Fakte interesante rreth puthjes

Gjithkush duhet të dijë të puthë. Por çështja është: I dini ju vërtet të gjitha faktet dhe detajet interesante rreth puthjes? ثshtë e mirë, apo e keqe mënyra se si ju këmbeni puthjen? اfarë ndryshimi ka të puthurit në kultura dhe popuj të ndryshëm? Si puthin japonezët, francezët dhe të tjerët? اfarë të rejash të tjera mund të mësoni? Më poshtëë ju do të lexoni fakte nga më të çuditshmet për puthjen.

1- Një akt puthjeje vë në veprim 29 muskuj të fytyrës. Me fjalë të tjera, puthja mund të përdoret si një ushtrim efektiv për parandalimin e rrudhave në fytyrë.
2- Të dashurit këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale, proteinat dhe të tjera përbërje. Bazuar në studimet e fundit, këmbimi i këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave që e bëjnë më efikas bashkëveprimin e substancave mbrojtëse të organizmit kundrejt sëmundjeve të ndryshme.
3- Si rregull, 66 për qind e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjetër kënaqet duke parë se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjatë këmbimit të puthjes.
4- Sipas statistikave amerikane rezulton se çdo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra përpara se të martohet.
5- Një puthje e shpejtë romantike mund të djegë 2-3 kalori, ndërsa një puthje franceze (me gojë hapur dhe kontakt të gjuhës) mund të djegë më shumë se 5 kalori.
6- Ndjeshmëria e buzëve është 200 herë më lartë se ndjeshmëria e mollëzave të gishtërinjve.
7- Mendohet se burrat që i puthin gratë për t'i përshëndetur para se të dalin nga shtëpia, kur nisen për në punë çdo ditë, kanë avantazh në lidhje me të tjerët që s'e kanë këtë zakon, ata që thjesht mbyllin kanatin e derës e dalin. Thuhet se ata që përshëndeten me puthje jetojnë 5 vjet më shumë mesatarisht. Ndërsa burrat e tjerë kanë thënë se janë më të prirur për aksidente rrugore.
8- Një puthje pasionante për 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve të pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve në gjak dhe redukton një minutë nga jeta e personit.
9- Puthja franceze është quajtur "bashkimi i shpirtrave" në Francë. Nuk janë vetëm buzët që kryejnë këtë puthje, por është gjuha shumë aktive. Një puthje pasionante franceze është edhe ajo kur ndërveprojnë vetëm gjuhët.
10- Në ndryshim nga ajo që besohet në përgjithësi për puthjen e eskimezëve, ata nuk bashkojnë thjesht majat e hundëve, për të krijuar puthjen specifike të tyre, që bota njeh. Ata i hapin pak buzët përpara se të bashkojnë majat e hundëve. Dhe në këtë moment të shkurtër mbushen me frymë. Gjatë momentit kur bashkojnë majat e hundëve (që është në fakt puthja e tyre), ata lëshojnë ajrin që sapo thithën, në drejtim të njëri-tjetrit. Dhe arrihet kështu një shkëmbim i frymës, që vijon edhe gjatë kohës kur hundët tyre prekin faqet e njëri-tjetrit, pasi janë në përfundim të puthjes eskimeze. Një puthje eskimeze zgjat një deri në dy minuta.
11- Puthja në publik është zakonisht e papëlqyeshme në Japoni, në Tajvan, në Kinë dhe në Kore. Një puthje tipike japoneze nuk mund të jepet në publik. Përkundrazi puthja faqe të tjerëve konsiderohet si akt i njerëzve me moral të humbur dhe nuk miratohet, ajo quhet një zakon i shthurur i përëndimorëve. Ndërsa për adoleshentët e ish Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve '70, puthja në publik ishte një gjë e zakonshme dhe nënkuptonte takimin e parë, domethënë ata adoleshentë që putheshin kësisoj, sapo kishin vendosur një lidhje. Ndërsa japonezët e sotëm, edhe kur japim një puthje të shpejtë në publik, kujdesen të mbajnë një distancë të qartë dhe nuk puthen në buzë për më shumë se një sekondë.
12- Trupat e personave të angazhuar në puthje prodhojnë një substancë 200 herë më të fortë se morfina, në kuptimin e efektit narkotik. Kjo është arsyeja pse kur partnerët puthen, ata ndiejnë një lloj euforie dhe lumturie të thellë, ndërsa janë duke bërë këtë gjë.
13- Të puthurit mund t'i ndihmojë femrat të qetësohen dhe ul me lehtësi efektin e stresit tek ato.
14- Mesatarisht një njeri harxhon duke u puthur 20,16 minuta, ose thënë ndryshe dy javë të jetës së tij.
15- Puthja që zgjat një minutë mund të heqë nga trupi juaj 26 kalori.
16- Mesatarisht çdo person në botë është puthur në mënyrë romantike të paktën një herë pa i mbushur ende 14 vjeç.

