‘Emily in Paris’, 16 veshje ikonike që të magjepsin nga gardëroba e serialit

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
-640-0-5f7eec9bc2717.jpg

“Emily in Paris” i ka fiksuar të gjithë adhuruesit e serialeve komedi-dramë dhe adhuruesit e modës gjithashtu. Emily është një vajzë e re single, e cila zhvendoset në Evropë për punën e saj të ëndrrave, por rrugës haset me disa pengesa. Lily Collins, aktorja kryesore, zbarkon në Francë me më pak se 50 ndjekës dhe postimet e saj të përditshme në Paris arrijnë ta kthejnë atë në një influencer. Seriali tregon jetën pariziene, kulturën, modën e pagabueshme në veshjet e serialit që ndjek Patricia Field.

Gardëroba e filmit është çmenduri!

"Emily in Paris" është pa dyshim mania jonë e fundit dhe nuk mund të ngopemi me veshjet e zgjedhura në këtë serial. Patricia Field që veshi vajzat e "Sex and the City" ka bërë sërish që të flitet për të. Dior dhe Chanel gjithashtu shfaqen në mënyrë aq të sofistikuar në veshjet e personazheve të serialit. Më poshtë do të mund të shihni disa momente ikonike që na kanë magjepsur nga gardëroba e serialit.

Parisi sigurisht mbetet qyteti i dashurisë dhe modës, dhe ky serial na ka frymëzuar shumë për të dyja.

Me një fustan të zi me supet e rëna nga Christian Siriano, Emily me buzët e kuqe duket si Audrey Hepburn.

-640-0-5f7eeb39b4c1d.png

Një set nga Veronica Beard, çantë Chanel dhe një beretë e kuqe për të shtuar një ngjyrosje; me pak fjalë - PERFEKTE.

-640-0-5f7ee8aa23012.jpg

Ajo i do beretat, apo jo? Emily ka veshur një fustan të Jean Paul Gaultier dhe një xhaketë Ganni.

-640-0-5f7ee859f1fd0.jpg

E tëra me të bardha, Emily u kthye në modele me këtë veshje skulpturore të stilistit Stephane Rolland.

-640-0-5f7ee9efd46e5.jpg

Dashuria e saj për ngjyrat e ndritshme dhe modelet abstrakte është e dukshme në këtë pamje Ganni me dy pjesë me një rrip të gjerë beli nga Rag & Bone.

-640-0-5f7eea4275560.jpg

Emily ka veshur një xhaketë metalike Chanel, sipër fustanit të shkurtër nga Dope Tavio.

-640-0-5f7eea4c09288.jpg

Një pallto Chanel jeshile, e shoqëruar me një çantë kovë Staud dhe këpucët nga Louboutin ... Dashuri, dashuri, dashuri!

-640-0-5f7eeb4781690.png

Ky xhup me lule nga Off-White është një gjë e domosdoshme në veshjet tona dimërore!

-640-0-5f7eeadda47ad.png

Një fustan nga Chloé me mëngë të tejdukshme, është A-ja e modës.

-640-0-5f7eeaecaea6a.jpg

Një përzierje e printimeve të guximshme.

-640-0-5f7eeb16bb8a9.png

Okay, jeni në Paris dhe sigurisht që edhe miqtë tuaj duhet të duken elegantë. Mindy me këtë fustan nga IRO dhe me kapelen rozë, kombinuar me Emily-n e veshur e gjitha me të zeza, krijohet një kontrast i bukur.

-640-0-5f7eec06afd4e.png

Bukur në rozë, apo jo?

-640-0-5f7eec119b4ec.png

Përshëndeteni dimrin me këtë triko nga Essentiel Antwerp dhe çizmet e shiut nga Aigle.

-640-0-5f7eec1e0a007.png

Nëse Emily ka goditur me këtë veshje, shefja e saj Sylvie duket kaq SEXY me fustanin me një shpatull dhe këmbën e ekspozuar.

-640-0-5f7eec4dc2921.png

Lule me bollëk në fustanin e Emily-t.

-640-0-5f7eec570cf8c.png

Një këmishë me printimin e kullës Eiffel, shoqëruar nga këpucët Louboutin dhe çanta Aldo. Kjo ishte veshja e ditës së parë të punës që Emily zgjodhi për t’u bërë përshtypje francezëve.

-640-0-5f7eea8623943.jpg

//classlifestyle
 

DeliriumMind

All I need is Pink 🍨
Dmth hecni se ju vesh un aty ku punoj?????

Fiksim kam gocat/grat qe hyjn gjith pordh sepse firmato nga fija flokut extension deri te thoi kembes me xhel, dhe dalin me cantat plot sikur te ken pare parajsen???


Boll te kesh deshir di azzardare
Dhe te dish te kombinosh fantazit.
Duhet pun... stil dhe duhet ti pershtatesh
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
-640-0-5f7eec1e0a007.png
Hajde mode hajde.
Ne kto cizmet i perdorim per te lare tapetet.
Ne Paris qeka mode:p:p.
 

Attachments

  • -640-0-5f7eec1e0a007.png
    -640-0-5f7eec1e0a007.png
    652.3 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f7eec1e0a007.png
    -640-0-5f7eec1e0a007.png
    652.3 KB · Shikime: 0

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
S/M
Ai fustani i zi dashuri! ?
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Top