Enver Hoxha, Djali (kopili) I Bimbashit te Gjirokastres Halil Musa beu

Lauri

Anunnak
Nga Kastriot Myftaraj:Enver Hoxha, Djali (kopili) I Bimbashit Boshnjak.

Në këto 17 vite dje është hedhur në tregun shqiptar botimi më sensacional. “Jeta e fshehtë e Enver Hoxhës”, shkruar nga Kastriot Myftaraj, zbulon lindjen e errët të diktatorit shqiptar, si dhe fëmijërinë e tij të përbuzur, si djalë kopil i komandantit turk, Bimbashit. Historitë orale të mbërritura deri në ditët e sotme nga Gjirokastra e viteve 1908, si dhe dëshmitarë të asaj kohe, por duke shfrytëzuar edhe nënkuptimet e shkruara nga vetë Enver Hoxha në librat, i kanë dhënë mundësi Myftarajt të zbulojë pjesën më misterioze, të panjohur deri më sot, se cili ishte Enver Hoxha, nëna e të cilit e lindi duke u bërë dashnore e Bimbashit. Si e përjetoi Enveri fëmijërinë e tij, përbuzja e tij për babanë zyrtar, Halil Hoxhën dhe tallja e mëhallës si Enveri i dy Halilëve (Halil Musa Bej ishte emri i komandantit turk). Por ky libër voluminoz prej 500 faqesh, nuk ndalet vetëm këtu. E gjithë historia e vërtetë e fshehur e jetës së Enverit rrëfehet si dëshmi e munguar e biografisë së diktatorit





Në fillim të vitit 1908, në Gjirokastër, ashtu si në të gjitha qytetet e Turqisë Evropiane kishte komitete të fshehta xhonturke, të cilët kishin filluar të bëheshin aktive, me synimin për të marrë pushtetin me puç. Autoritetet osmane kishin rënë në gjurmë të kësaj veprimtarie dhe bënin gjithçka për t’i kapur konspiratorët. Por, një pjesë e madhe e zyrtarëve të Turqisë Evropiane qenë, ose pjesë e konspiracionit xhonturk, ose dashamirës të tij, ose thjesht nuk donin të vepronin kundër tij, sipas parimit oriental se s’dihet ç’sjell e nesërmja, prandaj ta kemi mirë me të dyja palët. Në shënjestër të këtyre komiteteve xhonturke qenë zyrtarët osmanë, të cilët tregoheshin të zellshëm në përndjekjen e xhonturqve.

Një zyrtar i tillë ishte Bimbashi i Gjirokastrës, komandanti i xhandarmërisë, Halil Musa beu, një boshnjak. Dihet se boshnjakët qenë njerëzit më besnikë të sulltanit në Turqinë Evropiane. Halil Musa beu ishte bërë tmerri i xhonturqve dhe pas hetimeve të tij pritej që të arrestonte gjithë konspiratorët kryesorë xhonturq në Gjirokastër, të cilët do ta çonin në gjurmë të krerëve të konspiracionit në Janinë, Manastir dhe Selanik, ku ishte koka e konspiracionit. Prandaj u mor vendim nga konspiratorët që bimbashi të eliminohej. Por, vrasja duhej të kamuflohej sikur bëhej për çështje nderi nga shqiptarët, që të largohej dyshimi nga xhonturqit.

Halil Musa beu, një burrë i gjatë, i bukur, ezmer, ishte një feminist i njohur, për të cilin tregoheshin shumë histori rozë, kështu që kjo gjë nuk ishte e vështirë të sajohej një legjendë e tillë. Në janar 1908 konspiratorët i ngritën një kurth “Kazanovës” boshnjak. Nuk ishte asfare gjë e lehtë të kishe një histori dashurie me një femër myslimane në një qytet me doke konservatore osmane, si Gjirokastra, ku femra mbahej mbyllur në shtëpi, dhe jashtë shtëpisë dilte vetëm për të shkuar për vizitë, në mjedise femërore të caktuara, me raste e shoqëruar. Bimbashi për të bërë aventurat e tij të dashurisë, përdorte një mënyrë dinake. Bimbashi rekrutonte si spiunë dhe bashkëpunëtorë shërbëtorët që shoqëronin nuset e bukura dhe ata, në bashkëpunim me nusen, i çonin këto në takimin e dashurisë. Kjo ishte e lehtë, se femrat qenë të mbuluara dhe nuk njiheshin. Një nga këta njerëz të bimbashit qe edhe Mehmet evgjiti, shërbëtori i familjes së vëllezërve Hysen dhe Halil Hoxha. Mehmet evgjitin e përmend edhe Enver Hoxha. Në 12 prill 1979, Enver Hoxha, në një bisedë me Simon Stefanin, Sekretarin e parë të Komitetit të Partisë të Përmetit, tha ndër të tjera:

