Ana e errët e Dubait ....

Bilderberg

Anëtar i ri
E vërteta që fshihet pas luksit të shfrenuar të qiellgërvishtësve​
Dubai duhet të ishte një mrekulli e Lindjes së Mesme, një shembull i shkëlqyer i sipërmarrjes arabe dhe kapitalizmit perëndimor, por kohët e vështira kanë mbërritur edhe në qytetin e mrekullueshëm. Ai lindi nga mesi i shkretëtirës dhe synonte të ishte shumë më tepër se një mirazh

Fytyra e buzëqeshur e sheikut Muhamed, sundimtari absolut i Dubait, shkëlqen në të katër anët e vendit. Atë e gjen në çdo fasadë e godinë, mbi çdo reklamë perëndimore, si mbi atë të McDonald e firmave sportive. Ky njeri e ka reklamuar Dubain si qyteti i njëmijë e një dritave arabe, një mrekulli të Lindjes së Mesme, që lindi nga shkretëtira për të ndriçuar gjithë rajonin. Figura e tij qëndron edhe në majën e godinës më të lartë në botë, një kullë e gjatë dhe e hollë që synon të rrokë qiellin. Por diçka e ka pickuar së fundi buzëqeshjen e sheikut. Kranet dhe vinçat gjigantë kanë ngrirë në hapësirat ku ndërtohet, sikur koha vetë të kishte stopuar. Në Dubai, shumë godina kanë mbetur në mesin e rrugës, gjysmë të ndërtuara dhe në dukje të parë të braktisura. E ndërsa ndërtimet e lagjeve dhe godinave gjigante kanë ndaluar, dalëngadalë po dalin në shesh edhe sekretet e errëta të Dubait. Ai është një qytet i ndërtuar nga hiçi, vetëm brenda disa dhjetëvjeçarëve dhe gjithçka e ka bazuar mbi borxhe, dëmtimin e mjedisit dhe natyrës, shtypjes dhe skllavërisë. Ky qytet është një metaforë e gjallë e botës globaliste neo-liberale.

Një Disnejland për të rriturit

Karen Andrews nuk mund të flasë. Sa herë që nis të rrëfejë historinë e saj, ul kryet. ثshtë trupvogël dhe e hajthme dhe ka pamjen e një ish-pasanikeje. Ajo jeton në makinën e saj, një Range Rover. Ka muaj që fle aty, në parkingun e një hoteli të madh, falë zemërgjerësisë së pronarit të parkingut që nuk i bën zemra ta largojë që andej. Sigurisht që kjo nuk është situata që ajo kishte ëndërruar si fundin e ëndrrës së saj të Dubait. Karen erdhi në Dubai nga Kanadaja, pasi të shoqit iu ofrua një vend pune në një sektor të rëndësishëm të një shumëkombsheje të famshme. Ata erdhën në Dubai, në vitin 2005. Sipas saj, ky qytet ngjante me një Disnejland ku sheiku ishte Muhamed ishte miu. Sipas rrëfimit të saj, në fillim, jeta ishte fantastike sidomos shtëpia ku ata u vendosën me një ushtri shërbëtorësh, gjithçka falas dhe mungesë taksash. Dukej sikur të gjithë ishin shefa të mëdhenj dhe e gjithë jeta ishte një shfaqje dhe festë e madhe e pafund. I shoqi bleu dy prona dhe kishte shumë para, por për herë të parë në jetën e tyre, ai nisi që të shpenzonte shuma të mëdha dhe të hutohej. Sipas Karen, kjo ishte diçka që nuk ndodhte kurrë më parë me Danielin. Pak nga pak, nisëm të hynim në borxhe, pasi jeta që bënim ishte vërtet e jashtëzakonshme. Një vit më pas, kuptova arsyen e shpenzimeve. "Im shoq u diagnostikua me tumor". Një mjek i kishte thënë se i kishte mbetur vetëm një vit jetë, një tjetër se tumori ishte benin dhe se nuk kishte asnjë problem, por ndërkohë borxhi ynë po rritej. "Para se të vija në këtë vend, nuk dija asgjë në lidhje me ligjet e Dubait. Mendoja se, duke qenë se në këtë vend kishte shumë kompani perëndimore, edhe ligjet duhet të ishin të tilla. Askush nuk më tha se nuk njihej koncepti i falimentimit, pra nëse bie në borxhe nuk falimenton, por shkon drejt e në burg. Kur e mësova një gjë të tillë, i thash tim shoqi se duhet të largoheshim menjëherë. Ai tha se kishte marrë një siguri nga kompania e tij se nuk do t‘i ndodhte asgjë, por ndodhi që kompania pati probleme financiare dhe me borxhe të papaguara nuk mund të largoheshim nga vendi. Befas, jeta jonë ndryshoi menjëherë. Mbetëm pa shtëpi, pa makina, pa karta krediti. Danielin e arrestuan. Atij iu bë gjyqi në arabisht dhe e dënuan me gjashtë vjet burg. Këtu në Dubai jam ilegale, sepse duhet ta kisha lënë vendin". Sipas Karen, që nuk është aspak e huaja e vetme në kushte të tilla, Dubai i vërtetë është shumë ndryshe nga ai që duket nga filmat apo reklamat. Sipas saj, shumë të huaj ndillen për të punuar në këtë vend, dhe shumë vonë e kuptojnë se ai nuk është aspak një demokraci, por një diktaturë e fshehur.
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

