Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

ida angel

:)
V.I.P
Mbas minitelenoveles qe degjuar keto 3 dite ,u shokua gjithe Shqiperia sidomos kur behej sa me e besueshme historia dhe trillimi i saj mbi shtatzanine e detyruar dhe keqtrajtimi fizik qe ju be ! Vertet horror kur merej si e vertet. Por mbas disa ekspertizash mjekoligjore dhe gjinekologjike ,rezultoi se cdo gje ishte fals ,dmth nje mashtrim nga ana e Griseldes(bashkshorte e Kryetarit te ri te Bashkise Kavaje ) .C'fare do qofshin arsyet ,bashkshorti i saj nuk e justifikon ,per kete ka menduar zgjidhjen me te mundshme ''divorcin'' .
Si mendoni eshte vendim i drejte nga ana e tij? Nuk duhet ti japi dhe nje mundesi te dyte gruas se vet??
Si e gjykoni ju ??

Sajesa me rrëmbimin e shtatzaninë, i shoqi “divorcon” Griselda Roshin

griselda_elvisroshi2-293x210.jpg


TIRANE – Lajmifundit – Prej 48 orësh, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi i ka dhënë fund mardhënies së ti jme Griselda Roshin, vajzën 28 vjeçare me të cilën bashkëjetonte prej më shumë se dy vitesh. Gjithçka ka marë fund pas deklaratave të policisë dhe prokurorisë, se denoncimi për rrëmbim dhe pretendimet për shtatzani nuk kishin qenë gjë tjetër veçse pjellë e fantazisë së vajzës 28-vjeçare. E cila sipas mjekëve, për probleme shëndetësore nuk mund të mbetej më parë por as tani, kurrë shtatzënë. Sipas burimeve nga policia por edhe sipas të afërmve, me një komunikim krejt normal, ditën e enjte, Elvis Roshi ka shkuar me gjithë Griselda Roshin në banesën e kësaj të fundit. Ai ka njoftuar prindërit e 28-vjeçares për vendimin e marrë, Griselda do të qëndronte në shtëpinë e prindërve të saj pasi mes tyre gjithçka kishte marrë fund. “Divorci” de fakto ka ndodhur pak orë pasi prokuroria, policia dhe mjekësia ligjore hodhën poshtë pretendimet e Griselda Roshit. Disa orë pas dorëzimit të vajzës në familjen e saj, Elvis Roshi kërkoi ndjesë publike dhe pranoi se lajmi për shtatzaninë dhe rrëmbimin e të shoqes, kishte qenë i rremë.
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Mire e ka bere!! Nje femer qe eshte e gatshme te sajoje keto broçkulla, mund te presesh gjithçka nga ajo.
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Smendoj qe eshte kaq e thjesht kjo gje .
Duhet te ket diqka me te thelle se pse ajo goca ka bere nje gje te till .
Por mendoj qe edhe dirvorci nuk eshte zgjidhje sepse mundet te ket pasoja prapa .
Sepse nese ajo e ka sajuar nje gje te till e ka bo per nje arsyje te madhe .
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Arsyeja ishte se nuk mund te bente dot femije ,si pasoj ka sajuar nje shtatzani per te ruajtur ekujlibrin e familjes pa menduar thelle se me nje genjeshter te tille nuk mund te shkonte shume gjate .
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Po me ta fale :corna: LOL LOL kshu i thone ketej.
Por dicka skuptoj akoma kjo e dinte mjaft mire
qe do ishte ne qender te vemendjes pse e ka bere,mundesi qe kjo te jete aq e trashe?
Se aq e zonja ne genjeshtra nuk eshte

bashkëjetonte prej më shumë se dy vitesh.
Tani bashkejetonte apo ca se une sikur u trasha me kete histori ka dy dite pffff
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Ketu keni gjithe historine apo telenovelen GRISELDA ,arsyet pse e ka bere shpjegohen me poshte .Mania per te pasur nje femije per te ruajtur martesen e ka cuar deri ne kete pik ,te trilloj dhe te mashtroj .
Por duke e lexuar me vemendje ,te bie ne sy nje vajze e pasigurte ne vetvete nje vajze naive dhe pa horizont....mbi te gjitha nje vajze e dashuruar me burrin e saj ,por dashuri e tepruar !



