ERE vendos sot për energjinë. CEZ: 5 vite rresht, rritje çmimi 15%

elbruna

Anëtar i Respektuar
TIRANث- Kur pritet që sot Enti Rregullator i Energjisë të miratojë masën rritjes së çmimit të energjisë elektrike duke filluar nga janari i vitit në vijim, pronarët çekë të OSSH-së i kanë rikujtuar qeverisë kushtet e kontratës së firmosur gjatë privatizimit të saj. Drejtori i Bordit të OSSH-së, Jozef Hejsek, publikoi dje në një konferencë shtypi kushtet e rritjes së çmimit të energjisë që parashikohen në deklaratën rregullatore të firmosur midis qeverisë shqiptare dhe investitorëve çekë gjatë privatizimit të OSSH-së. Mësohet se që në fillim qeveria ka pranuar rritje të çmimit të energjisë mbi 15 për qind plus normën e inflacionit për pesë vitet në vazhdim.
Kjo pikë e kontratës është pranuar nga ekzekutivi shqiptar para vendosjes së firmës në dokument, dhe investitorët çekë gëzojnë të drejtën që të kërkojnë respektimin e saj sipas kushteve të përcaktuara. "Në marrëveshjen ndërmjet CEZ-it dhe qeverisë shqiptare, të dy palët kanë rënë dakord që duke filluar nga viti 2010 deri në vitin 2014 çmimi i energjisë të rritet 15 për qind plus inflacionin. Kjo është një garanci edhe për planin e investimeve që ne kemi rënë dakord me qeverinë tuaj. Enti Rregullator i Energjisë është i detyruar të zbatojë këtë deklaratë që është firmosur nga qeveria. Nuk ka asnjë arsye që të devijohet nga marrëveshja", - tha Hejsek.
Deri më tani, zyrtarisht OSSH ka kërkuar rritjen e çmimit të energjisë deri në masën 44.2 për qind brenda viteve 2010-2011. Por, nëse i referohemi asaj çka tha dje Hejsek, kemi të bëjmë më një rritje për pesë vite rresht me nga 15 për qind plus inflacionin. Nëse inflacioni qëndron në nivelet mesatare prej 3 për qind në vit pritet që deri në fund të vitit 2014 parashikohet që konsumatorët shqiptarë të përballen me një shtrenjtim të energjisë me 90 për qind në krahasim me çmimin që ajo paguhet sot.
Në fakt, që në fillimin e bisedimeve për privatizimin e OSSH-së investitorët çekë kishin kërkuar që rritja e çmimit të energjisë të fillohej nga viti 2009 deri në 2014-ën në proporcion me minimizimin e humbjeve çka do t'i jepte mundësi kompanisë që të përmirësonte treguesit e saj ekonomikë. Në këtë rast, masa e rritjes do të përpjesëtohej me gjashtë vite dhe jo me pesë dhe do të ishte më e përballueshme për konsumatorët. Por kjo kërkesë e tyre u kundërshtua nga qeveria me frikën se një rritje e energjisë elektrike do të sillte kosto politike në një vit elektoral siç ishte 2009-a.
Duket se në vendimin që pritet të marrë sot Enti Rregullator nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje. Ose te miratojë të plotë kërkesën e OSSH-së ose shteti shqiptar do të detyrohet të shlyejë një kredi 60 milionë euro në favor të çekëve. Kësaj pike të marrëveshjes i është referuar dje edhe drejtori i OSSH-së, Jozef Hejsek. Gjatë fjalës së tij, ai bëri të ditur se nëse rritja nuk është në masën e kërkuar, CEZ do t'i drejtohet Bankës Botërore për të futur në veprim kredinë 60 milionë euro në favor të kësaj kompanie. Duke parë se kishin të bënin më një sektor që vit pas viti shënonte humbje, gjatë negociatave për blerjen e OSSH-së investitorët çekë kërkuan nga banka Botërore që të hynte garant nëpërmjet një kredie 60 milionë euro, e cila do të zhbllokohej në favor të tyre nëse shteti shqiptar nuk do të respektonte ndonjë pikë të marrëveshjes, në rastin konkret rritja e çmimit të energjisë. Do të mjaftonte që ERE t'i thotë "Jo" sot rritjes së çmimit në masën e kërkuar dhe CEZ do të përfitonte automatikisht në arkën e saj një kredi tregtare 60 milionë euro e cila do të shlyhej nga shteti shqiptar.

