Etruskët - 3 mijë vjet mistere

Kresha

A pretty face can never trick me
Janë një prej popujve më enigmatikë të historisë sonë. Gjuha e tyre dhe origjina e tyre mbeten edhe sot, një rebus i padeshifrueshëm. U shfaqën në brigjet tokësore pothuajse 3 mijë vite më parë. Po nga vinin? Dhe mbi të gjitha, si u zhdukën etruskët, qytetërimi më i lashtë i Italisë?


Dëshmi të mrekullive të lashtësisë

Janë një prej popujve më enigmatikë të historisë sonë. Gjuha e tyre dhe origjina e tyre mbeten edhe sot, një rebus i padeshifrueshëm. U shfaqën në brigjet tokësore pothuajse 3 mijë vite më parë. Po nga vinin? Dhe mbi të gjitha, si u zhdukën etruskët, qytetërimi më i lashtë i Italisë?

Një hipotezë e re mund të hapë sot një të çarë në misterin e tyre të lashtë dhe të padepërtueshëm. Një e çarë e thellë tridhjetë metra, në thellësi të asaj toke që etruskët e konsideronin të shenjtë. Bëhet fjalë për të famshmet "rrugë minerare" ciklopike të tyre, gërmime shumë të thellë të fshehur në vegjetim dhe të gërmuar vetëm me ndihmën e daltave dhe çekiçëve të vegjël.

Studimi i rrugëve minerare nxjerr megjithatë në pah pikëpyetje trazuese: Për çfarë mund të shërbenin këto vepra kolosale? Përse çdo rrugë minerare kalon për një nekropol? Përse nga muret e lartë dalin në mënyrë të vazhdueshme hapje të varreve të lashtë?

Përse kisha templare dhe ndërtesa të tjera si këto janë ngritur në afërsi? Dhe si është e mundur që disa besojnë se, edhe sot, këto vende kanë një fuqi të veçantë, aq sa të celebrojnë në brendësi të trye me rite spirituale?

Shpgjegimi i misterit duhet të kërkohet në ritet dhe në mitet etruskë. Perëndeshja e Krijimit për etruskët ishte Uni, toka Mëmë. Fuqia e saj e shenjtë frymëzon në mënyrë të thellë të gjithë artin etrusk, tokësor dhe përtej tokësor.

Sipas legjendës, ishte mbreti i parë, Tarkun, që mori udhëzimet e shenjtë drejtpërdrejtë nga një qenie mbinjerëzore, Tages, një djalosh me zë plaku, i cili doli që nga dheu. Tages, përpara se të rikthehej sërish në nëntokë u dha Tarkunit dhe dymbëdhjetë priftërinjve etruskë (Lukumonët) Librat Akerontikë: tekste të shenjtë që flisnin për udhëtimin e shpirtërave përtej lumit të Adilës, drejt mbretërisë së nëndheshme të Hadit dhe Persefonit. ثshtë libri etrusk i të vdekurve, rruga drejt fundit.



Pra, për etruskët ekzistonte në nëntokë një hyjni shpërndarëse e forcës dhe dijes. Gjithë kulti i tyre i Tokës është penetrimi fizik dhe ritual i botës së nëndheshme, në kërkim të dijes dhe të fuqisë së shenjtë.

Por është edhe një tjetër qytetërim arkaik që nderon të njëjtin kult: janë inkasit e Perusë së lashtë. Mbretëria e nëndheshme e Ukupaçës është analoge me etruskët dhe zoti i tyre, Uasharinka, kur evokohet nga priftërinjtë inkas shfaqet ashtu si Tages, si një perëndi që shpërndan fuqi dhe dije. Por nuk është kjo e vetmja analogji mes dy qytetërimeve...

Rrugët minerare duhet të jenë në këtë mënyrë shtigje të shenjtë, pasazhe ritualë që lidhnin qytetet e të gjallëve me ata të të vdekurve. Thellësia e tyre duhet të ketë shërbyer për t'i bërë më të afërt me nëntokën, në kontakt me atë që etruskët e konsideronin burimi i drejtpërdrejtë i fuqisë së shenjtë. E në çfarë mënyre kjo hipotezë duhet të jetë ende e lidhur me zhdukjen e etruskëve?

