Emri ilir

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Arkeologu i njohur arbëresh nga Zara,Aleksandër Stipçeviq në studimin e tij të botuar 1990 në Prishtinë ,kur fol për emrin e ilirëve dhe prejardhjes së tij në fillim na jep legjendën greke të cilën e ka shënuar Apolodori e ku thuhet se Illyriosi ka qenë i biri i fenikasit Kadmit dhe të shoqes së tij Harmonisë.
Kur është lindur dhe si fëmijë duke ndenjur në djep atë e kishte mbështjellë një gjarpër, e pasi që emri i gjarpërit ka qenë Ilyrios edhe ky e merr emrin nga gjarpëri duke u thirrur ILIR.
Këtë emër e marrin më vonë të gjith pasardhësit e tij.
Fil-o-lo-gjia bashkëkohore po përpiqet gjithashtu të dëshmojë se emri ilir në pikëpamje etimologjike është i lidhur me këtë gjallesë. Gjermani O.Gruppe dhe filo-logu slloven Karl Oshtir gjithashtu kanë ardhur në përfundim se në këtë emër fshihet gjarpëri.
Arsyetimin e gjen në faktin se edhe gjarpëri i madh mitologjik tek hetitët indoevropjanë ka pasur emrin e të njëjtës origjinë.
Ai gjarpër është quajtur Ilurianka dhe vërtetë është vështirë që në formën e emrit të tij të mos shihet ngjajshmëria me emrin Ilir. Gjarpëri, si do të shohim më vonë ka pasdur rol shumë të madh në religjionin ilir dhe është e sigurtë se nuk është gjë e rastit që emri ilir mund të lidhet me emrin e kësaj gjallese.
Megjithatë, ekzistojnë edhe shpjegime të tjera të emrit ilir, siç është psh. ai që e ka paraqitur Julius Pokorny dhe e pranuan disa nga filo-lo-gët e tjerë dhe arkeologët. Sipas tij ilirët janë banorët rreth lumit Iler, degë e Danubit në Gjermani, më vonë shpërngulen në Ballkan dhe e kanë marrë emrin si pas këtij lumi.
Një shpjegim mjaft naiv por që shpeshherë citohet, e dha arkeologu Qiro Truhelka, nga Bosna, sipas të cilit emri ilir mund të shpjegohet me fjalën shqipe të jeshë i lirë. Përveç kësaj mbretëron mendimi se emri ilir nuk ka origjinë indoev ropiane, por paraindoevropiane ellazgjike të cilin mendim e ka prezentuar Niko Zupaniq, etnolog.

FISET ILIRE

Shumë fise ilire, si duket as që kanë ditur se i përkasin një grupi më të gjerë etnik të cilin ne sot e quajmë “Grupi etnik ilir”. Ata vetëm se e kanë ditur se i përkasin një fisi të caktuar të cilin ne në bazë të fakteve të autorëve antikë ose në bazë të rezultateve te shkencës bashkëkohore, sot i quajmë fise ilire. Këto fise të cilat i njohim edhe me emra të veçantë në viset perëndimore të Ballkanit kanë qenë rreth shtatëdhjetë, ndër të cilat edhe disa që kanë qenë prej shumë fisesh të vogla.
Emrat e fiseve ilire dhe vendosja e tyre na janë të njohura së pari nga shënimet që na i lanë autorët antikë, por gjithashtu edhe për atë se emrat e tyre na paraqiten shpeshherë nëpër mbishkrime. Lokacioni i fiseve ilire nganjëherë është fare lehtë të caktohet, por natyrisht vetëm për ato periudha kur për ta kemi shënime të shkruara.
Cka ka ndodhur më parë me këto fise, në çfarë drejtimesh kanë qarkulluar, nëse kanë lëvizur, janë çështje për të cilat vështirë mund të përgjigjemi menjëherë.
Në raste të këtilla vetëm mund të supozojmë se çka ka ndodhur me ato fise, të cilat i përmendin disa nga autorët e lashtë dhe të cilëve më vonë u humbin të gjitha gjurmët.
Duke u nisur nga jugu drejt veriut i hasim këto fise më të mëdha të cilat i përkasin etnosit ilir:
Në pikën më jugore kemi sëpari fiset, të cilat kanë banuar Epirin antik e që kan qenë: Atintanët, Haonët, Molosët,të cilët në periudhën historike nuk i përkasin më familjes së fiseve ilire sepse në ndërkohë kryesiht janë helenizuar, por janë me origjinë ilire.
Në veri të tyre jetonin Taulantët ilirë të cilët në kohët më të lashta kishin qendrën e tyre në veri të Drinit, në mënyrë që më vonë të lëshohen në jug, rreth qyteteve të kolonizuara nga grekët Dyrrahu dhe Apolonia.
