Faik Konica

Bilderberg

Anëtar i ri
ZBULONI FAIK KONICثN GJUHثTAR… - Shkruan: ADMIRINA PEاI Revista „MILOSAO“


Ana e Panjohur

Rreth 100 shkrime për gjuhësinë na shpalosin një anë krejt të panjohur të eruditit të madh. Faik Konica në një përpjekje për të ringjallur gjuhën shqipe. Në vitet më të vështira për shqipen ai dha kontribut të rrallë për pasurimin dhe modernizimin e saj, sidomos të leksikut deri atëherë të rrudhur, të cunguar e të asfiksuar prej hegjemonisë gjuhësore turke

1Konica.jpg Faik Konica


ZBULONI FAIK KONICثN GJUHثTAR…

Shkruan: ADMIRINA PEاI Revista „MILOSAO“

Përherë të parë mund të zbulojmë Faik Konicën si gjuhëtar. Në shk rimet e tij për gjuhësinë shënohen përjekjet e para serioze, si një kon tribut i vyer për gjuhën shqipe. Janë rreth 100 shkrime që na e plotësojnë panoramën e Konicës gjuhëtar. Një pasuri e mbledhur me kujdes nga studiuesja Kristina Jorgaqi, e cila na kujton se Konica ishte asokohe personazhi më i pikasur për ringjalljen e gjuhës shqipe, me përgatitje profesionale dhe përkushtim atdhetar si rrallëkush tjetër.

Në fund të viteve ‘800, e në në fillesë të ‘900-ës shqipja ishte e brishtë. Një gjuhë e ndaluar në vend për t‘u shkruar e mësuar në shkolla, një gjuhë që kërkonte shumë për t‘u ngritur në këmbë.
Asokohe, Konica, një djalosh që sapo kishte kaluar të njëzetat, ishte një personalitet i vërtetë, i diplomuar në universitetin më të famshëm Collage de France. "Edhe pse pa diplomën e gjuhëtarit në xhep, (të cilën do të mund ta siguronte vetëm dy dekada më pas në Harvard University në Massachussets të SHBA), Konica do ta tregonte veten një profesionist të shkëlqyer. E kush mund t‘ia mohonte këtë kontribut një njeriu që për herë të parë shtronte hapur, me forcë, e mbi të gjitha, në mënyrë racionale e me profesionbalizëm çështjen e krijimit të një shqipeje të përbashkët, si mjeti kryesor i komunikimit mes shqiptarëve; problemin e shkrimit të kësaj gjuhe me një alfabet të vetëm e me bazë latine, por edhe me rregullat e saj drejtshkrimore; çështjen e lëvrimit, pasurimit dhe modernizimit të shqipes, sidomos të leksikut të saj, deri atëherë të rrudhur, të cunguar e të asfiksuar prej hegjemonisë gjuhësore turke…." Kristina Jorgaqi, e cila mbërriti tek ky libër ndërsa përgatiste fjalorin publicistik të Faik Konicës (1876-1942), ka shumë më tepër argumente se kaq. Ajo na bind e na drejton tek këto 100 shkrime të Konicës, ndërsa na josh me zbulimin e një hapësire thuajse të panjohur të mendimtarit të madh. Sepse libri i saj "Mendime gjuhësie" zbulon për herë të parë e në mënyrë të plotë kontributin e Faik Konicës si gjuhëtar. Në këto 100 shkrime janë më së shumti artikuj e shënime të natyrës gjuhësore, qëmtuar e mbledhur në shtyp e botime të ndryshme, që i takojnë një periudhe 40-vjeçare (1897- 1938).

Të kthyera në alfabetin e sotëm, të pajisura me shënime sqaruese si dhe me një fjalor të fjalëve pak ose aspak të njohura të përdorura në to, shkrimet gjuhësore të Konicës mund të lexohen pa vështirësi nga të gjithë: studiues e studentë të gjuhës, të shkencave letrare e sociale, pedagogë dhe mësues të gjuhës e të letërsisë, bibliofilë, por edhe lexues të apasionuar pas krijimtarisë së Faik Konicës. Disa nga shkrimet që janë futur në "Mendime gjuhësie" mund të përmendim: Për themelin e nja gjuhës letrarishtes shqip (1897), Gjuha e bijve të shqipes (1897), Bukuri, dobi, vdobësi e gjuhës inglisht( 1897), Neologjizmat dhe ligjet e zhvillimit fonetik në gjuhën shqipe(1897), Etimologji e lojëra fjalësh. Rreth një libri (1897), اështja e shkrimit shqip, (1897), Shëndeti i profesorit Gustav Meyer (1897), Dialektet shqipe dhe nevoja e shkrirjes së tyre(1897), Shënime gjuhësore. Mbi disa rregulla drejtshkrimore (1898), Gjuha shqip në rrezik( 1902), Gjuha dhe një pjesë e gurmazit (1922), Fjalë shqipe e bishtëra sllave (1903), Mbi etimologjinë e fjalës Albania (1904), etj. Kristina Jorgaqi na dëshmon me këtë libër se ka dalë në pah një punë e frytshme kërkimore mbi materiale pjesa më e madhe e të cilave janë artikuj që Faik Konica i botoi rregullisht në revistën "Albania" në vitet 1897-1909, por edhe në gazetën Dielli e në ndonjë tjetër. Pjesa tjetër përbëhet prej një studimi gjuhësor të mirëfilltë, i pari dhe i vetmi i këtij lloji i hartuar prej tij, të cilin Konica e botoi frëngjisht në Bruksel më 1904 (Sprovë për gjuhët natyrore dhe artificiale); si dhe një kapitulli, "Gjuha dhe letërsia", shkëputur prej esesë "Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore" dhe ese të tjera. Botim i shtëpisë botuese Ombra GVG, nga "Mendime gjuhësie" do të shkëpusim për lexuesit dhe do të botojmë 5 fragmente nga shkrimet e Konicës, si një mundësi "takimi" me këtë hapësirë të panjohur të eruditit të famshëm. - Pasazhe nga pesë artikuj të Konicës mbi gjuhën