Griselda tentoi vetëvrasjen: E bëra që të mos humbja Elvisin





TIRANث- Historia e rrëmbimit të një gruaje shtatzënë, detyrimit për të lindur dhe zhdukjes së foshnjës, e cila tronditi dy ditë më parë të gjithë Shqipërinë ka plasur dje si një flluskë sapuni. Gruaja nuk ka qenë kurrë shtatzënë dhe për nëntë muaj me radhë ajo ka mashtruar, duket nga deshira e fortë për ti dhënë një djalë bashkëshortit të saj, Elvisit.


Prokuroria për Krime të Rënda në kryeqytet, me ndihmën e ekspertëve të Mjekësisë Ligjore dhe mjekëve specialist të Maternitetit "Mbretëresha Geraldin" kanë konfirmuar dje sajesën e 27 vjeçares Griselda Zaimi. Përveç ndihmës së specialistëve të fushës së gjinekologjisë, institucioni i akuzës ka arritur të siguroi disa prova materiale, që
provojnë se pretendimet e vajzës në denoncimin e saj nuk qëndrojnë.


E ndodhur në këto kushte të rënda psikologjike dhe të tronditjes së thellë, vetë 27 vjeçarja Zaimi ka pranuar të rrëfej të vërtetën, pas 24 orëve tension dhe ankth mbarëkombëtar. Sipas saj, gjithçka kishte bërë për të forcuar lidhjen me Elvisin (zyrtarisht nuk egzistojnë të martuar, megjithëse kishin kohë që bashkëjetonin).


Me frikën e ndarjes, pasi kishte konstatuar me ndihmën e disa analizave mjekësore se nuk mund të lind fëmijë për shkak të problemeve shëndetësore, vajza 27 vjeçare, duke shfrytëzuar edhe prezencën e pakët në shtëpi të Rroshit muajt e fundit, kishte vendosur të shtiret sikur ishte shtatzënë.


Madje për ta bërë historinë më të besueshme, Griselda vendoste mbushje
poshtë rrobave (jastëk) dhe kishte nisur një dietë intensive që të shëndoshej në të gjithë
trupin. Dhe në këtë mënyrë historia e saj ishte besuar nga të gjithë. Pak ditë më parë, kreu i sapo zgjedhur i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi kishte udhëtuar për në Itali ku do merrte pjesë në një gëzim familjar (dasmë).


Gjatë kësaj kohe, vajza kishte shkuar tek prindërit e saj në Tiranë, konkretisht në banesën që ndodhej në rrugën "Qemal Stafa". Sipas deklarimeve të vetë 27 vjeçares, ditën e premte ishte koha e lindjes së fëmijës. Por, meqenëse fëmija nuk ekzistonte dhe
dita e premte po afronte, e reja ka pësuar një tronditje psikike në pamundësi për të gjetur zgjidhje.


Tre ditë më parë, konkretisht të martën e kaluar, aty rreth orës 19:15 minuta pasi ishte ndarë nga kunati dhe mikesha e tij në afërsi të qendrës tregtare "Kristal" kishte
blerë një thikë dhe më pas i kishte kërkuar një taksisti që ta shpinte në një nga hotelet
që ndodhet pranë stadiumit "Selman Stermasi", në Tiranë.


Prokuroria konfirmoi se pasi kishte zënë një dhomë, vajza ka tentuar të kryejë vetëvrasje, me prerje të venave të dorës apo edhe me tentim varje. Por, mungesa
e guximit ka bërë që në kushtet e rënda psikike, të sajoj historinë e mashtrimit. Aty rreth orës 02:00 pas mesnatës, ka zbritur në hollin e hotelit duke i kërkuar recepsionistes gjetjen e një taksie pasi nuk ndihej mirë.