Gjembaçët

30 vjet të shkuara, thuajse i gjithë Dubai modern ishte një shkretëtirë, e banuar vetëm nga kaktuset dhe gjembaçët. Në qendrën e qytetit, gjurmët e së shkuarës janë mbuluar me beton dhe hekur. Në mesin e shekullit të 18-të, aty u ndërtua një fshat i vogël, në pjesën e ulët të Gjirit Persik, ku njerëzit kryesisht zhyteshin në ujëra për të kapur perla. Pak nga pak, nisi të grumbulloheshin njerëz që vinin nga Persia, India dhe vende të tjera arabe, të gjithë me shpresën se në këtë vend do t‘ia dilnin që të bënin pasuri. Vendit i dhanë emrin e një karkaleci të zonës, daba. Më pas, qyteti u pushtua nga britanikët që e mbajtën deri në vitin 1971. Pas ikjes së tyre, Dubai vendosi që të bënte aleancë me gjashtë shtete të tjera që kishte përreth dhe të krijonte kështu Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa britanikët ikën, në vend u zbulua nafta dhe sheikët befas e panë veten në mesin e një dileme të madhe. Ata ishin disa nomadë të pashkolluar që e kishin kaluar jetën duke ngarë deve nëpër shkretëtirë, ndërsa ja ku ndodheshin tani përballë një "qypi" me flori. اfarë duhet të bënin me të?

Krahasuar me Abi Dhabin, nafta e Dubait thjesht pikonte, kësisoj sheiku Maktoum vendosi që t‘i përdorte të ardhurat e naftës për diçka që do të zgjaste. Ai vendosi që ta shndërronte shkretëtirën dhe të ndërtonte në të një qytet të madh që do të shndërrohej në qendrën më të madhe turistike dhe tregtare të rajonit dhe do të thithte para dhe talente nga e gjithë bota. Për këtë, ai u ofroi investitorëve mungesën e plotë të taksave dhe ata u dyndën në Dubai për të derdhur milionat e tyre, duke kaluar shumë në numër popullsinë vendase që aktualisht përbën vetëm 5 për qind të Dubait. Brenda tre dhjetëvjeçarësh, një qytet modern dhe i lartë sikur ra nga qielli. Për 30 vjet, nga një qytet i shekullit të 18, Dubai u shndërrua në një qytet avangardë të shekullit të 21-të. Nëse do të ndërmarrësh ture nëpër qytet, drejtuesit do të të mbushin me propagandë për mrekullitë që kanë ndodhur në këtë vend sa hap e mbyll sytë, vetëm falë mendjes së ndritur të sheikut. Por e vërteta është krejt ndryshe. Ky qytet i mrekullueshëm është ngritur nga skllevërit.

