Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Enciklopedia maqedonase fyen shqiptarët

BE merr në shqyrtim enciklopedinë e Shkupit


Bashkimi Evropian ka marrë në shqyrtim enciklopedinë e re te hartuar nga Akademia e Shkencave në Maqedoni dhe se shpejti mund të kërkojë informacione shtesë mbi te.


Lajmin e bejne te ditur agjencite maqedonase, te cilat iu referohen burimeve nga Brukseli. Sipas ketyre te fundit, kerkesa e BE-se mund te behet para se te publikohet progres-raporti i KE-se per Maqedonine.

Partite shqiptare ne Maqedoni presin qe Brukseli te reagoje dhe te vleresoje se enciklopedia eshte nje goditje e rende ndaj multietnicitetit te shtetit.

Gjithesesi, aktualisht BE po e shqyrton botimin e fundit te Shkupit, qe nga shqiptaret konsiderohet si nje enciklopedi kontroverse./top-channel/
 
Ma spjego ti mua se qe kur u bene vllehet maqedonas? Une prape kembengule se shqiptaret kane me shume te drejte ta quajne veten Maqedonas ( nga ana e fisit), madje duhet te ndjehen krenar per kete emertim edhe me shume se vllehet dhe grekerit. :gjujpeshk:Andaj, nese eshte dikush qe duhet te quhet maqedonas dhe qe duhet mbrojtur kete emer jane shqiptaret qe jetojne ne ato treva. :gjujpeshk:
Kshu qe plako kto shprehjet ja ke fut kot, ruani per vete se ju nevojiten.
Ne postimin nr 26 e kam bere te qarte se maqedonise vetem emri i ka mbetur ndersa kombi maqedonas qe prej vdekjes se Aleksandrit te madh mori tatepjeten.Maqedonia eshte nje amalgam popujsh,sllave,greke edhe vllehe te cilet i kompakteson feja ortodokse,por qe nuk kane asgje te perbashket me maqedonet e dikurshem,ndersa popullsia shqiptare jo vetem eshte kompakte dhe numerikisht e madhe ne numur por qe njihet historikisht ne trojet stergjushore para dundjeve sllave dhe greke ne Maqedoni.Sa per kuriozitet veshtroni pak kete karten se kush eshte maqedonia dhe ku jane vendbanimet vendbanimet shqiptare.
 

Attachments

  • MacedoniaThraciaIllyriaMoesiaetDaci.jpg
    MacedoniaThraciaIllyriaMoesiaetDaci.jpg
    80.9 KB · Shikime: 3
SHBA: Pretendimet e enciklopedisë të pabaza
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup i ka konsideruar të neveritshme pretendimet e enciklopedisë së publikuar të mërkurën e kaluar në Maqedoni.

“Pretendimet se oficerët amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarët e Ushtrisë اlirimtare Kombëtare janë të pabaza dhe neveritëse”, ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, një zyrtar i kësaj ambasade.

“Jemi të zhgënjyer se ka institucione që vënë emrin e tyre pas pretendimeve të tilla qesharake”, thekson i njëjti burim.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian kërkon informacione shtesë për përmbajtjen e enciklopedisë maqedonase ku fyhet historia e shqiptarëve dhe i përshkruan ata si "njerëz mali" dhe ardhacakë në Maqedoni.

Nuk përjashtohet mundësia që Brukseli të reagojë gjatë ditëve të ardhshme, para publikimit të raportit të KE-së, ndërkohë që partitë shqiptare në Maqedoni vlerësojnë se enciklopedia maqedonase është goditje e rëndë mbi karakterin multietnik të shtetit. /bw/telegrafi/
 
Enciklopedia, pamflet që prodhon konflikt
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, thotë se enciklopedia maqedonase prodhon konflikt mes dy komuniteteve më të mëdha, pikërisht në kohën kur Maqedonia ka nevojë më pak për një gjë të tillë.

“Ky pamflet politik me përmbajtje jashtëzakonisht provokative, mjaftë tekst tendencioz, përçarës që ndikon seriozisht në ftohjen e marrëdhënieve mes dy komuniteteve më të mëdha, një pamflet që prodhon konflikte. Pse zoti Ristovski nuk ka konsultuar enciklopeditë vërtetë shkencore të vendeve të ndryshme të botës siç është p.sh enciklopedia gjermane, ku Insbrukun e vlerëson si qytet të lashtë ku jetonin bashkërisht ilirët me romakët. Pse zoti Ristovski nuk i bën një vizitë qytetit të vjetër të Romës ku në gurë është shënuar pjesa e Adriatikut, e gjithë ka qenë e banuar me ilirët. Pse zoti Ristovski nuk paraqet argumente që rilindja kombëtare e kroatëve është quajtur Iliria”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti thotë se kjo enciklopedi është e dëmshme gjithashtu edhe për vetë maqedonasit dhe shpreson që nga ajo, të distancohen të gjithë intelektualët e mirëfilltë maqedonas.

“Të thuash për shqiptarët që janë ardhacak, të thuash dhe të shpifësh për shqiptarët që nuk janë autoktonë në trojet e tyre në Maqedoni vërtet është një shpifje që assesi nuk ka mbulesë shkencore dhe assesi se nuk thuhet vërteta”.

