Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Facebook me fytyrë të re, ja çfarë ndryshon!

Facebook ka prezantuar këtë të enjte ndryshime të konsiderueshme në atë që quhet “News Feed” apo faqja e parë që përdoruesit shohin kur hyjnë në rrjetin social.

Vetë themeluesi i Facebook, Marc Zuckerberg duke prezantuar të rejat e përshkroit “News Feed” si një “gazetë” personale, e cila i lejon përdoruesit të zgjedhin temat për të cilat janë të interesuar. Imazhet dhe artikujt janë në përmasa më të mëdha, duke e bërë më të lëhtë shikimin për ekranet e celularëve.

Tashmë përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin disa tema kryesore ne faqen e tyre te pare, një për muzikën, një për fotot, një për publikimet, showbiz apo firmat e veshjeve.

Kjo e fundit është përmirësuar pas ankesave të reklamuesve se ndjekësit e tyre e kanë të vështirë të shohin çdo postim që ata bëjnë.

Në këtë model i është dhënë shumë përparësi fotografisë. Sipas Zuckerberg, gjysmën e postimeve në faqen e parë do t’i zënë fotografitë, ndryshe nga përpara kur kjo zinte vetëm 25% të faqes së parë.

Facebook ka bërë me dije se ndryshimet do të implementohen menjëherë në PC, ndërsa më vonë edhe në versionet e celularëve....Marr nga kuriozitete&enigma ne FB
 
Ja se si do te duket Facebook mbas disa ditesh!

Facebook eshte duke planifikuar te beje ndryshimin e saj me te madh ne listen e postimeve te reja qe ne i pranojme ne profil, apo sic Facebook e quan “News Feed”, dhe sipas raporteve te TechCrunch thuhet tani rrjeti social do t’i kategorizoje ato ne kanale te reja, si per shembull: fotografite e Instagram, apo muzika qe degjojne miqte tuaj, apo perditesimet e bera nga artistet e ndryshem.

Shiko fotografinë 1816584



Para ngjarjes se paralajmeruar per te enjten, Facebook besohet se ka bere gati edhe fotografite te cilat do te jene me te medha, si dhe reklama te bazuara ne fotografi.

Mashable e ka kontaktuar rrjetin social, mirepo komenti i Facebook thote se “nuk i komenton thashethemet apo spekulimet e ndryshme”.

Nese raportet mediale dalin te jene te sakta, opsionet per zgjedhjen e postimeve qe shfaqen ne Nees Feed do te vendosen ne maje te faqes, dhe me kete Facebook do tu mundesoje reklamuesve te zgjedhin segmente dhe interese specifike te perdoruesve te saj. / Telegrafi /


 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back