Në shtëpinë time, Ramon e Shamon që ishin evgjitë, i kishim si të shtëpisë. Plaku im, kur dërgonte mëmën time te nëna e saj, kur ajo ishte nuse e re e sapomartuar, i thoshte njërit prej evgjitëve që quhej Mehmet: “Merre Gjylon dhe çoje”, pa pyetur ishte natë apo ditë, aq besim kishte.

Mehmet evgjiti e çonte Gjulon, nusen e Halilit, në takimet e dashurisë me bimbashin, i cili në këto raste maskohej si dervish. Gjuloja ishte një grua e bukur, shtatgjatë, që e kishin martuar që në djep, me një burrë të shkurtër, të shëmtuar, të lehtë nga mendtë, të cilin nuk e donte. Në 27 prill 1979, Enver Hoxha do të thoshte në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qendror, duke folur për filmin shqiptar «Dollia e dasmës sime».

Në filmin që përmenda, tregohen në mënyrë prekëse zakonet e popullit tonë, tregohet jeta e nënave tona, të cilat i fejonin që në djep. Aty unë pashë edhe jetën e nënës sime. Një ditë gjyshi im, babai i nënës, siç më kanë treguar, rrinte i mërzitur në kafe.

-ا’ke more Jonuz, pse rri kështu i vrenjtur?, - e kishte pyetur vëllai i gjyshit tim nga ana e babait.

-Po ç’të kemi, më lindi vajzë, - i qe përgjigjur gjyshi.

-O..., punë e madhe, ta marr unë për djalin tim.

-Po ti s’ke djalë, - i ishte përgjigjur gjyshi.

-Nuk kam unë, por im vëlla, Nexhipi, ka Halilin -dhe aty për aty e kishin vendosur e i kishin dhënë dorën njëri-tjetrit! Gjyshi qe kthyer shpejt i gëzuar në shtëpi dhe u kishte thënë familjarëve: e fejova çupën me të birin e Nexhip Hoxhës. Kaq e kishte pasur fejesa e nënës sime me babanë tim. Të tilla ngjarje na kujtohen në këtë film.

ثshtë shumë domethënëse se Enver Hoxha këtu nuk tregon as respektin më të vogël për babanë, duke thënë diçka si: megjithëse në këtë rast nënës sime i doli mirë, por në shumicën e rasteve këto lloj fejesash qenë fatkeqe për vajzat. Merret vesh, këtu Enver Hoxha shpreh refuzimin dhe përçmimin e nënës së tij ndaj burrit të saj, gjë të cilën Enveri e ka perceptuar qartë që në moshë të vogël.

