Enver Hoxha e shndërroi Shqipërinë në vend invalid

Arfenilla

Themelues i Forumit
Historiani gjerman: Enver Hoxha e shndërroi Shqipërinë në vend invalid, por për krimet e regjimit të tij s’flet askush, as nuk dënohet askush
Historiani Christoph Dieckmann shkruan se pas një vizite në Shqipëri ka mbetur i tronditur nga mungesa e gatishmërisë për të trajtuar krimet e komunizimit dhe dënuar kriminelët. Ai tregon hollësisht vrasjen e murgeshës Marije Tuci. Ajo vdiq më 1950, ishte 22-vjeçare - vdiq për shkak se refuzoi të shtrihet në shtrat me shefin lokal të Sigurimit. Marije Tucin e futën në një thes, bashkë me një mace të egër, dhe e mbytën duke e goditur me shufra. Në Shqipërinë diktatoriale u vranë 6000 njerëz.





Së fundi kanë qëndruar për vizitë në Shqipëri 20 shkencëtarë gjermanë, të cilët merren me trajtimin e së kaluarës. Qëllimi i vizitës ka qenë që me palën shqiptare të krijohen kontakte për bashkëpunim. Shkencëtarët kanë vizituar kampet e internimit në Spaç dhe Tepelenë, kanë qëndruar në Shkodër dhe kanë diskutuar me të mbijetuar të diktaturës së Enver Hoxhës. Pas kësaj vizite historiani Christoph Dieckmann ka shkruar një tekst të gjatë në gazetën DIE ZEIT të Hamburgut mbi historinë e Shqipërisë në shekullin e XX dhe trajtimin e së kaluarës komuniste – ose thënë më mirë: mungesën e gatishmërisë për të trajtuar krimet e komunizimit.

Dieckmann përshkruan fillimisht një vizitë në Spaç, dikur minierë e bakrit dhe qendër e kampit më të tmerrshëm të shfarosjes të ndërtuar më 1968 nga regjimi i Enver Hoxhës. Dieckmann e quan Spaçin «kamp përqendrimi». Në minierën e Spaçit punonin 1400 të burgosur. Më 1973 dhe 1985 në Spaç u shtypën dy kryengritje të të burgosurve. Shtatë udhëheqës të revoltës u vranë. Në vitin 1990 kampi u mbyll, më 2009 qeveria vendosi që në Spaç të hapë një muze. As sot e kësaj dite ky muze nuk është hapur. Fabian Kati, njëri nga të burgosurit në Spaç, thotë se shoqëria shqiptare nuk e sheh të domosdoshme të merret me trajtimin e diktaturës komuniste. Përse ishte dërguar në burgun e Spaçit Fabian Kati? Sepse me një antenë «kundërrevolucionare kishte dëgjuar pop-muzikë», e cila nga regjimi konsiderohej armike e klasave. Kati kishte përkthyer edhe tekste të këngëve, ky ishte mëkati i tij i radhës.

Historiani gjerman Christoph Dieckmann citon ish të burgosur të cilët thonë se një e treta e shqiptarëve janë përndjekur nga regjimi, Spaçi ka qenë Auschwitzi ynë, thotë një tjetër, dhe njëri shton: Auschwitzi u çlirua pas tri vitesh, Spaçi tek pas disa dekadave. Dieckmann përshkruan me ton telegrafik vërtitjen e Shqipërisë komuniste nga aleanca me Bashkimin Sovjetik te thellimi i raporteve me Kinën. Më 22 nëntor 1967 Radio Tirana njoftoi se Shqipëria ishte shpallur shteti i parë ateist në botë. 2035 objekte kulti u shkatërruan apo iu ndërrua destinimi, dinjitarët fetarë u vranë apo internuan, lutjet dënoheshin me masa drakonike. Mes alpeve shqiptare dhe Detit Jon u ndërtuan 173 mijë bunkerë. Shërbimi sekret Sigurimi nuk ndalej së zbuluari armiqtë klasorë, më 17 dhjetor 1981 kryeministri Mehmet Shehu u gjet i vdekur në shtratin e tij. «Kur vdiq Enver Hoxha më 1985, ai la pas vetes një vend invalid, krejtësisht të izoluar. Pas autokratit pushtetin e mori zëvendësi i tij Ramiz Alia, pas diktaturës personale erdhi oligarkia partiake», shkruan Dieckmann.

Pushkatimi i Nikolai Çausheskut dhe gruas së tij në Rumani më 1989 i frikësoi komunistët shqiptarë, të cilët lejuan themelimin e partive politike. Më 1990 u themelua Partia Demokratike. Dieckmann shkruan: «Demokratët e rinj nuk kishin një Havel apo një Valensë. Ata nuk rridhnin nga skena e disidentëve, as nga lëvizja sindikale, as nga kisha e distancuar nga regjimi, as nga grupi i kuadrove të ekzilit. Të gjithë vinin nga sistemi i mbyllur, të gjithë ishin edukuar në frymën komuniste. Ky është totalitarizëm. Sot të dy partitë funksionojnë si sisteme klanore dhe klienteliste. Në Shqipëri qarkullon një maksimë: të majtit janë më të djathtë se të djathtit dhe e kundërta».