Simpas disa burimeve ky fis ka qenë i përbërë prej disa fisesh më të vogla siç kanë qenë holidonët, desaretët, arbërei, parthinët, por shpeshherë këto fise përmenden edhe si të pavarura. Si taulantët ashtu edhe fqinjtë e tyre Enkelejtë gjithashtu lëvizin nga veriu në jug. Duket se ata sëpari kanë jetuar rreth gjirit të Bokës së Kotorit, por më vonë i gjejmë në pikën më jugore të tokave ilire, në mes të Taulantëve dhe Haonëve të Epirit. Kah liqeni i Ohrit jeton fisi i dasaretve(Dassaretae), në veri të atij liqeni, rreth Drinit të zi, gjenden Penestët,kurse afër tyre Pirustët të cilët kanë qenë xehetarë të mirë dhe në kohën e romakëve do të shkojnë në Daci për të nxjerrë ar. Besohet se gjurmë të tyre gjenden në emrin e qytetit Perest në Bokën e Kotorit.
Në jug të liqenit të Shkodrës, në Shqipërinë e sotme të veriut dhe të mesme, jetuan një varg fisesh më të vogla ndër të cilat duhet përmendur fisin e albanëve (Ptolomeu i përmend si Albanoi), i vogël për nga domethënia dhe madhësia por i rëndësishëm për shkak se sipas emrit të këtij fisi, shqiptarët e sotëm do të marrin emrin e tyre kombëtar.
Rreth liqenit të Shkodrës jetuan Labeatët, afër tyre në lindje, scirtonët, e mandej nga veriu fisi i dokleatve të cilët emrin e tyre të fisit e morën sipas emrit të qendrës së tyre kryesore fisnore Doklea (Doklea,Dukla e sotme afër Titogradit Mali i Zi) ku sipas disa autorëve të lashtë është lindur edhe perëndori romak Diokleciani, mandej fiset ilire të Melkuman ëve, Dermistët, ndërsa midis Bokës së Kotorit dhe Peleshacit kanë jëtuar fisi pleraei.
Vazhdon fisi i ardejve (Ardiaei Vardiaei) të cilat në luftëra kundër romakëve do të luajnë një nga rolet kryesore. Ata më parë, deri në sh.IV p.e.s. kishin qendrën e tyre në bregun e djathtë të Neretvës, por prej andej u detyruan të shpërngulen nën presionin e keltëve. Së pari kaluan në bregun e majtë të lumit, e mandej shkuan në drejtim të mbrendësisë, ku u përleshën me Autariatët. Pasi e humbën luftën me atë fis, u shpërngulën në drejtim të detit dhe zunë bregun prej Neretvës kah jugu, deri në Vojushë të Shqipërisë. Në sh.III,p.e.s. gjenden në kulm të fuqisë së tyre. Së shpejti hynë në konflikt me grekët e më vonë me romëkt dhe pasi pësojnë disfatë ne v.135 p. e.s. u detyruan të shpërngulen përsëri në drejtim te mbrendisë.
Të pa mësuar me jetën e re, larg nga deti , në trojet e vrazhda të reja, gati plotësisht u zhdukën në kohën kur për ta shkroi Plini Plak.
Rreth Neretvës (Narona) poashtu banonin Daorsët, qendra e të cilëve gjendej në vëndbanimin e madh të fortifikuar, të zbuluar dhe të hulumtuar, afër Oshaniqit, jo fort larg Stollcit në Hercegovinë.
Në veri të këtij fisi jetonin Dalmatët, të njohur nga luftërat e tyre të gjata e të rrepta që i zhvilluan me romakët dhe për shkak të atyre luftërave ata u bënë sinonim i rezistencës ilire kundër penetrimit të tyre në bregun lindor të Adriatikut, prandaj edhe e quajteën Dalmatsi, provincën e tyre në pjesën perëndimore të Ballkanit. Dalmatët së pari, sa mund t`i përcjellim lëvizjet e tyre në bazë të autorëve antikë, jetuan në brendësi në Hercegovinën e sotme ku gjendej edhe qendra e tyre fisnore Delminiumi. Në sh,II,p.e.s. u lëshuan në det, duke pushtuar bregdetin midis Kërkës dhe Cetinës.
Në veri të Kërkës, përgjatë bregdetit jetonin Liburnët, fis që në gjysmën e parë të mijëvjetshit të parë p.e.s. ishin dominues në Adriatik, por fuqia e të cilëve më vonë bie.
Në sh. IV p.e. Liburnët duke shfrytëzuar rrethanat e vështira të cilat u kri juan tek Japodët fqinj, për shkak të sulmeve kelte, zgjeruan territorin e tyre, në dëm të Japodëve duke pushtuar kështu tërë brezin bregdetar deri në Rashë të Istrës si dhe ujdhesat para saj, duke përfshirë edhe ato të Kvarnerit.
