Eshtrat e Mbretit Zog do kthehen në atdhe

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Qeveria ngre një komision shtetëror. Negociata edhe për eshtrat e Nënë Terezës​
Eva Gjura​
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se qeveria do të krijojë një komision qeveritar shtetëror për rikthimin në Shqipëri të eshtrave të Mbretit Zogu I dhe anëtarëve të familjes mbretërore. Berisha tha se qeveria shqiptare e merr këtë vendim, duke njohur Ahmet Zogun Kryeministër, President dhe më vonë, Mbret i shqiptarëve, si arkitektin e shtetit modern shqiptar, si njërin prej personaliteteve më të mëdha, më të shquara, me kontribut më madhor në historinë e kombit shqiptar. "Ahmet Zogu bëri që Shqipëria, e cila pas pavarësisë, për shkak të ambicieve antishqiptare të fqinjëve, por edhe absurditeteve të qëndrimit të drejtuesve lokalë të asaj kohe, po përjetonte një kaos, në doktrinën se si e si ky vend të faktonte që nuk mund të bëhej shtet", theksoi Kryeministri Berisha. Më pas, duke vlerësuar lart figurën e Mbretit Zogu I, Kryeministri Berisha u shprehur se ai, "krijoi fillimisht Republikën e më pas, Mbretërinë, në të cilën në tërësi liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, liria e pronës, liria e besimit, liria e udhëtimit dhe liritë e tjera, u respektuan dhe u garantuan me ligj. U ndërtuan të gjitha institucionet shtetërore, në përputhje dhe në kuadër të një monarkie konstitucionaliste". Sipas Kryeministrit Berisha, "Ahmet Zogu, pas pushtimit të vendit, u largua në ekzil, për të vazhduar luftën për çlirimin e Shqipërisë. Gjatë gjithë Luftës së II Botërore, nga Londra ku ishin të mërguar të gjitha oborret e pushtuara nga fuqitë e boshtit, ai mbështeti fuqishëm lëvizjen çlirimtare të kombit shqiptar, u përfaqësua në këtë luftë nga tribunë popullorë si Abaz Kupi dhe luftëtarë të tjerë të mëdhenj të lirisë". Në mënyrën më antishqiptare, theksoi Berisha, Kongresi i Përmetit, aleatin e aleatëve në Luftën II Botërore, Mbretin Zog, e ndaloi të rikthehej në Shqipëri dhe nisi një sagë të pafundme shpifjesh, trillimesh, falsifikimesh ndaj tij. Gjithashtu, tha Berisha, ai pas luftës, vazhdoi gjithë përpjekjet për lirinë e shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë. Procesi i kthimit të eshtrave në atdhe, tha Berisha, do të ketë të gjitha nderimet dhe kujdesin shtetëror që i takon Mbretit të parë të shqiptarëve në kohërat moderne. Gjithashtu, ai theksoi se qeveria e tij po bën të gjitha përpjekjet që personalitetet e mëdha të kombit të prehen në vendin e tyre. "Ne kemi filluar negociatat dhe po negociojmë me qeverinë e Indisë dhe do t‘i intensifikojmë gjatë këtij viti këto negociata, në mënyrë që, po të jetë e mundur, në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, të rikthejmë eshtrat e saj dhe ajo të prehet në Shqipëri", u shpreh Berisha. Kryeministri vlerësoi kthimin e eshtrave të shkrimtarit, diplomatit, atdhetarit të shquar, Faik Konica, dhe ai prehet, së bashku me vëllezërit Frashëri, në kodrat e Liqenit. Ndërsa në lidhje me eshtrat e Nolit, Berisha është shprehur se do të vazhdojmë përpjekjet dhe do të diskutojmë me përfaqësuesit tanë të diasporës. Por, theksoi ai, ka edhe një problem, si primat i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Noli frymëzoi dhe frymëzon diasporën shqiptare në atdhetarinë e saj, në dashurinë e saj të pakufishme ndaj Shqipërisë. Ndaj dhe Kisha Shqiptare e Bostonit e ka Nolin realisht si shenjtorin e saj të pashpallur. Por qeveria shqiptare do të nisë përpjekjet për të kthyer në Shqipëri eshtrat e atij që e cilëson burrin e madh të Kombit, Mit‘hat Frashërin dhe personalitete të tjera.
 
Po ci duam aman se mos qe naj fare burri ai po he ..