Nga hoteli me ndihmën e taksisë ka zbritur para klinikës private që ndodhet në rrugën "Kongresi i Manastirit", ku ka marr një serum dhe më pas po me ndihmën e një
taksisti ka marrë rrugën drejt Kavajës. Në ora 3:45 minuta ka mbërritur në banesën e
Roshit, ku në mëngjes ka lajmëruar kunatin e saj shtetasin Sajmir Roshi, duke i rrëfyer
"mashtrimin" e rrëmbimit. Në këto kushte Sajmir Roshi ka denoncuar në polici, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.


Dëshmia në prani të nuses së xhaxhait


Për rreth dy orë, mesditën e djeshme prokurori i çështjes Henrik Ligori dhe hetuesja Eriona Daupaj, në prezencë të nuses së xhaxhait të 27 vjeçares Griselda Zaimi kanë marrë rrëfimin e të vërtetës për historinë e saj, të sajuar për të forcuar lidhjen mes saj dhe bashkëjetuesit Elvis Roshi me të cilin kishin katër vite njohje.


Sipas dëshmisë së saj, gjithçka ka nisur nga fakti se 27 vjeçarja ndihej e vetmuar kohën e fundit ndërsa bashkëjetuesi i saj kthehej në banesë në orët e vona të natës. E ndodhur në këto kushte, vajza dyshonte se lidhja mes tyre ishte ftohur dhe në këtë moment ka sajuar historinë e shtatzënisë për të forcuar lidhjen mes tyre.


Griselda largohet nga familja Rroshi


Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, hetuesit e çështjes kanë zbarkuar në Kavajë për të marr vajzën 27 vjeçare dhe ta sjell në Tiranë për ekzaminimet mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe në Maternitetin "Mbretëresha Geraldin". Por kur kanë mbërritur
në Kavajë nuk e kanë gjetur Griselda Zaimin në banesën e familjes Roshi.


Pas mesnatës të së mërkurës, i ati, Muhamet Zaimi kishte marrë Griseldën dhe e kishte shpënë në shtëpinë e tij në kryeqytet. Në ora 9:00, efektivët e policisë dhe hetues të çështjes, kanë shkuar në banesën e familjes Zaimi ku kanë marr vajzën dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Ekspertët e këtij institucioni nuk kanë konstatuar ndonjë shenjë dhune të ushtruar ndaj vajzës duke mos konstatuar edhe dëmtime në pjesën e fund barkut të 27 vjeçares. Pas këtij ekspertimi, hetuesin e kanë dërguar vajzën në Maternitetin "Mbretëresha
Geraldinë" për ekzaminime profesionale.


Aty mjekët e këtij spitali kanë konstatuar se vajza kishte probleme shëndetësore dhe nuk mund të lindte dot fëmijë. Të ndodhur në këto kushte, vajza është shoqëruar për në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda ku është marr në pyetje për dy orë.
Më pas, është dërguar drejt banesës së familjes Zaimi, ku edhe është marr nën kujdesin e familjarëve të saj dhe një psikologe, pasi gjendja psikologjike ishte tepër e rënduar.

Në shtëpinë e Elvisit, aty ku 'fëmijës imagjinar' i kishin vënë emrin Griel


"Atë që të bën gruaja s'ta bën as hasmi".. E pasi thotë këto fjalë ashtu çalë çalë ngrihet e lë pas krahëve burrat e tjerë të tavolinës që ethshëm bisedonin për atë çka ngjau në qytetitn e tyre. Burri rreth të 70-tave, krejt i thinjur, përtej lokalit thotë se ajo ishte fjala e tij e fundin e nuk merrej më me këtë muhabet. Ndërsa shokët e tij ende vijonin debatin duke përmendur shpesh që gruaja "fut shejtanin në shishe" etj. Për ngjarjen e Griseldës, fliste dje i madh e i vogël në Kavajë, ndërkohë që gazetat në pikat e shitjeve kishin mbaruar që në orët e para të mëngjesit.


