Fahri XHARRA – Ekstremizmi islamik në Kosovë , një realitet i hidhur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Fahri XHARRA – Ekstremizmi islamik në Kosovë , një realitet i hidhur

Ekstremizmi-islamik-n%C3%AB-Kosov%C3%AB-nj%C3%AB-realitet-i-hidhur.jpg


E përgatiti Fahri Xharra


Para disa ditësh në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, u bë promovimi i monografisë “Paraqitja dhe zhvillimi i ekstremizmit islamist në Kosovë dhe vendet e rajonit” i autorit prof. dr. Kolë Krasniqit, me parathënie nga Prof. Dr. Pajtim Ribaj dhe Prof. James Albrecht, US. Në një ceremoni të rastit që është organizuar në këto ambiente të bukura muzeale kanë marr pjesë shumë mysafirë të shumtë nga bota akademike, politike, letrare e kulturore.

“Paraqitja dhe zhvillimi i ekstremizmit islamist në Kosovë dhe vendet e rajonit” të autorit Prof. Dr. Kolë Krasniqi perbën një libër me vlera të mëdha, veshtruar nga kjo jo vetëm në kontestin shkencor , por edhe në kontest të hapsirës dhe kohës së ardhjes së tij në dritë. Së këndejmi vlera e këtij libri shtohet në peshë sidomos për faktin se ai vjen në një kohë shumë të ndjeshme , veshtruar kjo në kontest të sigurisë shtetërore të Kosovës dhe sigurisë kombëtare përgjithësisht, ku një ndikim evident po e manifeston edhe fenomeni i ekstermizmit islamik.”

Në kuadër të trajtimit të tematikave të lartë cekuar autori me pedantëri të veqantë i ofron lexuesit të gjerë të dhëna të shumta , gjithnjë të nderlidhura me argument shkencore sa i perket faktorëve që kanë ndikuar në paraqitjën dhe perhapjën e ekstermizmit islamik, si dhe të formave të paraqitjes së tij në Kosovë, Ai në mënyrën shumë të qartë e vë në dukje rrezikun se ky ekstremizëm e sjell për Kosovën dhe të ardhmën e saj. Në këtë libër autori vë në dukje faktin se në essence rrënjet e ekstremizmit islamik në Kosovë fillojnë të ngulitën, pas vitit 1999, kur individ e organizata të ndryshme islamike vershuan Kosovën, dhe të cilat me aktivitin e tyre në teren dhe paratë që u sollën këtu indoktrinuan një pjesë të rinisë dhe të shtresave të varfëra të popullsisë me ideologji radikale fetare, dhe sforcuan tek ata idenë e zhvillimit të islamizmit politik.

“Autori Krasniqi, trajton që këto tri aspekte të ekstermizmit islamik. Ai në fakt shtjellimin e fokuson në faktorët që kanë deteminuar paraqitjën e tij. Si një faktor me peshë në paraqitjën e ekstremizmit fetar autori konsideron edhe keqperdorimin e fesë për qëllime politike. Permes trajtimit të këtij faktori autori vë në dukje faktin se realitetet e jetës politike gjithnjë e më shumë po deshmojnë se akterët më peshë politike në Kosovë në raste bukur të shpeshta po luajnëme kartën e fesë, sidomos asaj islame. Këtë kartë ata kryesisht po e venë në perdorim në kohë zgjedhjesh me ë zgjedhjesh me ç’rast politikan jot ë paktë ua mësynë dyerve të bashkësive fetare dhe në këmbim të votes u japin atyre premtime nga me të ndryshmet, bile në disa raste edhe pertej kufizimeve ligjore. ( nga kumtesa e Prof. Dr. Azem Hajdarit )

Ekstremizmi islamik në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare është një realitet i hidhur që duhet ç`rrënjosur sa më parë.

Libri i Prof. Dr. Kolës u kërkon shqiptarëve, sidomos atyre të Kosovës që palekundur ti ruajnë vlerat e tyre kombëtare. Përmes këtij libri ai jep mesazhin që të zhbëhët çdo gjë që është e mundur që të ruhët tolerance fetare e kosovarëve. Së këndejmi, në kohën kur Kosova është bërë arenë e turbulencave nga më të ndryshmet, sidomos nga atyre që vijnë nga ekstremizmi silamik, librat e tillë shkencor që i trajtojnë në aspektin shumë-dimensional këto çeshtje vlerësohën tejët të rëndësishme, bile edhe për drejtuesit e shtetit për qëndrimet dhe veprimët që ata duhët ti marrin lidhur me këto problematika pavarsisht asaj që u theksua më lartë, konsideroj se vlerën e vertetëtë këtij libri do ta caktoj vetë lexuesi i gjërë i Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare e më gjërë që do të thotë se nuk e kam asnjë se vlerësimi që do jep ky lexues do të jetë po ai që u than ë promovim të këtij libri.