Nëna e Enverit, të cilën e thërrisnin shkurt «Gjulo», emrin e plotë e kishte Gjulistan, që do të thotë në shqip «bahçe trëndafilash» (në të folmen gjirokastrite «bashtë»). Kur Gjuloja u rrit dhe u bë e gjatë (për standardet gjirokastrite ku përgjithësisht njerëzit janë të shkurtër), dhe e bukur, ndërsa Halili u bë i shkurtër dhe i shëmtuar, gjirokastritët filluan t’i quajnë «Gjulistani dhe Bostani», sipas vargjeve të Saadi Shirazit. Gruaja e re, kuptohet se ishte e gatshme për aventura me oficerin e bukur. Emri «Halil» në arabisht do të thotë «mik». Nëse Gjuloja kërkonte një mik, bimbashi dukej si i destinuar për këtë. Konspiratorët xhonturq që i ranë në gjurmë kësaj historie dashurie, i sollën punët në atë mënyrë që mulla Halili, burri i Gjulos, ta zbulonte çiftin e dashnorëve. Dikush pagoi një fëmijë për t’ i dhënë mulla Halilit një letër të shkruar turqisht ku i thuhej që të shkonte në iks vend, se atje e shoqja e tij bënte dashuri me Mehmet evgjitin. Halili shkoi në vend, por atje gjeti bimbashin të kamufluar. Bimbashi ishte i armatosur dhe Mulla Halili nuk ishte burrë trim. Bimbashi e kërcënoi dhe ai e mbylli gojën. Por, ndërkohë, në vend ishin mbledhur njerëz, të lajmëruar s’dihet nga kush, që prisnin të shihnin se cilët qenë dashnorët. Bimbashi çoi Mehmet evgjitin të lajmëronte zëvendësin e vet, kështu që erdhi policia, e cila i largoi kureshtarët dhe bimbashi doli i shoqëruar nga njerëzit e vet. Më pas, kur u err, dolën dhe Gjuloja e mbuluar me çarçaf, me Mulla Halilin.

Kjo ngjarje u mësua gjithandej. Njerëzit talleshin duke thënë: «Halil për Halil, Gjuloja e shkretë u ngatërrua». Njerëz të dërguar nga xhonturqit shkuan dhe i thanë mulla Halilit se duhet të vepronte për të vënë nderin në vend dhe i ofruan para, me nënkuptim që të paguante një vrasës, për të vrarë bimbashin. Por mulla Halili nuk qe njeri i këtyre punëve. Koka e bimbashit nuk qe si shalqinjtë që ai provonte duke i qëlluar me thua. Mulla Halili nuk guxonte të ndëshkonte as të shoqen se familja e gruas ishte e pasur dhe e fuqishme, dhe nuk e duronte turpin. Aq më tepër që të afërmit e Gjulos ndiheshin me faj që njeriu me të cilin e fejuan që në djep vajzën e tyre që kur u rrit u bë e bukur dhe e gjatë, doli një xhuxh idiot dhe i shëmtuar. Atëherë xhonturqit i kërkuan اerçiz Topullit, i cili qe i lidhur me xhonturqit, dhe në vjeshtë do të ishte bashkë me ta në Manastir, që ta vriste bimbashin, duke lënë të kuptohej se ishte vrasje për nder. اerçiz Topulli, i cili qe një luftëtar trim dhe burrë i ndershëm pranoi, por nuk deshi të ketë dorë vetë drejtpërdrejt në këtë krim, prandaj dhe gjatë atentatit qëndroi larg, në Bregun e Teqes. U gjendën dy njerëz të njohur si vrasës me pagesë, Hito Lekdushi, nga Lekdushi i Tepelenës dhe Bajram Ligu nga Prongjia, të cilët e qëlluan bimbashin në orën 11 e 15 minuta, në 9 mars 1908 (25 shkurt sipas kalendarit të vjetër), para shtëpisë ku ai rrinte në lagjen “Hazmurat”.

Në fakt autoritetet osmane, një pjesë e mirë e të cilëve qenë njerëz të xhonturqve, reaguan në mënyrë shumë të ngathët pas krimit të bujshëm. Ata nuk bënë represion pas vrasjes, madje nuk internuan as familjen e اerçiz Topullit. Lufta e famshme e Mashkullores, ku u rrethua اerçizi me një pjesë të çetës (gjashtë vetë), ndodhi vetëm më 18 mars, pra pas nëntë ditësh, dhe jo si rezultat i një operacioni kërkimor, por pas një informate. Fakti që çeta gjendej në Mashkullorë, në shtëpinë e pjesëtarit të çetës Zeman Haskaj (Mashkullore), kur shtëpitë e anëtarëve të çetës kaq pranë qytetit, sigurisht që do të mbaheshin në mbikëqyrje, tregohen se ata nuk ndiheshin të rrezikuar nga autoritetet osmane. Mënyra se si u bë rrethimi, dhe se si u zhvillua lufta, tregon se ndër rrethuesit kishte xhonturq që nuk donin t’u bënin keq të rrethuarve dhe të tjerë që donin t’i kapnin, ose t’i asgjësonin, por që nuk mund ta bënin këtë, derisa kishte tradhti brenda radhëve të rrethuesve. Derisa ndër të rrethuarit nuk qe asnjë nga atentatorët, kjo bëri që turqit të heqin rrethimin. Kënga e famshme e betejës, në versionin e parë ka qenë:

Te rrapi në Mashkullorë,

foli اerçizi me gojë,

mylazim largo taborrë,

të kuqemi, të bëhemi me bojë,

për horrllëqe nuk e kem’ zakonë,

burra me namuz na thonë.

Fakti që اerçizi me të vetët, madje hynë në qytetin e Gjirokastrës pas dy ditësh, tregon se ai qe në marrëveshje me një pjesë të autoriteteve osmane. Gjirokastritët qenë njerëz paqësorë dhe atje nuk qe shkrehur kurrë një pushkë kundër forcave osmane. Prandaj, kjo luftë bëri bujë të madhe. Gjirokastritët Luftën e Mashkullores e quajtën thjesht «Lufta e Gjulos».

Muajt kaluan njëri pas tjetrit dhe në verë u hap lajmi se Gjuloja ishte shtatzënë. Pjesës më të madhe të njerëzve kjo gjë iu duk si një tjetër shaka e rëndë. Derisa Gjuloja nuk kishte dalë më ndër shtëpitë e miqve dhe fqinjëve pas skandalit me bimbashin, ky thashethem vazhdoi të fryhej. Tash njerëzit prisnin se kur do të lindte Gjuloja, për të bërë llogari keqdashëse Në rast se ajo do të lindte në tetor, atëherë nuk kishte dyshim që fëmija do të ishte i bimbashit, derisa nga shkurti në tetor qenë pikërisht nëntë muaj. Pikërisht në tetor, nëntë muaj pas skandalit të Gjulos me bimbashin, Gjuloja lindi djalë. Për të gjithë tashmë nuk kishte dyshim se fëmija ishte i biri i bimbashit.

Sipas traditës, të porsalindurit duhet t’i kishin vënë emrin e gjyshit, Nexhip, derisa edhe vëllait të madh të tij, i patën vënë emrin i poshter, sipas emrit të xhaxhait të babait. Nexhmije Hoxha thotë se babai zyrtar i Enver Hoxhës, Mulla Halili donte t’i vinte djalit të parë të Enverit emrin «i poshter»:

Unë me anenë ia kemi gjetur, duam t’ia vëmë i poshter (në kujtim të djalit, që u kishte vdekur). Unë ngriva, s’më pëlqente gjëkundi ky emër. Me Enverin kishim rënë dakord t’ia vinim Ilir. Enveri, duke qeshur, më shkeli syrin dhe i tha: «Mirë, ia vëmë i poshter, por do t’ i vëmë edhe një emër të dytë... Ilir». Xhaxhai e mori në duar, i këndoi diçka, një «dua», që nuk e morëm vesh se ç’donte të thoshte dhe pastaj i foli në vesh tri herë «i poshter, i poshter, i poshter».

Por, kur u lind Enveri, duke parë rrethanat e lindjes, nuk e gjetën me vend t’i vënë emrin «Nexhip». Meqenëse porsa ishte bërë revolucioni xhonturk (në korrik) heroi i të cilit ishte Enver beu, të porsalindurit i vunë emrin «Enver». Emrin ia vuri Iljaz Hoxha, një konspirator xhonturk, që do të ishte mësuesi i Enver Hoxhës në shkollën fillore. ثshtë domethënëse që Enver Hoxha edhe kur rrëfen në kujtimet e veta episodin se si i vunë emrin, i referohet tregimit të nënës dhe jo të babait:

Xha Iljazi ma kishte vënë mua emrin kur linda. Pleqtë e thirrën, siç më ka thënë aneja, dhe i thanë të më vinte emrin. Ai bisedoi me ta dhe së toku zgjodhën emrin «Enver». «Iljazi ta këndoi në vesh, pastaj e mbajtëm për drekë» më thoshte aneja.