TiranaObserver
 

Attachments

  • 4_kiss.jpg
    4_kiss.jpg
    11.2 KB · Shikime: 26
Last edited by a moderator:
4- Sipas statistikave amerikane rezulton se çdo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra përpara se të martohet.

:)

:P

po ne shqiperi nuk e dine keto se vajzat kane thyer edhe rekord :)
 
15- Puthja që zgjat një minutë mund të heqë nga trupi juaj 26 kalori.


Po ata qe rrin nga tre ore duke u puthur per shen valentin,ke ajo gara...ngelkan pa kalori fare?????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
15- Puthja që zgjat një minutë mund të heqë nga trupi juaj 26 kalori.


Po ata qe rrin nga tre ore duke u puthur per shen valentin,ke ajo gara...ngelkan pa kalori fare?????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
sa kalori mendon qe ke ti ne trup qe per 3h i humbe te tera?:D sipas teje kta mbas sh Valentinit vdesin te tere?:D

nejse nejse....


mua akoma smi ka thene asnjeri kush jan ato 29 muskuj qe hyn ne funksion kur puthesh....sinqerisht do me pelqente sh ti digjoja emrat shqip...me ndihmon njeri?
 
une faktet interesante dhe shpenzimet e puthjes ua le shkenctareve se skam kohe te mirrem me to :ciaoo: veq di me ju thene se secila femer karakterizohet me shije dhe menyre te vecante te puthjes :gjujpeshk::gjujpeshk: mjafton kjo ? ky eshte nje konkluzion imi i vertetuar ne menyre shkencore tek dy femrat qe kam pasur gjate jetes sime :ohh:
 
Un mendoj se puthja esht nje shkembim informacionesh tek femra dhe mashkulli dhe .... Sa me sh zgjat puthja:dashuri: AQ ME SHUM INFORMACIONE MERREN E JEPEN :kercejme:
 
14- Mesatarisht një njeri harxhon duke u puthur 20,16 minuta, ose thënë ndryshe dy javë të jetës së tij.

sa pak qe ngjan kur e lexon..sa shum kur e mendon!
 
mi thot njeri dhe mua ato 29 muskujt...se i bera histori une?!:D
ju lutem:)
 
Puthja nuk eshte vetem ceshtje buzesh !

Rrahjet e zemrës, 180 të rrahura në minutë. Presioni i gjakut: 150 mm. Zgjerim i bebeve të syrit dhe thuajse bllokim i mushkërive. Fytyra merr një ngjyrë të kuqe të ndezur, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Trupi përshkohet nga të dridhura dhe qimet ngrihen përpjetë. ثshtë ky efekti i quajtur “zemra në grykë”, i njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat, ose siç konsiderohet rëndom, ai emocioni i fortë që provon njeriu sa pothuajse i del vetja jashtë kontrollit. Kjo është pra “puthja e parë”. Por, sipas andrologëve, gjithnjë nëse ka vërtet një ndjenjë mes dy vetëve. Sepse përndryshe reagimi i vetëm do të përkufizohej si ankth”. Puthja është më seksi se çdo reaksion tjetër kimik dhe do të meritonte një kurs më vete në universitet.