Unë shpresoj që ky rast të shërbej që në sipërfaqe të dalin forcat intelektuale të komunitetit maqedonas bashkërisht me inteligjencën shqiptare ta denoncojnë këtë provokacion dhe të kërkojnë që ky pamflet të tërhiqet nga qarkullimi sepse nuk është në të mirë të vendit. Ne kemi probleme sot shumë më shumë serioze. Me këtë rast duhet të theksoj se kemi kontest me Greqinë, gjithashtu po hapen edhe konteste të tjera si me Bullgarinë, si me Serbinë”, theksoi kreu i BDI-së.

Më tej, Ahmeti tha se “nuk do të lejojmë që vlerat tona të përbuzen të nëpërkëmbën sepse fundi-fundit këto janë fakte historike dhe historinë sot nuk mund ta bëj në mënyrë tendencioze Bllazhe Ristevski me kompaninë e tij”. /alsat-m/telegrafi/
 
Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj botimit të Enciklopedisë maqedonase nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të këtij shteti për, siç thuhet, uzurpimin e tokave të maqedonasve nga ana e shqiptarëve.

Maqedonasit kanë probleme me identitetin e vet dhe nuk kanë të drejtë t’i sulmojnë të tjerët, dhe për këtë, Krasniqi ka përdorur fabulën e bretkosës që donte të mbathte patkonj të kalit.

“ثshtë një tregim i shkurtë që thotë se bretkosa kishte kërkuar nga nallbani të mbathë patkonj të kalit, por këmba e saj ishte shumë e vogël. Në aspektin shkencor mund të them që maqedonët ende nuk kanë arritur ta krijojnë identitetin e vet kombëtar. Ata nuk e dinë a janë maqedonë të krijuar me dekret të Titos, nuk e dinë a janë maqedonë që thirren në paraardhësin e tyre mbretin Samoil, ndërsa në anën tjetër shpesh pretendojnë të jenë edhe pasardhës të Aleksandërit të Madh që ishte me origjinë ilire”, deklaroi Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi, që vet është doktor i shkencave të historisë, thotë se historia e popullit shqiptar më nuk mund të përvetësohet nga askush pasi që është ndër historitë më të konsoliduara të Ballkanit, pavarësisht se të gjithë shqiptarët nuk jetojnë brenda kufijve të një shteti.

“Pra një komb që nuk e të qartë identitetin e vet kombëtar, kërkon ta mohojë identitetin e gjithë të tjerëve. Konsiderojmë që identiteti i shqiptarëve tani është i përmbyllur dhe i konsoliduar më së miri në tërë Ballkanin. Historia e popullit shqiptar më nuk mund të përvetësohet. Ajo është e popullit shqiptar, e lavdishme dhe mjaft e konsoliduar ndonëse mendoj se populli shqiptar në tërësinë e tij, nëse e ka konsoliduar gjuhën dhe kombin, nuk e kanë konsoliduar shtetin në hapësirën mbarëshqiptare, por mendoj se historia është e konsoliduar mirë”, shtoi Krasniqi.

Përmbajtja e “Enciklopedisë së Maqedonisë” është vlerësuar fyese për shqiptarët në këtë shtet nga ana e të gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile në Shkup dhe më gjerë të cilët përmes aktiviteteve të tyre janë duke kërkuar që ky botim të tërhiqet nga qarkullimi. /Alsat/
 
Profesori Popovski: Enciklopedia 'të tërhiqet nga qarkullimi'​

Edhe intelektualët maqedonas kanë shprehur reagimet e tyre kundër enciklopedisë maqedonase të botuar nga Akademia e Shkencave të këtij vendi.

Profesori universitar Vllado Popovski, doktor i shkencave të Historisë, autor i disa botimeve shkencore, historike, dhe jurist i njohur, në një intervistë për BBC-në, thotë se Akademia e Shkencave duhet të tërheqë Enciklopedinë. Nëse Akademia nuk e bën këtë gjë, atëhere ajo duhet të izolohet, thotë z. Popovski.

Z. Popovski kundërshton si tendencioze edhe pjesët e enciklopedisë ku thuhet se shqiptarët me dhunë kanë ardhur në Maqedoni në shekullin e 16.

BBC: Fillimisht z. Popovski si i shikoni pjesët e enciklopedisë kur përshkruhet populli shqiptar?

Prof. Popovski: Të dhënat për emrin "Shqiptar" janë që në shekullin e dytë para epokës tonë, më vonë ndeshen edhe në mesjetë, në shekullin e 11-të dhe 12-të si "Arbanon", "Arbanas" dhe deri më sot. Gjithë bota, në të gjitha botimet, dokumente dhe literaturë vendin e quajnë "Albania" dhe njerëzit "Albanezë".

Për shembull edhe grekët e quajne ndryshe veten dhe ndryshe i thëret bota. "Elenë" dhe "Grekë". Në Enciklopedi, besoj se grekët janë cilësuar siç njihen në gjithë botënë; kjo do të thotë se nuk janë përdorur standarde të njëjta kur janë përshkruar shqiptarët.

Anëtarët e redaksisë së Enciklopedisë e dinë, nuk mund të mos e dinë, se pëdorimi i fjalës "shiptari", në Ballkan, sidmos në Serbi dhe Maqedoni sjell fyerje. Kjo sepse përdorimi i kësaj fjale, nga ana e serbëve dhe maqedonasve ka sjellur një dozë domethënieje pezhorative.

