Eva Braun, kush ishte gruaja që vdiq bashkë me Hitlerin

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Materiali i mëposhtëm është një përmbledhje nga libra të ndryshëm historie në përgjigje të pyetjes së lexueses Etleva Demaj, për jetën e asaj që njihet si gruaja që vdiq bashkë me Hitlerin, Eva Braun.
Eva Anna Paula Braun lindi më 6 shkurt të 1912, në Munih të Gjermanisë, vdiq më 30 prill 1945, ka qenë dashnorja e fundit e Adolf Hitlerit dhe gruaja e tij vetëm për një natë.
Braun ka qenë e bija e një mësueseje. Ajo ka ndjekur Liceun dhe më pas, për një vit, një shkollë biznesi, ku ajo mbaroi me nota mesatare dhe u dallua për talentin e saj në atletikë. Ajo takoi më 1929 Hitlerin dhe thuhet që ajo futi një letër dashurie në xhepin e tij. Hitleri takonte edhe gra të tjera, si aktorja Renate Müller (vdekja e të cilës u përcaktua si vetëvrasje). Braun tentoi të vetëvritej njëherë në 1932 duke qëlluar me pistoletë qafën e saj. Ajo tentoi për herë të dytë të vetëvritej më 1935 duke marrë mbidozë ilaçesh gjumi. Pas rikuperimit të Braunit, Hitleri u bë më i dhënë pas saj, duke i blerë një vilë në Wasserburgerstrasse, një lagje në Munih, dhe gjithashtu një Mercedes.Dihet që ajo ka ndikuar politikisht tek Hitleri. Disa historianë mendojnë që ajo njihte disa detaje që shqetësonin punonjësit më të ngushtë të Reichit të Tretë. Edhe pse ajo njihte kaq shumë detaje, ajo kryente një jetë të thjeshtë dhe nuk dukej e interesuar për politikën. Ata nuk u shfaqën kurrë si një çift në publik. Populli gjerman nuk ishte aspak në dijeni të kësaj lidhjeje deri pas luftës.
Gjate Luftës së Dytë Botërorë, Braun bënte një jetë tërë luks, duke e kaluar kohën e saj me stërvitje, lexim novelash romantike, duke parë filma si dhe televizionin gjerman. Pasioni i saj për banjo dielli nudo, ku është kapur edhe në fotografi, e ka tërbuar Hitlerin.
Hitleri dihej që kundërshtonte katërcipërisht gratë të cilat përdornin kozmetika ose produkte të tjera të krijuara prej kafshëve. Thonë që Hitleri një ditë filloi të qeshë për gjurmën që kishte lënë buzëkuqi i Evës mbi pecetë dhe filloi të thoshte: "Së shpejti do ta zëvendësojmë me buzëkuq të bërë nga trupat e vdekur të ushtarëve". Pati thashetheme që Eva donte me gjithë shpirt një fëmije prej Hitlerit, por që asnjëherë nuk pati mbështetje për këtë dëshirë.

Më 1944, e motra e Eva Braunit u martua me një pjesëtar të grupit të Hitlerit, Hermann Fegelein. Kur Fegelein u kap ditët e fundit të luftës duke u arratisur për në Suedi me një grua tjetër, Hitleri personalisht urdhëroi që ai të ekzekutohej.
Eva Braun refuzoi të largohej kur Ushtria e Kuqe rrethoi bunkerin. Hitleri u martua me të më 29 prill 1945 gjatë një ceremonie zyrtare të shkurtër (nusja veshi një fustan mëndafshi ngjyrë blu), dhe me dëshmitarë Joseph Goebbels dhe Martin Bormann, ku ajo mori edhe titullin Zonja Hitler, në vend të Zonjusha Braun. Ata u vetëvranë të dy më 30 prill. Eva, e cila ishte 33 vjeç, vdiq e para duke pirë një tabletë cianuri. Trupat e tyre u dogjën me naftë në oborrin e Zyrave të Reichut. Mbetjet e tyre u gjetën nga rusët në Magdeburg të Gjermanisë Lindore, bashkë me trupat e Joseph dhe Magda Goebbels dhe 6 fëmijët e tyre.

Pjesa tjetër e familjes së Eva Braunit i mbijetoi luftës. E ëma, Franziska vdiq 96 vjeç, më janar të 1976, në një shtëpi fshati në Ruhpolding, Bavari


SHEKULLI
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top