzë për më shumë se një sekondë.
12- Trupat e personave të angazhuar në puthje prodhojnë një substancë 200 herë më të fortë se morfina, në kuptimin e efektit narkotik. Kjo është arsyeja pse kur partnerët puthen, ata ndiejnë një lloj euforie dhe lumturie të thellë, ndërsa janë duke bërë këtë gjë.
13- Të puthurit mund t'i ndihmojë femrat të qetësohen dhe ul me lehtësi efektin e stresit tek ato.
14- Mesatarisht një njeri harxhon duke u puthur 20,16 minuta, ose thënë ndryshe dy javë të jetës së tij.
15- Puthja që zgjat një minutë mund të heqë nga trupi juaj 26 kalori.
16- Mesatarisht çdo person në botë është puthur në mënyrë romantike të paktën një herë pa i mbushur ende 14 vjeç.

TiranaObserver
 

Attachments

  • 4_kiss.jpg
    4_kiss.jpg
    11.2 KB · Shikime: 26
Last edited by a moderator:
Pe: Misteret e puthjes



Po ty ta pati qejfi qe vajte direkt te buzet LOL
shiko artikullin se eshte me me shume vlere
Per mendimin tim puthja sheron dhe semundje!

PS: ku e pe qe ishin lezbike ? :P

LOL Se po na ben te bejme chit-chat :P..
Normale buzet jane embelsia, cokollata, karamelja, cremi, kadaifi etj etj LOL i kenaqesise ne cift.. plus qe jam pak fanse e puthjeve ne buze.. :vajzturp

Jane te dyja me buzkuq.. meshkujt thua te vene buzkuq eee?! :P..

Sa per temen: Bashkohem me mendimin e Evit.. jane ilaç..
Pse mendoni ju kur i bie dikujt te fiket i bejne frrymarrje goje me goje se atij/asaj qe bie kaput ne toke ndjen butesine e buzeve :P LOL (shaka)..

Puthjet jane vertet sherim per shpirtin, sidomos kur ti jep nje person i embel dhe romantik..
 
Pe: Misteret e puthjes

Pse mi Love, lezbiket perjashtohen nga magjija e puthjeve. Apo... ata dine me mire, dhe ja dime me shume rendesine puthjeve..?:P
 
Pe: Misteret e puthjes

Loveeeee cben keshtu :P
Eshte edhe e ftohte me gjithe kete pasion :P

Sa per te mos dale jashte teme ( se nuk e lexova LOL) shume mbreselenes, informues etj etj
 
Pe: Misteret e puthjes

Pse mi Love, lezbiket perjashtohen nga magjija e puthjeve. Apo... ata dine me mire, dhe ja dime me shume rendesine puthjeve..?:P

Hahaha LOL Nuk i perjashtova jo por me beri cudi fakti qe ti gjete pikerisht nje foto te tille :P..

[MENTION=9466]Morena[/MENTION] pikerisht se ben ftohte duhet gjetur menyre nxehje.. Pse ben sikur si ke qejf ti eee.. :P
Nuk shpreh me te vertetat e mia pasionale.. se dhe njehere qe u shpreha po ju duken cudi, nuk jam prej hekuri jo :P..

Ps: do behet nje pastrim ne fund se na terheqin veshin pastaj dhe s'kam qejf se ben ftohte :D
 
Pe: Misteret e puthjes

me kto komente qe keni ber na e bet puthjen furr buke :P
 
Pe: Misteret e puthjes

Në kërkim të vete gjenezës së saj, antropologët tanë bashkëkohorë theksojnë se, puthja, ashtu sikurse e praktikojmë ne sot, së pari ka lindur nga kontakti i afër dhe i drejtpërdrejt fizik oral në mes të nënës dhe fëmijës.
/Adnan ABRASHI

Sinqerisht sjegim per prejardhjen e puthjes me duket shume i paarsyeshem per te mos thene shume banal. Po kafshet nga e mesuan, nga njerezit. Tash duhet te presim ndonje dite e te dali ndonje antropolog e te na tregoje se nga e ka prejardhjen seksi. Garant nga loja e vjeter: Mbylle vrimat me gishta :P
 
Pe: Misteret e puthjes

[MENTION=285]kitrra 123[/MENTION]