BBC: A kënë të drejtë atëhere subjektet shqiptare kur reagojnë?
Prof. Popovski: Shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë të quhen ashtu siç i quan gjithë bota, pavarësisht se si e qujanë vetveten. Këtu shkenca maqedoanse nuk ka nevojë të nxjerrë ndonjë të ashtuquajtur të vërtetë, dhe të shikojë në drejtime të tjera. Maqedonia është shtet fqinj me shqiptarët është një shtet tjetër dhe duhet të shohë standardin e përgjithshëm dhe botëror se si quhet shteti apo dhe populli.

BBC: Po si e shpjegoni faktin z. Popovski, që pas gjithë reagimeve Akademikët që kanë shkruar enciklopedinë, nuk pranojnë se kanë bërë ofendim, madje argumentojnë se terminologjia që e përdorin është korrekte?

Prof. Popovski: Ata tani janë në një situatë pa dalje. Po i shikoja duke deklaruar se kanë qënë të befasuar dhe habitur nga reagimi i shqiptarëve. Nëse janë të sinqertë atëhere kanë qënë tejet shkurtpamës dhe nuk kanë menduar më larg për implikimet, nga përdorja e terminologjisë që është në botim. Por habija dhe befasija e tyre është e pashpjegueshme sepse shumë lehtë mund të pritej se do të kishte reagime të mëdha.

Akademikët jo vetëm që përdorin emër që ngjall ofendim por e përshkruajnë popullin shqipëtar edhe si "popull mali". Që mund të interpretohet si "i prapambetur", "i egër", "agresiv" që apsolutisht nuk është e vërtetë nëse merret parasysh historia para 10, 11 shekujsh.

Që nga kjo periudhë tek shqipatrët dhe populli shqiptar mund të gjëndet një numër më i madh i njerëzve të edukuar, njerëz që kanë pasur funskione shtetërore, në të gjitha sferat e qeverisjes sidoms në perandorinë osmane.

Për shembull dua të jap një fakt tjetër, kur Shqipëria u pavarësua, shumë burime nga vende evropiane, thonë se kanë shprehur habi nga organizimi i shpejtë, efikas dhe në nivel i administratës shtetërore shqiptare. Shqipëria kishte një kuadër të madh në të gjitha nivelet e administratës që nuk ishte rast me Maqedoninë.

Në Shekullin e 19 ka intelekualë të lartë që kanë qënë të barabartë me ato evropiane, si Faik Konica, Fan Noli apo Naim Frashëri, të cilët nuk ishin të vetmit. Prandaj për këtë popull nuk mund të përdoret përshkrim që sygjeron nënvleftësim si "njerëz mali", apo "shqiptari".

BBC: Profesor Popovski si i vlersoni ndërkohë konstatimet se shqiptarët kanë ardhur në shekullun e 16, duke ushtruar dhunë ndaj popullit maqedonas?

Prof. Popovski: I shikoj si tendencioze. Mbase autorët vetë nuk kanë pasur motiv që të jenë negativ, por ato objektivisht janë tendencioze. Kjo për faktin e thjeshtë se islamizimi i shqiptarëve, pas rënies dhe vdekejs së Skënderbeut, bëhet shumë ngadalë.

Ka fakte relevante që thonë se deri në shekullin 17 ka shumë pak shqiptarë të islamizuar. Nëse autorët e Enciklopedisë kanë marrë parasysh vetëm emrat e njerzve nga dokumetetet turke, nuk do të gjenin dallime të mëdha mes shqipëtarëve dhe maqedonasve.

Në defterët turk të regjistrimit të popullsisë, nga shekulli 15, 16, 17 janë vetëm emrat e taksapaguesve, nga një kokë për shtëpi, ku nuk ka të dhëna se në ç'gjuhë ata kanë folur. Sipas këtyre të dhënave nuk mund të përcaktohet numri i popullsisë me origjinë sllave, ose shqiptare. Këtu duhej të kishte shumë rezerva.

Të gjitha sëbashku, emërtimet "shiptari", "njerëz mali" dhe sygjerimi se "kanë ardhur në shekullin e 17 me shtypje", sjellin një energji negative, që nuk janë karaketristike për popullin maqedoans.

Në traditën e shqiptarëve dhe maqedonasve, për çka ka shumë burime, ata kanë jetur duke ndihmuar njëri-tjetrin, kurse për shembull në fund të qeverisjes turke, kanë bashkëpunuar për tu çliruar dhe për krijimin e shetetve shqiptare dhe maqedoanse.

BBC: A pajtoheni atëhere ju me thirjet për tërheqjen dhe korigjimin e enciklopedisë?
Prof. Popovski: Unë mendoj se po. Në ato faqe ku janë këto pjesë të tërhiqen. Le të hapen debate dhe të sillen faktete nga të gjitha anët. Nëse redaksia nuk tërhiqet atëhere unë mendoj se duhet patur një kritikë të madhe ndaj redaksisë dhe Akademisë së Shkencave dhe t'i bëhet 'de fakto' një izolim atyre qëndrimeve të shprehura nga akademija.