Tek familja e Rroshit


Në rrugën kryesore të qytetit, aty ku banon familja e Elvis Rroshit, nuk ka me njerëz që presin me ankth. As djemtë trupmëdhenj që dy ditë më parë nuk lejonin askënd të kapërcente trotuarin nuk janë më aty. Një heshtje ka rrethuar gjithçka jashtë dhe brenda shtëpisë. Një vajzë që të del në derë, më thotë se duhet të pyeste burrat e shtëpisë, nëse një gazetare mund të hyjë brenda. Hyjmë dhe takojmë gratë. Situata është e pazakontë. Dy ditë më parë vajtonin, sot fjalët janë të ëvshtira të gjenden.


"E kemi pritur si nuse shtëpie, nuk u besojmë dot veshëve çfarë po thuhet. Nuk dimë ç'të themi.. Prisnim lindjen e djalit e më këtë ndjesi kemi jetuar gjithë këto muaj. Atë që bëri ajo nuk mund ta bëjë një njeri normal. Nuk dimë se si na gjet ky hall"- të thotë nusja e xhaxhait të Elvisit. I kishin vënë dhe emrin djalit që prisnin të vinte në jetë. Do quhej Griel, një bashkim mes emrave të Griseldës dhe Elvisit. Por Grieli nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një krijesë në mendjen e 27-vjeçares...


Marrëdhënia


Kishte kohë që marrëdhënia e Griseldës dhe Elvisit nuk ishte si më parë. Njerëz që i njohin çiftin thonë se përgjatë pesë vjetëve ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë me njëri tjetrin. Fëmija i ngjizur në mendjen e Griseldës, duket se ka qënë një shtysë e fortë që Elvisi të shpallë tre muaj më parë fejesën. Sipas zakonit janë ndarë llokumet. Miqtë dhe fqinjët kanë bërë qokën duke i uruar çifti jetë të lumtur e të gjatë.


Barku i fryrë i Griseldës ka lënë të kuptohet për çdo kënd që ka shkuar në shtëpinë e Elvisit arsyen e fejesës së djaloshit që së fundmi ishte përfshirë ethshëm në poltikën shqiptare. Por përveç atyre ditëve të gëzimit shumë pak njerëz e kanë parë Griseldën me sy. Shtatzania e "paparashikuar" duket se i kishte shtyrë planet për martesë zyrtare për më vonë. Prej disa muajsh, gjithkush në këtë shtëpi ka jetuar me gëzimin e ardhjes në jetë të Grielit..

Elvis Rroshi: Ju kërkoj ndjesë, ishin orët më të vështira të jetës sime

Kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, shpërndau pasditen e së enjtes një deklaratë për publikun duke kërkuar ndjesë për lajmin e tmerrshëm që erdhi si pasojë e deklarimeve të bashkëshortes së tij. Sipas Rroshit, ai ndjen keqardhjen për angazhimin e shumë aktorëve në historinë e nisur prej ditës së djeshme dhe që u cilësua nga mediat si çështja "Griselda".


Më poshtë deklarata e ndjesës së kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi


Në emër të familjes time, të babait, nënës, vëllait, motrës dhe të afërmve, si edhe në emrin tim personal, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë.

U kërkoj ndjesë bashkëqytetarëve të mi kavajas që ndanë me mua dhe familjen orët e mia më të vështira të jetës duke na ndenjur pranë gjatë kohës kur e vërteta për ne ishte fare tjetër nga sa doli.

U kërkoj ndjesë të vecantë miqve të Partisë Socialiste që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time.

Falenderoj prokurorinë dhe mjekët e përfshirë në zbardhjen e ngjarjes. Ata bënë gjithshka me shpejtësi, profesionalizëm dhe mirësjellje njerëzore. U kërkoj ndjesë edhe atyre për gjithë atë stres.