Nuk është ironi e vogël që, i porsalinduri i cili mori emrin e heroit të revolucionit, ishte në fakt i biri i mbrojtësit fanatik të ancient regime, bimbashit besnik të sulltanit! Por, gjithsesi, në një sens të sigurt, i porsalinduri e kishte merituar emrin, duke kontribuar në revolucionin xhonturk, që kur ishte në barkun e nënës. Në Gjirokastër të porsalindurin e quajtën me ironi «Enveri i Halilëve», meqenëse edhe babai i vet legal, edhe babai i vet biologjik, quheshin «Halil». Me kalimin e viteve gjirokastritët do të gjenin tek djali që rritej shenjat se ai nuk qe i biri i Halil Hoxhës, por i Halilit tjetër, bimbashit. Enver Hoxha do të bëhej i gjatë, ndërsa i ati legal ishte i shkurtër. Enver Hoxha do të bëhej ezmer ndërsa i ati i tij qe i bardhë, ashtu dhe nëna. Enver Hoxha është në realitet i biri i bimbashit Halil Musa beut. Në fëmijëri ai i kishte vuajtur shumë talljet e shokëve për këtë gjë, dhe kjo kishte bërë që tek ai të kultivohej një ndjenjë refuzimi ndaj të atit, një resentiment ndaj tij.

Enver Hoxha, në kujtimet e veta, flet shumë dhe me dashuri për xhaxhanë, për të cilin thotë se e thërrisnin «baba», ndërsa për babanë e vet legal nuk shpreh asnjë sentiment, me përjashtim të një episodi kur flet në përgjithësi për familjen, me rastin e ndarjes nga familja, kur shkoi në Liceun e Korçës:

Më në fund dita e gëzuar erdhi, por megjithëkëtë zemrën e kisha prapë të trishtuar, pse më vinte keq që do të lija vetëm xhaxhanë, anenë, Sanon, të dashurit e mi, që i doja dhe më donin me gjithë shpirt. Ishte hera e parë që ndahesha prej tyre, më dukej sikur i lija në mes të katër rrugëve. Ata vetëm mua më kishin, nga mua pritnin, tek unë e shikonin të ardhmen e tyre. E gjithë bota e tyre isha unë.

ثshtë shumë interesante se Enver Hoxha, për babanë e vet nuk tregon asnjë episod që t’i ketë mbetur në mendje nga fëmijëria dhe rinia. Nuk thotë as se si e përjetoi ikjen e babait zyrtar në emigracion, në SHBA, kur Enver Hoxha ishte 6 vjeç (diçka duhet të mbante mend), as se e merrte malli për babanë, dhe as tregon për ndjenjat e tij kur babai u kthye nga SHBA në 1919, kur Enver Hoxha ishte 11 vjeç. Nga kujtimet e veta për moshën e vegjëlisë, kuptohet se Enveri i vogël ishte krejt ndryshe nga fëmijët e emigrantëve të tjerë dhe nëna e tij qe krejt ndryshe nga gratë e emigrantëve. As nëna dhe as djali nuk kishin mall për burrin dhe babanë emigrant, që gjendej përtej oqeanit në SHBA. Enveri nuk tregon në kujtimet e veta asnjë episod që ai ta pyeste nënën se kur do të vijë babai, ku të thoshte se e ka marrë malli për babanë, ose që nëna t’i thoshte se sa bukur do të ishte kur të kthehej babai dhe sa gjëra të mira do t’i sillte. As më pas nuk tregon asnjë episod për babanë. Në kujtimet babanë e përmend shumë rrallë dhe vetëm kur është fjala për para. Kështu, ai shkruan për kohën kur shkoi në liceun e Korçës, në 1927, në moshën 19 vjeç
 
Titulli: Enver Hoxha, Djali (kopili) I Bimbashit te Gjirokastres Halil Musa beu

tylmnaje ben Caci....dhe me bindje mbush rreshta
 
Titulli: Enver Hoxha, Djali (kopili) I Bimbashit te Gjirokastres Halil Musa beu

I shtohet edhe misteri i Enverit ne Shkoder si antare i perfaqesuesve te Gjirokastres per terheqjen e eshtrave te Creciz Topullit. Te vare nga sllavet.