Qëllimi i këtij libri, nuk është polemizimi me qëndrimet e ndryshme rreth ekzistimit apo jo të “ekstremizmi islamist” në Kosovë, Shqipëri ose ne vendet tjera te rajonit, por te ofrohen informacione faktografike dhe argumente shkencore lidhur me rrethanat unikate sociale, etnike dhe historike, që kanë ndikuar në paraqitjen e këtij fenomeni, i cili nganjëherë po i atakon edhe ndjenjat e unitetit dhe të sigurisë kombëtare.

Ky është një liber plotë fakte të cilat janë udhërrëfyes për çdo njerin nga ne që duam të informohemi se me cilin rrezik kemi qenë dhe jemi të ballafaquar si komb dhe si shtet.
 
Si cdo ekstremizem edhe ai fetar eshte i demshem.....dreqi e mori , besoni , lutuni ,faluni por mos merrni persiper detyrat e Zotit.
Jeten e tjetrit se keni prone, cilido qofte ai....beni cte doni me tuajen!
 
...po ashtu edhe une jam shume i shqetesuar pasi po ve re se po rritet numri i ekstremisteve ne Kosove. Shoqeria shqiptare ka patur nje nga karakteristikat me domethenese mirekuptimin dhe bashkejetesen teper te frytshme midis feve te ndryshme.

Kosova nuk eshte se dallohet per nje vend ku ka shume ekstremista, por ama mua me shqeteson jashte mase shume fakti qe ato pak qe jane duan te prishin harmonine fetare. E nese kjo ndodh, atehere do ndodhin edhe te tjera ngjarje me pasoja shume te renda.

Darius
 
Kosova vuan me shume nga ekstremizmi Ramush Rambo Haradinaj :p
 
Redaktimi i fundit:
Po Pal Lekaj 53 milion qe i vodhi ne Kosove, nuk eshte ekstremist ai :p
 
Fahria duhet me e zbulu ndonjë fis të vjetër, si tipi Kalash, Malash, Gullash.
 
Fahria duhet me e zbulu ndonjë fis të vjetër, si tipi Kalash, Malash, Gullash.

Studijuesi, hulumtusi, gjithologu Hundezaku :p
 
...po ashtu edhe une jam shume i shqetesuar pasi po ve re se po rritet numri i ekstremisteve ne Kosove. Shoqeria shqiptare ka patur nje nga karakteristikat me domethenese mirekuptimin dhe bashkejetesen teper te frytshme midis feve te ndryshme.

Kosova nuk eshte se dallohet per nje vend ku ka shume ekstremista, por ama mua me shqeteson jashte mase shume fakti qe ato pak qe jane duan te prishin harmonine fetare. E nese kjo ndodh, atehere do ndodhin edhe te tjera ngjarje me pasoja shume te renda.

Darius
YouTube

Jan shtuar vemjet e tilla full dekadat e fundit gjithandej,e po pjell Ilirida ne mase nga kjo lloj.

E Shqiperia gjithashtu,por ne te tille shkalle s'guxojne se u del haptazi budallalleku,e ndihen te diskriminuar si kristi pinderi. :vap::vap:
 
Hahhaha ca Argumentimesh, kur vjedh quhesh hajdut, kur rreh quhesh Rambo , Kur vret tradhton kombin rreh dhe vjedh apo i bashkohesh nje grupi ilegal me qellime negative quhesh Ekstremist.

Kam pershtypjen se nje intelektual fetar, nuk ben propagand as kombetare as fetare, predikon ate qe shkruhet ne kuran bibel etj..

Si Asnje tjeter Hoxhe Elvis Naçi, eshte per tu marr shembull se kam pa nje her tbej propagant si ato gomeret e xhihadid apo ekstremistet qe na dalin sot e na propogandojne, ku perpara te gjithave kan ber 100 te zezat.