Falenderoj edhe median për vëmendjen e vecantë. Kërkoj të na falin për mundimin e tyre dje të gjithë gazetarët e kameramanët që qëndruan me orë deri natën në rrugën para shtëpisë.

اdo njeri mund ta kuptojë fare mirë gjendjen shumë të vështirë ku unë vetë ndodhem.

E vetmja gjë që premtoj me bindjen më të thellë është angazhimi im maksimal për t'u shërbyer qytetarëve kavajas dhe qytetit tim, me të cilin ndjehem sot në një borxh edhe më të madh.

Edhe njëherë ndjesë të gjithëve.

Me respekt



7 dëshmi
اfarë ndodhi ditën e mërkurë


Ditën e mërkurë, rreth orës 10.00'në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është vëllai i kryetarit të sapozgjedhur të bashkisë së Kavajës, Saimir Azem Rroshi, 36 vjeç. Ai ka treguar historinë se kunata e tij (nusja e vëllait Elvis Rroshi), Griselda Zaimi, është rrëmbyer nga disa persona të paidentifikuar, në rrugën "Komuna e Parisit" në Tiranë.


Dëshmia e Saimir Roshit


Saimir Rroshi ka thënë: "Griseldën e kanë marrë forcërisht dhe e kanë detyruar
të lindë jashtë dëshirës së saj dhe më pas i kanë rrëmbyer foshnjën e sapolindur. Rreth
orës 04.00', të datës 01 Qershor 2011, kjo shtetase është lënë e lirë nga personat që
e kishin rrëmbyer, pranë shtëpisë së saj, në qytetin e Kavajës". Pas marrjes së këtij
denoncimi policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur dy grupe
hetimore dhe kanë marrë në pyetje të gjithë personat që kanë takuar ose kanë pasur lidhje me Griselda (Zaimi) Rroshin.


Dëshmia e shoqes


Ditën kur pretendohet rrëmbimi, më 1 qershor, Griselda ka pirë kafe me shoqen e
saj me iniciale J.T. Gjatë marrjes në pyetje në polici ajo ka thënë: "Kam pirë kafe me
Griseldën tek ambientet e lokalit të Qendrës Kristal (në pronësi të bashkëjetuesit të saj).
Kemi qëndruar deri rreth orës 19.00'. Më pas këto shtetase kanë dalë nga kjo qendër dhe përpara saj, Griselda ka hipur në një taksi duke i thënë shoqes që do të shkonte në
shtëpi. Shtetasja J.T deklaron: Griselda dukej shtatzënë, pranë muajit të lindjes.


Dëshmia e taksistit


ثshtë identifikuar dhe marrë në pyetje shoferi i taksisë me iniciale A.C, nga ku ka
rezultuar se, ka marrë shtetasen Griselda Zajmi, që në dukje ishte shtatzënë, pranë Qendrës Kristal dhe nga aty ka ndaluar tek një farmaci në rrugën "Gjik Kuqali", ku Griselda ka blerë diçka. Më pas, sipas kërkesës së Griseldës, taksisti e ka dërguar këtë të fundit, tek Hotel Broadway, që ndodhet pranë stadiumit "Selman Stërmasi" në Tiranë. Griselda ka bërë pagesën e taksisë dhe më pas shoferi është larguar.


Dëshmitë e punonjësve të hotelit


Janë identifikuar dhe marrë në pyetje punonjësit e Hotelit Broadëay, të cilët kanë
kontaktuar me shtetasen Griselda Zajmi. Recepsionistja me inicialet G.H ka thënë
përpara hetuesve: "Griselda është paraqitur në hotel e vetme, rreth orës 19.30'. Ajo ka
prenotuar një dhome duke bërë pagesën dhe më pas ka hyrë në dhomë". Kjo shtetase
deklaron se shtetasja Griselda Zajmi në dukje ishte shtatzënë. Punonjësi i hotelit me inicialet A.M: "Griselda ka qëndruar e vetme në dhomë, gjatë kësaj periudhe nuk ka hyrë asnjë person në hotel apo dhomën e saj". Në orën 01.50' shtetasja Griselda Zajmi, ka dalë nga dhoma dhe i ka kërkuar këtij punonjësi të marrë një taksi, pasi nuk ndihej mirë fizikisht. Në dëshminë e tij punonjësi me inicialet A.M ka thënë: Kjo shtetase nuk dukej shtatzënë.


