Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Elementët kryesorë për prodhimin e bombës bërthamore

Shiko fotografinë 1788018

Fuqitë botërore arritën të martën një marrëveshje me Iranin që kufizon programin bërthamor të vendit në këmbim të heqjes së sanksioneve, duke i dhënë fund më shumë se një dekade negociatash të vështira. ​

Por cila është infrastruktura që nevojitet për prodhimin e plutoniumit dhe për pasurimin e uraniumit – dy komponentë kryesorë për prodhimin e armëve bërthamore.


Për të kuptuar këto elementë dhe rëndësinë e tyre, mjafton të analizojmë një bombë atomike. Thërrmijat e lira të atomit – neutronet – përplasen me atome të uraniumit apo plutoniumit në zemrën e bombës, duke sjellë shpërbërjen e atomeve, një proces që çliron energji shumë të madhe.

Por kjo nuk realizohet nga uraniumi i zakontë.

Prodhimi i uraniumit të kategorisë atomike


Elementët radioaktivë ekzistojë në dy forma: izotope U235 dhe U238. Vetëm ato të tipit U235 shpërbëhen. Por ky izotop përfaqëson vetëm 1% të uraniumit që gjendet në natyrë. Për këtë arsye uraniumi pasurohet në centrifuga.

Fillimisht uraniumi shndërrohet në formë të gaztë që dërgohet në centrifuga që rrotullohen me shpejtësi tepër të madhe duke ndarë elementët më të rënda të izotopeve U238 nga më të lehtat U235.

Ky është vetëm hapi i parë, që realizon pasurim të ulët. Më pas uraniumi i tipit U235 dërgohet në një centrifuge tjetër për një nivel më të lartë pasurimi, më pas në një tjetër centrifugë… e kështu me radhë.

“Uraniumi i pasuruar në nivelin e kërkuar përdoret për të ushqyer me energji një reaktor bërthamor,” thotë ish-negociatori bërthamor Robert Einhorn. “Por nëse e pasuron afro 90%, mund ta përdorësh për të prodhuar bombën bërthamore”.

Me marrëveshjes e 14 korrikut Irani ra dakord të pakësojë me 2/3 numrin e centrifugave për pasurimin e uraniumit dhe do të mbajë rezerva prej jo më shumë se 300 kg me uranium të pasuruar në masë të ulët.

Marrëveshja kufizon gjithashtu kërkimet për centrifuga më të avancuara.

Plutonium

Marrëveshja kufizon edhe aktivitetin e Iranit për të prodhuar plutonium të kategorisë bërthamore.

Sipas dokumentit, Irani duhet të bëjë ndryshime inxhinierike në një impiant në mënyrë që ai të punojë me plutonium të thjeshtë, jo të pasuruar.

Uraniumi që gjendet në natyrë përmban izotopin U238 në masën 99%. Kur një neutron godet këtë formë uraniumi, atomi me neutronin transformohen në plutonium.

Ky reaktor me “ujë të rëndë” mund të prodhojë kimikate radioaktive që përdoren për të luftuar kancerin. Kur të përfundojnë ndryshimet inxhenierike, prodhimi i kimikateve do të vazhdojë, por do të kufizohet prodhimi i plutoniumit.

Plutoniumi që formohet në reaktor duhet më pas të ndahet nga pjesa tjetër e karburantit. Irani thotë se do t’i dërgojë këto sasi karburanti jashtë vendit për të eliminuar mundësinë që ky karburant të përdoret si material për bomba atomike.
b.zeriamerikes
 
Titulli: Elementët kryesorë për prodhimin e bombës bërthamore

U tremb bota dhe nga Ahmadinexhadi :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back