DIALEKTET SHQIPE DHE NEVOJA E SHKRIRJES Sث TYRE

Dy dialekte të mëdha, - të cilat ndahen vetë në dialekte të tjera, por shumë pak të rëndësishme, - e ndajnë Shqipërinë në mes: dialekti gegë në Veri dhe dialekti toskë në Jug. Një lumë, Shkumbini, shënon pikënisjen e dy dialekteve.

Duke studiuar, qoftë edhe përciptas, natyrën e gegërishtes e të toskërishtes, nuk vonojmë të vëmë re se dallimet mes tyre nuk janë më të mëdha nga ato që shquajnë mënyrën e të folurit të një normani nga ajo e një guaskoni. Në fund të fundit mund të thuhet se ky dallim kufizohet në ngjyrime shqiptimore. Por në një vend ku traditat shkollore mungojnë, këto ndryshime shqiptimore janë theksuar në vend që të zbuten; dhe shqiptarët, duke mos pasur për udhërrëfyes drejtshkrimor as fjalorë, as akademi, doli se - kur menduan të lëvrojnë gjuhën e tyre - ata nuk ndoqën tjetër rregull drejtshkrimore veç asaj që t‘i shkruanin fjalët siç shqiptoheshin. Në këtë mënyrë, po qe se do t‘i jepnit një shqiptari të veriut dhe një shqiptari të jugut një tekst për të përkthyer, do të kishit dy përkthime, gjuha e të cilave, në pikëpamje të morfologjisë, do të ndryshonte thuajse aq sa ndryshon spanjishtja nga italishtja. As rreziku i bashkëjetesës së këtyre dialekteve të kundërta, as vështirësia për t‘i shkrirë së bashku, nuk do t‘u shpëtojnë shqiptarëve të pajisur me njëfarë largpamësie. Nuk është çështja të hiqet gegërishtja apo toskërishtja dhe as të shtyhen shqiptarët të ndryshojnë, në përdorimin e përditshëm, dialektet përkatëse për të mbërritur në njëfarë njësie të gjuhës; kjo është e pamundur. Dhe nga ana tjetër do të ishte pa vend, sepse të duash të ndryshosh të folurën e një populli, do të thotë të ndryshosh karakterin e tij dhe të shkatërrosh personalitetin e tij; dialekti toskë, i gjallë, i përpunueshëm, i hollë, në zhvillim të vazhdueshëm, e përmbledh mirë natyrën toske, që përbëhet nga dhuna e përmbajtur, mendjemprehtësia, shkathtësia, intriga e paqëndrueshmëria; dialekti gegë, përkundrazi, i ngadalshëm, i rëndë, i pandryshueshëm, i zhveshur nga shprehjet me dy kuptime, përmbledh për mrekulli karakterin gegë, i përbërë nga serioziteti e çiltërsia e pastër, shpesh pa ligësi, e mbi të gjitha armik i risive. اështja është të arrihet të krijohet, përtej bashkëjetesës paralele të të folmeve toske e gege, një gjuhë letrare, një gjuhë e shkruar, që të jetë e përbashkët për të gjithë shqiptarët.
Po të dëgjosh disa shqiptarë të mësuar, të cilët i pyetëm për mendimin e tyre, kjo çështje as që duhet shtruar fare. Sipas tyre, do të vijë një ditë kur dialekti toskë - pasi të ketë mbërritur, me një zhvillim të cilin e shohim për ditë të përparojë, në lartësinë e gjuhëve të mëdha moderne - do ta përthithë fatalisht dialektin gegë, i mbetur pa lëvruar; dhe citojnë, në mbështetje të mendimit të tyre, këtë fakt, në të vërtetë i saktë, që shumë shqiptarë gegë përdorin toskërishten kur shkruajnë. Por ne nuk e kemi këtë mendim, pasi, përveç se fakti që ata përmendin nuk na duket shumë bindës, dialekti gegë përmban qindra shprehje frazeologjike të humbura nga toskët dhe që janë thesarë të vërtetë të lënë trashëgim nga të parët tanë që nga lashtësia. […]
Ndoshta çështja do të gjente një zgjidhje të lehtë e të shpejtë, në qoftë se do ta ruanim toskërishten si gjuhë të prozës dhe gegërishten si gjuhë për poezinë. Natyra përkatëse e të dy dialekteve do të përshtatej pa dyshim me këtë rol. Mënyra e gjerë dhe fisnike, edhe pse pak e përpunueshme, e gegërishtes, duket se i shkon për shtat ritmit të mendimeve e të ndjenjave; ne kemi botuar së fundi (Albania 91) një sonet të admirueshëm, të parin të botuar në gjuhën tonë, të një shkodrani të ri, i cili jep një përfytyrim të asaj çka mund të bëhet dialekti gegë në duar të afta [soneti Vorri i Skandërbegut me autor, pas gjasash, Filip Shirokën, botuar te Albania 1897/6 - K.J.]; ne kemi botuar herën e fundit dy sonete të tjerë [Hovi i Mirditës n‘luft dhe Gaireti i shqyptarve n‘luft botuar botuar pa emër autori te Albania 1897/9 - K.J.], gjithashtu të një autori gegë, bukuria e shëndetshme e të cilave e përforcon këtë përshtypje. Por, të themi të drejtën, sendërtimi i këtij mendimi nuk do të ishte aspak i mundur në një vend ku njerëzit, në përgjithësi pak të rysur në njohjen e dialektit të tyre, janë aq më pak të aftë të mësojnë të shkruajnë dialektin fqinj. Jo! Zgjidhja më e mirë e problemit, më praktikja, do të ishte krijimi i një gramatike - të miratuar nga shqiptarët e mësuar dhe albanologët - ku të gjitha elementet dialektore, të mbledhur në grupe, të pajtuar, të bashkërenduar sipas një metode racionale e shkencore, do t‘i jepnin shkas lindjes së një gjuhe të përbashkët për të gjithë shqiptarët, ashtu si grekët kishin Koïnê glôssa-n e tyre.