اekët e OSSH-së nën hetim nga KE për kufizim të konkurrencës

TIRANE - Kompania çeke, CEZ e cila ka blerë OSSH-në është nën hetim nga Komisioni Europian, pasi dyshohet se ka përdorur praktika ilegale dhe kufizim të konkurrencës në treg. Kjo kompani pak ditë më parë kërkoi që rritja e energjisë në vendin tonë të bëhet në masen 44.2 perqind. Rritje, që ende s'është miratuar nga ERE.

Duke u kthyer tek hetmi mesohet se bëhet pas dyshimeve se CEZ ka përdorur fuqinë e saj financiare për të nxjerrë nga tregu konkurrentet e tjerë dhe ka rritur në mënyrë artificiale çmimet e energjisë në tregun çek.

Hetuesit e KE-së kanë kryer një inspektim surprizë në ambientet e firmës çeke CEZ për të verifikuar dyshimet e veprimtarive anti-konkurruese.

"Zyrtarët e Komisionit kryen inspektime pa paralajmërim në objektet e CEZ dhe ndërmarrjet e tjera të vendosura në Republikën اeke," tha Xhonathan Todd, zëdhënës i Komisionit të Konkurrencës në BE. Sipas tij, rregullatori i BE kishte arsye për të besuar se veprimet e kryera nga vetë CEZ, ose së bashku me lojtarë të tjerë, mund të ketë çuar në shtrembërim të konkurrencës dhe pozitën dominuese të kompanisë për të rritur çmimin e energjisë në tregun çek.

"Nëse këto veprime vërtetohen atëherë kjo përbën shkelje të ligjeve të konkurrencës në BE dhe kompania do të përballet me sanksione"- tha Todd.

Hetimi mund të zgjasë disa muaj dhe nëse ekspertet e Komisionit Europian do të arrijnë të provojnë dyshimet e ngritura,kompania çeke rrezikon një gjobë e cila mund të arrije deri në 1.8 miliardë Dollarë.

CEZ, një kompani e zotëruar në masën 70 për qind nga qeveria çeke, po shndërrohet ne nje nga kompanite me te medha energjetike ne gjithe Europen permes blerjeve masive te kompanive te tjera energjetike.

Aktualisht CEZ Grup perfshin nje konglomerat prej 96 kompanish, te shtrira kryesisht vendet e ish-Bllokut Lindor. Vitin i kaluar CEZ hyri edhe ne tregun shqiptar duke marre monopolin e shperndarjes se energjise elektrike permes blerjes se OSSH-se per nje vlere prej rreth 128 milione euro.

Asetet e CEZ grup llogariten ne disa miliarde Euro ndërkohë që vetem vitin e kaluar kompania ka arritur të realizoje një xhiro vjetore prej rreth 11 miliardë Dollaresh.




اekët: اmimi i energjisë të rritet 44.2%

Pronari i ri i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, kompania CEZ parashikon rritjen e çmimit të energjisë me 44.2%. Rritje rekord, që sipas kompanisë shtrihet përgjatë dy viteve; 23.1% në vitin 2010 dhe pjesa tjetër do të rritet në 2011-n.

Duket se rritja do të godasë fort konsumatorin familjar, kategoritë e atyre që konsumojnë deri në 300 kilovat.

Aktualisht çmimi është 7 lekë për ata që konsumojnë 300 kv dhe 12 lekë për ata që e kalojnë këtë kufi. Pas aplikimit të çmimit të ri, sipas OSSH-së, konsumatori familjar do ta paguajnë energjinë me 9.15 lekë kilovatin.

Propozimi është bërë sot gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar nga Enti Rregullator i Energjisë, ku drejtuesit e CEZ e kanë argumentuar kërkesën për rritjen e çmimit me nivelin e lartë të humbjeve, borxhet e shumta që ka OSSH, si dhe gjendjen e vështirë financiare të kompanisë.

Sipas tyre, CEZ duhet që brenda vitit 2010 të ketë 44.5 miliardë lekë të ardhura në arkë, gjë që është e pamundur. Për këtë, nevojitet rritja në masën 44.2% e çmimit të energjisë.
Pritet që Enti Rregullator i Energjisë të marrë një vendim brenda datës 17 dhjetor.
Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top