Facebook tashmë të tregon se kush prej miqve ndodhet afër teje!

Arfenilla

Themelues i Forumit


Nearby-Friends-620x330.jpg

Facebook ka zbuluar një veçori të re të quajtur ‘Nearby Friends’ që ju ndihmon të zbuloni miqtë që janë afër jush. Nëse do të aktivizoni veçorinë “Nearby Friends” do të njoftoheni herë pas here kur miqtë janë afër jush, kështu ju mund të kontaktoni me to ose të takoheni.

Facebook njoftoi se “Nearby Friends’ është fakultativ. Ju mund të zgjidhni miqtë që dëshironi të shohin kur jeni pranë tyre (për shembull: miqtë tuaj, miqtë më të afërt, ose një listë e veçantë për disa miq), dhe ju mund të aktivizoni ose ta çaktivizoni aplikacionin në çdo kohë.

Ju do të kuptoni vendndodhjen e mikut tuaj vetëm nëse ndani së bashku informacionet mbi vendndodhjet, dhe aktivizoni veçorinë “Nearby Friends.”. “Nearby Friends” ju lejon të shikoni edhe kur një miku juaj është duke udhëtuar, dhe vendin në të cilin ai po shkon. Kështu ju mund t’i jepni mendime mbi vendet turistike të cilat ai duhet t’i vizitojë. Mundësitë janë të pafund, dhe sigurisht fakultative. Kjo veçori funksionon vetëm për pajisjet iOS dhe Android.Lajmi
 
Pe: Facebook tashmë të tregon se kush prej miqve ndodhet afër teje!

hahahahahaha eshte bere si FBi ky F_B..opsion pas opsioni..:p
 
Pe: Facebook tashmë të tregon se kush prej miqve ndodhet afër teje!

Hehe, kur e din miku ku je, e din edhe armiku!
 
Pe: Facebook tashmë të tregon se kush prej miqve ndodhet afër teje!




Facebook ka zbuluar një veçori të re të quajtur ‘Nearby Friends’ që ju ndihmon të zbuloni miqtë që janë afër jush. Nëse do të aktivizoni veçorinë “Nearby Friends” do të njoftoheni herë pas here kur miqtë janë afër jush, kështu ju mund të kontaktoni me to ose të takoheni.

Facebook njoftoi se “Nearby Friends’ është fakultativ. Ju mund të zgjidhni miqtë që dëshironi të shohin kur jeni pranë tyre (për shembull: miqtë tuaj, miqtë më të afërt, ose një listë e veçantë për disa miq), dhe ju mund të aktivizoni ose ta çaktivizoni aplikacionin në çdo kohë.


I vje aroma mashtrim kesaj pune. Garant graria e kan zbulu kete gje per me na zene me atki :p per dore :vape:
 
Pe: Facebook tashmë të tregon se kush prej miqve ndodhet afër teje!

I paska vjedh i çik idenë Apple Zuckerbergu.
 
Pe: Facebook tashmë të tregon se kush prej miqve ndodhet afër teje!

dhe si mund ta zbuloj une kete ?
 
Pe: Facebook tashmë të tregon se kush prej miqve ndodhet afër teje!

Si mund ta zbulosh nese miqte jane afer teje?
Shume e thjeshte. merri ne tel e pyeti ku jane :D

jo nuk quhet ashu .....dua qe te mos e dine ata qe une e di :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top