Erion Veliaj i jep drejtim

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Erion Veliaj i jep drejtim

Përtej përpjekjes për ta zmadhuar më shumë sesa duhet, përtej përpjekjes për ta zvogëluar më shumë seç duhet, krijimi i lëvizjes më të re politike G99 nga Erion Veliaj, është e reja politike e muajit maj. Promovimi i krijesës së tij të re, tanimë tërësisht politike, në ambientet e Teatrit Veror të Tiranës, në kodrat e liqenit, në mbrëmjen e freskët të 9 majit, shënon një mënyrë origjinale të krijimit të një partie.

Erion Veliaj synon të përsërisë fabulën e Lëvizjes MJAFT, një formacion gjysmë-politik, i cili prej 4 vjetësh i dha një dinamikë të re shoqërisë civile dhe aktivizmit shoqëror në Shqipëri. Pas një stërvitjeje 4 – 5-vjeçare në ambientet e para-politikës, Erion Veliaj i dha drejtim karrierës dhe profilit të tij publik: u fut në politikë. Si i tillë ai është një akt mëse i mirëpritur, përderisa pasuron ofertën politike të vendit. Ai u dha fund sforcimeve të mëparshme nga statusi i shoqërisë civile, kur në fakt aksionet e tij kishin një theks të fortë politik, një prapavijë politike, një qëllim politik dhe pak kishin të bënin me shoqërinë civile. Ai vendosi, edhe një herë e përsërisim, t’i japë drejtim: të hyjë drejtpërdrejt në politikë.

Rrallë një njëzet e ca-vjeçar, në pjesën e dytë të tranzicionit shqiptar, ka shkaktuar një debat të tillë si Erion Veliaj, një djalosh i vetëbërë, me një shkathtësi që orientohet në një botë të komplikuar si kjo e jona, me kombëtarë dhe ndërkombëtarë nëpër këmbë, me media që presin të stigmatizojnë çdo hyrje të re në skenë dhe me një mjedis publik si ai shqiptar, i cili tenton të shqyejë si hienat të ardhurin e ri në skenë.

Me një shkathtësi të admirueshme, të fituar nga një jetë ku atij i është dashur t’ia dalë vetë që herët, shumë herët, ai arriti të vendoset në qendër të vëmendjes, të krijojë debat rreth tij, të influencojë, të veprojë, të duket, të shfaqet, të jetë i pranishëm dhe i llogaritshëm.



Erion Veliaj është në sprovën e tij të re, me disa avantazhe dhe disavantazhe. Teknikisht, ai është një lojtar i stërvitur mirë, me teknikat më të mira të avancimit publik: stil, komunikim, marrëdhënie me publikun, aftësi lidershipi, tërheqje pas vetes të individëve me stilin e një pastori protestant, me pragmatizëm dhe aftësi për të bërë marrëveshje, për të krijuar apo qëndruar në një skemë. Të gjitha këto – mëse të nevojshme për t’ia nisur në politikë.

Disa thonë se avantazhi i G99, në fakt, është vetë mosha e tyre: një brez i ri votuesish, kërkon pikërisht të ngjashmit e vet, brezin e viteve 2000 për t’i përfaqësuar në politikë. Kjo, ndryshe nga disa të rinj që, Nano dikur, Berisha dhe Rama sot, i kapin për veshi, i ulin në një karrige dhe i vendosin të firmosin si robotë e të flasin si papagaj. Veliaj është një tjetër lloj. Ai ka hyrë vetë në skenë, ka hyrë me profilin dhe aksionin e vet, ka bërë biznesin e vet publik, edhe nëse dikush e ka kredituar në fillim.



Por Lëvizja G99 mbetet të provojë efikasitetin e novacionit politik që ajo tenton të fusë. Mbetet të pozicionohet ideologjikisht me një program politik të qartë dhe me alternativa. Mbetet të gjejë identitetin politik në një fushë ku gara është më e ashpra. Të mund të mbrojë logon e vet, gjithaq në koordinim me aktorët të tjerë të opozitës. Të presim. Sidoqoftë, Erion Veliaj i dha drejtim: u fut në politikë.