(botuar në frëngjisht te Albania, 1897/10)

ETIMOLOGJI E LOJثRA FJALثSH.RRETH NJث LIBRI

Ka një numër fjalësh në greqishten e vjetër, prejardhja e të cilave duket qartë se është shqipe: fakt që nuk duhet të na çudisë aspak, nëse mendojmë që këto dy gjuhë kanë qenë në kontakt qysh në antikitetin më të hershëm. Por numri i fjalëve që ka dhënë hua gjuha shqipe nuk është asgjë në krahasim me ato që ajo ka marrë. Ky nuk është mendimi i gjithkujt; dhe, duke ndërruar rendin e fakteve reale, disa pretendojnë se të gjitha fjalët që shqipja ka të përbashkëta me gjuhë të tjera, janë të gurrës shqipe. Për më tepër, duke marrë shkas nga disa përkime tingullore të rastit, ata duan të na tregojnë gjithandej rrënjë shqipe. Shkenca e Gustav Meyer-it tashmë i ka vënë përfund këto fantazi; fryt i një pune të mundimshme e madhështore, punimet e albanologut të shquar të Gracit ia kanë nënshtruar shqipen një analize racionale, kundërshtare të përfytyrimit. E megjithatë, duket se vargu i talljeve gjuhësore është larg së shteruri.[...]

(botuar në frëngjisht te Albania, 1897/6)

NEOLOGJIZMAT DHE LIGJET E ZHVILLIMIT FONETIK Nث GJUHثN SHQIPE

Nuk do të ishte një përfytyrim bosh t‘i krahasonim gjuhët me organizmin njerëzor. Ashtu si trupi i njeriut formohet, zh villohet dhe rritet duke marrë fuqi e shëndet, falë ndihmës së lëndëve të huaja, po ashtu një gjuhë arrin në një fuqi shprehjeje e në një jetë të vetën vetëm me anë të huazimit paraprak të një sasie elementesh të huaja. E po ashtu si trupi tret ushqimet, ashtu edhe gjuha shndërron, për t‘i përthithur, fjalët që merr nga një gjuhë tjetër. Po ky shndërrim që një gjuhë u bën fjalëve të huaja - para se t‘i bëjë të vetat, para se t‘i injektojë, si të thuash, në damarë - nuk është një punë e rastit ose e trillit: është një funksion i vërtetë që, ashtu si funksionet e tretjes, ka ligjet e veta: janë ligjet e zhvillimit fonetik.

Gjuha shqipe, e varfër mbi të gjitha, madje më fort e varfëruar, ka ndier - sapo ka filluar të lëvrohet pak seriozisht - nevojën për të shtuar fjalorin e saj: që këtej ka ardhur një tufë neologjizmash, që vetëm sa shtohen nga dita në ditë. Këto neologjizma janë dy llojesh. Disa shkrimtarë krijojnë terma të reja thjesht duke bashkuar fjalë shqipe ekzistuese, një mënyrë sintetike shumë e mirë, e cila mund të qortohet ndonjëherë si e pamjaftueshme; nga ana tjetër, ata që e përdorin shpesh herë bëjnë gabimin që i ngjisin keq fjalët e bashkuara, dhe që e përdorin tepër shpesh prapashtesën disi të pakëndshme -ës. Shkrimtarë të tjerë, për të dhënë mendime që shqipja nuk mund t‘i shprehë, marrin lëndë nga fjalori i latinishtes e i greqishtes klasike: një mjet i ligjshëm, meqë është i nevojshëm; edhe ne vetë e kemi përdorur shpesh, por pa lënë pas dore mënyrën e sintezës. Por duhet thënë se, nëse neologjizmat e kategorisë së parë, në të shumtën e rasteve, janë të rëndë e të trashë, të tjerët janë thuajse gjithnjë të patretshëm, të vrazhdë, të papërshtatur. Shkrimtarët që merren e krijojnë të tilla, duket se nuk e kuptojnë që një fjalë, e zhvendosur siç është nga latinishtja në shqipe, stonon mes fjalëve të tjera, tingëllon keq në vesh, ruan një fizionomi barbare, që e bën qesharake: me këtë ata vërtetojnë se nuk njohin ligjet më elementare fonetike të gjuhës shqipe.