Historiani gjerman Christoph Dieckmann tregon hollësisht vrasjen e murgeshës Marije Tuci. Ajo vdiq më 1950, ishte 22-vjeçare – vdiq për shkak se refuzoi të shtrihet në shtrat me shefin lokal të Sigurimit. Marije Tucin e futën në një thes, bashkë me një mace të egër, dhe e mbytën duke e goditur me shufra. Ajo sot është martire e kishës, martirë janë edhe 36 priftërinj dhe një imam. Vetëm në Shkodër regjimi burgosi 2890 njerëz, 601 i vrau, 136 vdiqën nga torturat. Në Shqipërinë diktatoriale u vranë 6000 njerëz. Pjerin Mirdita, i cili drejton një qendër memoriale në Shkodër, thotë se vrasësit e kohës së diktaturës as nuk përmenden, as nuk ndiqen penalisht. Nga vullneti i arsimtarëve varet nëse ata e tematizojnë diktaturën e Hoxhës në shkolla. Sipas Pjerin Mirditës shumë njerëz në Shqipëri kanë qejf të flasin për të arriturat e vendit në periudhën e Luftës së ftohtë. Pleqtë duan të harrojnë.

Rrugës për në Tepelenë, shkruan Dieckmann, shihen gra me shami të bardha duke punuar arat, burra me gomarë duke medituar, djem mbi mure duke përshëndetur me dorë, minare dhe një pikë karburanti, ku mes pastës së dhëmbëve dhe marmelatës së fikut gjenden CD me këngë që e lavdërojnë Enver Hoxhën. Tepelena, sipas historianit gjerman: para muzeut një përmendore e Ali Pashë Tepelenës, në muze kiç partizan, përfshirë një dhomë në kujtim të diktatorit Hoxha. Një pikturë revolucionare e paraqet atë duke e edukuar popullin, lart mbi luginë dhe lumë. Në Tepelenë Simon Mirakaj tregon historinë e tij: si u internua si fëmijë në kampin e Tepelenës, si pa dhe përjetoi vuajtje, vaj e vdekje – dhe Ilda Themeli, përkthyesja e shkencëtarëve gjermanë, kërkon një pauzë, sepse duhet të qajë.

Shumica e të internuarve në Tepelenë nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, nuk ka dokumente për kampin e Tepelenës, s’ka as fotografi, ekzistojnë vetëm disa vizatime dhe tregime të të burgosurve. «Arkivi i diktaturës së Shqipërisë janë kujtimet e familjeve. Organizatat e viktimave punojnë të ndara në rajone, janë të fragmentuara, nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk ka diskurs kombëtar mbi diktaturën ose konsenzus mbi historinë», shkruan Dieckmann.

Në fund të vizitës Dieckmann flet edhe në emër të kolegëve të tij gjermanë, kur thotë: jemi të tronditur kur shohim se deri më sot në Shqipëri autoriteti i dosjeve të Sigurimit ka përpunuar dhe miratuar vetëm 1500 kërkesa për zbardhjen e dosjeve. Ligjin përkatës e ka miratuar qeveria socialiste e Edi Ramës, opozita demokrate nuk ka votuar, shoqatat e viktimave e quajnë ligjin «demagogji». Shqipëria, shkruan Dieckmann, është planet tjetër, s’mund të krahasohet me Gjermaninë e cila pas bashkimit është ballafaquar me të kaluarën komuniste të Gjermanisë Lindore.
 
Në fund të vizitës Dieckmann flet edhe në emër të kolegëve të tij gjermanë, kur thotë: jemi të tronditur kur shohim se deri më sot në Shqipëri autoriteti i dosjeve të Sigurimit ka përpunuar dhe miratuar vetëm 1500 kërkesa për zbardhjen e dosjeve. Ligjin përkatës e ka miratuar qeveria socialiste e Edi Ramës, opozita demokrate nuk ka votuar, shoqatat e viktimave e quajnë ligjin «demagogji». Shqipëria, shkruan Dieckmann, është planet tjetër, s’mund të krahasohet me Gjermaninë e cila pas bashkimit është ballafaquar me të kaluarën komuniste të Gjermanisë Lindore.