Taksisti i dytë


Hetuesit kanë identifikuar dhe pyetur shtetasi me iniciale B.K, shofer taksi që ka
marrë Griseldën në hotel. Ai e ka dërguar atë tek klinika mjekësore "Ikeida" dhe pasi e ka
lënë aty, shoferi është larguar.
Dëshmia e mjekut


Hetuesit kanë marrë në pyetje mjekun dhe punonjësi i klinikës "Ikeda". Mjeku me inicialet
L.G ka thënë: "Griselda është paraqitur në këtë klinikë rreth orës 02.10' dhe ankohej për
të vjella dhe diarre. ثshtë bërë menjëherë terapia e kësaj shtetase nga ana e stafit mjekësor duke e trajtuar me serum". Në dëshminë e tij doktori deklaron se kjo shtetase në dukje nuk ishte shtatzënë dhe nuk pasur ankesa në lidhje me shtatzëninë. Kjo shtetase, ka qëndruar në këtë klinikë deri rreth orës 03.20 dhe më pas është larguar me taksi.


HETUESIT: NA NDIHMUAN TAKSISTثT


Për zbardhjen e të vërtetës, sipas Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Policisë së Shtetit kanë ndihmuar edhe taksistët që e kanë shoqëruar vajzën 27 vjeçare nga Komuna e Parisit në Hotel, më pas nga Hoteli në klinikën private dhe nga këtu në shtëpinë e saj në Kavajë, ku edhe ka pretenduar se ishte rrëmbyer dhe marr peng foshnja e sapolindur.


Policia: Griselda Zaimi sajoi të gjithë historinë


Përmes një deklarate zyrtare, policia e kryeqytetit ka pohuar se e gjithë historia e rrëmbimit është sajuar nga Griselda Zaimi. "ثshtë bërë ekzaminimi mjeko ligjor ne Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe ekzaminim Gjinekologjik në Maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", nga ku rezulton se shtetasja Griselda Zaimi nuk ka qenë asnjëherë
shtatzënë.


Në sajë të veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, bien poshtë pretendimet e shtetases Griselda Zaimi mbi rrëmbimin e saj dhe lindjen e detyrueshme e më pas marrjes peng të fëmijës së sapolindur. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, po punohet më tej, për të sqaruar motivet dhe arsyen e krijimit të kësaj situate dhe alibie",- tha zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini. Sipas saj, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale të gjitha pamjet filmike të regjistruara tek qendra Kristal si dhe në çdo ambient tjetër biznesi i pajisur me kamera përgjatë rrugës "Komuna e Parisit".


Klinika: Griseldës i dhamë një serum për helmim


TIRANE- Griselda Zaimi, bashkëjetuesja e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është paraqitur në klinikën "Ikeda", në kryeqytet mbrëmjen e të martës. Burimet e Policisë thanë se aty 27 vjeçarja ka mbërritur me një taksi dhe është drejtuar menjëherë tek sporteli duke kërkuar ndihmë për t'u mjekuar. Ajo pretendonte se ishte helmuar nga një sanduiç që kishte ngrënë pak më parë. Menjëherë punonjësit e sportelit e kanë përcjellë vajzën në një sallë të posaçme observacioni për të marrë një mjekim.


Fillimisht vajzave që ndodhen në katin e parë të recepsionit të klinikës mjekësore, Griselda Zaimi iu është prezantuar me emrin Eriselda Mulaj. "Jam nga Kavaja dhe kam ardhur në Tiranë, për një trajnim. Kam ngrënë një sanduiç dhe më duket se jam helmuar pasi kam pasur të vjella". Ky ka qenë komunikimi i shkurtër i saj në recepsionin e klinikës. Në regjistrin e klinikës ishte shënuar se pacientja Eriselda Mulaj (Griselda Zaimi), me banim në Kavajë ka marrë një serum për helmim dhe më pas.