Këto ligje janë të shumëfishta: për t‘i nxjerrë e formuluar të gjitha do të duheshin njohur të gjitha etimologjitë e fjalëve shqipe. Filologu i madh Gustav Meyer e ka shtruar më parë rrugën me punimet e tij të shkëlqyera; por unë dyshoj nëse ai i ka shmangur gjithmonë hamendësimet dhe sidomos nëse është krejt i plotë. Sidoqoftë, ne tashmë i dimë parimet e këtyre ligjeve […] (botuar në frëngjisht te Albania, 1897/6) BUKURI, DOBl, VDOBثSI E GJUHثS INGLISHT Sot për sot është vënë re në të gjith‘ anët që gjuha in glisht ka marë dhe po mer një rëndësi të madhe. N‘Evropë, më të pasurat e më të mëdhatë fëmijëra [familje - K.J.] e quajnë për nder të rritin djemt‘ e tyre me një mësonjëtor inglis; në shkollat e Francës, e Gjermanisë, e Belgjisë, e Hollandës dhe tjatërkund, mësimi i gjuhës inglisht është dëtyrë.
Kur kërkon njeriu shkaket për cilët kio gjuhë zjen në të gjith‘ anët, më parë gjen bukurin‘ e saj. Dhe me të vërtet, gjuha inglisht është një nga më të bukurat e dheut; letratura e inglizëve s‘ ka shoqe në faqe të dheut; gjenia e aedhëtorëve [poetëve - K.J.], si Shakespeare (këndohet: Shekëspir), Milton, Pope, Byron (Bairën), Shelley (Shele), Tennyson, ka enthusiasur mijonëra të ditur dhe artistë. Në krye të XIX shekull poezia mori në Francë një sulmë të re; kryetorët e kësaj sulmës ishin Lamartini dhe Hugua [Viktor Hygo - K.J.], cilët kishin ushqyer mënden e tyre me këngat e Shakespearit dhe Byronit.
Përveç bukurisë, gjuha inglisht ka dhe një dobi të madhe. Statistikat dëftejnë se inglishtia kuvëndohet prej treqint mijon njerëzve; dhe ky numër dita me ditën po shtohet. Kudo që të veni, me inglishten u kanë për të kuptuar: s‘ ka nukë vetëm qytet, por as pshat n‘ Evropë ku të mos gjendet njeri të marë vesh këtë gjuhë; përveç Inglëdheut [Anglisë - K.J.], inglishtia flitet në tër‘ Amerikën e Nordit, në Hindi dhe në shumë të tjera vise.
Pastaj, s‘ësht as nonjë gjuhë e rëndë për të msuar. Ka, për kundrë, vdobësi [lehtësi - K.J.] të madhe. Gjithë ata puth kanë msuar fillollogjinë, e dinë fort mirë që inglishtia, pas persishtes, është gjuha cilës gramatika është më e tarrura [e qëruara - K.J.] nga gjëmbat.
Një fjalë për të mbaruar: Në gjuhën inglisht - miaft çudi! - ka ca fjalë puth janë si në shqipen. P.tr.: Jam inglizët i thonë I am, derë i thonë door, ju i thonë you (këndohet ju). Për këtë do të bëjmë fjalë gjër‘ e gjatë më tutje.

(Albania, 1897/5)

MثNDIME GJUHثSIE

Tedesk - gjerman Një bashkëpunëtor i ALBANIثS ka dhënë këtu një vijë të mirë për të begatuar gjuhën me fialë të ra. Duhet shtuar një shënim për emërat e kombeve, të popujve, të viseve, etj. Këto fialë, kur nuk i kemi, duhet 1. a t‘ i lëmë shqip si janë në gjuhë të vetë 2. a, kur nukë bien mirë në vesh, t‘ i marim nga latinishtia duke i shqipëruar. Pas kësaj rregulle, shqipëtarët e veriut s‘ bëjnë mirë që thonë tedesk. ا‘ është kio fialë italiane? A thomi dot shqip Deutcher, sikundër i thonë vetes tedeskët? Jo! Ahere le të marim fialën Germanus, shqip gjerman.

(Albania, 1902/5)
 
Pe: Faik Konica

S’jemi të zotërit të heqim mësime nga vojtjet e botës

Faik Konica


Duké parë dhé duké dëgjhuar, bota mësojnë ment dhé ndërtohén. Ne Shqipëtarët s’marim dot mësimé; malét të tundén dhé të rrëkëléhén, né nuk këmbéjmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në ňjëqint vjét, në vafshin si vémi, do të jémi aqë poshtë sa dhé sot.