cer1_zpscdc17d1e.jpg

nr 1 - Thoma Papapano
nr 7 - Nazmi Lumani
nr 8 - Beso Gega
nr 12 - Fuat Halimi
nr 15 - Vangjel Karajani
nr 16 - Nexhat Peshkepia
nr 17 - Hasan Dosti
nr 18 - Shemshi Hajro
nr 19 - Gjush Sheldija
nr 20 - Enver Hoxha
 

Attachments

  • cer1_zpscdc17d1e.jpg
    cer1_zpscdc17d1e.jpg
    33.9 KB · Shikime: 2
Titulli: Enver Hoxha, Djali (kopili) I Bimbashit te Gjirokastres Halil Musa beu

Mister ne mister. Ne foton siper Enveri eshte ne te djathte por ne nje foto tjeter del ne qender.

cer2_zps7040f7c1.jpg


enveri-shtoj_zpsb929f728.gif

Jozef Martini



Në Albanovaonline edhe herë tjera asht trajtue tema e falsifikimit të historisë prej historianëve në shërbim të Enver Hoxhës nëpërmjet shtrembnimit të fakteve e ndryshimit të pacipë të fotografive.

Përsa i përket fotos me të cilën po merrena sot po bajmë nji hymje te shkurtë.

Muço Qulli e اerçiz Topulli u vranë në veri te Shkodrës në vjetin 1915 (?). Në 1936 vjen në Shkodër nji delegacion gjinokastrit për marrjen e trupave. Ky akt shoqnohet me ceremoni prej patriotëve shkodranë. Simbas botimeve të periudhës komuniste (e të pretendueme si të vërteta edhe në ditët e sotme), në këtë delegacion ishte edhe Enver Hoxha i cili bile mbajti edhe fjalën e rastit prej balkonit të Bashkisë së Shkodrës. Dikund shkruhet 1937 e dikund 1936. Botohet nji foto e retushueme disa herë ne mënyrë krejt te paturp. Në disa variante hiqen disa koka e derisa arrihet në variantin ku i bihet përshkurt e hiqen te gjithë tjerët përveç Hoxhës. Botohet dhe nji foto e gazetës “Demokratia” me fjalën e Hoxhës si kryeartikull, por Genc Hoti sjell foton origjinale të faqes së parë të asaj date të gazetës ku kollaj verteton falsifikimin. Po kështu botohen foto te delegacionit edhe ato me ndryshime.

Që në këto foto ka falsifikime asht evidente, por për Genc Hotin rrena e madhe nuk asht heqja prej fotove të personave aktivë në atë ngjarje apo ngritja e Enver Hoxhës në nivel protagonistit, por vetë pretendimi i Enver Hoxhës për pjesmarrje. E thanë ma shkurt, Enver Hoxha ka qenë në Shkodër, por për një rast tjetër të cilin don me e fshehë tue e ngaterrue me ceremoninë e 1936.

Para pak kohësh, Genc Hoti më dergoi një link të nji gazete ku ishte nji shkrim i Besi Bekteshit me foton e masipërme me kerkesën për me i ba nji analizë. Në atë shkrim Bekteshi flet për ngjarjen, i referohet disa herë shkrimeve te Hotit edhe pse pa e permendë direkt (kjo sipas mendimit tim). Për fotot Bekteshi thotë që Enver Hoxha mungon në te gjitha ato te bamet gjatë ceremonisë, por pohon praninë e Hoxhës në zhvarrim tue e vërtetue me foton që publikon, të marrun prej arkivit të Muzeut të Shkodrës.
Te merrena me foton!

Pretendohet që asht grupi që asistoi në zhvarrimin e trupave të Muço Qullit e اerçiz Topullit e në mes të tyre Enver Hoxha, çka verteton praninë e tij në atë moment. A asht e shtueme për të disatën herë koka e Hoxhës apo siç pretendon Bekteshi fotoja asht reale? Kjo asht pyetja që ban Genc Hoti.