Pëlqimi “pamor” duhet të ketë përkimin e tij fizik, të prekshëm dhe të vërtetë dhe puthja është prova e parë e një serie të gjatë mes atij dhe asaj. Ndërkohë, që buzët afrohen, futen në punë hundët, të cilat thithin feromonet e partnerit. Këto të fundit janë pjesëza të padukshme, por shumë të rëndësishme, sepse përmbajnë erën, kështu që shërbejnë si bazë për pëlqimin fizik. ثshtë njëlloj si të shohësh një copë tortë me krem: të ndjell, por ka një erë të pakëndshme. Në të njëjtën mënyrë, nëse feromonet e partnerit nuk të pëlqejnë, puthja do të jetë një dështim dhe nuk do të çojë më tej. Por nëse partneri përdor një teknikë të pëlqyeshme dhe eksituese, adrenalina dhe noradrenalina (substanca këto që prodhohen nga gjendrat mbiveshkore) japin pëlqimin e tyre duke ulëritur. Atëherë puthjet ndjekin njëra- tjetrën.

ثshtë llogaritur që gjatë javëve të para, dy të dashuruar puthen deri 60 herë brenda një ditë. Dhe nëpërmjet puthjes dhe furtunës kimike që lidhet me te, kalohet në fazën e seksit dhe të ndjenjës. Sipas studiuesve faza e puthjes është vendimtare edhe për disa arsye të tjera. Puthja fut në lojë jo vetëm gojën dhe gjuhën, por edhe sytë dhe duart, sepse përkëdheljet dhe lojërat me gishtat, në fakt, ndihmojnë për ta bërë më të efektshme dhe më domethënëse puthjen.

Një “puthje e parë” e cila është pa dyshim e paharruar, përbën një bazë jashtëzakonisht të fortë për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe është shumë më e rëndësishme se afërsia kulturore apo artistike. Më mirë të puthësh mirë, se të hiqesh se e do shumë thjesht për t’i bërë përshtypje asaj. I dashuruari ashtu si artisti është dikush që nga normal shndërrohet në të veçantë, nga i zakonshëm në të jashtëzakonshëm, pikërisht sepse takon gojën e duhur mbi të cilën prehet. Filozofia të fton ta shfrytëzosh këtë ndjenjë për të jetuar (edhe pse përkohësisht) si artist dhe artistike do të jenë edhe lëvizjet dhe fjalët tona. Nëse marrim pjesë me gjithë qenien tonë, puthjet mund të shndërrohen në vepra arti, të paharrueshme.
 
Puthja praktikisht paraqet shprehjen e dashurisë, intimitetit, përkatësisë dhe respektit. Por, shikuar realisht, dëshira për puthje, nuk është vetëm nevojë psikologjike, por ajo nga aspekti fiziologjik shfaqet edhe si reagim kimik-biologjik. Andaj, lirisht mund të konstatojmë se, sa më e fortë të jetë kjo dëshirë, aq më të forta dhe më të shprehura do të jenë rekcionet kimike në organizmin tonë.

