Eurostat:Shqiptarët, grupi i 3 më i madh i emigrantëve në BE

fshatari

Anetar
eurostat_logo11.jpg


Bruksel – Eurostat bëri të njohura dje të dhënat në lidhje me popullsinë e qytetarëve të huaj në Bashkimin Evropian.
Sipas Eurostat, qytetarët e huaj përbëjnë më shumë se 6% të popullsisë së Bashkimit Evropian. Të dhënat i përkasin vitit 2008. Gjermania ka numrin më të madh të qytetarëve të huaj, gjithsej 7.3 milionë persona, pasuar nga Spanja me 5.3 milionë persona dhe Mbretëria e Bashkuar me 4 milionë persona, Franca me 3.7 milionë të tillë dhe Italia me 3.4 milionë qytetarë të huaj.

Por, për sa i përket përqindjes së qytetarëve të huaj, Luksemburgu ka 43% të totalit të popullsisë qytetarë të huaj, pasuar nga Letonia me 18%, Estonia me 17%, Qipro me 16%, Irlanda me 13%, Spanja me 12% dhe Austria me 10%. Përqindja më e ulët e qytetarëve të huaj në një vend është në Rumani, Poloni, Bullgari dhe Sllovaki me 1%.

Sipas Eurostat, 37% e qytetarëve të huaj që jetojnë në Bashkimin Evropian janë të një vendi anëtar të BE. Grupi më i madh është nga Rumania me 1.7 milionë banorë, Italia me 1.3 milionë banorë dhe Polonia me 1.2 milionë.

Ndër qytetarët që nuk i përkasin Bashkimit Evropian, grupi më i madh është nga Turqia me 2.4 milionë ose 12% të totalit të qytetarëve të huaj, Maroku me 1.7 milionë ose 9% të totalit dhe Shqipëria me 1.0 milion banorë ose 5% të banorëve.

Shqiptarët mbajnë dhe një tjetër rekord në këtë studim. Ata përbëjnë grupin e vetëm më të madh të qytetarëve të huaj në një vend, pikërisht në Greqi, ku 64% e qytetarëve të huaj janë nga Shqipëria. Shqiptarët në Greqi llogariten të jenë 577.500, pasuar nga ukrainasit (22.300).

Ndërsa në Itali, shqiptarët janë grupi i dytë më i madh i të huajve. Të parët janë rumunët (625 mijë të tillë), ndërsa shqiptarët janë të dytët (402 mijë).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top