Ersekë, vret të dashurën dhe veten. Zbulohet letra e autorit.

Arfenilla

Themelues i Forumit
Untitled-11.jpg


Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Ersekës. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Fatos Kapllani ka ekzekutuar me armë zjarri, tip automatik, të dashurën e tij Antoneta Petriti dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 32-vjeçares Petriti, në praninë e nënës 80-vjecare së gruas, e cila mësohet se ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë të mitur.

Sipas dëshmisë së nënës së 32-vjeçares, Fatos Kapllani kishte shkuar në banesën e tyre për të festuar Shën Valentinin me Antonetën, e cila i shmangej prej kohësh. Sipas saj, Kapllani kishte marrë me vete një automatik dhe kishte qëlluar në drejtim të 32-vjeçares, kur kjo e fundit kishte refuzuar të kryente marrëdhënie ****uale me të.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i ngjarjes, ish-punonjës i zjarrfikëses në Ersekë, kishte një lidhje jashtëmartesore me 32-vjeçaren prej kohësh. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Policia bën të ditur se viktima Antoneta Petriti e kishte denoncuar autorin për dhunë para pak ditësh, por më pas e kishte tërhequr padinë.

Sipas policisë, dyshohet se Kapllani ka kryer krimin e pasi nuk mund të pranonte faktin që 32-vjeçarja i shmangej dhe mendonte se ajo mund të kishte një tjetër lidhje. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes tragjike.
Zbulohet letra
Vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë në trupin e autorit zbulohet një letër drejtuar të dashurës së tij, por që viktima nuk e mori kurrë në dorë.
Gjatë autopsisë, në rrobat e veshura në trupin e Kapllanit u gjet një letër, në rreshtat e së cilës zbulohet se krimi ishte i paramenduar mirë nga autori.
“Unë sakrifikova familjen, fëmijët dhe veten time për ty. Ti nuk mund të më lësh se unë do të të vras. Kemi 4 vite e gjysëm bashkë dhe nuk do të më lësh, sepse unë të vras”.

Fqinjët: Antoneta jetonte me të ëmën, ishte grua serioze
Të tronditur nga ngjarja e rëndë, fqinjët e viktimës Antoneta Petriti tregojnë se 32-vjeçarja njihej si një grua serioze dhe pas divorcit jetonte me të ëmën dhe vajzën e saj, pasi i biri ndodhej në Tiranë me të atin.

Fqinjët thonë se nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme, por kanë marrë vesh për ngjarjen e rëndë pasi kanë parë nënën e vajzës të dilte nga shtëpia e mbuluar me gjak./BakanWeb
 
Last edited by a moderator:
Pe: Ersekë, vret të dashurën dhe veten. Zbulohet letra e autorit: S’mund të më lësh,

Eh medet,na jane bere dhe meshkujt te ndjeshem ndaj ndarjeve...Ah po harrova mashkulli e quan femren prone te tij,smund te pranohet ndarja,ncuq asnje menyre...
 
Titulli: Ersekë, vret të dashurën dhe veten. Zbulohet letra e autorit: S’mund të më l

raca mashkullore ta shpif najher
 
Titulli: Ersekë, vret të dashurën dhe veten. Zbulohet letra e autorit: S’mund të më l

Zot na ruaj nga meshkujt :S
 
Titulli: Ersekë, vret të dashurën dhe veten. Zbulohet letra e autorit: S’mund të më l

Psikopat tjeter ky!

Por ai titulli gjysmak :p
 
Pe: Ersekë, vret të dashurën dhe veten. Zbulohet letra e autorit.

K*rve mashkull...ne vend ta shpenzonte Shen Valentini me gruan, shkon e vret bijen e botes!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top