Puthja është një veprim përmes së cilës, ne, përkatës të gjinisë njerëzorë, i shprehim dhe i manifestojmë ndjenjat dhe emocionet tona në mënyra dhe situata të ndryshme. Në përgjithësi, puthjen mund ta definojmë si një akt formal të afërsisë, miqësisë, njomësisë, mbrojtjes, epshit, provokimit dhe erotikës. Po ashtu, në të shumtën e rasteve dhe situatave, puthja mund të shfaqet edhe si akt i respektit dhe nënshtrimit, e shpesh herë, edhe si veprim intim dhe amënorë.
Në kërkim të vete gjenezës së saj, antropologët tanë bashkëkohorë theksojnë se, puthja, ashtu sikurse e praktikojmë ne sot, së pari ka lindur nga kontakti i afër dhe i drejtpërdrejt fizik oral në mes të nënës dhe fëmijës. Ashtu, sikurse zogjtë i ushqejnë të vegjlit e vetë, në kohët shumë më të lashta, nënat përmes futjes nga goja në gojë të ushqimit të gatshëm dhe të përtypur më parë nga ajo, i kanë ushqyer foshnjën e porsalindura. Kështu, me kohë, kjo formë, përveç si mënyrë e përmbushjes së nevojës biologjike, ka ndikuar edhe në rrënjosjen psikologjike të ndjenjës së sigurisë dhe mbrojtjes, e të cilën ne sot, si një veprim, e kemi të rrënjosur thellësisht në ndërvedijen kolektive të racës njerëzore. Ndërsa, sa i përket shprehjes më të madhe të saj tek akti seksual, sigurisht ajo ka rrjedhë nga ngacmimi i pozitës së kontaktit drejtpërdrejt fizik, nga njëra anë, dhe afërsisë intime ballë për ballë me partnerin, nga ana tjetër.
Edhe pse puthja si akt dhe veprim është i njohur dhe i praktikuar në të gjitha kulturat dhe civilizimet e ndryshme të botës, ajo tek shumica e tyre ka simbolikë dhe domethënie të ndryshme. P.sh. eskimezët, maorët dhe polonezët, si shenjë puthjes preken me hundë.
Në shtetet arabe, puthja konsiderohet si gjest i respektit, ndërsa në Maroku personi më i ri, më të vjetrit, së pari ia puth dorën e më pas majën e kokës.
Puthja në dorë tek shumë popuj të ndryshëm gjithnjë është konsideruar si nderim dhe respekt, ndërsa puthja e gjurit dhe i shputës së këmbës, si gjest i nënshtrimit dhe servilizmit.
 
Për kinezët dhe japonezët puthja është një akt erotik seksual dhe merret si diçka intime, andaj, nuk lejohet që të bëhet publikisht dhe në pranin e të tjerëve. Po ashtu indusët, por edhe shumë popuj tjerë, puthen publike e konsiderojnë si tabu që ndeshet ngushtë me normat morale dhe fetare të sjelljes shoqërore. Në Indi ta zëmë, edhe filmat si krijimtari artistike ku sado pak të jetë i shfaqur ndonjë akt i vogël i puthjes në mes të gjinive të kundërta, censurohet ashpër!
Në ishullin Hokaido të Japonisë, si karakteristikë e jashtëzakonshme e mënyrës së shprehjes erotike të dashurisë është kafshimi në mes të partnerëve të gjinive të kundërta, ndërsa në Bali, si kulminim i shprehjes së intimitetit të ndërsjellët në mes partnerëve bëhet përmes afrimit të fytyrave, lëmimit dhe prekjes, si dhe thithja me errëmarrëje e ngrohtësisë dhe erës së lëkurës të njëri- tjetrit.
Për fiset afrikane goja konsiderohet vrimë dalëse, andaj puthja gjatë aktit erotik bëhet nga bindja e ekzistimit të frikës se nga ajo mund të del shpirti. Ndërsa, po në kontinentin e Afrikës, fiset nigeriane, puthjen e konsiderojnë si një veprim ngjashëm me kanibalizmin, andaj dhe akterët e saj dënohen ashpër me rrahje me kamxhik.
Nga të gjitha llojet e puthjeve dhe pavarësisht se çfarë qasje do të kemi ndaj saj, sot në botë si më e njohura dhe më e përhapura është puthja evropiane, e ashtuquajtur si "puthje franceze"(buzë me buzë). Kjo mënyrë e puthjes, përveç se sjell dorëzimin, përkatësinë dhe ndenjën e afërsisë në mes të partnerëve, cilësohet edhe si një shqisë shtojce stimuluese.
Nga ekspertët përkatës bashkëkohorë, kjo mënyrë e puthjes, konsiderohet si një gjimnastikë e zemrës dhe muskujve: ajo i ngjallë të gjitha shqisat tona të tjera ekzistuese, pulsi ngritët në 150 të rrahura, për 7 sekonda trupi shpenzon 12 kalori, dhe, njëkohësisht, në at moment, në mënyrë paralele janë në aktivitet 34 muskuj fasciale (të fytyrës) dhe 40 muskuj të qafës dhe kokës.
Në fund, psikologët për puthjen konstatojnë se ka funksion dhe rëndësi të shumëfishtë për bërësit e saj, sepse në disa raste ajo ndikon edhe si shëruese dhe ka forcë mistike. Pa dyshim se, mundësia e puthjes është që më shumë shpirtërisht t'i ofroj dy persona se sa vet akti seksual.
Sido që të jetë, si kuriozitet, në kontest të temës, mos t'i harrojmë t'i përmendim as shembujt nga përrallat e famshme ku me puthje ngritët nga gjumi 100 vjeçar bukuroshja e fjetur, ndërsa bretkosën puthja e ka shndërruar në princ.
E... në të vërtetë... duhet pranuar se ne, ndoshta ende sot e kësaj dite nuk i njohim mundësitë, fuqinë dhe rëndësinë e saj të vërtetë...