Heronjtë e heshtur

Ekzistojnë tri pamje të ndryshme të Dubait, që sillen rreth njëra-tjetrës. Janë të huajt si rasti i Karen, janë banorët e Emirateve që qeverisen nga sheiku Mohamed dhe një nënklasë të huajsh, që ndërtojnë qytetin dhe kanë mbetur të bllokuar aty. Ata mund t‘i gjesh kudo, të veshur me uniforma, tek marrin urdhrat nga shefat e tyre që ulërijnë sa kanë në kokë dhe janë thuajse të padukshëm. Pse? Sepse sipas propagandës, është sheiku ai që ka ndërtuar qytetin, ndërsa sa për punëtorët... Kush janë punëtorët vallë? اdo mbrëmje, qindra e mijëra burrat e rinj që ndërtojnë, dërgohen në vendin ku banojnë, një biçim karantine që ndodhet një orë larg qytetit. Askush nuk i sheh, sepse transportohen me mjete të posaçme. Janë gjithë kohës të djersitur, sepse punojnë gjatë gjithë kohës. Lagjja ku jetojnë quhet Sonapur dhe në të jetojnë rreth 300 mijë shpirtra. Emri i qytetit në Hindi do të thotë "Qyteti i Arit". Vendi është i papastër dhe njerëzit vijnë erë të rëndë. Ata jetojnë nëpër ca shtëpi çimentoje që janë të gjitha njësoj, për nga arkitektura, përmasa, ngjyrat. Sipas banorëve që vijnë nga vende të varfra të botës, ata kanë ardhur në këtë vend pasi ndërmjetësit u treguan se po shkonin në një vend të ëndërrt. Por me të mbërritur e kupton se je në ferr. Ata erdhën me premtimin se do të kishin një strehim dinjitoz, ushqim të mirë dhe punë jo rraskapitëse. Kështu të huajt erdhën së bashku me familjet e tyre, madje morën edhe kredi për banesat, për të cilat duhet të rraskapiten një jetë të tërë për t‘i larë. Të gjithë janë të punësuar në kompanitë e ndërtimit dhe që në fillim iu tha se ata do të punonin vetëm 14 orë në ditë në zemër të shkretëtirës dhe vetëm për një copë bukë, në një temperaturë ku turistëve të huaj u rekomandohet që të mos dalin jashtë orët e pikut të vapës, pasi termometri shënon 55 gradë Celsius. Puna që këta të huaj bëjnë është ndër më rraskapitëset në botë. Gjatë gjithë ditës, u duhet të ngrenë tulla, çimento dhe e gjitha kjo në temperaturën përvëluese. Shumë vetë janë sëmurë, disa kanë vdekur, sepse kushtet higjieno-sanitare janë të tmerrshme dhe me rrezik të madh. Pjesa më e madhe punojnë në katet e larta të godinave të stërmëdha, ku një rrëshqitje e vogël e këmbës mund të jetë fatale për jetën. Po a reagojnë këta njerëz? Për këtë as që bëhet fjalë, sepse ankesat janë të ndaluara dhe për një ankesë mund të përfundosh në burg. Një vit më parë, disa punëtorë vendosën që të bëjnë grevë sepse nuk kishin marrë pagën e katër muajve, por policia i rrethoi, i rrahu dhe i riktheu në punë. "Rebelët" u burgosën. Po a janë bërë pishman këta njerëz që morën këtë rrugë? Kur i pyet, ata ulin sytë në tokë dhe thonë se ndihen në kurth, sepse edhe vendi nga vijnë nuk u ofron më shumë, por të paktën aty mund të rrisin bagëtitë dhe drithin, ndërsa në Dubai gjithçka është përvëluese dhe e betontë. Që nga fillimi i krizës ekonomike globale dhe recesioni, elektriciteti është prerë disa herë dhe për shumë kohë në vendet e banimit të punëtorëve dhe ata vetë nuk janë paguar që prej muajsh. Kompanitë për të cilat kanë punuar, befas janë zhdukur së bashku me pasaportat e tyre dhe paratë, dhe një pjesë ndihet si e grabitur në mënyrën më të keqe të mundshme. Ata nuk mund të largohen sepse kanë kredi për të paguar, ndaj për të mos u futur në burg, tani punojnë për bankat falas. Të gjitha rregullat e punësimit në Dubai ndaj të huajve janë shkelur prej vitesh.

