Erseka

bella

Anëtar i Nderuar
Erseka, një qytet me tradita, djepi i kulturës Shqiptare! Aty ku dallohet fisnikëria, dija, mikpritja, kënga dhe vallja popullore kolonjare!

Petro N. Luarasi --- Fan S. Noli --- Papa K. Negovan



Në këmbët e Gramozit shtrihet Erseka ku natyra e pastër dhe e brishtë bëhet njësh me njerëzit e këtij qyteti. Bukuri të pafundme dhe vlera të paçmueshme qëndrojnë nën emrin e këtij qyteti të vogël.
Erseka- themeluar në shekullin e 18, është një qytet relativisht i ri që shërben si qendër e rrethit Kolonjë, një nga 36 rrethet e Shqipërise. Qyteti shtrihet në këmbët e malit Gramoz (1523m) dhe është një nga malet më të lartë në Ballkan me një lartësi prej 1030m në qendër të qytetit. Si qendër e Kolonjës, Erseka luan rol të rëndësishëm në rreth me aktivitetet e ndryshme kulturore, edukative dhe ekonomike.
Njerëzit e Ersekës, të quajtur Kolonjarë, shquhen për patriot dhe liri dashës duke ruajtur kështu vlera të mëdha edukative të vetë patriotëve të kësaj treve. Qytetarë puntorë dhe me kulturë të pasur.



Petro Nini Luarasi

Lindi në vitin 1865 dhe vdiq më 17 gusht të vitit 1911, ishte i biri i Nin Petro Kostallarit, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues i Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit të Koto Hoxhit.
Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinen e Kolonjës e të Vakefëve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjtores së parë shqipe të Korçës e më vonë i shkollës se Negovanit (1909-1911). Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall i mëmedheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në Kongresin e Manastirit(1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.
Bashkëpunoi në organet "Bashkimi i kombit" (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në "Drita" (Sofje, 1907-1908), në "Kombi" (Boston,1908), te "Liria" (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe shpërfolja e shqiptarit" (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qëndrore të Rilindjes
: bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarsisht nga besimi fetar

Fan Stilian Noli

ثshte atdhetar, demokrat, burrë shteti, dijetar, poet, përkthyes, historian, artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsise demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare. Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë, fshat shqiptar në Trake, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohe gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati, Stiliani, ndonëse trashëgoi një pronë toke, nuk u mor me bujqësi, po shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështire për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Filloren dhe të mesmen i bëri greqisht. Por më shumë ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Që në bankat e shkollës iu shfaqen karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë qe e pengoi të emërohej mësues atë vit shkollor. Me 1900 vajti në Greqi, me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarë. Studimet nuk i bëri. Atëherë u hodh në punë të tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtites. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira të merej me dramaturgji.

Papa K. Negovani (1875-1905)

Njohur edhe me emrin Kristo Harallambi lindi në Negovan afër Follorinës në Greqinë veriore, një fshat që, bashkë me Bellkamenin fqinjë, kishte qënë banuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë të Plikatit të krahinës së Kolonjës. Shkollën e bëri në Athinë, ku e dërgoi i ati Harallamb Cali, që ishte tregtar. Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje. Vdiq i masakruar barbarisht nga andartët grekë.

Vdekja e të atit, të cilin e vranë banditët më 1891, e detyroi Kristo Negovanin të braktise studimet e të punojë si mësues në një shkollë fillore greke në Leskovik për të mbajtur familjen. Më 1894 emigroi në Braila të Rumanisë ku punoi tre vjet si marangoz. Bash këtu ra në kontakt me levizjën kombëtare dhe mësoi të shkruaje shqip (me alfabetin e Stambollit). Më 1897 u kthye në fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punën si mësues. Shtëpine e vet Negovani e ktheu në shkollë dhe u mësoi shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturëve. Ai edhe meshën e mbante shqip, gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke.


Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit, i cili duke dalë nga kisha, flitet se tha ato fjalë fatale, "Mos të gjette viti tjetër ndër të gjallët". Pas dy ditësh, të shtunën,12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditë, që e detyruan tridhjetevjecarin Negovani, të vetëdijshëm per fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpise në mes të natës për ta masakruar pastaj me sopate bashkë me pesë të tjerë, ndër ta edhe i vëllai. Për të marre hak për këtë akt që hierarkia ortodokse greke ua veshi shqiptareve, komiti shqiptar Bajo Topulli (1868-1930) i zuri pritë dhe vrau Fotin, peshkopin e Korçës, në shtator 1906.
 
Redaktimi i fundit:
apples20from20ersekajpgdd1.jpg
Mollët e mrekullueshme të Ersekës :D

borova20canyonjpgvs7.jpg
Borova.

ersekagramoziyt4.jpg
Gramozi.
 
Titulli: Erseka

nuk me duket se ke shkruajtur dicka objektive apo gjakoftohte.....sepse spiunet dhe trimat nuk kane te bejne me krahinen por me karakterin e cdo njeriu dhe jo me me shpirtin e nje krahine te caktuar......Kjo eshte dicka qe ka te beje me sistemin(jam dakord me bellen) dhe ky sistem ka ndikuar jeten e cdo individi ne shqiperi nga vermoshi ne Konispol....Keshtu qe spiuna dhe disidente ka pasur ne cdo vend te Shqiperise, pra kjo puna e spiuneve qe permend zotrote nuk eshte "ekskluzivitet" i asnje zone.Me pak fjale njerez te mire apo te ligj ka gjithandej....Me siper jane permendur figura te njohura kolonjare qe kane dhene kontribut ne emancipimin dhe perparimin e vendit...Ka dhe shume figura te tjera por nuk do te ishte shume fisnike qe une te flisja per zonen time.....Keshtu pra tiesto shpresoj ti kuptosh keto qe thashe dhe ti te terheqesh ate koment, ose n.q.s ke argumenta mund te permendesh njerez qe i kane sjell dem vendit ne pergjithesi.....Une nuk e di nga je ti po jam i sigurt qe dhe ne zonen tende ka pasur figura te njohura, trima por dhe spiuna ...
 
Titulli: Erseka

jan barinj te mire te fshatrave kufitare greke ersekasit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top