Adnan Abrashi
 
Te puthesh eshte...

Nje nga rruget me te lehta te shprehesh afeksion dhe te thuash te dua. Puthja eshte nje gjuhe universale qe nuk kerkon perkthim te percjelli mesazhin e saj.Te puthesh ka perfitime per shendetin te mrekullushme.Puthjet me te mira eshte nje site fotoje puthjesh unike qe promovon fuqine e dashurise mbas cdo puthje. 10-shja e puthjeve me te mira shendetsore: Jane dokumentuar ne studimet shendetsore duke ofruar avantazhe te mrekullueshme per nje jete te gjate e te shendetshme.
1.Te tere ato te cilet i dhurojn puthjen e mirupafshit cdo mengjes te dashurve te tyre jetojn pese vjet me shume sesa njerzit te cilet nuk e bejne.
2.Puthja te jep ndjesi vlersimi per veten.Te ben te ndjehesh i vlersuar dhe ndihmon ne mendimet pozitive.
3.Te puthesh do te thote te djegesh kalori,2-3 kalori pas cdo puthje dhe mund te dyfishoj shpejtesine metabolike.Sipas studimeve tre puthje pasionante ne dite(te zgjasin te pakten 20 sekonda) te bejne te humbesh rreth 1 kg!!!!Eshte koha te filloni kete diet te puthjes!
4.Puthja eshte e njohur si nje menyre e heqjes se stresit.Puthjet pasionante te clirojne tensionet,pakeson energjite negative dhe te bejne te ndihesh shume mire,dhe pakeson kolesterolin ne hormonet tuaja.
5.Puthja perdore 30 muskujt e faqeve dhe te ndihmon te mabsh eshte qafet ne forme.
6.Puthja te ben mire edhe per zemren.Me ane te saj zemra ben te mundur qe te qarkulloj me shume gjak ne te tere trupin.Puthjet e perhershme jane shkencerisht te provuara qe stabilizon aktivitetin kardiovaskular,dhe ul presionin e gjakut dhe kolesterolin.
7.Te tere ato qe puthen ne menyre te vazhdueshme jane me pak te shtyre te vuajne nga stomaku dhe infeksione te gjakut.
8.Gjate nje puthje,disa antibiotik natural jane te fshehura ne saliva.Gjithashtu saliva permban nje tip ilaci qe ndihmon ne uljen e dhimbjeve.
9.Te puthesh pakeson ankthin dhe :"heq ate zhurmen ne koke".Rrit nivelin e oksitocines,nje hormon qe nxit qetesine dhe te jep nje ndjesi paqeje.
10.Endrofina qe prodhohet nga puthja eshte 200 here me e fuqishme dhe efektive sesa morfina./shqiperia/
 
Titulli: Te puthesh eshte...

Puthja - fenomeni më i 'cmendur” i dashurise

Gjithkush duhet te dije te puthe, ky eshte çelesi qe hap dyert e dashurise dhe pasionit te zjarrte. Kur puthni duhet te dini te gjitha detajet dhe dometheniet rreth puthjes. Edhe puthja si akt dashurie ka histori te saj. Sipas studiuesve thuhet se puthja e relakson njeriun dhjete here me shume se çokollata. Nje akt puthjeje ve ne veprim 29 muskuj te fytyres, e cila mund te perdoret si nje ushtrim per parandalimin e rrudhave ne fytyre. Kur njerezit puthen kembejne peshtymen gjate puthjes dhe dihet se ajo permban disa lloje substancash, ku nuk mungojne mikrobet, kriperat minerale, proteinat dhe te tjera perberje.