Gazeta Shqip
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

Kjo eshte shume e vertet Dubai eshte si nje flluske qe vetem rritet dhe do shpertheje....Kemi shume kliente qe andej dhe te gjithe e dine.....Prandaj po mundohen ta bejne turizmin pjaten kryesore se nje % te madhe te naftes e blejne......
Shpresoj qe te shkoj per pushime para se te shpertheje flluska :D
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

Sa mire bere qe e solle kete shkrim ketu, se ka shume njerez qe e shohin Dubain si mrekulli te paperseritshme, pa ditur anen tjeter te medaljes.
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

Un e Di qe Dubai eshte nje nder vendet ma te mirat ne bot , vetem pjesen e par e lexova sepse po dihet kush eshte hapsi i temes edhe ato shkrime t'parin qe e lexova garant ate qe e kan fut ne burg ka qen ndonje i korruptuar u mundua te behet i pasur atje me hajni , me korrupcion eh normal n'ato vende hajnia e korrupcioni slejohet .

edhe e di qe n'Dubai , femia si te lind e ka jeten e sigurt edhe pa punu kurr !

e bajani ju gajlen Dubait , fatkeqsisht per juve , kurrr si ata ose si aj vend skeni me mujt me kto mend qe i keni me bo p.sh Shqiperin ;)
 
Ti dhe tani tregon sa INJORANT JE
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

Ja si flejne muslimanet e varfer kur nuk ndertojne per muslimanet e pasur

workers_dormitory_abudhabi_uae.jpg
 
Attachments

  • workers_dormitory_abudhabi_uae.jpg
    workers_dormitory_abudhabi_uae.jpg
    32.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

Ja si flejne muslimanet e varfer kur nuk ndertojne per muslimanet e pasur

workers_dormitory_abudhabi_uae.jpg

skllever ka pasur dhe bota do kete gjithmone vetem se ne menyre me te moderuar, nuk perjashtohen dhe gjerat negative ne Dubai, por rasti i Dubait eshte me teper nje xhelozi nga keto qe shkruajne vetem te keqen.

ti prsh je sllav i grekut sepse flen jashte, abuzohesh nga greket, te shqyen pasaporten, te mallkon nacionalitetin, te burgos, te turturon, te pshty,te c'njeron, te c'burrnon, sipas qefit te vet.
(dhe ti ne vend se ti besh response e lavderon per kamzhikun qe te vervit shpines per hire se te ka falur kryq).

hiqe ate 'injorance' per te tjeret sepse e ke vete kete fenomen dhe me e keqa tregon se je i trashe .
 
hahahahahahh dmth mua greku mi ben te gjitha keto po ty anglezi cfare te ka kafeshen argetuese ne per pube me duket se te kam pare dhe me zinxhir ne qafe.... Idiot

Sju vjen mire qe vellezrit tuaj ja u .....nenen mbar e prap por filloni me jo keshtu jo ashtu....Pranojeni per lek edhe perendia juaj do shiteshe tek djalli ;)
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

Ti dhe tani tregon sa INJORANT JE

injorant je vet , ne ishim duke fol per DUBA-in :)

edhe ato t'varferit si flejn etj etj , ashttu ka edhe shqiptare qe flejn ku ta di un ne cillin shtet kan migru ata edhe nuk eshte gjdo shtet i pasur , edhe shqiptare ka asi shum qe kan migru kan fjeet e fjetin ne asi menyra . Tung E Ki !
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

hahahahahahh dmth mua greku mi ben te gjitha keto po ty anglezi cfare te ka kafeshen argetuese ne per pube me duket se te kam pare dhe me zinxhir ne qafe.... Idiot

Sju vjen mire qe vellezrit tuaj ja u .....nenen mbar e prap por filloni me jo keshtu jo ashtu....Pranojeni per lek edhe perendia juaj do shiteshe tek djalli ;)

te ka bere ty kush ndoj gje rastesishte.a ke kokerr fytyre i nderuar.apo vetem kaq ke njohuri dhe nuk di me shume.eeeeeeeeeeeeeeeeeeee mjer shqiperia ne duar te kujt do mbes.
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

O Njerez te TRASHE nuk po flasim per pjesen e botes por ai miku qe e ka bere ate shkrimin pa dicka te zeze ne ate parajsen e te pasurve nuk po merret njeri me pjesen e bukur te Dubait por me skllevrit moderne pse nuk ju digjet zemra per ata njerez qe jetojne ne geto nuk kane te drejte te shkojne ne qytetin qe ndertojne NUK JU LEJOHET e KUPTON TI KETE nuk po fliteshe per FENE por per MJERIMIN po kjo gje do TRU gje qe nuk e KENI.......Vet e cuat tek inati i perendimorve per muslimanet e pasur.....Verbimi qe keni pesuar eshte i pa sherueshem.....
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

hahahahahahh dmth mua greku mi ben te gjitha keto po ty anglezi cfare te ka kafeshen argetuese ne per pube me duket se te kam pare dhe me zinxhir ne qafe.... Idiot