Si ne shqiperi po ashtu edhe kosove sot 80 % e hoxhallareve paguhen nga agjentura te huaja, ku mundohen te na fusin ne koke trut e gomarit, dhe po ashtu dikush zgjedh rrugen e zotit e dikush te gomarit. E kshu nje te vertet e ka se gjith ato luftetar te isis nga shqiperia nuk i rekritojn qeverit e kosoves apo te shqiperise po xhamit qe ndollen aty.

Me vjen keq per disa qe shiten intelektuala, se e din shume mire e qart se rruga e zotit nuk eshte propaganda por besimi.
 
Redaktimi i fundit:
Wpx, prit se shpejti edhe per Elvisin do t'thote dicka, sepse ketu ne Kosove vec kane filluar mediat.
 
YouTube

Jan shtuar vemjet e tilla full dekadat e fundit gjithandej,e po pjell Ilirida ne mase nga kjo lloj.

E Shqiperia gjithashtu,por ne te tille shkalle s'guxojne se u del haptazi budallalleku,e ndihen te diskriminuar si kristi pinderi. :vap::vap:

Ja si perfundoi ky gabeli qe e perdhosi bustin e Gjergj Kastriotit.

Shume nga ky soji sot ose jane te vrare ne Siri ose jane ne burg. Padyshim qe ka akoma qe kullosin te lire por as ata nuk do ta kene gjate.

E kishin momentin e tyre, na demtuan ne mase te madhe, por eshte sfide qe u tejkalua me sukses.

jetonn.jpg
 

Attachments

  • jetonn.jpg
    jetonn.jpg
    54.6 KB · Shikime: 0
  • jetonn.jpg
    jetonn.jpg
    54.6 KB · Shikime: 0
Wpx, prit se shpejti edhe per Elvisin do t'thote dicka, sepse ketu ne Kosove vec kane filluar mediat.

Nuk pres nga askush thjesht degjoj e kuptoj vet... me pelqejn njerzit qe predikojn fene e besojne ne te jo ato qe lejn mjekerr per lek e bohen hoxh per lek, agjentura eshte e kamofluar tek xhamia e kisha, apo kan bo vrasje e vijne kerkojne te lajne gjynafet.

Sic thash edhe me lart edhe qe ta kuptosh me mire... tashme eshte e ndame predikus intelektual apo predikus ekstremist, une kuptoj shume mire qe jeni predikues intelektual po me ego ekstremiste po ego ta shperqendron kategorine ku karakterizohesh e dashje pa dashje pa vetdije katekorizoni predikusin ekstremist... kjo kuptohet nga cka shkruhet ne forum.
 
Mbi ekstremizmin fetar dhe prezencen e tij ne Kosove kemi diskutuar me vite te tera ketu. Nuk ka shume vite kur e kam potencuar rrezikun se nje dite munde te kete edhe sulme vetvrasese ne Kosove.


Fatkeqesisht kjo u deshmua ne javen qe lam pas. Dy veta, dy trushperlare qe po pergaditeshin per nje gje te tille u arrestuan. Megjithate ekstremizmi nuk eshte i perhapur vetem ne Kosove por mjaft shume edhe ne Shqiperi.

Mbajeni mend qa u them ketu. Do jemi ketej e do flasim pas dy - tre vitesh per kete qingjin me lekure ujku, Elvis Naçi.
 
Kësaj i thonë shumë zhurmë për asgjë. Po, këta që e kanë mizën nüen kapuq, e paguajnë
dikend që diçka të ndodhi, vetëm e vetëm të kenë të drejt...
Po leni more këta ekstremista e shikoni punët e juaja, ndonjë punë të hajrit
që nesër çfarë do të kesh në sofër...

Me ekstermista vetëm Amerika merret, flini të shlirë....
 
Rick kur flasim per ekstremizem flasim per jeten e kalamojve tan, dhe ne nuk merremi po diskutojme ne kohe te lire per te kuptuar ne kohe te veshtira.. ca ste leverdis ty ktu pse diskutojm te vertetat e hidhura... qe prekin interesin tend prej ekstremsti ?! nejse qe ta dish nuk po mendoj persofren neser po pas 10 vjetesh... ;)

Plakush, me sa kam lexu ky tipi Elvis Naçi shkon ndihmon familjet ne nevoj e nuk ben thirrje me rrah grat me bisht spate... e po ju ngju emri per keq, keq le tgjej ku ti dhemi e djegi ma shume. Per sa i perket Shqiperise apo Kosoves, nuk di te them kush ka me shume ekstremist te dyja nuk kan pak, flas ne pergjithsi se sic me djeg per Shqiperine Ashtu edhe per Kosoven, damari kryesor i ekstremistave eshte varferia per ato qe mendojn vec per sofren neser :D
 