BBC: Profesor Popovski, ju jeni dhe një jurist i njohur, si i shikoni nga ana juridike pjesët e enciklopedisë ku sygjerohet se Ali Ahmeti është I përfshirë në krime lufte, si dhe në pjesën tjetër ku sygjerohet se ushtarët britanik dhe amerikanë kanë stërvitur UاK-në?
Prof. Popovski: E para bëhet fjalë për prejudikimin të principit se të gjithë janë të pafajshëm deri sa nuk verifikohet e kundërta. E dyta Akademija nuk është forum dhe nuk ka procedura që të sjellë vlerësime të tilla. Personalisht mendoj se një gjë e tillë është skandaloze.

Unë mendoj se nëse nuk ishin SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar Maqedonia do të zhdukej si shtet. Forcat në Maqedoni në atë periudhë, ata që drejtonin, me dallime, si Presidenti i ndjerë Boris Trajkovski, që është një figurë e ndritur, të tjerët hidhnin benzin në konflikt dhe e çonin Maqedoninë drejtë luftës qytetare.

Nëse ndodhte kjo nuk do të kishte shpëtim dhe rrugëdalje. Vetëm komuniteti ndërkombëtar ishte largpamës dhe e fuqishme në qëndrime, jo nga simpatia e veçantë për maqedoansit ose shqiptarët, por vlersoi rrezikun që I kanosej Maqedonsië dhe rajonit. Pikërisht SHBA dhe BE ishin faktori kyç që ndihmuna të formulohej Marrëveshja e Ohrit dhe të afrohen palët.

Mendoj, në vend që të jemi të vetëdishëm për riolin e komunitetit ndërkombëtar dhe falenderues, bëhen vlersime që për mua janë skandaloze. (BBC)
 
Ne postimin nr 26 e kam bere te qarte se maqedonise vetem emri i ka mbetur ndersa kombi maqedonas qe prej vdekjes se Aleksandrit te madh mori tatepjeten.Maqedonia eshte nje amalgam popujsh,sllave,greke edhe vllehe te cilet i kompakteson feja ortodokse,por qe nuk kane asgje te perbashket me maqedonet e dikurshem,ndersa popullsia shqiptare jo vetem eshte kompakte dhe numerikisht e madhe ne numur por qe njihet historikisht ne trojet stergjushore para dundjeve sllave dhe greke ne Maqedoni.Sa per kuriozitet veshtroni pak kete karten se kush eshte maqedonia dhe ku jane vendbanimet vendbanimet shqiptare.

A ke mundesi te zgjerohesh i cik ne keto qe shkruan sepse kjo injoranca ime nuk ka mundesi ta kuptoj te teren. Une pretendoj perseri se ne jemi me te afermit e mundshem me gjithqka ka te beje me emertimin MAQEDON, madje duhet ta mbrojme me te gjithe qenjen kete emer.
Une gjithashtu kisha mendjen se edhe paraja zyrtare e nene Shqiperise: LEK - kishte te bente me ate te madhin Aleksandrin apo Leka i Madhë. :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Redaktimi i fundit:
A ke mundesi te zgjerohesh i cik ne keto qe shkruan sepse kjo injoranca ime nuk ka mundesi ta kuptoj te teren. Une pretendoj perseri se ne jemi me te afermit e mundshem me gjithqka ka te beje me emertimin MAQEDON, madje duhet ta mbrojme me te gjithe qenjen kete emer.
Une gjithashtu kisha mendjen se edhe paraja zyrtare e nene Shqiperise: LEK - kishte te bente me ate te madhin Aleksandrin apo Leka i Madhë. :gjujpeshk::gjujpeshk:
O kitra nuk e kuptoj pse e zgjat debatin.Ti ngul kembe se me qe e jema e Lekes se madh ishte me origjine ilire, kjo eshte nje arsye me shume qe shqiptaret te ndjehen Maqedonas?Por mos harro se babai i tij ishte Filipi dhe ai ishte Maqedonas.Trashegimia e rraces ne rradhe te pare behet per nga afersia e gjakut dhe gjaku trashegohet prej babait.Se cfare te shtyn ty qe shqiptaret qe banojne ne shtetin e Fyrom te ndjehen maqedone dhe jo shqiptare po ta le ty te na e sqarosh.Lol
 