Bazuar ne studimet e fundit, kembimi i ketyre substancave gjate puthjes mund te reflektoje ne permiresimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave kunder semundjeve te ndryshme. Nje puthje e shpejte romantike mund te djege 2-3 kalori, ndersa nje puthje franceze mund te djege me shume se 5 kalori. Ndjeshmeria e buzeve eshte 200 here me e larte se ndjeshmeria e mollezave te gishterinjve. Po ashtu thuhet se ata qe pershendeten me puthje jetojne 5 vjet me shume mesatarisht. Puthja me e popullarizuar, “puthja franceze” eshte quajtur “bashkimi i shpirtrave” ne France, ketu nuk jane vetem buzet qe kryejne kete puthje, por eshte gjuha shume aktive. Puthja eshte po ashtu pjesa me e rendesishme e paralojes seksuale, prandaj eshte e rendesishme te kuptoni se ne çfare situate çfare puthje te dhuroni:

Puthja franceze

Edhe pse te gjithe e dime se çfare eshte puthja dhe si duhet puthur, e ashtuquajtura puthje franceze eshte e zjarrte, por ajo eshte edhe hulumtim subtil i buzeve te partnerit. Prandaj, mos u beni agresive.

Puthja ne buze

Puthja ne buze eshte serioze, permes puthjes ne buze deshmohet nje lloje besimi i madh tek partneri e sidomos kur gjate puthjes partneri ua prek fytyren apo floket. Kjo eshte shenja e pare e lindjes se nje dashurie.

Puthja ne qafe

Me shume se 80 per qind e femrave thone se qafa e tyre eshte nje pjese shume e ndjeshme dhe kur nje femer ia ofron qafen nje mashkulli ai duhet me shume kujdes dhe dashuri te ia puth sepse shume lehte mund ta irritoje ate.

Puthja ne faqe

Puthja ne faqe ne kohen e sotme trajtohet si feminore, por eshte e gabuar. Jepjani nga nje puthje ne faqe partnerit nga disa here ne dite dhe buzeqeshni. Me kete i tregoni se ai/ajo ende eshte e vlefshme per ju dhe jeni i interesuar per te.Shqiperia
 
Titulli: Te puthesh eshte...

Nje puthje shemb nje mal me fjale te bukura...
Nje mal me fjale s'vlen sa e puthura...
 
Titulli: Te puthesh eshte...

puthja prek zemren e partnerit dhe njom shkretetiren e buzeve,,,
 
Titulli: Te puthesh eshte...

Puthja - fenomeni më i 'cmendur” i dashurise


Puthja ne faqe

Puthja ne faqe ne kohen e sotme trajtohet si feminore, por eshte e gabuar. Jepjani nga nje puthje ne faqe partnerit nga disa here ne dite dhe buzeqeshni. Me kete i tregoni se ai/ajo ende eshte e vlefshme per ju dhe jeni i interesuar per te.Shqiperia

devito ...qe sot e tutje puthje ne faqe do kesh :puthdore:
 
Titulli: Te puthesh eshte...

un kam qef kur me puth te balli dhe te barku
 
Titulli: Te puthesh eshte...

3.Te puthesh do te thote te djegesh kalori,2-3 kalori pas cdo puthje dhe mund te dyfishoj shpejtesine metabolike.Sipas studimeve tre puthje pasionante ne dite(te zgjasin te pakten 20 sekonda) te bejne te humbesh rreth 1 kg!!!!


