Enver Hoxha në vitin 1947 arrestoi 1394 studentë

Lauri

Anunnak
Enver Hoxha në vitin 1947 arrestoi 1394 studentë (dokument)

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22-të. Ai e mbajti këtë detyrë nga 23 tetori 1944 deri më 19 korrik 1954, plot 9 vjet, 9 muaj e 26 ditë. Në librin e tij “Historitë e 33 kryeministrave të Shqipërisë”, gazetari dhe pedagogu Roland Qafoku i jep të njëjtën hapësirë edhe diktatorit shqiptar Enver Hoxha, si edhe drejtuesve të tjerë të shtetit shqiptar. Veçse ai e përdor shumë rrallë përcaktorin “diktator”.

Qafoku merr në shqyrtim vetëm periudhën gjatë së cilës ai kreu detyrën e kryeministrit. E nga sa rezulton, duken si vitet më të zeza të diktaturës. Mijëra të burgosur, të dënuar, të pushkatuar, pasuri të konfiskuara… Ajo çka të bie në sy është goditja e inteligjencës nga ana e Hoxhës, janë me qindra mësuesit, profesorët dhe studentët e arrestuar e burgosur me firmën e tij. E ndërsa numri i burgjeve dhe kampeve shtohej, Enver Hoxha forconte pushtetin e tij, shkruante kujtime dhe shtonte komoditetin për familjen e tij…

hoxhae_zpsgra1vmez.png

ENVER HOXHA, KRYEMINISTRI I 22-Tث I SHQIPثRISث


Ato që kanë ndodhur në 10 vitet e Enver Hoxhës kryeministër do të bënin edhe Hitlerin të skuqej. E shndërruan atë në një diktator që as Shqipëria e as Europa nuk kishte parë. Hoxha instaloi regjimin më të egër diktatorial që ka parë jo vetëm vendi ynë, por edhe Europa, në bilancin e të cilit numërohen 100 mijë shqiptarë të pushkatuar, dënuar me burg, internuar dhe përndjekur, në një popullsi që në 1944-n ishte 1 milion banorë dhe në 1990-n ishte 3.2 milionë banorë.

KRYEMINISTثR Qث Nث 1 VIT ARRESTOI 1394 STUDENTث


Terrori që kishte përfshirë gjithë Shqipërinë kuptohet me disa shifra me shumë kuptim. Vetëm në vitin 1947, në të gjitha burgjet e vendit kishte 1449 të burgosur. Prej këtyre ishin 836 mësues, 433 profesorë dhe habia është se mes tyre ishin edhe 1394 studentë! Vetëm në maj të vitit 1947 u arrestuan 129 studentë që vazhdonin studimet jashtë Shqipërisë, se në Shqipëri nuk kishte universitet.

KRYEMINISTRAT Qث VRAU ENVER HOXHA


Maliq Bushati u pushkatua si kriminel lufte.
Kostaq Kotta u rrëmbye në Greqi dhe vdiq nën tortura në Burgun e Burrelit.
Ibrahim Biçaku u dënua në fillim me vdekje dhe pas asaj që u quajt tolerim, dënimi iu bë 17 vjet burg dhe vdiq pastrues i banjave publike.
Mehmet Shehu ishte bashkëpunëtori më i afërt, pasardhës në detyrë dhe cilësohej njeriu më besnik, u gjet i vdekur në dhomën e gjumit dhe për të cilin ka dyshime të forta se është vrarë në një komplot.
Janë 4 kryeministra për jetët e të cilëve, në një formë apo tjetër, akuzohet direkt Enver Hoxha. Por, prisni!

Në listën e hartuar nga Hoxha si kriminelë të luftës dhe nëpërmjet së cilës u kërkonte shteteve të huaja t’i kthenin në Shqipëri ishin edhe ish-kryeministrat:
Ahmet Zogu,
Shefqet Vërlaci,
Mustafa Kruja,
Rexhep Mitrovica,
Fiqiri Dine,
Mehdi Frashëri,
Eqrem Libohova.

Enver Hoxha është personazhi që gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit u vranë 3 kryeministra dhe u kërkua vdekja për 7 të tjerë, pa llogaritur këtu vitet e burgut për të tjerë. Dukej se për Hoxhën viktima të sigurta ishin ata që dikur e kishin ndihmuar atë më shumë. Ibrahim Biçaku e kishte punësuar si shitës në firmën e tij “Flora” dhe Eqrem Libohova i kishte dhënë bursën për të studiuar në Francë, e futi në punë në konsullatën tonë në Bruksel dhe e punësoi në Liceun e Korçës. E megjithatë, këta të dy ishin viktimat më simbolike të Hoxhës.