Maqedonia e lashtësisë ka ngërthyer një territor të ndryshueshëm, kufinjtë e së cilës vazhdimisht kanë ndryshuar. Homeri nuk e përmend emrin ‘Maqedoni’ dhe ‘maqedonas’. Për të, luftëtarët që vinin nga viset rrëzë lumit Aksios (Vardari i sotëm) njiheshin si paionë. Edhe gjeografi i lashtë grek Straboni, maqedonasit i njëson-barazon me paionët. Paionët, siç na dëshmon shkenca historike, kanë qenë një nga fiset më të konsoliduara ilire që shtriheshin në jug të Dardanisë, që kishin si kryeqendër të mbretërisë së tyre Bylazorën (Velesin e sotëm). Prej shekullit IX p.l.K kur edhe fillon zgjerimi tokësor i asaj që më vonë u quajt Maqedoni përfshinte një territor që niste nga bregdeti i Adriatikut e soste deri të rrjedhat e lumit Aksios. Një skicim më të stërholluar mbi shtrirjen territoriale të Maqedonisë e gjejmë sërishmi tek Straboni i cili e përkufizon kësisoj: ‘Maqedonia kufizohet nga perëndimi me bregdetin e Adrias... dhe arrin në lindje deri në Thesalonik...Maqedonia më përpara quhej Emathia... Këtë vend e sundonin disa nga fiset epirote dhe ilire...’. Falë këtyre të dhënave me rëndësi nga Straboni mbi kufinjtë e Maqedonisë së vjetër vimë në përfundim se brenda kësaj hapësire banonin fise të pastra ilire. Kurse territoret në jug të Herakleas (Manastiri i sotëm) gjer në Selanik (ku sot shtrihet Maqedonia e Egjeut) u gllabëruan më vonë pas konsolidimit të shtetit maqedonas. Këtu edhe rrëzohet teoria e ndërtuar në baza ajrore e historiagrafisë dhe politikës greke se “Maqedonia e lashtë ka qenë greke”. Faktet e shpalosura më sipër dëftojnë se bërthama e Maqedonisë së vjetër ka qenë jashtë sferës së ndikimit politik, territorial, gjuhësor e kulturor të Greqisë së vjetër e cila nuk shkonte më larg se grykat e Termopileve. Madje, emri i vjetër i Maqedonisë që ishte ‘Emathia’ ka një etimologji bindëse në gjuhën shqipe si ‘E madhja’ apo vendi i madh, gjë që është provuar nga një numër i madh studiuesish (Hahni, R.W.Lane, Robert D’Angely, Mathiew Aref). Madje, studiuesja amerikane Rouz Uillder Llejn në librin e saj ‘Majat e Shalës’ vendodhjen e ‘Emathias’ antike e përafron me Matin e sotëm në Shqipëri. Një pohim të tillë gjejmë poashtu edhe te Johan von Hahn. Banorët e lashtë të Maqedonisë ishin fiset ilire, sepse është i mirënjohur fakti që autorët dhe historianët e lashtë grek Maqedonisë i drejtoheshin si vend ‘barbar’ dhe maqedonasve si ‘barbar’, term kategorizues që grekët e lashtë ua mvishnin të gjithë popullsisve jo greke dhe që nuk flisnin greqisht. Për elementin gjuhësor jo grek të Maqedonisë dëshmojnë shumë dijetarë antikë duke filluar nga: Straboni, Plutarku, Kurt Rufi, etj. Për elementin etnik jogrek të maqedonasve të vjetër dëshmojnë edhe gojëtarët e famshëm grek: Trasimaku nga Kalkedoni dhe Demosteni nga Athina i njohur për prirjet e tij kundërmaqedonase në fjalimet e tij filipike. Edhe studiuesit modern në studimet e tyre kanë arritur në të njejtin përfundim për karakterin jo grek të Maqedonisë. Si përkrahës të karakterit pellazgo- ilir te Maqedonisë së lashtë veçojmë ndër të tjerash edhe këta emra: Hahni, Fallenmayeri, Sami Frashëri, Rouz Uillder Llejn, Droysen, K. Amantos, Robert D’Angely, Aristidh Kola, Mathiew Aref, Arsim Spahiu etj.
Robert D’Angely në veprën e tij kopernikiane ‘Enigma’ shkruan se: ‘në epokën romake Maqedonia u përfshi në Illyricum. Edhe kjo ndarje nuk na duket arbitrare; ajo shpjegohet nga fakti se emri Illyricum përfshinte një popullsi homogjene, të përbërë në atë kohë vetëm nga pellazg, që mbanin emra të ndryshëm si maqedonë, epiriotë, alban, dalmatë dhe të tjerë ilirë, dhe flisnin po atë gjuhë: pellazgjishtën ose shqipen’[1]. Madje, edhe gjatë mesjetës Maqedonia është quajtur si Illyricum. Ardhacakët sllavë nisën të zbrisnin dhe të kolonizonin Maqedoninë aty rreth shekullit VII të mesjetës duke ndjekur brigjet e Aksiosit ose Vardarit, e që sipas K.Amantos, ata nuk gjetën në vend veçse pellazgë ose shqiptarë. “Në Maqedoni sllavët, qoftë vetëm qoftë së bashku më bullgarët e Simeonit, përshembull, nuk kanë paraqitur asnjë kundërveprim ose qendresë serioze dhe nuk kanë bërë asnjë kryengritje të përmasave të mëdha; dhe kjo provon se ata kanë qenë në numër të pamjaftueshëm për këtë. (...) Nga ana tjetër, pushtimi efemer i Maqedonisë nga serbët në epokën e Stefan Dushanit me siguri nuk e ka shtuar shumë numrin e popullsisë sllave të këtij rajoni”[2] - shkruan D’Angely.
Në veprat e humanistit shqiptar Marin Barleti, heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu e quan vetën: ‘Princ i Epirit dhe Maqedonisë’. Madje, Gjergj Kastrioti e ka cilësuar vetën si pasardhës të Lekës së Madh të Maqedonisë dhe Pirros së Epirit, gjë që shpreh padyshim një vetëdije dhe ndërgjegjje historike për një vazhdimësi iliro-maqedone dhe në mesjetë. Prof.Dr Kristo Frashëri shpreh mendimin se banorët e hapësirës gjuhësore shqipe gjatë mesjetës u quajtën nga të huajt epirotë dhe albanitë, ose epirotë dhe maqedonas. “Këto dyzime rridhnin jo vetëm për arsye historike të karakterit shtetëror dhe administrativ, apo fqinjësie por, duhet thënë, dhe për shkak farefisnie[3]...” pohon studiuesi tjetër Gazmend Shpuza.