Prandaj Vrisja mendjen un pse sa vjen dhe dobesohem :o :(
 
Titulli: Te puthesh eshte...

kur 2 persona t'dashuruar puthen atheer shpirtat e tyre bashkohen e kjo e bon edhe ma tmir puthjen:$
 
Pe: Fakte interesante rreth puthjes

Interesante....
7- Mendohet se burrat që i puthin gratë për t'i përshëndetur para se të dalin nga shtëpia, kur nisen për në punë çdo ditë, kanë avantazh në lidhje me të tjerët që s'e kanë këtë zakon, ata që thjesht mbyllin kanatin e derës e dalin. Thuhet se ata që përshëndeten me puthje jetojnë 5 vjet më shumë mesatarisht. Ndërsa burrat e tjerë kanë thënë se janë më të prirur për aksidente rrugore.
Ato qe bejne aksidente nuk paskan puthur para se te ikin...
 
Pe: Fakte interesante rreth puthjes

nuk dija piken 4 ( qe sna hyn fare ne pun ) dhe piken e fundit... vetem un sjam puthur kur isha 14 vjece ? i vetmi qe provoj i rash me shishe birre ne koke
ahahahhahaa
akoma sot se ka harruar :D
 
Pe: Fakte interesante rreth puthjes

Hmmmm sa me ka mar malli me puth...
 
Titulli: Fakte interesante rreth puthjes

Master shko fshiji buzt per shtyll :P

Grave amerikane hallall ju baft Zoti 80 meshkuj para marteses,kurse ne shqipni ankohen per nji :D
 
Pe: Fakte interesante rreth puthjes

BoBoBo meqe qenka kshu duhet me i dhon puthjet me paramendim :P qenka lodhje kjo gje :P
 
Misteret e puthjes

Në kërkim të vete gjenezës së saj, antropologët tanë bashkëkohorë theksojnë se, puthja, ashtu sikurse e praktikojmë ne sot, së pari ka lindur nga kontakti i afër dhe i drejtpërdrejt fizik oral në mes të nënës dhe fëmijës. Ashtu, sikurse zogjtë i ushqejnë të vegjlit e vetë, në kohët shumë më të lashta, nënat përmes futjes nga goja në gojë të ushqimit të gatshëm dhe të përtypur më parë nga ajo, i kanë ushqyer foshnjën e porsalindura. Kështu, me kohë, kjo formë, përveç si mënyrë e përmbushjes së nevojës biologjike, ka ndikuar edhe në rrënjosjen psikologjike të ndjenjës së sigurisë dhe mbrojtjes, e të cilën ne sot, si një veprim, e kemi të rrënjosur thellësisht në ndërvedijen kolektive të racës njerëzore.

Puthja është një veprim përmes së cilës, ne, përkatës të gjinisë njerëzorë, i shprehim dhe i manifestojmë ndjenjat dhe emocionet tona në mënyra dhe situata të ndryshme. Në përgjithësi, puthjen mund ta definojmë si një akt formal të afërsisë, miqësisë, njomësisë, mbrojtjes, epshit, provokimit dhe erotikës. Po ashtu, në të shumtën e rasteve dhe situatave, puthja mund të shfaqet edhe si akt i respektit dhe nënshtrimit, e shpesh herë, edhe si veprim intim dhe amënorë.
Ndërsa, sa i përket shprehjes më të madhe të saj tek akti seksual, sigurisht ajo ka rrjedhë nga ngacmimi i pozitës së kontaktit drejtpërdrejt fizik, nga njëra anë, dhe afërsisë intime ballë për ballë me partnerin, nga ana tjetër.

Edhe pse puthja si akt dhe veprim është i njohur dhe i praktikuar në të gjitha kulturat dhe civilizimet e ndryshme të botës, ajo tek shumica e tyre ka simbolikë dhe domethënie të ndryshme. P.sh. eskimezët, maorët dhe polonezët, si shenjë puthjes preken me hundë.

Në shtetet arabe, puthja konsiderohet si gjest i respektit, ndërsa në Marok personi më i ri, më të vjetrit, së pari ia puth dorën e më pas majën e kokës.