Gréqia u-rrëkëllyé dhé u-shua për jétë: ne, né vent që të marrim mësimé, dhé duké kërkuar shkakét é rrëkëllimit të Gréqisë, të hapim sytë mos na ngjase dhé né një shojtjé é përjetshme, bëjmë ato që humbën grekun.

Shqipëria është një vent i mjérë dhé i érrët, pa bukë, pa gjuhë, pa qytétari, pa njérëz të shquar, pa njérëz që njohin të mirën dhé përpiqén t’a arrijnë. O është detyra é atyré të pakëvé Shqipëtarë që kanë në kokë ca fara, dhé në zembërë një cikë dashuri për mëmëdhénë? Detyra é tyré është të përpiqen të këndohét dhé të shkruhét gjuha shqip, të hapén ca shkolla, të shëndoshét dhé të rritét mendimi kombiar, të çahén dhé udhëra të mira édhé të shumta nëpër tërë Shqipëri që të ngjallét trégëtia dhe bujqësia të cilat janë të ngordhura në dhé tonë. Po këto punëra s’bëhén pa vojtjé; duhet, për ti mbaruar, ňjë durim, ňjë mjeshtri qe ‘mëmëdhetarët é vërtétë’ s’janë të zotërit t’i kénë. Andaj, ç’bëjnë? Bëjnë ňjë punë shumë më të léhtë: politikë.

Të lëshojë Turqinë ňjériu dhe të dalë jashtë kufisë, të shkruajë ditë për ditë mémoranda, të këndoňjë gazétat, të lëvdoňjë Shqipërinë përpara të huajvé, é të tjéra, janë lodra për të cilat s’duhét as dituri é madhé as mundim i shumë.

Pa të përpiqét ňjériu të ngulë nat’é ditë, mé ç’do mënyrë, mendimin kombiar në tru të Shqipëtarëvé ndofta është ca m’é rëndë.

Të vésh t’u thuash ‘mëmëdhetarévé të vërtétë’ éjani të punojmë për gjuhën shqip dhé për mendimin kombiar, do të lodhésh kot: Ata s’duan mundimé, po lodra, duan si Grékërit të vénë nëpër kaféra, dhe, me fjalë për të qéshur, të këmbejnë kartën e Ballkanikut.

Ashtu bënin Grékërit, andaj u-shuan. Po, sič é thamë, s’jemi të zotërit të héqim mësimé nga vojtjet é botës. Në vent që të vémi të rrëmihim kopshten dhé të mbjéllim, na është me udob të bëjmë gati shportat për të mblédhur pémë që s’kanë zen’ as rrëëňjë. Atyrévé cilëvé u pëlqén, le t’i vénë politikës pas; kémi shprésë që do të bëjnë punëra të mbëdha. Po Shqipëtarët e riňj, në shpirt të cilëvé zjen dashuria é mëmëdhéut, ditë për ditë po mblidhén rréth é rrotull flamurit tonë, dhé lëftojnë né atë luftën é mirë dhé pa gjak nga é cila do të dalë i fortë dhé i math Kombi Shqipëtar.
 
Titulli: Faik Konica

media-84500-2.jpg


Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët. Faik Konica
 
Flet Faik Konica

Nga: FAN NOLI

Në një silan të Vienës, duke pirë nga një kupë të tretë “Gumbold Skirchnor” po bisedonim me F.K. mbi Partitë Politike të Inglisë, në prill të motit 1915.
Nga Inglia ishim hedhur në Shqipëri, kur servitori na solli kupën e katërt dhe atëherë unë pyeta Faikun, a duhet ta kopjojmë në Shqipëri sistemin e qeverimit me anë dy Partish, një konservatore dhe tjetra liberale të cilat hipin në fuqi njëra pas tjetrës sipas votës së popullit. “Jo – tha Faiku – s’është punë që bëhet. S’mund të kemi një parti konservatore në Shqipëri, se konservator do me thënë ay që konservon një trashëgimi të vyer politike. P.sh. inglizi është konservator se dëshëron të konservojë Perandorinë inglize, pasurinë inglize dhe institutet inglize që krijuan këtë perandori.

Po ne shqiptarët ç’kemi trashëguar dhe ç’të konservojmë? Feudalizmin e Bejlerëve, Patriarkalizmin e Malësorëve apo Banditizmin e Fshatarëve?”


Këtu erdhi servitori dhe solli kupën e pestë, Faiku e zbrazi dhe vazhdoi: “Nga ana tjetër s’mund të kemi as parti liberale, se liberalizmi ingliz i bëri reformat me ngadalë, e zë lepurin me araba, me urt’ e butë e plot tiganin dhe gjersa t’i bëjmë ne reformat si inglizët na piu morri e na hëngri greku e serbi dhe italiani.”

Servitori, i cili na përgjonte, na solli menjëherë kupën e gjashtë.
“Jo, or jo, – konkludoi Faiku, – nuk duhet të kemi as Parti Konservatore, as Liberale pas mënyrës inglize, se as njëra as tjetra nuk na hyjnë në punë në Shqipëri. Neve nuk na duhen dy partira, por vetëm një, njëzë dhe njëckë Parti revolucionare. Shqipëria është si një shtëpi e vjetër që duhet rrëxuar dhe duhet rindërtuar që nga themelet.”