Sju vjen mire qe vellezrit tuaj ja u .....nenen mbar e prap por filloni me jo keshtu jo ashtu....Pranojeni per lek edhe perendia juaj do shiteshe tek djalli ;)

anglezi i ka ofruar c'do banori integrim ne jeten angleze ,shkollen,ndimen,punen, te gjitha qe i takojne nje qytetari te cfare do lloj nacionaliteti te jete ai.

krahason Angline me greqine (mos u bej Bukurosh).

greku eshte ta fshish nga harta bashke me njeres sahanlepires si ti.
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

i nderuar cyber qdo vend ne bote ka te pasun te mesem ne pasuri dhe te varfer.te varferit kane pjese ne pasurine e te pasurve dhe po ti ipej kjo pasuri nuk do ishin ne kete gjendje qe jane.kete te drejt nuk mundet ksuh me ua dhene pos Krijuesi i qiejve dhe i tokes All-llahu fuqi plote.prandaj do te kete Dite te Gjykimi dhe secili do jep llogari per punet e veta.e gjitashtu do te jep llogari i pasuri per pasurin e vet ku e ka fitu dhe si dhe ku e ka shpenzu e kjo vlen edhe per keta musliman qe jetojne ne Dubai.
 
Po kjo sdo te thote qe ne sduhet te flasim dhe te tregojme mjerrimin qe pesojne ata NJEREZ se jane NJEREZ dhe JO KAFSHE tani jane megjypoarabe po cti bejme i kemi futur ne pjesen e njerzve....gje qe ne dubai nuk i quajne per njerez.....Me llogjiken e semure te nje PSIKOPATI si burrelsja i duket normale kjo gje......Ketu nuk futet fare feja dhe as ju sduhet ta beni shikoni njeher ne jeten tuaj pjesen njerzore....Te vuaj une nje jet te tere si skallav duke pritur nje jete me te mire mbas vdekjes hmmmm te lutem shume te me mungoje.....
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

me fol duhet te flasim por duhet te jem i korrekt dhe jo te anojma nga dikush e dike ta fyejm.e po ne kete bote nuk mundesh me pas drejtesi kur njerezit jane te pa drejte.qka ti bejsh kesaj
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

Po kjo sdo te thote qe ne sduhet te flasim dhe te tregojme mjerrimin qe pesojne ata NJEREZ se jane NJEREZ dhe JO KAFSHE tani jane megjypoarabe po cti bejme i kemi futur ne pjesen e njerzve....gje qe ne dubai nuk i quajne per njerez.....Me llogjiken e semure te nje PSIKOPATI si burrelsja i duket normale kjo gje......Ketu nuk futet fare feja dhe as ju sduhet ta beni shikoni njeher ne jeten tuaj pjesen njerzore....Te vuaj une nje jet te tere si skallav duke pritur nje jete me te mire mbas vdekjes hmmmm te lutem shume te me mungoje.....

or ti eshte faktike qe po e shikojme me sy dhe degjojme me veshe qe greku po te perdor ty si sllav pse nuk e pranon nje gje te tille?

shko e flij ne apothiqe greke (stalla kashte) duke te thirrur 'alvanos skata,

eshte mire ti kundervihemi greqise te gjith sebashku duke marre ndime dhe nga aleati jone kryesor Turqia jo ti pershpirtemi greqise, dhe lere sllaverine qe bejne arabet kundra te tjereve se nuk na intereson.

po kujt it flasesh ty qe shkon e pastron kepucet priftit grek se do te vaftisi te japi emrin nikollaq, nje cope buk, dhe nje kryq ta mbash ne gji.
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

Si gjithmone, armiqet e Islamit keshtu mundohen ta shuajne driten e se vertetes duke sjellur arituj te ndryshem me qellim tjeter.

