'Euronews', kronikë për Shqipërinë: Zgjedhjet, test për BE

Vvetoni

Antarë i Respektuar
"Euronews" ka përgatitur sot një kronikë për zgjedhjet në vendin tonë, duke i cilësuar ato si prova e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane.
"Shqipëria, dikur shteti më i izoluar i Europës, zhvillon nesër zgjedhjet që shihen si një provë vendimtare për t'u bashkuar me familjen europiane. Sali Berisha, prej kohësh udhëheqës i Partisë Demokratike, ish president dhe tani kryeministër, këmbëngul se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme".
Sipas kronikës, votimet e mëparshme janë kundërshtuar nga vëzhguesit, të cilët deklaruan se zgjedhjet nuk përmbushën standardet ndërkombëtare.
"Kundërshtarët socialistë të Berishës, komunistët e reformuar të udhëhequr nga Edi Rama kanë hedhur që tani dyshime mbi aftësinë e qeverisë për të organizuar një votim të ndershëm. Ndërsa sondazhet tregojnë se zgjedhjet janë të balancuara"- thuhet më tej në kronikë.
Programet e partive janë pak a shumë të ngjashme, synojnë hapjen e vendeve të punës, hyrjen në BE, stabilitet, ndërkohë që akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion.
Kronika thekson edhe parashikimin e FMN-së për një rënie dramatike të rritje ekonomike gjatë këtij viti. "Zgjedhjet u paraprinë nga dhuna sporadike, një zyrtar i Kristian Demokratëve u vra kur makina e tij u hodh në erë, ndërsa një anëtar i Partisë Demokrate, në pushtet u vra gjatë një sherri për posterat"/shekulli.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top