(Shkeputur nga nje studim me i gjate me titullin 'Sllavomaqedonizimi i historise shqiptare' nga Salih Mehmeti.
 
Kitra une jam shume dakord me keto qe ti shkruan.Por keto gjera mbeten ne nivelin e gojdhenave dhe te nostalgjive te te pareve tane.Sot flitet me gjuhen e fakteve te bazuara me dokumenta ose me gjuhen e forces.A i disponojme ne keto dy potenciale.Ne te shumten e rasteve jo.Atehere te mundohemi te ruajme pozitat tona aktuale me mundesite qe kemi.Boll kemi humbur siperfaqe tokesore dhe detare.Qellimi final i enciklopedise maqedone ky eshte.Ti perzeje shqiptaret nga trojet stergjyshore.Ajo qe eshte bere, eshte shume e veshtire te cbehet.Kjo ka ardhur edhe si rezultat i mungeses se organizimit te shqiptareve ne pergjithesi.Jemi i vetmi komb ne evrope qe akoma nuk kemi zgjidhur ceshtjen kombetare por jemi te ndare e te percare ne 5 shtete te ballkanit.Pra ceshtja shtrohet se a do tiu dalim zot ketyre trojeve qe ne jetojme sot?
 
Nese e pranoni se sot flitet me gjuhen e argumenteve dhe forces ateher lirisht munde te vijme ne konkludimin se ne argumentete asnjeher nuk na kan munguar e nese na ka munguar forca ateher me te forte se sot nuk kemi qene kurre. Ajo duket qe ne horizonte madje fqinjet tane e kan pare para nesh dhe ne ikje e siper mundohen te shkoqisin edhe ndonje gje.
Nuk duhet ta harruar se: Ky shekull dhe ky milenium kan filluar te flasin shqip andaj nese sot nuk radhisim radhet tona skemi bere asigje. Dikush ndoshta do ta merre kete si thirrje per lufte. Assesi se lufta ne fronte fitohet vetem 20 % e pjesa tjeter ne tavoline. Kemi dy shtete dhe gati nje te tret dhe kjo nuk eshte pak nese do dime ta shfrytezojme. :gjujpeshk:
 
Maqedonia me Enciklopedin e saj,,,firmosi ndarjen e Rrepublikes se Maqedonis ne Shum pjes,,,ku 40% do te mbesin vetem per Shqiptaret!!!!!

[youtube]m3A43Hg4GAY[/youtube]
 
Akademisë maqedonase i duhet vënë dryni


Para disa muajsh, në prezencë të policisë, huliganët maqedonas rrahën dhe dhunuan fëmijë dhe nëna shqiptare në lagjen "Nerez" të Shkupit. Shqiptarët e këtushëm rëndë i provokoi ky veprim. Të provokuar dukeshin edhe pushtetarët e BDI-së. Por, më në fund, çdo gjë doli ashtu që të plagosurit duhej t‘i shëronin plagët e marra, e dhunuesit të vazhdonin tutje të shkruanin nëpër muret e Shkupit "Smrt na shiptarite" ("Vdekje shqiptarëve").

Nuk ka njerëz më shpirtkëqij se ata që keqpërdorin personin me të meta mentale, duke e lëshuar atë në rrugë dhe duke e nxitur t‘i shajë, të bëjë dëme e t‘i ofendojë kalimtarët. S‘ka më të këqij se ata njerëz, të cilët të sëmurin mental e nxisin të bëjë veprime destruktive, veprime që do donin t‘i bënin ata vetë. Andaj, nëse i sëmuri mental e ka kallur pompën e karburanteve, nuk duhet izoluar vetëm ai, por duhet arrestuar si të rrezikshëm edhe ata që e kanë nxitur dhe e kanë bindur se ai është vendi më i përshtatshëm për ta kallur cigaren. Dhe nga ky këndvështrim duhet vlerësuar roli i kryeredaktorit të "Enciklopedisë" maqedonase, Bllazhe Ristovksi: jo çka ka bërë ai, por cilët janë ata që qëndrojnë pas tij, që e propozuan dhe ia besuan këtë detyrë, që ia mundësuan të shfrytëzojë rastin jetësor të shfryjë urrejtjen e vet patologjike ndaj shqiptarëve. Dhe ky është relacioni që nuk e kuptojnë disa shqiptarë të këtushëm, e veçanërisht pushtetarët shqiptarë. Me çka nuk e kuptojnë edhe porosinë që shqiptarëve ua përcolli kjo "Enciklopedi".