Edi Rama

në det të hapur



Pas votimit të rrufeshëm të 21 prillit për ndryshimet kushtuese, bashkë me kryeministrin Berisha, të gjitha ato që për Edi Ramën kishin qenë shenja të shtrëngatës, u bënë fakt: një tërmet i fortë brenda kampit të majtë, prishje përfundimtare e aleancës jetike me LSI-në e Ilir Metës, ikja e aleatëve të vegjël, humbje e beftë e mbështetjes së shumë aktorëve me peshë publike, si analistë dhe gazetarë në zë, habi, pikëpyetje dhe stepje të shumë faktorëve të shoqërisë ndaj tij. Shkurt, ajo që mund të thuhet sot në fund të kësaj pranvere është kjo: Edi Rama ndodhet në det të hapur me anijen e fatit të tij politik, tashmë e plotësisht nën kontroll, por që njëkohësisht e ka më të pasigurt se kurrë. Ai vetë me siguri mendon krejt ndryshe: që dielli në horizont ndrin, që pushteti në 2009 është tek pragu, që rruga për një qeverisje të qetë dhe të patrazuar është tashmë e fortifikuar dhe e hapur nga ndryshimet kushtetuese.



Edi Rama ndodhet në det të hapur, në radhë të parë, duke rrezikuar fort përmes prishjes së aleancës me LSI-në e Ilir Metës, e cila qe përcaktuese në humbjen e socialistëve të Fatos Nanos më 2005 apo në sigurimin e fitores së Edi Ramës në zgjedhjet lokale të 2007-ës.

Sistemi i ri elektoral, i llogaritur për të nxjerrë jashtë loje partitë e vogla, por para së gjithash për të gjymtuar fuqinë politike të Ilir Metës, mund të prodhojë efekte perverse, duke e çuar fitoren tek kundërshtari Berisha.

Duke luajtur kartën e “mbrojtjes së kushtetutës”, duke pikturuar në sytë e publikut e sidomos të elektoratit të majtë, Edi Ramën, si “të shitur tek Berisha”, si pjesëtar të oligarkisë politike, Ilir Meta dhe të majtët e vegjël, të mbështetur nga individë jo pa peshë në skenën publike, mund të arrijnë një madhësi kritike sa të pamundësojnë fitoren e Edi Ramës në zgjedhje apo të bëhen faktor vendimtar në qeverinë e ardhshme, në rastin më të mirë.



Edi Rama, ndodhet në det të hapur lidhur me projektin e tij të fitores më 2009 edhe për një tjetër arsye. Do të kishte qenë gjysma e të keqes, nëse ai do kishte marrë prej kundërshtarit të tij politik, Sali Berishës, të gjitha garancitë dhe lëshimet përkatëse për një proces elektoral të lirë dhe të ndershëm në 2009. Kodi Elektoral mbetet ende pa u reformuar dhe me siguri qeveria ka në kokë shumë hile deri në miratimin e tij. Kjo do të thotë se, edhe nga ana procedurale, Rama është krejt i pambrojtur për zgjedhjet e ardhshme.



Nga ana tjetër, kundërshtari Berisha vjen me fuqinë centrifuguese të pushtetit dhe ai është në një bllok politik në unitet të plotë, i cili në sistemin e ri elektoral bën të mundur që së djathtës të mos i shkojë asnjë votë dëm. Kjo e bën rrezikun të trefishtë.



Por Edi Rama është në atë delirin aq të nevojshëm për politikanin, pa të cilin nuk je politikan, je teknokrat. Ai mendon se projekti i tij politik ka një mbështetje të fortë elektorale, ndaj ishte momenti që të luante për të gjitha: ose një pushtet i fituar i vetëm, por i sigurt, ose më mirë fare një pushtet i kushtëzuar nga të gjitha anët. Ndaj, ai po vijon fort projektin e tij, duke mbyllur veshët për të mos dëgjuar sirenat dhe alarmet vërdallë tij. ثshtë në det të hapur. Në det të hapur është dhe suksesi, dhe dështimi. Që të dy janë shumë të mëdhenj.




Revista One
 
Po c'lidhje ka Erion Veliaj me boten e spektaklit? Po Edi Rama c'do ketu?
Bohh..
 
Edi Rama, ndodhet në det të hapur lidhur me projektin e tij të fitores më 2009 edhe për një tjetër arsye. Do të kishte qenë gjysma e të keqes, nëse ai do kishte marrë prej kundërshtarit të tij politik, Sali Berishës, të gjitha garancitë dhe lëshimet përkatëse për një proces elektoral të lirë dhe të ndershëm në 2009. Kodi Elektoral mbetet ende pa u reformuar dhe me siguri qeveria ka në kokë shumë hile deri në miratimin e tij. Kjo do të thotë se, edhe nga ana procedurale, Rama është krejt i pambrojtur për zgjedhjet e ardhshme.


cpune ka edi me erionin ne kete artikull?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top