Për me ba nji analizë të saktë kishte me u dashtë origjinali që u gjindka në Muze të Shkodrës, duhej gjete autori i saj e negativi ne arkiv, kështu që e them qysh ne fillim se po nisem prej nji fotoje të publikueme në internet.

Rezolucioni i fotos asht i ulët e keshtuqë asht e pamujtun me e ba nji analizë të kontureve. Por ka nji element te randësishëm me analizue: Hijet.

Ka nji burim dritet që asht dielli. Tue pasë parasysh largësine e burimit të dritës (diellit) me objektin e ndriçuem (njerëzit) rrezet e drites merren si paralele e asht e muejtun me gjetë hijet e krijueme nepermjet vijave paralele tue u nisë pikësëparit prej elementave te dallueshëm kjartë (çka në foto po e shënojmë me vizat me ngjyra).

Hija që ka ma randësi asht ajo e personit me kostum ushtarak (në të djathtë të Hoxhës, prej nga vjen edhe drita). Në bazë të linjave paralele personi me shami në krye e krijon hijen te fytyra e ushtarakut e kryet e ushtarakut e krijon hijen në gjoksin e personit ne krahun tjetër të Hoxhës. Aq ma tepër qe hija ka nji formë me kand, e pamuejtun me u krijue prej nji koke te rrumbullakët dhe e krijueme dallueshëm prej kapeles, i vetmi objekt që krijon nji hije me kete formë në atë ambjent. Në sajë të linjave paralele dhe formës dallojmë hijen e shënueme me ngjyrë të kaltër.
Po figura e Hoxhës?! اka asht ajo hije në fytyrën e tij? Kush e krijon në atë ambjent? Tue qenë se dielli asht krejt majtas (e hijet janë gati paralel me bazën e fotos çka ban që kapela e ushtarakut me qenë ne dritë) hijen në fytyrën e Enver Hoxhës mund ta krijonte nji person mes ushtarakut e Hoxhës, por s’ka të tillë. Po kështu, nji trup prej dritës së diellit krijon vetëm nji hije, e tue qenë se personi në të djathtë të Hoxhës (ushtaraku) hijen e leshon tjetërkund (në gjoksin e personit në krah tjetër), kush e krijon hijen në fytyrën e Hoxhës? Kështu siç asht fotoja, me kaq persona e të vendosun në mënyrë të tillë, më lindin dyshime mbi vërtetësinë e saj përsa i përket figurës së Enver Hoxhës. Në se personat në moment të fotografimit kanë qenë aq dhe si janë në këtë foto, koka e Hoxhës duket e shtueme, tue i vue gjoja nji hije për me u dukë si ajo e ushtarakut, pa e vue oroe se ajo hije ekziston në tjetër vend… ose ka pase persona tjerë të fshimë (por kjo ka pak mundësi).
 

Attachments

  • cer2_zps7040f7c1.jpg
    cer2_zps7040f7c1.jpg
    10.1 KB · Shikime: 3
  • enveri-shtoj_zpsb929f728.gif
    enveri-shtoj_zpsb929f728.gif
    176.2 KB · Shikime: 3
Titulli: Enver Hoxha, Djali (kopili) I Bimbashit te Gjirokastres Halil Musa beu

ishte se cfare ishte te gjithe babe i thirrsnin atdhetare ishte popullin e tij e njihte shume mire grat/burra dilnin ne cdo ore te nates jashte nje polic ne gjithe qytetin e bente zap, kishte siguri ne maksimum sot diplomohen me mijera tille ...........edhe klasifikohemi tre vende poshte afganistanit ju lumte e gjetem kopilin vagjel :murit:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Enver Hoxha, Djali (kopili) I Bimbashit te Gjirokastres Halil Musa beu

cer3_zps02087288.jpg

cer4_zps44ddaef9.jpg
 

Attachments

  • cer3_zps02087288.jpg
    cer3_zps02087288.jpg
    25.8 KB · Shikime: 2
  • cer4_zps44ddaef9.jpg
    cer4_zps44ddaef9.jpg
    116.1 KB · Shikime: 1

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top