Tث KEQEN E NUREMBERGUT

Më 1 mars 1945, gjykata speciale për krimet e luftës, dha 17 dënime me vdekje, 8 të përjetshme, 10 me 30 vjet burg dhe 23 persona të tjerë me 2 deri në 20 vjet burg. Por çfarë kishin bërë dhe cilat ishin pasojat e këtyre të dënuarve me vdekje, me burg? Për të kuptuar këtë mjafton të kujtojmë se Gjyqi i Nurembergut në Gjermani dha 10 dënime me vdekje për drejtues të lartë të Reihut të Tretë të Hitlerit. A mund të krahasohen me dënimet me vdekje në Shqipëri?
/voal
 
Titulli: Enver Hoxha në vitin 1947 arrestoi 1394 studentë

mire jua ka bo...se studenti qe eshte student...duhet ta provoj edhe burgun
 
Titulli: Enver Hoxha në vitin 1947 arrestoi 1394 studentë

cfare miri ka ber moj? - Diktator më, ska asgjë mire prej tij.

Sdi si e mban varri brenda Enver Hoxhen? NJeri i prishtë..........
 
Titulli: Enver Hoxha në vitin 1947 arrestoi 1394 studentë

po pse nuk bohesh ti diktatore...pse?sepse thjesht ske Faqa
 
Titulli: Enver Hoxha në vitin 1947 arrestoi 1394 studentë

Ke kapacitet te besh keso pyetje dikujt ti ????

Diktaturë më..... sado te kesh poziten, diktaturë te kesh eshte poshtërim....

ska te bej fare ke apo ske ate qe emerove ti.... Diktatura eshte çnjerezim, prishës i njerzisë. OK


Ruana Zot...........



 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Enver Hoxha në vitin 1947 arrestoi 1394 studentë

Sot ka nje brez qe ka lindur ne 90-92 qe nuk e njeh fare komunizmin dhe tani jane ne moshe madhore. Keta kane te drejte te ngrene ca pyetje per brezin me te vjeter, por jo vetem keta, edhe brezi i 80-es gjithashtu.

Cfare shkoi gabim?

Si u vendos sistemi komunist ne Shqiperi?

Pse u bene dhe kush i beri gjithe ato pushkatime me dhe pa gjyqe kunder njerezve te tjere ne Shqiperi? Burgosjet, internimet etj?

Provat e ketyre krimeve qe sherbejne per kujtesen e shoqerise sot duhet te jene te dukshme. Nuk behet fjale per spastrime dhe denime por per qendrim moral kunder te keqes, ndryshe mund te ndodhe ndonje dite te bukur qe E. Hoxha te na stampohet ne bluzat e te rinjeve si CeGuevara.

Shoqeria ka nevoje njehere dhe 'above all' ta denoje moralisht ate sistem. Te kete nje kujtese kolektive qe sherben per ate distancimin qe ben shoqeria nga te keqija te tilla.

hajduti
 
Titulli: Enver Hoxha në vitin 1947 arrestoi 1394 studentë

Nuk e dija qe sensu qeka nje naziste e vogel. Sensu ca mendimi ke per njerezit me postime te dobeta ne Internet?
 
Titulli: Enver Hoxha në vitin 1947 arrestoi 1394 studentë

Enver Hoxha në vitin 1947 arrestoi 1394 studentë (dokument)

KRYEMINISTثR Qث Nث 1 VIT ARRESTOI 1394 STUDENTث

Terrori që kishte përfshirë gjithë Shqipërinë kuptohet me disa shifra me shumë kuptim. Vetëm në vitin 1947, në të gjitha burgjet e vendit kishte 1449 të burgosur. Prej këtyre ishin 836 mësues, 433 profesorë dhe habia është se mes tyre ishin edhe 1394 studentë! Vetëm në maj të vitit 1947 u arrestuan 129 studentë që vazhdonin studimet jashtë Shqipërisë, se në Shqipëri nuk kishte universitet.
/voal

Gjithmon kam pas dobesi kete matematiken:

a) Vetëm në vitin 1947, në të gjitha burgjet e vendit kishte 1449 të burgosur.
b) Prej këtyre ishin 836 mësues + 433 profesorë (dhe habia është se mes tyre ishin) + 1394 studentë = ???


:habit:Sa te burgosur kishim ne 1947? :habit:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top