Burime të "Shekullit", thanë dje për gazetën se gruaja, nuk ka pohuar mjekëve nëse
ka qenë shtatzënë apo jo, por vetëm se iu ka kërkuar ndihmë pasi, sipas tyre, ajo ka pretenduar se ka qenë e helmuar nga ushqimi. Menjëherë pas këtij deklarimi punonjësit
e recepsionit kanë njoftuar një mjek roje të klinikës, i cili ishte aty. Ai menjëherë bashkë
me një infermiere, i kanë vënë një serum për t'i pastruar gjakun pacientes, e cila mund të ishte helmuar nga ushqimi.


Pasi ka marrë serumin, për një kohë prej afërsisht një orë, vajza 27 vjeçare ka marrë sërish një taksi dhe është larguar nga klinika. E vetmja gjë që mbahet mend nga këta të fundit është fakti se gruaja është larguar me një taksi që aty, ndërsa për hetuesit është dhënë një përshkrim se gruaja ishte e veshur me rroba të gjera shtatzënie. Hetuesit e policisë kanë verifikuar të gjitha regjistrat e klinikës, por në asnjë rast nuk figuronte emri i Griselda Zaimit. Aty ndodhej vetëm emri i Eriselda Mulajt. Në këto kushte, policia dhe prokuroria kanë kërkuar që të bëhet këqyrja e kamerave të vëzhgimit të klinikës. Aty është zbuluar se personi që ka mbërritur gjatë natës ishte realisht Griselda Zaimi.


Katër vjet, Griselda nuk mbeste dot shtatzënë


Burime të "Shekullit", thanë se Griselda Zaimi, ka kryer edhe herë të tjera vizita në këtë klinikë, për probleme të fertilitetit (pamundësisë për të mbetur shtatzënë). Sipas burimeve të policisë, gruaja ka kryer vizita të herë pas hershme dhe madje edhe analiza gjatë viteve 2007, 2008 2009. Madje dy vizita ajo i ka kryer gjatë vitit 2010, përkatësisht
në muajt shkurt dhe qershor të vitit të kaluar. Në këto vizita, Zaimi, ka kryer edhe disa analiza gjinekologjike dhe vizita të ndryshme tek një mjek gjinekolog, për problemin e shtatzënisë së saj. Në të gjitha rastet, analizat e kryera nga mjekët në laboratorët e kësaj klinike kanë zbuluar se gruaja nuk kishte mundësinë biologjike për të mbetur shtatzënë pasi analizat kanë rezultuar negative.
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Eshte dhe 27** dreqja veshtire se do gjeje burre tjeter LOL LOL te ishte ndonje 20 vjecare e vrane ariun e kishte gjetur tani :p



ps :** te me fale mosha e trete e forumit LOL LOL LOL
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Ne fakt spo di tja kuptoj sensin te gjithe kesaj...Pasi ok shtatezania do zgjaste disa muaj pastaj cfare???Ku do e gjente femijen,ose dhe ca do fitonte nga e gjitha kjo??Heret a vone do dilte....Shume e ''ceket'' si histori,mendoj se ka gjera me te medha qe fshihen pas gjithe kesaj....
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Divorci apo ndarja se nuk kan qen te martuar me duket, vetem bashkjetonin.....mendoj se ka lundruar midis ketij cifti prej kohesh nuk eshte se kjo ngjarje e coi ne divorc por kjo ngjarje ose me mire cmenduri beri te mundur te dalin ne pah problemet psikoze qe mban familja e mbi te gjitha gruaja e kryetarit te bashkis se Kavajes................Mendoj se e gjithe shoqeria shqiptare ka ren ne mendime sepse ky "rrezik" ky shqetesim psikologjik eshte i fshehur nen lekure e pret vetem momentin qe te shperthej tek njerzit..........Duhet te jemi te kujdesshem,te vemendshem, te pergjegjshem per jetet tona dhe te atyre qe na rrethojn.
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Ne fakt spo di tja kuptoj sensin te gjithe kesaj...Pasi ok shtatezania do zgjaste disa muaj pastaj cfare???Ku do e gjente femijen,ose dhe ca do fitonte nga e gjitha kjo??Heret a vone do dilte....Shume e ''ceket'' si histori,mendoj se ka gjera me te medha qe fshihen pas gjithe kesaj....