Harta e rrugëve të shenjta të zbuluara deri sot tregon se si shpërndarja e tyre dukej se i bindej një projekti të madh gjeometrik. Duket se të gjithë këto rrugë të nëndheshme shkonin drejt një qendre precize gjeografike: liqeni i Bolsenës.

Velzna ishte emri i lashtë i Bolsenës, liqeni më i madh vullkanik i Evropës. Përreth liqenit ngrihej Fanum Voltumnae, pylli i shenjtë më i rëndësishëm i Etrurias, që i kushtohej perëndeshës së ujit. Liqeni u zgjodh nga priftërinjtë si omfalos, domethënë kërthizë e shenjtë e të gjithë qytetërimit etrusk. Këtu, një herë në vit, dymbëdhjetë Lukumonët mblidheshin për të festuar bashkimin shpirtëror të popullit etrusk.

Në qendër të liqenit dalin dy ishuj: Martana dhe Bizentina. Ky i fundit konsiderohej nga etruskët si një ishull i shenjtë, zemra e vërtetë gjeografike dhe shpirtërore e të gjithë "kombit" etrusk. Tempulli i madh e i shenjtë nuk është gjendur asnjëherë dhe tekstet e lashtë të bëjnë të mendosh se ndoshta u fsheh nga vetë priftërinjtë bashkë me kullat e tij, si dhe me thesaret e tyre të fshehtë.


Varreza të lashta etruske

Bolsena ka megjithatë një ngjashmëri mbresëlënëse me Titikakën e Andeve, që ishte liqen i shenjtë dhe qendër spirituale e qytetërimit inkas. Edhe në Titikaka dalin dy ishuj dhe edhe atje, inkasit zgjodhën njërin si kërthizën e tyre të shenjtë.

Priftërinjtë thoshin se poshtë këtyre ujërave banonte shpirti i Uasharinkës. Pra për të dy qytetërimet, ishulli në liqen përfaqësonte portën e komunikimit me botën e shenjtë dhe të fshehtë të nëntokës.

Tamam ashtu si për inkasit, disa mendojnë se një pjesë e popullit etrusk mund të ketë vendosur të zhduket duke shkuar drejt nëntokës.

Në këtë hipotezë, që më shumë ka elementë të fantazisë, ishulli i shenjtë Bizentin përfaqëson një prej hyrjeve në mitiken dhe të mrekullueshmen Agartë.

Agarta është bota imagjinare nëntokësore ku, sipas besimeve ezoterikë, jetojnë zotat e mëdhenj antikë, njerëz që mbajnë sekrete arkaikë dhe që në fshehtësinë e saj mund të mbajë edhe priftërinjtë e zhdukur etruskë.

Misteri i Etruskëve




Origjina e popullit të lashtë mbi kulturën e të cilit u vendos perandoria romake

Hija e Rasnave

Etruskët janë populli më enigmatik dhe më tërheqës që i përket Italisë, territori kryesor i ndikimit të tyre. Simbas hulumtuesit Mario Gattoni Celli, të dhënat historike për ta nuk i kapërcejnë pesë apo gjashtë faqe libri. Asgjë më shumë.

Tekstet shkollore e përshkruajnë shpejt e shpejt monarkinë e fuqishme etruske të zhvilluar nëpër breza, formuar nga shtatë mbretër, mbas të cilëve ia beh menjëherë lindja e republikës romake.

Esetë e studiuesve, duke u mbështetur tek këngët e tyre, shtojnë vetëm se Etruskët ishin autoktonë në gadishullin e tyre, që flisnin një gjuhë të padeshifrueshme dhe që kishin arritur nivele të shkëlqyera në arte, në politikë e në arkitekturë, por pa e vënë theksin në vlerat njerëzore dhe shpirtërore që ata i dhuruan perandorisë romake. Etruskët nuk kanë vdekur kurrë dhe kanë lënë si dhuratë një thesar të paçmuar që rrëfen një histori, një histori të filluar shumë kohë më parë.


Ata e kishin prejardhjen nga Gjigandët

Hulumtuesit më të zotë e vendosin origjinën e Etruskëve në Lydia, në lindje të Smirnes, duke cituar Herodotin që shkruan kështu në Historitë, I, 94: ?Lidët tregojnë se në kohën e mbretit Atys, bir i Manes, në Lidi pllakosi një zi buke e madhe; për ca kohë pupullsia rezistoi, por mandej, duke parë që ajo nuk reshtte,?mbreti e ndau popullin në dy pjesë?