Pra, ata nuk e kuptojnë se Bllazhen e zgjodhën, e financuan dhe e përkrahën ata që e dinin se çfarë "Enciklopedie" ai mund të përpilojë. Bllazhen e përdori një Akademi e tërë dhe shumë qendra të tjera antishqiptare, të cilat e dinin se e vetmja vlerë e tij shkencore është urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve. Dhe m‘u pse e dinin këtë, ata e emëruan kryeredaktor të kësaj "Enciklopedie". Duke e ditur se cili është Bllazheja, ata e dinin edhe kush më së miri mundej t‘ua përcillte shqiptarëve porosinë e rëndësishme pas të cilit qëndron AMASH dhe një koncepti politik që gjallëron në Maqedoni: se janë okupues të shtëpive dhe tokave sllavo-maqedonase dhe si të tillë, as që është gjithaq me rëndësi se kur kanë ardhur në Ballkan, por kur do zhduken nga këto treva. Andaj, kësaj radhe, shqiptarët e këtushëm nuk duhet të kënaqen as me dorëheqjen e Bllazhes, as me korrigjimin e "Enciklopedisë", por vetëm nëse i vihet dryni këtij institucioni shtetëror dhe nëse ajo godinë shndërrohet në atë që me të vërtetë është: Muze i Shpirtligësisë Njerëzore. Shqiptarët e Maqedonisë, kësaj radhe, duhet të kërkojnë përgjigje të qartë nga bashkëqytetarët e tyre maqedonas - duan, apo jo, shtet të përbashkët me gjithë ata që jetojnë në Maqedoni.

Kësaj radhe, shqiptarët e Maqedonisë duhet të tregojnë hapur se jo që nuk e dinë se Maqedonia nuk është as projekt maqedonas, as projekt shqiptar, por ata kanë flijuar shumëçka që të ndihmojnë realizimin e një projekti ndërkombëtar. Realizimin e një projekti të mbështetur mbi qëllimet e mira të qendrave të vendosjes ndërkombëtare, qendrave që duan në këtë "arë të askujt", të krijohen kushte të volitshme për mbjelljen e farës së konceptit "multi-kulti". Farës nga e cila do mbijë bima frytdhënëse e tolerancës dhe respektimit të dallimeve mes njerëzve, bimë e cila aq shumë do t‘i joshë ballkanasit tjerë, sa të gjithë do duan atë ta kultivojnë nëpër arat e tyre shtetërore. Pos kësaj, shqiptarët kësaj radhe duhet të thonë hapur se e dinë që Maqedonia është edhe "inkubator", ku lirshëm zhvillohet embrioni i një populli në formim, "inkubator" ku duhet një popull me prejardhje sllave ta tejkalojë krizën e identitetit, ta kompletojë portretin e vet etnik dhe me letërnjoftim të saktë, të vazhdojë tutje drejt integrimit në Ballkan e më gjerë në Europë. Edhe atë nën mbikëqyrjen e "mamive" të kujdesshme ndërkombëtare që bëjnë çmos "fëmija" të mos trembet nga gogoli i shpikur në laboratorët antishqiptare serbe - rreziku shqiptar.

Shqiptarët e Maqedonisë, kësaj radhe, duhet të dëshmojnë se e shohin qartë se edhe pas dy dekadave, ky shtet i ngjan godinës shtetërore, e cila nuk mund të qëndrojë në këmbë pa shtyllat mbështetëse të faktorit ndërkombëtar. Se në Maqedoni edhe sot rritet një "fëmijë" që do të të bezdisë, e s‘do ta ndëshkosh, që ka shumë frustracione, e nuk do ato t‘i tejkalojë, që të gjithë të moshuarit e tjerë të Ballkanit i urren dhe i mban për të rrezikshëm. Pastaj, shqiptarët e këtushëm, duhet ta thonë hapur se ata nuk e duan këtë Maqedoni, e cila u ndërtua ashtu siç nuk e priste askush: nga jashtë, sadopak t‘i ngjajë projektit "multi-kulti", e në brendi të jetë e thurur me mure të ngritur mbi themelet e shovinizmit dhe antishqiptarizmit maqedonas. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të thonë hapur se nuk e duan shtetin që ka akademikë që mbjellin urrejtje dhe pushtetarë që financojnë dhe përkrahin projekte antishqiptare.

Por, që ta thonë këtë, shqiptarët e këtushëm paraprakisht do duhet t‘u dëshmojnë ndërkombëtarëve se një Maqedoni si kjo e sotmja, nuk është asgjë tjetër përpos se zhurmues, i cili e pengon komunikimin rajonal. Dhe deri sa do mbledhin argumente për këtë dëshmi, shqiptarët e këtushëm do duhet ngutazi të gjejnë ilaç kundër harresës së shpejtë. Kundër kësaj sëmundjeje, të cilën aq mjeshtërisht e keqpërdorin qarqet antishqiptare, si dhe pushtetarët shqiptarë.

Sa i përket harresës së shqiptarëve të këtushëm, ja disa shembuj më të "lehtë", duke i lënë anash tragjeditë e përmasave të Brodecit. Para ndonjë viti, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, bëri reduktimin e përdorimit të flamurit shqiptar në Maqedoni. Iniciativa për rishikimin e ligjit për përdorimin e simboleve doli nga radhët e VMRO-DPMNE-së, e cila asokohe ishte në pushtet. Ky vendim, me të drejtë, i hidhëroi shqiptarët dhe ata reaguan ashpër. Ashpër reaguan edhe pushtetarët e atëhershëm shqiptarë që ishin në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në, duke e vlerësuar këtë vendim me prapavijë politike. Dhe e gjitha përfundoi me dorëheqjen e gjyqtarëve shqiptarë nga kjo gjykatë. Dhe pastaj çdo gjë rrodhi ashtu siç e kishin planifikuar provokuesit: gjyqi mbeti pak kohë pa anëtarë shqiptarë, që më vonë të vijnë dy të tjerë. Kuptohet, vendimet e gjykatës mbetën të pandryshuar. E shqiptarët nuk i pyetën përfaqësuesit e vetë qeveritarë, se cili është roli i tyre në qeveri nëse ata nuk u kundërvihen projekteve politike antishqiptare.