Sigurisht qe autori do e etiketoj si "planet tjeter" kur e krahason me Gjermanine... Por krahasimi eshte pak si idiot se kushtet e shteteve/popujve s'kane qene kurre te ngjashme. Gjermania perjetoi zhvillim te gjithanshem gjate shekujve qe ne ishim ne perandorine e kalbur osmane. Komunizmi i gjeti si nje shoqeri mjaft e perparuar. Pas rrezimit te regjimit komunist kishte mbeshtetjen e Gjermanise Perendimore. Ndersa Shqiperia u perball me drama si '97 dhe lufta e Kosoves, dhe u qeveris per 3 mandate nga nje ish-komunist qe leviz me jelek antiplumb se ka urdheruar vrasje.

Eshte e vertet se regjimi komunist ka qene nje tejzgjatje e terrorit te Enver Hoxhes. Nje gjakatar qe eliminoi jo vetem kundershtaret ideologjik/politik, por edhe pothuajse te gjithe komunistet te cilet i shikonte si rival te mundshem. Por eshte gabim te mendohet se dhuna e regjimit pseudo-komunist te Enverit ishte nje fenomen qe ndodhi vetem ne Shqiperi. Ne Jugosllavi, Bashkimin Sovjetik, Rumani, etj. jane bere shume me shume ekzekutime dhe internime.
 
.Marije Tuci. Ajo vdiq më 1950, ishte 22-vjeçare - vdiq për shkak se refuzoi të shtrihet në shtrat me shefin lokal të Sigurimit. Marije Tucin e futën në një thes, bashkë me një mace të egër, dhe e mbytën duke e goditur me shufra. Në Shqipërinë diktatoriale u vranë 6000 njerëz.



Vetem ky detaj do mjaftonte te njihet ai gjak pirs..

Un sdi ,pse familjen e ti mos me largu qysh ne fillim te renjes komuniste nga shqiperia?pjell e ti ashte tek e fundit dhe ata kan pas nje pjes te fait ..
 
C'faj kane femijet se i ati ishte nje kriminel gjakatar?
Si nuk kan faij?Ata eshte dasht te ngren zerin kunder ti,kan jetu si pasha ateher dhe tani..
edhe ktu ka pas familje qe kan pas prind spiun te serbve,por pas luftes asnje familje nuk kan qendru ne kosove..nuk kan qen te mitur femijet e Enverit.
 
Edhe titulli i artikullit ekzagjeron rende. Si e shnderroi Hoxha Shqiperine ne vend invalid. Ai regjim, sado i dhunshem te ishte ne lidhje me ruajtjen e pushtetit, industrializoi vendin dhe i garantoi buken e gojes me nderhyrjet ne buqesi. Nxori popullin nga analfabetizmi, ndertoi universitete dhe krijoi Akademine e Shkencave qe kishte ne gjirin e saj mendje te ndritura si albanologu Eqerem Cabej, arkeologu Frano Prendi, etj. I garantoi Shqiperise integritetin territorial duke u armatosur deri ne dhemb ne kohe shume te rrezikshme. Njerezit tallen me ndertimet e bunkereve, por harrojn qe ne ishim te rrethuar nga fqinje qe nuk ngopeshin me toka shqiptare. Greqia, per shembull, u ka kerkuar se aleateve te saj qe te pushtonin Jugun e Shqiperise (deri ne Vjose ose ne Shkumbin) - ka dokumente per keto gjera... E gjitha kjo ne nen kushte izolimi, i cili u imponua nga veprimet e superfuqive mbas LB2.

Ndaj ky idioti gjerman te duhet te ishte me i matur me fjalet.

Si historian ai duhet te kete nje qasje me te mprehte. Fajin kryesor per realitetin post-komunist e kane udheheqesit e tranzicionit. Per shembull, firmat piramidale qe derrmuan ekonomine ne 1996 nuk ndodhen se Shqiperia nuk kishte ekspert financiar qe e dinin se ato ishin skema mashtruese (sepse nuk kishin aktivitet ekonomik qe te justifikonin interesin qe jepnin). Por kur vendin e udheheq nje reptil pa shtylle kurrizore si Saliu, atehere ekzistenca e ekspertizes s'ka rendesi...
 
edhe ktu ka pas familje qe kan pas prind spiun te serbve,por pas luftes asnje familje nuk kan qendru ne kosove..

Po mos te kishin ikur ata serb, mendon ti se gjykatat e Kosoves do denonin femijet e krimineleve serb?!
 
Na la pa din e pa nishan i uruari! Shkaterroi cdo gje!
Sot e kesaj dite vuajme pasojat e asaj periudhe!
 
Po mos te kishin ikur ata serb, mendon ti se gjykatat e Kosoves do denonin femijet e krimineleve serb?!
Serbi ka qen armik i shqiptarve,nuk eshte e njejta gje .enveri ishte shqiptar dhe me shum duhej merrej parasysh dhe te largojn familjen e ti nga shqiperia ..familja e ti cdo njerit shqiptar ja kujton te bemat e enverit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top