Kur ua tregoj miqve këtë bashkëfjalim, të gjithë më shikojnë me dyshim, duke kujtuar që tallem me ta, se të gjithë e dinë Faikun si konservator dhe pak a shumë reaksionar. Po kjo nuk është e vërtetë. Faiku në djalëri kishte kaluar nëpër të gjithë ideologjitë revolucinare dhe jo përcipë a shkel e shko, po kishte hyrë thellë dhe e kishte studiuar me zjarr e pasion Karl Marxin, e dinte në majë të gishtërinjve dhe gjithnjë fliste për atë me respekt si për ndonjë dhaskal të vjetër të djalërisë nga i cili kishte mësuar shumë gjëra, ndonëse nuk i besonte që të gjitha.
Jo, Faiku nuk ka qenë kurrë konservator a reaksionar. Po ta kruanje pak menjëherë çfaqej revolucionari i vjetër.

“Dielli”, 25 dhjetor 1945
 
Titulli: Faik Konica

Konica sipas Nolit

E kam takuar Konicën për herë të parë më 1909. Ishte diçka që nuk kam për ta harruar kurrë. Më kishte shkruar nga Londra se do të vinte në Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte që të dilte fotografia e tij në gazetë dhe të shfrytëzohej rasti për të propaganduar çështjen kombëtare shqiptare, e cila ka qenë pasioni i gjithë jetës së tij. Unë mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modës së vjetër, në atë kohë unë vetë mbaja një mjekër të gjatë të zezë, për të cilën më duhet të pranoj se nuk u pëlqente djemve të Bostonit. E merrja me mend se sa do të dëfreheshin ata djem po të më shihnin duke ecur me një burrë të veshur me fustanellën shqiptare.

Ndonëse nuk kisha parë kurrë ndonjë fustanellë greke, një lloj fundi i balerinave. Unë isha i shkurtër e i bëshëm, Konica ishte i gjatë e i thatë, kështu që të dy do të dukeshim si Don Kishoti me Sanço Pançën të arratisur nga ndonjë cirk. Sa u habita këtë herë kur pashë se djemtë e Bostonit e harruan gjithçka lidhur me mjekrën time dhe thjesht zunë të shihnin Konicën me adhurim. Atëherë e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanellë qesharake greke, por diçka që i ngjante kiltit të skocezëve dhe se i përshtatej shumë një burri të pashëm si Konica. Meqë ra fjala, lexuesi mund ta gjejë në librin e Konicës ndryshimin ndërmjet kostumit grek dhe veshjes shqiptare: është e vërtetë se grekët e kanë përshtatur nga shqiptarët, por ata u përpoqën ta stërhollojnë saqë e bënë një veshje grash me aq sa mundën. Veshja e Konicës nuk ishte e vetmja gjë që më habiti.

Thjesht mbeta pa mend, kur ai nisi të më “mësonte” për çdo gjë në botë. Ishte njeri me kulturë të lartë. Gijom Apoliner, një shkrimtar dhe mik i tij, e ka quajtur “enciklopedi shëtitëse” që e fliste frëngjishten si një francez. Një shkrimtar tjetër, Zhyl lë Metrë, ka shkruar për të: “Ky i huaj që e shkruan kaq mirë gjuhën tonë”. Si studiues i pasionuar i muzikës, Konica e adhuronte shumë Vagnerin. Një nga gjërat e para që bëri ai pasi u takuam, ishte të më tregonte për Vagnerin dhe operat e tij. Me këshillën e tij e pashë për herë të parë Parisfalin, kur u dha më 1910 në Boston. Në varrimin e tij, tridhjetë vjet më vonë, duke e ditur se sa shumë e donte Vagnerin, iu luta organistit të luante muzikën e Vagnerit nga kreu deri në fund. Ka disa fakte që mungojnë në librin e papërfunduar të Konicës, fakte për Shqipërinë, që i kam mësuar prej tij. Për shembull, Konica flet për krenarinë e malësorëve shqiptarë. Zonja Durham e pranon këtë në librin e saj “Brenga e Ballkanit”.
Kur përshkruan shpërndarjen e ndihmave në Maqedoni gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzetë, ajo na tregon se si gratë fshatare e rrethonin ditë e natë, duke i kërkuar ushqime dhe rroba. Ata vendoseshin rrotull shtëpisë ku banonte ajo dhe nuk largoheshin derisa të merrnin diçka. Edhe kur u shpjegoi se nuk kishte më asgjë për t’u dhënë, ato nuk shkuleshin. Kur zonja Durham vajti në Shqipëri, priste që t’i ndodhte njësoj. Për habinë e saj, askush nuk iu afrua për t’i kërkuar ndihmë. Konica përmend edhe faktin se zonja Durham ka qenë një adhuruese e madhe e amvisës shqiptare.