Shkojmë tutje! Para një viti, ministrja e Kulturës themeloi Këshillin e Ministrisë së vetë pa asnjë anëtar shqiptar në të. Ministrja shpjegoi se anëtarët i kishte zgjedhur sipas vlerave madhore të tyre me çka, në mënyrë indirekte, shqiptarëve të këtushëm u tregoi se ata nuk kanë individë të denjë që të jenë anëtarë të këtij Këshilli. Shqiptarët prapë u hidhëruan dhe reaguan ashpër. Reaguan edhe pushtetarët e BDI-së, thuajse ishin anëtarë me korrespondencë në kabinetin e Gruevskit dhe vendimet qeveritare i merrnin nëpërmjet postës, me çka nuk kishin mundësi të reagonin në mbledhjet qeveritare. E ndërkohë, treni vazhdoi tutje, ministrja e heshti punën, e pushtetarët shqiptarë u kënaqën me heshtjen e shqiptarëve.

Shumë më herët se të themelohej Këshilli Nacional për Kulturë, Gruevski kishte vendosur të ndërtonte kishë mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës. Shqiptarët reaguan si gjithmonë, duke u betuar se këtë nuk do ta lejojnë. Andaj Gruevski bëri të mundshmen që shqiptarët t‘i vë në gjumë e të veten ta realizojë: tokën e shtëpisë së dikurshme të Nënë Terezës ia dhuroi Kishës Ortodokse Maqedonase. E ndërkohë, që ninulla të jetë sa më gjumëndjellëse për shqiptarët e këtushëm, aty ku dikur qëndronte Kisha Katolike ku ishte lutur në rini Nënë Tereza, ai ngriti një godinë monstër që duhet të nderojë shenjtoren tonë. Me çka ai arriti rezultat të trefishtë: i zhduki përgjithmonë gjurmët e një Kishe Katolike të shqiptarëve të Shkupit, dëshmoi sa e "nderon" shenjtoren "shkupjane" dhe i hoqi qafe ata që kërkonin rindërtimin e Burmali Xhamisë, duke mos u përgjigjur pse pronën ku dikur ka qëndruar kjo xhami nuk ia dhuroi Bashkësisë së këtushme Islame.

Para disa muajsh, në prezencë të policisë, huliganët maqedonas rrahën dhe dhunuan fëmijë dhe nëna shqiptare në lagjen "Nerez" të Shkupit. Shqiptarët e këtushëm rëndë i provokoi ky veprim. Të provokuar dukeshin edhe pushtetarët e BDI-së. Por, më në fund, çdo gjë doli ashtu që të plagosurit duhej t‘i shëronin plagët e marra, e dhunuesit të vazhdonin tutje të shkruanin nëpër muret e Shkupit "Smrt na shiptarite" ("Vdekje shqiptarëve").

Dhe kështu, ka edhe plot shembuj të tjerë të harresës së shqiptarëve të këtushëm, e që i paraprijnë "Enciklopedisë" që e çoi në këmbë tërë shqiptarinë. Që i çoi në këmbë edhe pushtetarët shqiptarë në qeverinë, e cila ka financuar këtë projekt. Me çka, në mes të këtij vaji të tanishëm mbarëshqiptar, ndodhi edhe diçka zbavitëse: vajtimi i pushtetarëve të këtushëm shqiptarë. Vaji i tyre të çon të qeshësh edhe në mes të kësaj dënesje, sepse i ngjante lotderdhjes së politikanëve naivë që nuk e dinë se një anije, për shembull, nuk fundoset pse atë e ka drejtuar ministri për Transport, por nëse ka viktima, për arsye morale, ministri i Transportit është i pari që ofron dorëheqje. Dhe pas largimit të tij, vazhdon të kërkohet përgjegjësia nga përgjegjësit direkt. Duke mos e ditur këtë, pushtetarët shqiptarë nuk kërkuan dorëheqje të menjëhershme nga ministrja e Kulturës, nuk kërkuan që AMASH t‘i vihet dryni, por i kthyen sytë nga tre akademikët shqiptarë. Nga akademikët që qysh para shumë vitesh u paralajmëruan politikanëve shqiptarë se çka është duke financuar qeveria ku ata bashkëqeverisnin shtetin.

Nuk ka dyshim se nuk ka njerëz më shpirtligë se ata që keqpërdorin njeriun mentalisht të sëmurë, duke e nxitur ai t‘i bëjë dëmet që ata i ëndërrojnë. Andaj, lirisht mund të thuhet se shqiptarëve të këtushëm nuk u vjen e keqja nga antishqiptarët e sëmurë, por nga ata që qëndrojnë pas tyre. Si edhe nga përfaqësuesit shqiptarë në pushtet dhe nëpër institucionet më të larta shtetërore, të cilët shtiren se këtë nuk e dinë. Dhe që kërkojnë nga populli i tyre që edhe ai të bëhet se nuk sheh asgjë.


Kim Mehmeti kmehmeti.kom
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top