Enciklopedia Antihistorike!

Bilderberg

Anëtar i ri
Enciklopedia Antihistorike!

Ky artikull eshte shkruar nga nje nje aktivist i vetvendosjes i cili aktualisht eshte burgosur dhe asnje gazete nuk e ka marre persiper publikimin e tij perveç sitit web Toka Jone: http://www.tokajone.com/?p=732 .
Prandaj u kerkojm mundesisht te gjithve qe ta perhapni kete artikull ku te mundeni ne internet.


Shkruan: Salih Mehmeti – Burgu i Dubravës, Pavijoni 2, Krahu Jug, Qelia nr. 3


Bullgaria këmbëngul në mosnjohjen e “kombit maqedonas”, Serbia në mosnjohjen e Kishës Ortodokse Maqedone, Greqia më egërsisht se të tjerat në mosnjohjen e emrit të Maqedonisë, ndërkaq hem Shqipëria, hem Kosova, janë ato që pa kursim ia njohim të gjitha Maqedonisë: shtetin dhe identitetin. I njohim shtetin që s’na numëron neve shqiptarëve si njerëz por si “njerëz mali”. I njohim një identitet të paqenë dhe një hise nga historia jonë. Shtetarët shqiptarë ose nuk e dinë, ose janë aq të krisur sa nuk e dinë, që dhurimi i identitetit “maqedon” – një popullsie përmbajtësisht sllavobullgare – do të thotë cenim i histories sonë mijëravjeçare. Sigurisht që kjo nuk ua dëmton pasuritë, sarajet dhe veturat e zeza politikanëve tanë. Njohja e sllavo-bullgarëve si “maqedonas”, përpos që është imorale, në kuptimin shkencor është një goditje vdekatare ndaj historisë sonë kombëtare. Mveshja krejtësisht e pakuptimtë dhe e papërligjur e identitetit “maqedonas”, qoftë kjo edhe vetëm si identitet nominal, është keq e kushtueshme, sepse kështu bëhet tëhuajësimi i historisë mesjetare shqiptare, me ç’rast këputet peri i vazhdimësisë.
Duke e mjegulluar antikitetin, atyre (sllavomaqedonasve) u paraqitet rasti për t’i etiketuar shqiptarët si ardhacakë. Qarqet historiografike botërore asnjëherë deri më tash nun e kanë hedhur poshtë karakterin zanafillor pellazgo-iliro-thrakas të maqedonasve dhe Maqedonisë së moçme, ndonëse këto qarqe janë të mbërthyera nga vizioni surreal filohelenik. Përderisa një gjë e tillë s’është mohuar asnjëherë deri më tani, ndonëse është eklipsuar ca, atëherë, pohimi se Maqedonia, qoftë si concept etnik qoftë si gjeografik, i përket histories mijëravjeçare shqiptare, është plotësisht i arsyetuar. Ky pohim është i ekzagjeruar vetëm në formë sepse përmbajtësish shpërfaq një të vërtetë pjellore. Përgjatë historisë antike dhe asaj mesjetare, Maqedonia ka qenë pjesë inherente e bashkësisë gjeografike, gjuhësore, kulturore dhe fetare shqiptare. Në të mirë të këtij pohimi flasin edhe kronikat e historianit bizantin Laonik Halkondin, që ravijëzojnë etnicitetin shqiptar të Maqedonisë, shtrirja e të cilit mbërrin madje gjer në Egje. Edhe Marin Barleti në veprën e tij monumentale për Skëndebeun, përmend praninë e arbërve (albanëve) në Maqedoni, Epir e Peleponez.
Në anën tjetër është i mirëdokumentuar profili sllav i “maqedonasve” të sotëm, vendosja dhe ardhja e të cilëve i bashkëngjitet dyndjes së madhe sllave në Ballkan në shekullin VII të erës sonë. Popullata e sotme “maqedonase” është me etnogjenezë të shumëfishtë, ku mbizotëron përgjithësisht elementi sllavo-bullgar. Në të vërtetë, gjuha “maqedonase” shfaq afërsi me bullgarishten, aq sa shumë gjuhëtarë të huaj e quajnë dialekt të bullgarishtes. Edhe në aspektin etnologjik elementi bullgar është kudo i pranishëm. Prandaj, pandehma e tyre e të qenurit pinjoll të maqedonasve të vjetër, jo vetëm që është i pambështetur shkencërisht, por njëkohësisht është edhe qesharake. Qesharake sepse të qenurit pasardhës i X popullsie të lashtë nuk përcaktohet dot me ndërtimin e monumenteve e skulpturave të mermerta të plejadës së maqedonasve të vjetër, as me financimin e librave e botimeve me mitologji moderne, e qe besa as me emërtimin e aeroportit, rrugëve e stadiumeve me emrin e Lekës së Madh. Të qenurit pasardhës i filan populli përcaktohet me metoda rreptësisht shkencore duke plotësuar këto kushte: elementin historik, gjuhësor, etnologjik, antropologjik etj. Natyrisht se përsiatje apo operim sado i shkurtër nën dritën e shkencës e shpall të pavlefshëm mitin e të qenurit pasardhës i maqedonasve të lashtë.

