Një thënie e re
Që prej shekujsh rron e thëna:
"Qengj’ i urtë pi dy nëna".
Por nuk dini më të renë:
"Pi servili gjithë kopenë"...
Kanarina
Engjëllorja kanarinë
Në kafaz rri e trishtuar.
Sheh një ujk që ulërin,
Ulërin si i tërbuar.
Eh, moj botë, botë e mbrapshtë,
Kë mban brenda, kë lë jashtë!...
E kush nga ne nuk eshte njohur me fabulat e z.Ferit Lamaj.
Qe te vegjel jemi njohur me to dhe duke folur per vete desha te thoja qe kane qene bashkudhetare dhe ne rinine time ,por dhe tani i lexoj me endje.Reailteti i shpreshur aq bukur dhe me sarkazem ne gojen e kafsheve te ndryshme te ben te qeshesh por dhe te thuash me vete:Ferit Lamaj ka thene tamam ate qe kisha une ne mendje

Dy fjale per jeten e fabulistit te madh Ferit Lamaj:
Mjeshtri eshte lindur më 1955 në Korçë, Shqipëri
Ai është albanolog dhe shkrimtar shqiptar, ka kryer studimet e larta për gjuhën dhe letërsin shqipe në Tiranë.
Autori ka botuar 50 libra me permbledhje me me shume se 1500 fabula (Në verë dhe në dimër (1977)
Veci, Veci mburraveci (1980) Zemërqeshur (1981) Bilbili dhe gjinkalla (1990)
Fabula (1992) Teli dembeli (1993) Tori piktori (1994) Mjau, mjau! (1994)Lakuriqi lakuriq (2004)
Fabula të zgjedhura (2004) Miss dhia (2005) Dhelpra e Trojës-përzgjedhje shkollore (2005) etj etj.
Disa nga cmimet e fituara:Cmimi i pare nderkombetar(1989),Cmimi "La Fonten" i dhene nga Ambasada Franceze(1995),
Cmimi Libri me i mire per femije ne Maqedoni(1996),Cmimi Pjata e Arte "Il Faro d'Argento" ne Itali(1998) etj
Fabulat e tij jane botuar ne shume gjuhe te botes(Anglisht,Italisht ,Frengjisht,Spanjisht,Greqisht,Maqedonisht ,Rmuanisht etj
Ato jane interpretuar dhe nga aktoret me te mire shqipetare si i madhi Kadri Roshi,Margarita Xhepa,Roland Trebicka,Lazer Filipi etj.
Autori eshte duke botuar nje sere permbledhjesh per femije nen emblemen "Dhelpra e Arte"
Derri me tri këmbë
Kthehet Beni prej mësimit:
- Mami, ia kalova اimit!
Pastaj shtoi nëpër dhëmbë:
- Thashë, derri ka tri këmbë.
- Ty mësuesja të mban hatër,
S’ka tri këmbë, por ka katër.
Beni mamin sheh në sy:
- Epo, اimi tha, ka dy!
Dhelpra e Trojës
Një ditë kali takon dhelprën:
- Rroftë e qoftë dinakëria!
Me dredhira e shtyn jetën,
Për këtë flet lashtësia.
Ia pret dhelpra: - Pa kyç gojën,
Kur përmend kohën e vjetër.
Kafsha që mashtroi Trojën
Ishte kalë, s'ishte dhelpër!
- Eh, vërtet ishte një kalë,
Që trojanët i gënjeu.
Porse ky a s'kishte dalë
Nga një dhelpër, nga Odiseu?!