Ajo mendonte se vetëm amvisa holandeze mund të krahasohej me të për pastërtinë. Zonja Durham kishte të drejtë. Mjafton të shkosh për vizitë në shtëpitë e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe mund ta shohësh dallimin ndërmjet amvisës shqiptare dhe shumë prej fqinjëve të saj që nuk janë shqiptarë. Një gjë që e ka lënë jashtë Konica është fakti që fqinjët ballkanas e italianë kanë shpifur se shqiptarët janë të egër e të pamëshirshëm. Zonja Durham na thotë se kjo nuk është e vërtetë. Ajo kishte parë fshatarët sicilianë se si i rrihnin pa mëshirë kuajt dhe gomerët, por kurrë nuk kishte qenë dëshmitare se si një shqiptar rrihte një kafshë. Unë e kam vënë re edhe vetë kur kam udhëtuar me kalë në Shqipëri. Sa herë vinim te ndonjë copë rrugë e vështirë, ishim të detyruar të zbrisnim dhe kafsharët gjithnjë përdornin fjalët përkëdhelëse për t’u dhënë zemër kafshëve, si për shembull: “Hajde, vëlla. Ec, or bir; Nuk është dhe kaq e vështirë. Do ta kalojmë”.
Një shpifje tjetër e përhapur nga fqinjët tanë, është se shqiptarët qenkan njerëz që nuk u shtrohen ligjeve. E vërteta është krejt e kundërt. Ata u shtrohen shumë më tepër se gjithë fqinjët e tyre. Statistikat e rajoneve të policisë në qytetet amerikane ku ka shqiptarë, dëshmojnë qartë se ata janë nga grupet më të mira ndër të gjithë të ardhurit e huaj. Përvoja ime e gjatë më ka vërtetuar se shqiptarët u binden ligjeve në Shqipëri po ashtu siç u binden në Shtetet e Bashkuara. E keqja është se, kur fqinjët e Shqipërisë përpiqen të shkelin tërësinë e saj tokësore, atëherë shqiptarët “e paligj” ngrenë krye. Kur përshkruan pamjet e bukura të Shqipërisë, Konica përmend shumë turistë të huaj që e kanë admiruar këtë vend. Një emër, që megjithatë mungon, është ai i prozatorit, dramaturgut dhe kritikut muzikor francez, Roman Rolanit, i cili në njërin nga librat e vet flet për “kodrat e bukura të valëzuara të Shqipërisë”. Unë për vete i kam soditur nga maja e malit Tomor dhe nga kështjella e Krujës, kryeqyteti i vjetër i Skënderbeut. Nuk kam parë gjithë jetën time gjë më të bukur.

Mjaft shtesa mund t’i bëhen kapitullit të Konicës për vetitë luftarake të shqiptarëve. Për shembull, kalorësit shqiptarë u bënë proverbialë në gjithë Europën pas vdekjes së Skënderbeut. Gjithë mbretërit dhe sundimtarët e Italisë, Francës, Britanisë së Madhe kanë marrë kalorës të lehtë shqiptarë për ushtritë e tyre. Konica më ka thënë një herë se në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kur francezët kërkonin të lavdëronin një kalorës, shpreheshin: “E nget kalin si një shqiptar”.

Kemi disa dokumente italiane, që flasin për kalorësinë shqiptare dhe që na shpjegojnë se si Skënderbeu e shpëtoi mbretin Ferdinand të Napolit me kalorësinë e vet të lehtë. Sipas dëshmisë së historianëve bashkëkohës, Ferdinandi e kishte humbur davanë kur e braktisën banorët feudalë dhe u bashkuan me Rene Anzhuanë, që ishte rivali i tij francez dhe që pretendonte fronin e Napolit.
Dihet mirë se ushtritë mercenare të Rilindjes asnjëherë nuk bënë ndonjë betejë të vërtetë. Ata kujdeseshin jo për lavdinë ushtarake, por për pagat. Zakonisht krijohej një komitet i përbashkët i të dy ushtrive rivale dhe vendoste kush do të shpërblehej me fitoren. Për shembull, kur njëra nga ushtritë kundërshtare kishte epërsi të padyshimtë si numër, asaj i jepej fitorja pa e zgjatur shumë. Kur ushtritë ishin të barabarta nga numri dhe komiteti nuk mund të merrte vesh se cila palë mund të fitonte, atëherë kurdisej një betejë e shtirë, në të cilën nuk dëmtohej ose nuk vritej askush, me përjashtim të ndonjë aksidenti. Por kjo manovër shërbente për të ndihmuar komitetin e përbashkët që të merrte një vendim.
Diçka e ngjashme ndodhi kur Skënderbeu zbriti në Itali me kalorësinë e vet të lehtë.
Komandanti i ushtrisë kundërshtare konti Piçinino dhe Skënderbeu rregulluan një betejë të tillë të shtirë për të parë se cila nga të dyja ushtritë do të kishte më shumë shanse për të marrë fitoren. Dy reparte të zgjedhura nga ushtria shqiptare dhe italiane bënë një paraqitje të kalorësisë dhe të aftësisë luftarake. Shqiptarët e fituan ndeshjen dhe kështu u mbyll gjithë kjo histori. Italianët asnjëherë më nuk e kundërshtuan epërsinë e kalorësisë shqiptare. Natyrisht, me turret ishte një punë krejt tjetër. Atëherë Skënderbeut i duhej të bënte beteja reale dhe të arrinte fitore reale. Turqve nuk u bënte përshtypje asnjë paradë.
Skënderbeu ka qenë, padyshim, një gjeneral i madh dhe ai meriton nderime të mëdha për kryqëzatën e tij heroike kundër turqve. Por ne nuk duhet të harrojmë se edhe ushtarët e tij meritojnë pjesën e tyre të nderit. Kryengritja shqiptare e viteve 1910 – 1912 kundër turqve tregoi se luftëtarët e çetave shqiptare ende e ruanin trimërinë dhe forcën e gjallë që kishin dëshmuar në kohët e vjetra në Skënderbeun. Vetëm për vetëm ata i mundën turqit, marshuan në Selanik dhe e detyruan qeverinë turke t’u jepte autonominë. Pas disa muajsh iu desh gjithë kombeve të Ballkanit që të bashkoheshin për t’i mundur po ata turq. Më 1920 atje u përsërit po ajo histori e përjetshme.
Shqipërinë e kërcënonte copëtimi. Italia kishte pushtuar Vlorën dhe prapatokën e saj deri në Gjirokastër. Fqinjët e tjerë kërkonin copat e tyre sipas traktatit të fshehtë të vitit 1915. Vetëm një zë u ngrit për të kundërshtuar, ai i president Wilson. Por ai mjaftoi për të ngritur kombin. Malësorët shqiptarë të bregdetit jugor qenë të parët që u ngritën, pastaj i ndoqën edhe të tjerët. Brenda pak muajve italianët u hodhën në det dhe u detyruan ta linin Vlorën dhe rrethin e saj. Rreth njëzetë vjet më vonë, më 1940 grekët, pothuaj shtatë herë më të shumtë si numër sesa shqiptarët, nuk mundën ta përsëritnin këtë marifet, ndonëse kishin mbështetjen e flotës angleze dhe të forcave ajrore angleze, që i penguan italianët të sillnin përforcime.
Tani disa fjalë për vendin e Konicës në historinë e Shqipërisë së sotme. Si mysliman dhe si përkrahës i një familjeje të vjetër aristokratësh nga Shqipëria e jugut, Konica kishte të gjitha mundësitë që të fitonte poste të larta në Perandorinë Turke, ku Shqipëria bënte pjesë, që pas vdekjes së Skënderbeut. Në të vërtetë, shumë shqiptarë të tjerë gjatë shekujve ishin ngjitur në postet më të larta të Perandorisë Turke. Për shembull, kur Konica ishte i ri, Vezir i madh ose kryeministri i Perandorisë Turke ishte Ferid Pasha, një shqiptar nga Vlora.