Por, KOT, mos u lodhni o te ngrate, vazhdone jeten tuaj.
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

or ti eshte faktike qe po e shikojme me sy dhe degjojme me veshe qe greku po te perdor ty si sllav pse nuk e pranon nje gje te tille?

shko e flij ne apothiqe greke (stalla kashte) duke te thirrur 'alvanos skata,

eshte mire ti kundervihemi greqise te gjith sebashku duke marre ndime dhe nga aleati jone kryesor Turqia jo ti pershpirtemi greqise, dhe lere sllaverine qe bejne arabet kundra te tjereve se nuk na intereson.

po kujt it flasesh ty qe shkon e pastron kepucet priftit grek se do te vaftisi te japi emrin nikollaq, nje cope buk, dhe nje kryq ta mbash ne gji.

Burrelso , s'besoj se ka ndonje ndryshim midis grekeve dhe arabeve persa i perket manipulimit dhe lavazhos se trurit te shqiptareve, edhe sepse greket nuk jane gje tjeter veçse arabe te fese se krishtere.
Dhe besoj se ti e di shume mire se feja e krishtere ka lindur ne jeruzalem nga popujt semit ne te cilin futen arabet, çifutet, ethiopianet afrikane etj
link: Semitic - Wikipedia, the free encyclopedia

PS: Artikullin e solla thjesht si lajm(ashtu siç kam sjelle edhe lajme te tjera te ketij lloji) pa patur asnje qllim fetar ose propagandues prandaj mundesisht komentuesit qe duan ti japin ngjyrime te tilla (fetaro-propagandues) i ftoj te postojne komente e tyre ne forumin fetar dhe jo ketu tek Aktualiteti Boteror!!!
 
mua nuk me interesojne arabet sepse nuk kane asnje ndikim per shqiperine as te mire as te keq (duhet falenderuar qe njohen pamvarsine e kosoves dhe treguan se nuk jan armiq te shqiptareve dhe kaq).

por une urrej me shume greket sepse ato i kane luftuar shqiptaret dhe po i luftojne (nuk i kam urryer greket sepse kane fene ortodokse sepsenuk me intereson fare feja e tyre)
por qe jan grek anti c'do qelize shqiptare dhe ne si komb duhet te kemi shum kujdes me disa qe lidhin miqesi me greket).

duhet ti kuptojme disa gjera,

ne nuk mund te behemi atdhetare duke quajtur te gjith armiq sepse ne nuk jemi kaq te forte per te mbajtur kete fjale,(neve na duhen miq qe te mposhtim armiqesine)

nese urrejme Serbine dhe Greqine sepse na kane shum borxhe historike dhe kemi te drejte, nuk do te thote qe te urrejme Italine dhe Turqine qe po na ndihmojne ne te gjitha fushat.
 
1) nese ke ndonje info ne lidhje me temen qe une psotova ok, nese nuk ke atehere eshte e kote qe poston komente mbi aspektet e politikes shqiptare ketu....

2) ke shkruar shume gjera qe personalisht e konceptoj pa kuptim dhe pa lidhje:
ne nuk mund te behemi atdhetare duke quajtur te gjith armiq sepse ne nuk jemi kaq te forte per te mbajtur kete fjale,(neve na duhen miq qe te mposhtim armiqesine)
nese urrejme Serbine dhe Greqine sepse na kane shum borxhe historike dhe kemi te drejte, nuk do te thote qe te urrejme Italine dhe Turqine qe po na ndihmojne ne te gjitha fushat

çfare do me thene se ne nuk mund te behemi atdhetare pa miqesine e te tjereve??? Une nuk kam nevoje per askend per te qene atdhetar ose shqiptar, me vjen natyrshem dhe instiktive mbrojtja e kombit dhe vetvetes nga çdo plehre antishqiptare qe cenon lirine time qofshin keta plehra aziatike, europjane, amerikaneose afrikane!!!

Nuk egzistojne miqesite sot burrelso, por egzistojne vetem interesat ekonomiko-politike. Derisa ne momentin kur interesat e shteteve te tjera (aziatike, europjane ose amerikane) cenojne dhe vene ne krize ato te kombit tim atehere keto shtete ndjekin nje politike anti-shqiptare dhe ne demin jo vetem kombetar por edhe individual dhe si te tilla duhen mbajtur sa me larg Shqiperise. PIK!!