Ideja eshte qe cdo gje qe lidhet me Islamin sulmohet dhe sulmohet keqas. Ose jane ekstremist ose terrorist ose Ujk dhe skile. (ndonese tjetri ka 20 vjet qe deshmo miresi, ne serish kemi me qef te presim dhe ca vjet qe ta provojme dyshimin tone se me demek 25 vjet s'ka qene keshtu si duket. ) A e keni idene sa te rinj jane udhezu nga ai hoxhe qe ju po e quani ujk? Kane lene jeten e rruges, e kane ndertu nje jete te shendoshe?! A e dini sa familje kane 1 vakt per te ngrene nga sebebi i tij? Sa njerez kane 1 cati mos ti lage shiu?? Ai nuk i jep nga xhepi ama jep kohen dhe nga thirrjet e tij ka bashku musliman e jo musliman duke kontribuar per njerezit ne nevoje.
Megjithate,
Ajo qe ka rendesi eshte cfare shkon tek Zoti. Nese teologet dhe besimtaret muslimane do benin mire per hir te emrit sot nuk do kishim tonelata ndihma, shtepi dhe pune per te varfrit. Nuk do kishim as kete paqe qe egziston po do kish plas lufta ktu e dekada me pare.

Sa i perket ekstremizmit n'Kosove,po pat ektremizem, terrorizem, e dreq e shejtan le te funksionoj shteti e ti ndaloj. Mos te djegin barin e thate me te njomin. Shtet kukull.

Sa per besimtaret e vertete anembane, Zoti i ndihmofte ne jetet e tyre, se prej miresise qe kane po perfitojne edhe ata qe nuk kane. Allahu i shtofte njerezit si Elvis Naci, Ilir hoxholli, Ahmet Kalaja, Halil Kastrati e shume te tjere!

Peace&Love
 
Redaktimi i fundit:
Problemi më i madh sot në shoqërinë tonë është islamofobia.
 
Fatkeqesia me e madhe ne kete vend se ekstremizmi fillon ne kafshoren e bukes. Kjo eshte fatkeqesia numer nje e ketij vendi ne te cilin prezenca e shtetit nuk shijohet nga kjo shtrese.

Eshte e turpshme te trajtohen ata njerez me nevoja aq te medha ne ate menyre. Per mua ne kete rast humaniteti eshte kthyer ne hipokrizi.
 
Kam degjuar nje video te nje hoxhe ne lidhje me 90 gra qe kishte njeri dhe para se ti shtypte nuk tha inshalla dhe deshtoi... tani Po filluan te aludojne e perketo gjera disa pseudohoxhallare e morri ferra uraten... lol
 
Kam degjuar nje video te nje hoxhe ne lidhje me 90 gra qe kishte njeri dhe para se ti shtypte nuk tha inshalla dhe deshtoi... tani Po filluan te aludojne e perketo gjera disa pseudohoxhallare e morri ferra uraten... lol

ne fakt ai fliste per pejgamerin Muhamedin mesa kuptova , qe kish fjetur me 90 gra dhe si kish lene me barre....

E di cfare me ben habi mua?
Qe ketu ata qe jane besimtare , ne vend qe te denojne njekohesisht po aq sa ne , kete lloj ekstremizmi , e justifikojne ne menyren me te shemtuar te mundshme , duke kerkuar te heqin paralele apo raste analoge.
Kjo eshte ajo qe te bezdis kur i lexon, sepse i duket sikur gjithkush sulmon besimin, kur realisht ketu flitet per nje fenomen qe ka kosto per te gjithe.
u parandalua nje sulm terrorist ne Kosove, po mendoni pak , sikur ai sulm te ishte kryer....a mendoni se do ishte i drejte?

Sa per ata qe predikojne si Naci e shok , personalisht i respektoj per aq kohe sa predikojne paqen dhe respektin nder njeri tjetrin...pjesa tjeter eshte teper personale e atyre qe besojne .
 
Ne fakt, si Monique si Drejtori ia keni futur kote me ate histori. Heren tjeter, kur deshironi te thuani dicka, mesojeni mire ose heshtni, eshte me mire se sa t'beheni horë :D
 
Një pyetje për të gjithë. Ju ka prekur personalisht juve, dëmtuar, ose bërë keq ndonjë besimtar mysliman?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top