Në krye të atyre që ishin përcaktuar të mbeteshin aty, mbreti vuri veten; në krye të atyre që ishin caktuar të largoheshin, vuri birin e tij Tirrenin. Mërgimtarët zbritën në Smirne, ndërtuan anije?e u vunë në kërkim të një toke të re?, derisa mbasiqë kishin ndaluar në disa vënde, mbërritën pranë Umbrëve ku themeluan qytetin ku ende sot banojnë??

Manes, analog me faraonin e parë Menes, është monarku legjendar Manu, emër që mishëron udhëheqjen e shtatë racave- mëma me nënracat korresponduese. Manu kishte udhëhequr shumë migrime në epokat e parapërmbytjes nga zanafillori Ishull i Bardhë në Detin e Gobëve, Thule mitologjike, territor tropikal i harlisur që i shtrinte kufinjtë e vet në Polin e Veriut, deri në tokat e kontinentit Mu e në Atlantidë.

Etruskët e quanin veten Rasna, nga rrënja ra, analoge me Ramu, mbreti-prift i Mu, Rama në Indi dhe Ra-ja egjiptian, personifikim i energjisë diellore zemra vitale e Kozmosit. Simbole kryqi i thyer dhe globi me flatra i pllakave të Mu, gdhendur në mënyrë respektive mbi muret e Sovana-s në Grosseto , e në Varrin e të Shquarve në Caere. Rrugët tregtare të Etruskëve ishin Tule-t që mbërrinin deri në Himalaje, e jehonën e të cilave e gjejmë në toponimin Caput?tolium, kapo i Tule-ve, Kapitol, Romë.

Paraardhësit e Etruskëve janë Toltekët, nënraca e tretë kryesore e racës atlantidase, siç kuptojmë nga vepra e Arthur Poëell, Sistemi diellor. Me ngjyrë kuqe-brune, kishin një lartësi të mrekullishme dhe ishin të parët në artin e ndërtimit, që vërehet nëpërmjet tempujve ciklopikë, rrugëve me kalldrëm dhe urave.

Ata krijuan një perandori të shkëlqyer nëpërmjet disa mijëvjeçarëve, derisa një kataklizmë u përplas në Atlantidë dhe Toltekët mundën të hidhen në Amerikë, duke themeluar qytetërimin inkas, teksa trashëgimtarët e tyre ndërtuan në shekullin IX para Krishtit Tula-n në Meksikë, me ?atlantët? e tyre gjigandë.

Geni toltek gjendet i pacënuar nën nënracën e gjashtë akkadiane, pikërisht e Etruskëve, që përfaqsojnë lidhje të pazgjidhshme edhe me Egjiptianët, Majatë e Indianët e Amerikës së Veriut, të tjerë prejardhës nga Toltekët.

Ata flisnin sanskritisht

Po kush ishin në të vërtetë Etruskët? Gjuha e depërton misterin? Perandori Klaud, i mrekulluar nga bota e tyre, shkroi Tirreniket në njëzet vëllime, zhdukur të gjitha në hiç.

Të njejtin fat pësuan Anualet Etruske që ruheshin në Tabularium Capitolinum, të cilat rrëfenin origjinën e vërtetë të Romakëve, Librat Etruskë, duke mbijetuar vetëm ndonjë fragment në autorët latinë.

E çuditshme, duke e ditur se nxënësit romakë shkonin për të studiuar etruskisht në shkollën prestigjioze Kaere. Gjuha e Rasna-ve, pohon filologu Bernardini Marzolla, zbulon një prejardhje antike nga idioma e parë e planetit: sanskritishtja.

Teksti më i plotë është gdhendur mbi fashat e një mumjeje të zbuluar në Egjipt dy shekuj më parë, e cila sot ndodhet në Muzeun e Zagrebit. Rrypat e fashës që janë katërmbëdhjetë metra, përbëjnë ?Librin e Mumies?, duke iu shtuar bashkangjitur mështu dymbëdhjetë mijë shkrimeve tjera të mbetura.