Japodët zënë rajonin e gjerë midis Savës në lindje, Zërmanjës dhe Velebitit në jug, detit Adriatik në perëndim deri në sh.IV,p.e.s.).
Në Istri me lumin Rashka jënë kufizuar me Histritët, ndërsa gjurmët e kulturës së tyre materiale i gjejmë gjithashtu edhe në viset jugore të Sllovenisë. Në gjysmën e parë të mijëvjetshit të parë ,p. e.s. ky fis së bashku me liburnët, luajti rol shumë të madh në ngjarjet që zhvillohen në bazenin e Adriatikut,e sa më vonë. Japodët i hasim, si që theksuam më lart, në mesin e atyre fiseve të cilat nuk mund të merrnin pjesë në ceremonitë fetare të përshkruara në tabelat iguvine, kështu që ata në ato kohë,xsh.V-IV,p.e.s. padyshim ishin të pranishëm në Italinë e mesme. Supozohët se edhe Japodët kanë marrë pjesë në dyndjet e popujve të Ballkanit kah fundi i epokës së bronzit dhe më tutje në drejtim të siujdhesës Apenine.
Prej Rashkës në perëndim deri tek lumi Reka në veri dhe deri tek kufiri i Venetëve në veriperendim jetuan histritët, sipas të cilëve mori emrin Istria e sotme. Për të është vështirë të flitet si për fis të pastër ilir sepse në siujdhesën e Istrës përzihen elemente venete dhe ilire. Megjithatë, kultura materiale e histritve është shumë më e afërt me kulturën ilire, prandaj edhe për këtë fis mund të flitet si kryesisht ilir.
Në viset e brendshme jetojnë një varg fisesh, disa prej të cilëve na janë fare mirë të njohur nga burime historike dhe epigrafike. Duke shkuar përsëri nga jugu në drejtiim të veriut i hasim së pari maqedonët, për origjinën dhe karakterin etnik të të cilëve është diskutuar shumë në shkencë. Grekët deri në sh.V-IV,p.e.s. maqedonët i radhisin në mesin e popujve barba rë,por me kohë, veçanërisht prej kohës së mbretit Filipi i II e mëtutje maqedonët helenizohen shumë shpejt, kështu që Polibi në shek, II p.e.s. i përmend si grekë.Një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe me fqinjtë e tyre Peonët, të cilët pady shim kanë origjinë ilire, por të cilët prej sh.IV, p. e.s. u heleni zuan gati plotësisht.
Paionët zinin rajonin e rrjedhës së mesme të Vardarit (Axios) dhe rreth degëve të tij; Bregallnica (Astibos) dhe Cërna Reka (Erigon) deri tek lumi Struma (Strymon). Në kohën e vjetër ky fis duket se ka qenë shumë më i përhapur, deri tek deti Egje.
Në veri të tyre është shtrirë fisi i madh i Dardanëve. Ata, në kohën kur ne mund të flasim për ta, për hapësirën në të cilën janë shtrirë, mund të gjykojmë në bazë të asaj që kanë shkru ar autorët antikë, kanë jëtuar gati në tërë Sërbinë e sotme jugore, në perëndim të Moravës si dhe një pjesë në lindje të Moravës deri tek rrjedha e siperme e lumit Pek (Pingus) dhe Timok(Timachus), në Maqedoninë veriore dhe ne Kosovë. Sipas përhapjes gjeografike, ky fis ishte më i madh se të gjitha fiset e tjera, mirëpo nuk ishte i bashkuar, por përbëhej prej shumë fisesh të tjera më të vogla.
Në perëndim të Dardanëve jetoi fisi i Autariatëve dhe i Desidiadëve.Autoriatët sipas fjalëve të Strabonit ”një kohë kanë qenë popull më i madh dhe më i fuqishëm ilir.”Prej shënimeve të pakta nuk është e mundur të caktohet saktësisht hapësira në të cilën kanë jetuar, por përafërsisht mund të thuhet se qendrat e tyre kanë qenë në Bosnjën lindore rreth lumit Tara dhe lumit Lim e deri tek Morava në lindje. Desidiadët jetuan në Bosnjen qendrore e afër tyre Dindarët, Deurët, Deretinët, Mezejët,dhe fise të tjera më të vogla. Në mes të lumit Sava dhe Drava kanë jetuar Amantinët, në rrjedhën e poshtme të Savës Breukët. Në brigjet e Savës kah perëndimi Oseriatët, Kalapianët, emri i të cilëve ka lidhje me emrin e lumit Kupa e sotme. Fisi Iasi shtrihej në rajonin midis Savës dhe Dravës, sipas të gjitha gjasave në rajonin prej Varazhdinit e deri tek Dërvari.
B.Perandoret ilir
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top