As italia dhe as turqia nuk na kane ndihmuar ndonjehere dhe nuk kane per te na ndihmuar asnjehere ne te ardhmen. Te gjitha ato shtete qe aktualisht operojne ne shqiperi me ane te firmave, korporatave te tyre jane duke ndihmuar vetem vet veten dhe jo shqiperine dhe shqiptaret!!
Perkundrazi eshte puna dhe djersa e miliona e miliona shqiptareve ne emigracion (dhe e shume te huajve te tjere) qe po ndihmon vendet e huaja dhe ekonomite e tyre per te mos falimentuar dhe per te mos u kthyer ne vende te varfera me keq se Shqiperia... :syze:
 
Titulli: Ana e errët e Dubait ....

1) nese ke ndonje info ne lidhje me temen qe une psotova ok, nese nuk ke atehere eshte e kote qe poston komente mbi aspektet e politikes shqiptare ketu....

2) ke shkruar shume gjera qe personalisht e konceptoj pa kuptim dhe pa lidhje:

çfare do me thene se ne nuk mund te behemi atdhetare pa miqesine e te tjereve??? Une nuk kam nevoje per askend per te qene atdhetar ose shqiptar, me vjen natyrshem dhe instiktive mbrojtja e kombit dhe vetvetes nga çdo plehre antishqiptare qe cenon lirine time qofshin keta plehra aziatike, europjane, amerikaneose afrikane!!!

Nuk egzistojne miqesite sot burrelso, por egzistojne vetem interesat ekonomiko-politike. Derisa ne momentin kur interesat e shteteve te tjera (aziatike, europjane ose amerikane) cenojne dhe vene ne krize ato te kombit tim atehere keto shtete ndjekin nje politike anti-shqiptare dhe ne demin jo vetem kombetar por edhe individual dhe si te tilla duhen mbajtur sa me larg Shqiperise. PIK!!

As italia dhe as turqia nuk na kane ndihmuar ndonjehere dhe nuk kane per te na ndihmuar asnjehere ne te ardhmen. Te gjitha ato shtete qe aktualisht operojne ne shqiperi me ane te firmave, korporatave te tyre jane duke ndihmuar vetem vet veten dhe jo shqiperine dhe shqiptaret!!
Perkundrazi eshte puna dhe djersa e miliona e miliona shqiptareve ne emigracion (dhe e shume te huajve te tjere) qe po ndihmon vendet e huaja dhe ekonomite e tyre per te mos falimentuar dhe per te mos u kthyer ne vende te varfera me keq se Shqiperia... :syze:

turqia e ka ndimuar shqiperine ushtarakisht (per gjene kryesore qe na eshte deshur ne shqiptareve)
pak e quan ngjarjen e 97-tes ti?

Italia ka dhene ndimen ekonomike me te madhe se c'do kush tjeter shqiperise,
Plumbin per tu mbrojtur, dhe Buken per te jetuar, jane dy gjera kryesore.

sa per djersen e shqiptareve nuk duhet falenderimi sepse ajo eshte detyre.

Bilder ti ben gjith ate mund duke shkruajtur dhe sjellur video etj informacione dhe nuk mer vesh se kujt i ndimon 'Atdheut apo armiqeve' nuk je ne gjendje te dallosh 'mikun dhe armikun'

te mos dallosh mikun nga armiku kjo do ishte e pa falshme pe nje shqiptar tipik.
 
Degjo o bukurosh nuk kam ndermend ti pergjigjem komenteve te tua pa lidhje dhe me mungese te theksuar njohurish, edhe sepse tema eshte mbi vendet arabe dhe jo mbi politiken shqiptare...
Prandaj nese ke ndonje gje mbi vendet arabe dhe shfrytezimin e krahut te punes qe behet atje, te cilin une e kam pare me syte e mi kur kam qene ne Dakar ne garat e MotoGP , atehere postoje nese jo do u kerkoj moderatoreve te heqin komentet e tua qe jane nje fyerje per inteligjencen njerzore!!
 
Arabet ishin te paret qe shpiken skllaverine ,
kapnin zezaket e afrikes i zbutnin dhe ju a shisnin romakeve njesoj si lopet dhe majmunat.

nuk kam pike dyshimi qe ne Dubai eshte nje skllaveri prapa asaj bukurie artificiale qe po ndertohet.

por me qe solle koment te pergjithshem skllaveror me siper te dhashe nje shpjegim qe te mesosh dhe ti.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top