Adhurues të Nënës së Madhe

Rreth vitit 1.000 para Krishtit, banorët e Lydias u vendosën në ishullin Lemno me kryeqytet Hefestian, në Detin Egje, i cili është i mbjellur me nekropole e sanktuare kushtuar viirgjëreshës së zezë اibele, që thirrej nënë e Indo-s.

Vajzat mësonin teogaminë e shenjtë në kolegje të veçanta, që të kujtojnë ato të Mamakones inkase e ato të Vestaleve romake. Shoqëria etruske e ishte e tipit matriarkal, si Atlantida, me gra që ishin të pranishme në kultet e shenjta dhe gëzonin ndikim të fortë në vendimet më të rëndësishme.

Provë për këtë është varri Regolini?Galassi, zbuluar më 1836 në Kaere, ku është varrosur princesha Larthia. veshur me një rrobë të endur me sfera të vogla të kokrrizuara. Pohon, mandej, edhe historia e Lukumonit, bir i një fisniku korintas që së bashku me gruan e tij Tanakuila arriti në Romë nga Tarkuinia në shek. VII sec. para Krishtit.

Në portat e Romës, një shqiponjë ia rrëmbeu kapelën Lukumonit, për t‘ia rikthyer mandej sërish. Një ndodhi e tillë shfaqet edhe në mitin actek, e në themelimin e kryeqendërs Kajamarkuila në Peru, ku një kondor kishte kurorëzuar themeluesin e saj.

Tanakuila është një emër inkas, meqë ?kuila? do të thotë hënë, duke lënë të nënkuptohet se gruaja i përkiste një kulti të lashtë hënor. Në etruskisht i njejti emër është Thanakhvil, ku ?than? është pamja femërore e Zotit Tin dhe ?akhvil? është shërbëtore, do të thotë ?shërbëtoret e zotave?, një urdhër i lashtë.

Deshmi te antikeve

Herodoti thotë se popullsia e Etruskëve u krijua nga shpërngulja e disa banorëve të Lidias, të cilët u pati prirë drejt brigjeve italiane Tirreni, biri i mbretit Ati; Etruskët u patën quajtur prej grekëve Tirrenë, simbas emrit të prijësit të tyre..

-Kurse Helaniku nga Lesbi thotë se fjala ishte për Pellazgët-banorë të Thesalisë, që qenë shpërngulur në Etruri në një çast të historisë së tyre.

-Antiklidi u besonte të dyja këtyre hipotezave, pra që shpërngulja ishte bërë edhe prej Lidëve edhe prej Pellazgëve.

-Historiani grek Dionisi i Halikarnasit (shek. I para Krishtit), krejt ndryshe prej të tjerëve, mbështet autoktoninë, pra origjinën indigjene të popullit etrusk.

Heshtja etruske...

Qendra fillimore dhe zemra e jetës etruske është Fanum Voltumnae, mes pyllit të dendur të Lamonit përresth Liqenit të Bolsena-s, që i shtrinte kufinjtë e veta deri në Tarkuinia, duke formuar një vend të shenjtë në kufirin mes qiellit e tokës.

Këtu, në Tempullin e shenjtë, lukumonët e dymbëdhjetë qyteteve të shenjta mblidheshin çdo vit për të zgjedhur një prift të ri dhe për të kremtuar ceremoninë misterioze të Paska-s, në ku thyhej buka dhe pihej vera, ndërsa pjesëmarrësve u jepej shega si simbol i ripërtëritjes.

Rasnat e dinin se detyra e tyre në tokë po shkonte drejt fundit, ashtu si edhe inkasit të cilët nëpërmjet yjeve të njejtin paralajmërim. Dhjetë ?Saekula? Zgjati qytetërimi i lavdishëm që ata kishin krijuar, e askush, as dhe më i fuqishmi i lukumonëve nuk ishte në gjendje t‘i kundërvihej. E u zhduk në agimin e një Dielli të ri kjo rracë e lavdishme që në heshtje e kishte mbrojtur kohën.

Nga Dino Vitagliano
Përktheu: Shpëtim Kelmendi
 
Pe: Etruskët - 3 mijë vjet mistere

[video=youtube;Jvy2W-QvYDU]http://www.youtube.com/watch?v=Jvy2W-QvYDU[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top