Historikisht është e ditur ardhja e sllavëve në viset e Maqedonisë; gjuhësisht është e ditur se gjuha e sotme “maqedone” është e afërme dhe binjake me bullgarishten; etnologjikisht është e sigurt se “maqedonasit” e sotëm shfaqin shenja të pamohueshme lidhjeje me bullgarët, e deri diku edhe me serbët. I vetmi përbashkues mes maqedonasve të lashtë dhe “maqedonasve” bashkohor mbetet emri. Përkujtimi i faktit gjerësisht të njohur se adoptimi i emrit “maqedonas” për të shënuar bullgarët dhe serbët ndodhi pak para Luftës së Dytë Botërore, fillimisht si udhëzim i KOMITERN-it sovjetik e pastaj nga titistët jugosllavë, për të krijuar një zonë balancimi e rivendikimi për qëllime ashiqare politike, është i mjaftueshëm për të shkatërruar grimcat e fundit të mitit “maqedonas”. Enciklopedia e re e sapodalë nga shtyp, i që mban emrër e mbiemër të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, nuk është e re. E re është vetëm në kuptimin e botimit me kopertina të reja, sepse si përmbajtje është e vjetër; vazhdë e broçkullave të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, detyra e së cilave është sajimi me çdo kusht i një miti prejardhjeje nga Maqedonia e lashtë.
Mohimi kreten që i bëhet autoktonisë shqiptare në Maqedoni është një përpjekje e dështuar për të fshehur ardhacakërinë e vetë maqedonasve, që e hartuan këtë enciklopedi të shpifur. Madje viteve të kaluara patën dalë edhe aso enciklopedi që heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, rropateshin ta sllavizonin. Autoktonia shqiptare jo vetëm në Maqedoni por edhe në mbarë arealin ballkanik, nuk është pohim as politik, as romantik. Për më tepër, autoktonësia shqiptare është mbështetur shkencërisht. Nuk ekziston as edhe një burim i vetëm historik, i shkruar apo material, që do të pranonte se shqiptarët janë ardhës në truallin ku jetojnë. Siç thotë Eqrem اabej “trualli në të cilin jetojnë shqiptarët nuk paraqet zonë ekspansioni, por është zonë restrikcioni, rrjedhojë e një ngushtimi të pandalshëm historik”. Pseudoteoritë absurde serbe e greke për t’i paraqitur shqiptarët ardhës nga Dagestani e Azerbejxhani, aty ku në lashtësi ka qenë një trevë me emrin Albani, jo vetëm që s’janë të besueshme për shkencën moderne, por janë harruar edhe nga vetë ata që i kanë farkuar të tilla përralla histerike më tepër se sa historike.
Nuk do të duhej të na befasonte një logjikë e tillë sikur një ditë të shpallte se shqiptarët janë me origjinë nga ShBA-ja, meqë kryeqyteti i shtetit federal të New Yorkut quhet Albany, dhe banorët e tij si “Albanian”! Autoktonia shqiptare në Maqedoni është e mbështetur si në kuadrin historik, ashtu edhe në atë gjuhësor dhe etnologjik. Historikisht mbarë territori i Maqedonisë së sotme ka qenë i përshkuar nga fise ilire ose të afërm me ta. I tillë, bie fjala, ka qenë fisi I paionëve që përmendet nga Homeri, që zinte tokat rreth Aksit (Vardarit) gjer në Bullgarinë e sotme lindore (lumi Struma), fis i cili zinte një shtrirje gjer në detin Egje. Në qoftë se mbështetemi tek ilirologu i mirënjohur Aleksandër Stipçeviq, përpos pionëve janë edhe një shumësi fisesh tjera të njohura, e më pak të njohura ilire siç ishin: penestët në rrethin e Uskanës/Kërçovës, doberët, pelagonët, linkestët, etj. Kësisoj, pas shpalimit të shpejtë të kronikës së autoktonësisë shqiptare në Maqedoni, merr akoma më tepër përligjje dhe kuptim pohimi i studiuesit anglez, Henry Brailsford, në librin e tij Maqedinia: Popujt dhe e Ardhmja e Tyre, se: “Nga të gjithë popujt që banojnë Maqedoninë e sotme, vetëm shqiptarët kanë të drejtë të quhen autoktonë”.

#
 
Kjo edhe te tjera si kjo jane botuar neper shtojcen e gazetes se Vetevendosjes qe shumica e gazetave ditore e kane ne Kosove.
 
Kjo edhe te tjera si kjo jane botuar neper shtojcen e gazetes se Vetevendosjes qe shumica e gazetave ditore e kane ne Kosove.

e shqetesuse qe keto lloj shkrimesh perhapen kaq pake, kurse gjera pa rendesi botohen cdo dite nga mediat e medha. Une qe sjetoj ne kosove e smund te lexoj gazeten e vetvendosjes, po mos te ishte botuar te kjo faqja nga ku do ta lexoja??? Kete sdo ta lexoja, por cberi dje blerua e zafina, sigurisht dhe mund ta gjejme kudo :sharre:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top