Euro trondit financat

elbruna

Anëtar i Respektuar
Euro sot eshte kembyer me 140 leke duke goditur dhe futur ne panik tregun valutor vendas, nje situate e pazakonte e pashenuar ndonjehere.(UPDATE)

Deri ne mesdite agjentet kryesore ekonomike, bankat dhe agjencite e tjera financiare kane bllokuar te gjitha transaksionet euro-lek mes tyre duke preferuar te qendrojne ne nje pozicion pritjeje.

Kursi i kembimit ne treg ka qene gati fiktiv, pasi Euro eshte shitur vetem nga publiku, ndersa institucionet financiare si bankat dhe agjencite e kembimit valuator vetem po grumbullojne, pa e shitur euron, ose pranojne ta shesin vetem me nje cmim shume te larte.

Kjo diference e madhe, mes blerjes dhe shitjes sipas eksperteve konfirmon faktin se tregu nuk eshte ne nje situate normale.

Tregtaret e valutave thone se ne treg po vihet re nje mungese e theksuar e euros. Sipas tyre transaksionet jane pezulluar edhe ne rrethet e tjera te vendi, te cilet jane furnizuesit kryesor te tregut valutor me euro.

Por sipas eksperteve me shume se sa nje raport kerkese oferte ne treg kjo goditje qe pesoi tregu valutor keto dy dite, me e forta e viteve te fundit, ngjan me nje ngerc te krijuar nga paniku dhe pa shkaqe te verteta ekonomike.
TCH
 
sipas M.F BODE jane socialistet qe me provokimet e tyre nxisin rritjen e metejshme te euros
me Bukurosh njeri,nuk e kuptoj se si mund te ndryshoje kursi nje parti politike
 
sipas M.F BODE jane socialistet qe me provokimet e tyre nxisin rritjen e metejshme te euros
me Bukurosh njeri,nuk e kuptoj se si mund te ndryshoje kursi nje parti politike

Ta shpjegoj une Vitka sesi , po pate deshir kuptohet .

Ne shtete si Shqiperia , ku pasuria eshte e perqendruar ne duart e nje grushti njerezish , jo vetem nje parti si puna e socialistes qe ka ne dore pushtetin ekonomik ne vend , por dhe nje individ i vetem i fuqishem ekonomikisht , mund te shkaktoje trazira ne ekonomine e bisht shqiptare . Me forcen qe kane socialistet , po qe se vendosin per ta
permbysur qeverin , jam i bindur qe do ja arrijne .
Lufta per pushtet eshte bere e eger , dhe populli i thesht i perjeton pasojat.
 
Mos i kaloni gjerat ne aspekte politike ...
Rritja euro esht ber ne nje far menyra qe te ardhurat qe sjellin rrefugjatet te ken pak me shum vler .
Sado te rritet euro esht banka e shqiperis ent rregullator ;)
Jo per gje po me kete pun merem perdit :)
 
o Hartim degjo se ne shqiperi gjithmone fajsohet dikush tjeter jo ai qe eshte pergjegjes kryesore qe ne rasti tone kemi Banken e SHqiperise ,pastaj a ishte ky SALI qe para disa ditesh na propozonte qe eruon ta kemi monedhe kombetare ,ndersa dje na fajsonin opoziten
JEMI SHTET PA VIZION ,VIZIONI ESHTE DERI TEK CUNI,GOCA DHE SERVILI
 
Jane deklaratat e papergjegjeshme te nje pjese politikanesh duke perfshire edhe kryeministrin qe ndikojne negativisht ne ekonomine e brishte shqiptare.Nuk i lejohej berishes te bente propozime te tilla per zevendesimin e lekut me euron.Per mendimin tim keto jane deklarata spekulative per zhvendosjen e vemendjes se opinionit nga problemet qe jane krijuar ne politiken shqiptare pas zgjedhjeve te kontestuara te 28 qershorit.Por keto deklarata te bera nga numri 1 i qeverise shqiptare ndikojne per keq ne tregun e valutes dhe ne ekonomine shqiptare ne pergjithesi.Zhvleftesimi i lekut kundrejt euros keto dite e tregon qarte se cfare ndikimi krijon politika ne ekonomine e pastabilizuar shqiptare
 
Kjo diference e madhe, mes blerjes dhe shitjes sipas eksperteve konfirmon faktin se tregu nuk eshte ne nje situate normale.

Kur do te behet normale, kur te plakemi ne :)
 
Ta shpjegoj une Vitka sesi , po pate deshir kuptohet .

Ne shtete si Shqiperia , ku pasuria eshte e perqendruar ne duart e nje grushti njerezish , jo vetem nje parti si puna e socialistes qe ka ne dore pushtetin ekonomik ne vend , por dhe nje individ i vetem i fuqishem ekonomikisht , mund te shkaktoje trazira ne ekonomine e bisht shqiptare . Me forcen qe kane socialistet , po qe se vendosin per ta
permbysur qeverin , jam i bindur qe do ja arrijne .
Lufta per pushtet eshte bere e eger , dhe populli i thesht i perjeton pasojat.

Nuk ndodh kurre kjo Hartin.Nuk kam degjuar ndonjehere se forcat opozitare ne nje vend mund te jete shkaku i ndryshimit te valutes.Z.Ridvan Bode mund te thoje cfare te doje ne interes te karriges se tij,por e verteta llogjike eshte se ekonomia eshte ne dore te Qeverise dhe eshte ajo qe shkakton ndryshim te kursit me investimet dhe parate qe hedh ne treg ne bashkepunim me Banken e Shqiperise.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top