Puthja në dorë tek shumë popuj të ndryshëm gjithnjë është konsideruar si nderim dhe respekt, ndërsa puthja e gjurit dhe i shputës së këmbës, si gjest i nënshtrimit dhe servilizmit.
Për kinezët dhe japonezët puthja është një akt erotik seksual dhe merret si diçka intime, andaj, nuk lejohet që të bëhet publikisht dhe në pranin e të tjerëve. Po ashtu indusët, por edhe shumë popuj tjerë, puthen publike e konsiderojnë si tabu që ndeshet ngushtë me normat morale dhe fetare të sjelljes shoqërore. Në Indi ta zëmë, edhe filmat si krijimtari artistike ku sado pak të jetë i shfaqur ndonjë akt i vogël i puthjes në mes të gjinive të kundërta, censurohet ashpër!

Në ishullin Hokaido të Japonisë, si karakteristikë e jashtëzakonshme e mënyrës së shprehjes erotike të dashurisë është kafshimi në mes të partnerëve të gjinive të kundërta, ndërsa në Bali, si kulminim i shprehjes së intimitetit të ndërsjellët në mes partnerëve bëhet përmes afrimit të fytyrave, lëmimit dhe prekjes, si dhe thithja me errëmarrëje e ngrohtësisë dhe erës së lëkurës të njëri- tjetrit.

Për fiset afrikane goja konsiderohet vrimë dalëse, andaj puthja gjatë aktit erotik bëhet nga bindja e ekzistimit të frikës se nga ajo mund të del shpirti. Ndërsa, po në kontinentin e Afrikës, fiset nigeriane, puthjen e konsiderojnë si një veprim ngjashëm me kanibalizmin, andaj dhe akterët e saj dënohen ashpër me rrahje me kamxhik.

Nga të gjitha llojet e puthjeve dhe pavarësisht se çfarë qasje do të kemi ndaj saj, sot në botë si më e njohura dhe më e përhapura është puthja evropiane, e ashtuquajtur si "puthje franceze"(buzë me buzë). Kjo mënyrë e puthjes, përveç se sjell dorëzimin, përkatësinë dhe ndenjën e afërsisë në mes të partnerëve, cilësohet edhe si një shqisë shtojce stimuluese.

Nga ekspertët përkatës bashkëkohorë, kjo mënyrë e puthjes, konsiderohet si një gjimnastikë e zemrës dhe muskujve: ajo i ngjallë të gjitha shqisat tona të tjera ekzistuese, pulsi ngritët në 150 të rrahura, për 7 sekonda trupi shpenzon 12 kalori, dhe, njëkohësisht, në at moment, në mënyrë paralele janë në aktivitet 34 muskuj fasciale (të fytyrës) dhe 40 muskuj të qafës dhe kokës.

Në fund, psikologët për puthjen konstatojnë se ka funksion dhe rëndësi të shumëfishtë për bërësit e saj, sepse në disa raste ajo ndikon edhe si shëruese dhe ka forcë mistike. Pa dyshim se, mundësia e puthjes është që më shumë shpirtërisht t'i ofroj dy persona se sa vet akti seksual.

Sido që të jetë, si kuriozitet, në kontest të temës, mos t'i harrojmë t'i përmendim as shembujt nga përrallat e famshme ku me puthje ngritët nga gjumi 100 vjeçar bukuroshja e fjetur, ndërsa bretkosën puthja e ka shndërruar në princ.

E... në të vërtetë... duhet pranuar se ne, ndoshta ende sot e kësaj dite nuk i njohim mundësitë, fuqinë dhe rëndësinë e saj të vërtetë...?
/Adnan ABRASHI
 

Attachments

  • bacccccccio.jpg
    bacccccccio.jpg
    7.7 KB · Shikime: 10
Last edited by a moderator:
Pe: Misteret e puthjes

LOL Ku ma gjete kete foto :p.. Dukesh qenke fan i lesbikeve.. :p
 
Pe: Misteret e puthjes

LOL Ku ma gjete kete foto :p.. Dukesh qenke fan i lesbikeve.. :p

Po ty ta pati qejfi qe vajte direkt te buzet LOL
shiko artikullin se eshte me me shume vlere
Per mendimin tim puthja sheron dhe semundje!

PS: ku e pe qe ishin lezbike ? :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top