:djalle:
 
Familja mbretërore falënderon qeverinë
"Kthimi ishte një kërkesë e hershme"​
Pas deklaratës së bërë nga Kryeministri Berisha se do të kthejë në atdhe eshtrat e Mbretit Zogu I, njëri prej pasardhësve të tij falënderoi qeverinë dhe Kryeministrin për këtë vendim. Ai shprehu falënderimet e tij në emër të Familjes Mbretërore për këtë vendim të qeverisë për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog I në varrezën mbretërore në Tiranë. Kthimi i eshtrave të Mbretit Zog I në atdhe ka qenë një kërkesë e hershme e oborrit mbretëror. Pas vizitës së bërë në Mat në kuadër të 114-vjetorit të Lindjes së Mbretit Zog, princi Leka i ka bërë një thirrje Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ministrisë së Ekonomisë, në kuadrin e rikthimit të eshtrave të Mbretit Zog në Atdhe, të na mundësojnë rindërtimin e Mauzoleumit të familjes mbretërore. Sipas trashëgimtarit të Mbretit Zog, varrezat janë shenjë e parë e kulturës dhe historisë së një shteti dhe dhënia me qira e varrezave mbretërore për biznese private është absurditet. Në vitin 2003 një grup prej 43 deputetësh ka kërkuar kthimin e eshtrave të Mbretit Zog, në Shqipëri. Ata hartuan një projektligj për dhënien e një statusi të veçantë familjes mbretërore. Sipas kërkesës së deputetëve, eshtrat e Mbretit Zog duhen të kthehen në atdhe dhe të prehen me nderime në vendin ku ka qenë e varrosur Nëna Mbretëreshë, në Parkun Kombëtar të Tiranës. Gjatë regjimit komunist, familjes mbretërore iu ndalua kthimi në Atdhe, me vendim të Kongresit të Përmetit. Edhe pas rrëzimit të regjimit komunist, ky vendim u shfrytëzua nga ish-presidenti Sali Berisha, për të përzënë në vitin 1994 forcërisht nga Shqipëria Mbretin Leka, në vizitën e parë që ai bënte në Tiranë. Mbreti Leka, në përpjekje për të restauruar rishtazi monarkinë në Shqipëri, u përpoq të përfitonte edhe nga kaosi i ‘97-s. Me gjithë kushtet e vështira, ai pranoi, që në zgjedhjet e 29 qershorit ‘97, populli të votonte edhe për formën e regjimit.

E.Gj.
 
me mire me ehet qefi burrel1983 si e ka ai do jete me se i kenaqur
 
Do te behesh edhe kjo pune nje dite.Jeta dhe aktiviteti i Ahmet Zogut eshte nje pjese e historise se shqiperise .Si i tille e meriton qe eshtrat e tij te pushojne ne Atdhe.
 
Qeveria vendos të kthejë në atdhe eshtrat e Zogut


TIRANث - Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se do të kthehen në Shqipëri eshtrat e mbretit Ahmet Zogu, që prehen në Francë. Ai u shpreh në një konferencë për shtyp se "Qeveria shqiptare ka ngritur një komision shtetëror për kthimin në Shqipëri të eshtrave të mbretit të parë të shqiptarëve në kohërat moderne dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore".


Kryeministri vazhdon rehabilitim e mbretit që u largua fshehtas nga Shqipëria në vitin 1939 kur nisi Lufta e Dytë Botërore. Familja e Zogut u kthye në atdhe pas viteve '90-ës. I biri, Leka Zogu mori pronat në qendër të Tiranës që prej vitesh shërbenin si institucione shtetërore, gjatë qeverisjes së Berishës. Ndërsa një muaj më parë Kryeministri përuroi bustin e Ahmet Zogut të qendër të qytetit të Burrelit, duke lartësuar figurën e tij.


Sot ai deklaron se "Qeveria merr vendimin për kthimin e eshtrave në atdhe duke njohur Ahmet Zogun si Kryeministër, president dhe më vonë Mbret i shqiptarëve, si arkitekt i shtetit modern shqiptar, si një personalitet me kontribut më madhor në formimin e shtetit shqiptar".


Më tej Berisha nuk i kurseu lëvdatat e tjera për mbretin Zog i Parë, kurse kritikoi Kongresin e Përmetit që tha se e përjashtoi meritën e Zogut. Gjithashtu Berisha foli dhe për arratinë e mbretit Zog që e quajti mërgim.


Sipas Kryeministrit, është ngritur një komision qeveritar shtetëror për rikthimin e eshtrave te mbretit te pare te shqiptareve. Ndërsa shtoi se "po bëhen negociata edhe për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës dhe njeriut te madh te letrave shqipe, Fan Nolit.Shekulli
 
krahu i djathte politik shqiptar eshte me i bashkuar , me i forte, nese respekton familjen mbretrore.

Berisha po ben nje gjest patriotik dhe te ndershem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top