Shum e vertet...Kjo histori eshte sa e tmerrshme pernga trillimi por aq edhe e trash dhe e pallogjikshme....Nuk dim ku do shkonte e kush ishte qellimi...
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Veprimi me i mire i mundshem
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Gjithe kjo loje.... mbase kishin nevoj per publicitet...
Se nqs ky i nderuari e dinte qe se kishte gruan shtatzan pse kishte dal te jepte deklarate qe do i lindi gruaja djal ( sikur keshtu lexova ne nje artikull)?
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Po pra dhe une ashtu lexova...Mendoj se keta gjerat jane me te thella se sa duken me syrin e pare...Ndoshta e dinte dhe burri kete gje,por nuk ja shoh fitimin ne kete histori,sepse vec te fituar sbesoj se ka ne kete mes...
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Mund te flasim shume bla bla sic foli gruaja e tij por vendimi i fundit eshte ok
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Pasa qen nje katundare pilivese me fantazi kjo ,.hahahahahaha qe vuri ne levizje Shtetin,.po kote nuk thone nje gure hedhe budallai dhe ajde nje njeqinde per ta nxjerre.
normal eshte ndarja ama e mban dhe per grua ,ai del bashkepuntore i hipokrizis cnjerzore te saj pastaj.
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Zina publicitet te tille ske ce do,derisa ka sajuar nje film horror te '11 kush e di sec mund ti ket prrallisuar atij te shkretit edhe me pare
 
Titulli: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Divorci nuk njafton duhet ta lidhim ne nje shesh dhe ti gjuajme me gura nje sepse nuk i ben pune vendit duke qene qe nuk eshte pjellore dhe dy sepse genjeu ne nje menyre aspak te drejte o burra te gjithe me gura dhe ne kavaje
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Un si mashkull kete femer dhe ne qytet zdo doja te kisha. Kur ja beri burrit te saj kete gje po "dashnorit" shokut mikut cfar mund ti bej ? e imagjinoni dot?

Kjo femer eshte pa dinjitet dhe pa shije.
 
Pe: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Jo . true love do te thote ti qendrosh afer ne t mire edhe ne t keq ;p
 
Titulli: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga... rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit). Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore…

…Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t’ju japim nesër.

Faleminderit

Erion Veliaj

O i përqeshur, o i poshtër!
O i mallkuar, o i nënshtruar, o i neveritshëm,
thirre arsyen, që ajo të të sjellë në vete!"
...
(Shekspir, Hamleti)
 
Titulli: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Te me fali ky burri, po ky paska qene kokra e budallait dhe idiotit!..Mire kjo qe mund te mos te ishte mire psiqikisht, po ky nuk e ksihte mar vesh qe kjo 9 muaj po e genjente dhe po thurte keshtu plane si neper filmat spanjole. Pale edhe emrin i kishin gjetur, ncnnc turp dhe pastaj keshtu njerez na udheheqin, qe nuk arine familjen e vet njehere ta drejtojne!..te kap nje neveri kur komenton kete teme andaj po e le me kaq!
 
Titulli: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Ore ne shesh dhe gura ska
 
Titulli: Elvis Roshi divorcon gruan , e drejte?

Mendoj se duhen lene njerezit me hallet qe i kane zene...vete e dine ata te gjoret se si do dalin nga ky telash...sa per veprimin e Roshit nqse.nuk e ka dashur Griselden mire beri qe e divorcoi...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top