Por kjo karrierë nuk e tërhiqte Konicën. Ai mendonte se misioni i tij ishte të luftonte për pavarësinë e Shqipërisë. Nga viti 1897 deri më 1912, dy nga pionierët më të shquar të pavarësisë së Shqipërisë kanë qenë Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, që dolën jashtë: “Albania” dhe “Drita”, përkatësisht.
Gjatë sundimit turk shqiptarët kishin harruar gjithçka për lavdinë e tyre të kaluar nën Skënderbeun. Konica ka qenë njeriu që e rizbuloi dhe e popullarizoi Skënderbeun e flamurin e tij, shqipen e zezë dy krenare në një fushë të kuqe. Ky flamur u bë simbol i pavarësisë kombëtare dhe më në fund u ngrit në Vlorë më 1912 nga Ismail Qemali kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur.

Konica është quajtur si krijuesi i prozës moderne shqipe. Kur unë vendosa të bashkohesha me kryqëzatën për pavarësinë e Shqipërisë, e para gjë që më bëri përshtypje ishte mungesa e plotë e veprave letrare shqipe me vlera artistike. Por kur vajta në Egjipt më 1903, një atdhetar shqiptar, Spiro Dineja, më dha vëllimet e revistës “Albania” nga viti 1897 deri më 1903. I lexova të gjitha nga faqja e parë deri tek e fundit dhe atëherë e mësova se në shkrimet e Konicës ne e kishim atë që na duhej: letërsinë e mirë shqipe. Për më tepër, Konica zbuloi dhe popullarizoi shqiptarë të veprimtarisë letrare si Kristoforidhi, Mitkoja, Fishta dhe Zako اajupi. Me këshillën dhe udhëzimet e tij, unë përktheva disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poeja dhe Don Kishotin e Servantesit. Të gjithë autorët shqiptarë që vijnë pas Konicës janë nxënësit e tij, duke përfshirë dhe shkruesin e këtyre radhëve.
 
Titulli: Faik Konica

E përbuz mbretin për këto arsye:e kam vëzhguar që kur ka qënë tetëmbëdhjetë vjeç dhe asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë një të vërtetë.Kurrë nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë.Nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie.ثshtë i pandershëm,i pashpirt ,egoist,i pangopur.Ai i urren të gjithë ata që kanë diçka,qoftë kulturore,prejardhje,pasuri,çfarëdo aftësie në një fushë ose qoftë edhe patriotizëm të pagdhëndur,por të ndershëm.Ai i injoron gjërat themelore dhe u jep një rëndësi groteske çikërrimave.Shqipëria kurdoherë ka qënë njohur si një komb me një farë dinjiteti tragjik;ai e ka ulur Shqipërinë në nivelin e një farse muzikore të pavlerë.
Mesazh nga Faik Konica dhënë të dërguarit nga Tirana për monarkun e tij në vitin 1938
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top