WxP
Staf në FV.AL
Leonard Bombaj, aktori dhe regjisori i mirënjohur, i përfshirë muajt e fundit në një ngjarje të rëndë, mes kërcënimeve, shantazheve dhe marrëdhënieve seksuale, i është drejtuar dy ditë më parë Gjykatës së Tiranës.
Nëpërmjet një kërkesë-padie, kërkon 10 milionë lekë dëmshpërblim nga Enxhi Kamenica për deklaratat e bëra prej saj gati 3 muaj më parë në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ajo e quajti “pedofil” dhe “përdhunues”.
Gjithashtu, në këtë kërkesë, Bombaj kërkon nga Gjykata që Enxhi Kamenica të gjykohet për veprat penale të “Fyerjes së kryer botërisht” dhe “Shpifjes së kryer botërisht”.
Në lidhje me shpërblimin e dëmit të shkaktuar, është e qartë se dëmi i shkaktuar është shumë i madh dhe më duhet të them i përhershëm. ثshtë cënuar shumë rëndë nderi, personaliteti dhe dinjiteti im personal dhe i familjes sime.
Kjo gjë bëhet akoma më e rëndë dhe pasojat janë akoma më të rënda, nëse do të kihet parasysh se unë nuk jam një qytetar i thjeshtë, por një person publik, shumë i njohur dhe shumë i vlerësuar në profesionin tim.”, – shprehet Leonard Bombaj në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Tiranës. Në fund të kërkesës së tij, Bombaj kërkon nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë që të procedohet penalisht Enxhi Kamenica.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)