Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Etruskët flisnin shqip. E . Scheider : Etruskishtja mund të lexohet vetëm me anën e shqipes së vjetër!

Screenshot_1.jpg

Shkruan Fahri Xhara.

Po, po, etruskët flisnin shqip. Nëse ne themi se etruskët flisnin shqip, do të përjetonim përvojën e Nermine Vora – Fallaskit në Prishtinë.


(Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermine e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellazgëve-ilirëve-etruskëve. Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e incizonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987).

Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin, dhe Exhhlane Dobruna- Salihu.


Por, nuk do të ndalem së shkruari dhe vërtetuari që etruskët flisnin shqip.

Etruscan frieze; in the National Archaeological Museum, Siena, Italy. (Të gjithë me plisa fxh)


“Unë nuk e dija që ishte polemika aq e madhe për rolin e madh të gjuhës shqipe për ndriçimin e gjuhës etruske dhe që kishte aq shumë shpjegime të qarta për këtë – shkruan Zacharie Mayani në librin e tij “Les étrusques commencent a parler“, Paris 1961.

”Por si duket vullneti nuk ishte që të zbardhet e vërteta që vetëm nëpërmjet të shqipes i jepet dritë etruskishtes së “humbur” që nga fillimi i Perandorisë së Romës.


Sa ka kundërshtarë ndër ne (ne vetëm nga principi i caktuar antivetvete) ka, po aq edhe ndër të huajt. Interesant, nuk e duan të vërtetën dhe “studimet për shpjegimin e etruskishtes u harruan“ -thotë Mayani.

Duhet të falenderojmë Zacharie Mayan, i cili thotë: “Unë nuk e dija që zëri i së vërtetës më thërret dhe se unë do të vazhdoja punën e atyre të cilët për një arsye ose tjetër kishin ndaluar”.


Statue of a young woman, terra-cotta, Etruscan, late 4th–early 3rd century BCE; Photograph by AlkaliSoaps. The Metropolitan Museum of Art, New York City, Rogers Fund, 1916 (16.141)

Më 1887, Moratti theksonte se etruskët, mesapët dhe shqiptarët janë nga e njëjta origjinë. Më 1889 E . Scheider shkruante që etruskishtja mund të lexohet vetëm me anën e shqipes së vjetër.


Më 1906, Thorpi, studiues danez kishte disa të dhëna që konfirmonin etruskishten – shqipe.
Paralelisht Mayani ishte ngarkuar që të shpjegonte lidhshmërinë jo vetëm të gjuhës etruske me atë shqipes, por edhe lidhshmërinë e ilirishtes dhe shqipes në një anë, por edhe njëllojshmërinë e gjuhës ilirishte me disa gjuhë të ashtuquajtura ‘italike’.

Ribezzo, në “A che punto siamo con la interpretazione dell`o etrusco“, (1953 ) shkruante drejt, sepse e njihte mirë harmoninë onomastike në mes të gjuhëve venete-japige-ilire dhe shqipes.


Trombeti thoshte me bindje që “raca ilire shtrihej për së gjati e së gjeri gadishullit Apenin, që nga tokat Venete e gjer në Pulia dhe Kalabri.”

Studiuesi Lattes e pranonte se gjatë studimeve të tij nuk kishte hasur asnjë kundërshti mes origjinës së ilirëve dhe “popujve italikë” (Studi Etruschi 1942).


Më në fund edhe Devoto e vlerësonte që banorët e Piceniumit (“Kush ishte Piceniumi?, së shpejti fxh), Etruskët, Liburnët (me të madhe) ishin të familjes së madhe Ilire.
Joshua Whtmough në “The Foundation of Roman Italy“ e shpjegon shumë bukur lidhjen etruske, të popujve “italikë“ dhe ilirishtes.

Etruskët flisnin shqip, e flisnin shqipen e kohës. Ju kujtohet, më lart e shkrova që Edouard Shneider thoshte që gjuha etruske lexohet vetëm me shqipen e vjetër; shikoni në këta rreshta të librit të Zacharie Mayanit “Çelësi i fjalës e asaj enigme ishte e kryera e foljes ilirishte, pra etruske dhe shqipe:shoh -pava”.


Pra, në shqip, prapashtesa -va është e kryera e shumë foljeve, blej -bleva, shoh -pava, laj -lava, qaj -qava.

Miq të lashtësisë së kombit tonë, e vërteta është në duart tona. Të vërtetës duhet që t`ia japim edhe krahët që ajo të fluturojë rreth e për rreth globit.

Ontime.press
 
Fahri Xharra eshte jo vec historian i afte por dhe nje njeri qe ka dedikuar shume kohe te jetes se tij per çeshtjen e historise tone te groposur thelle.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back