Kete menyre te ushqyerit te femijeve goje me goje me nenen, e kam pare edhe ne programe shkencore te ndryshme. Megjithate per tu thelluar me shume ne argument po postoj nje link, me perkthimin ne google mund te kuptohet sado pak..
Ky supozim është bërë edhe nga Desmond Morris, autori i famshëm britanik etologist i shumë librave mbi sjelljen e njeriut, i cili krijoi, duke treguar se nënat stimulonin fëmijët e tyre nepermjet përtypjes e ushqimit dhe ua jepnin atyre me gojë më gojë. Një mënyrë për të ushqyer fëmijët e ngjashme me ato të zogjve sot, duket i çuditshëm, por - Morris shkruan në librin e tij "Njeriu dhe sekretet e tij" - species sonë e ka praktikuar me siguri për më shumë se një milion vjet....

Pjese e perkthyer.. nga storia del bacio dalla preistoria ai nostri posteri (Achille della Ragione)
 
Titulli: Misteret e puthjes

Buzet jan nje nder pjeset me te ndjeshme te trupit,,,dhe istikti per te ndjer sa me paster dhe qart,,e con njeriun vet tek puthja ne buze! edhe sikur te ishin te verber,,
 
Pe: Fakte interesante rreth puthjes

interesante...
ca mekanizmi i komplikuar :p and so sweet ne te njejten kohe..
 
Redaktimi i fundit:
Fakte dhe detaje interesante rreth puthjes

I dini ju vertet te gjitha faktet dhe detajet interesante rreth puthjes? Eshte e mire, apo e keqe menyra se si ju kembeni puthjen? Me poshte ju do te lexoni fakte nga me te cuditshmet per puthjen.

Nje akt puthjeje ve ne veprim 29 muskuj te fytyres. Me fjale te tjera, puthja mund te perdoret si nje ushtrim efektiv per parandalimin e rrudhave ne fytyre.

Si rregull, 66 per qind e njerezve i mbajne syte mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjeter kenaqet duke pare se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjate kembimit te puthjes. Sipas statistikave amerikane rezulton se cdo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra perpara se te martohet.

Nje puthje e shpejte romantike mund te djege 2-3 kalori, ndersa nje puthje franceze ( me goje hapur dhe kontakt te gjuhes) mund te djege me shume se 5 kalori. Ndjeshmeria e buzeve eshte 200 here me larte se ndjeshmeria e mollezave te gishterinjve.

Nje puthje pasionante per 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve te pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve ne gjak dhe redukton nje minute nga jeta e personit.

Puthja franceze eshte quajtur “bashkimi i shpirtrave” ne France. Nuk jane vetem buzet qe kryejne kete puthje, por eshte gjuha shume aktive. Nje puthje pasionante franceze eshte edhe ajo kur nderveprojne vetem gjuhet.

Ne ndryshim nga ajo qe besohet ne pergjithesi per puthjen e eskimezeve, ata nuk bashkojne thjesht majat e hundeve, per te krijuar puthjen specifike te tyre, qe bota njeh. Ata i hapin pak buzet perpara se te bashkojne majat e hundeve. Dhe ne kete moment te shkurter mbushen me fryme.

Gjate momentit kur bashkojne majat e hundeve (qe eshte ne fakt puthja e tyre), ata leshojne ajrin qe sapo thithen, ne drejtim te njeri-tjetrit. Dhe arrihet keshtu nje shkembim i frymes, qe vijon edhe gjate kohes kur hundet tyre prekin faqet e njeri-tjetrit, pasi jane ne perfundim te puthjes eskimeze. Nje puthje eskimeze zgjat nje deri ne dy minuta.

Puthja ne publik eshte zakonisht e papelqyeshme ne Japoni, ne Tajvan, ne Kine dhe ne Kore. Te puthurit mund t’i ndihmoje femrat te qetesohen dhe ul me lehtesi efektin e stresit tek ato.Mesatarisht nje njeri harxhon duke u puthur 20,16 minuta, ose thene ndryshe dy jave te jetes se tij. Puthja qe zgjat nje minute mund te heqe nga trupi juaj 26 kalori. Mesatarisht cdo person ne bote eshte puthur ne menyre romantike te pakten nje here pa i mbushur ende 14 vjec.
kissing-300x194.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top